Tre skenarë për dhjetë vjetët e ardhshëm
Në momentin e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, Shqipëria nuk do të jetë vend kandidat për anëtarësim në BE.
Impakti i një konstatimi të tillë është i thellë. Flet për historinë e vendit, që ka kaluar më shumë kohë të këtij shekulli pavarësie me mendësi lindore sesa perëndimore. Flet po ashtu për mungesën e busullës së qartë historike, që e vë vendin qartazi në rrugën perëndimore.
Shqipëria sot është shtet hibrid sa i përket identitetit të vet perëndimor.
Është shtet që i përmbush kriteret bazike të NATO-s dhe shtet që njëkohësisht nuk i përmbush kriteret bazike të Bashkimit Evropian.
Shikuar nga dimensioni institucional, ka mbërritur të marrë një notë formale kaluese të demokracisë shumëpartiake, të atillë çfarë NATO-ja me dioptrinë e vet e sheh si kontroll civil demokratik i forcave të armatosura. Por institucionet e krijuara nga kjo demokraci shumëpartiake ende nuk janë të afta të konsiderohen si pjesë të një demokracie funksionale. Institucionet janë të vendosura, apo shprehje më e mirë, të zëna, në hapësirën mes formës së shumëpartizmit dhe përmbajtjes së demokracisë së Kopenhagës.
Shikuar nga dimensioni historik, Shqipëria është aty ku ishte Turqia përgjatë gjysmëshekullit të kaluar, pra një vend anëtar i NATO-s, por një vend, që për arsye të tjera, nuk arrin të jetë anëtar i BE-së.
Vetëm se, në këtë aspekt me dallimin se krahasuar me Turqinë, Shqipëria ka avantazhin e udhëtimit pa viza të qytetarëve të saj. Ndërsa në aspektin institucional, krahasuar me Shqipërinë, Turqia ka avantazhin e të qenit shtet kandidat për anëtarësim prej vitit 1999.
Vendi është ende në gjendje të paqartësisë së përcaktimit për zhvillimin e vet historik. Kështu, ai ka tri opsione të ardhmërisë së tij evropiane në dhjetëvjetëshin në vijim.
Opsioni i parë është ai i akomodimit me gjendjen e sotme hibride, pra që Shqipëria të vazhdojë të jetojë në hapësirën mes identitetit të vet NATO dhe mungesës së identitetit të vet BE. Vendi tashmë ka filluar akomodimin me një opsion të tillë, duke u refuzuar kërkesa e tij për status kandidati, nga njëra anë, dhe duke mos u angazhuar për përmbushjen e kërkesave eksplicite të BE-së, nga ana tjetër. Pra, kemi të bëjmë me një vendim racional të elitave; ky vendim mund të dalë nga analiza se vendi nuk ka gjasa të hyjë së shpejti në BE, dhe në vend se të harxhojë kohë e mund në reforma (posaçërisht ato që mund t’ia marrin legjitimitetin qeverisës), duhet të përcaktohet për rritje të shpejtë ekonomike, duke lënë mënjanë aspekte të tjera të rritjes së vendit (liritë dhe të drejtat themelore, sundimi i ligjit, etj.).
Ky opsion mund të jetë duke ndodhur në Shqipërinë e sotme, ku çështjet e sundimit të ligjit, çështjet e lirive dhe të drejtave të njeriut, çështjet e një tregu të konkurrencës marrin dimension nëpërkëmbjeje, përderisa njëkohësisht shënohet rritja ekonomike, sado të jetë e vogël për nevojat reale të vendit.
Ky opsion mund të ecë për një kohë, por jo shumë të gjatë. Vendet që kanë zhvilluar me sukses këtë model, si Turqia e dikurshme (apo më herët Koreja e Jugut) janë shtete me tregje shumë të mëdha të brendshme dhe kapacitet shumë të madh eksportues. Shqipëria nuk e ka as njërën e as tjetrën: as tregun e madh të brendshëm e as kapacitetin eksportues. Vendi është i varur, më shumë se ç’mendon nga ndërlidhja me BE-në, së fundmi edhe nga konstatimi bazik i gjeografisë se Shqipëria nuk mund të jetë një “ishull lindor” në shtrirjen perëndimore të Evropës.
Opsioni i dytë është “procesi otoman” i ardhmërisë evropiane.
Pas integrimit të Kroacisë, BE-ja do të ballafaqohet me një rrafsh problemesh, që herë koincidentalisht e herë jo lidhen me Turqinë dhe me identitetin otoman. Shqipëria, me zvarritjen e saj reformuese është larguar nga grupi i vendeve kandidate (tashmë Mali i Zi dhe Serbia, madje edhe nga Maqedonia që vuan problemet e kontestimit të identitetit të vet). Po ta vazhdojë vendnumërimin, do të hyjë në grupin e shteteve jofunksionale, siç janë Bosnjë- Hercegovina dhe Kosova.
Këto dy shtete jofunksionale, pos dimensioneve të tjera, kanë edhe problemin e shtrirjes territoriale, pra janë shtete të papërfunduara për nga sovraniteti. Një faktor i tillë është shumë domethënës për Shqipërinë, zhbërja eventuale e Bosnjë-Hercegovinës dhe rrjedhimisht e Kosovës (apo anasjelltas) do të ndërlidheshin me kapacitetin (edhe territorial) të Shqipërisë për integrim. Këtij ndërlikimi do të duhej shtuar dhe potencialin imploziv të Maqedonisë.
Në raste të ndryshimeve hartash, një Shqipëri e bashkuar me Kosovën do të kishte nevojë të harmonizonte institucionet e dy ish-shteteve të pavarura, gjë që do të zvarriste edhe më tej integrimin. Nga ana tjetër, një Kosovë e bashkuar me Shqipërinë do të kapërcente automatikisht fazën e stabilizim-asociimit dhe të anëtarësimit në NATO.
Tërë këtij kompleksi “shtetesh të papërfunduara” do të duhej shtuar kornizën e madhe “otomane”. Turqia, në raportet e tanishme politike evropiane, nuk shihet si anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.
Në këtë cilësi, të shtetit (jopublikisht) të refuzuar, Turqia u bën shoqëri shteteve që për arsye të tjera, të mosfunksionimit, e koincidentalisht me popullatë të madhe të traditës myslimane otomane, janë në vonesë integrimi.
I tërë dhjetëvjetëshi në të cilin jemi mund të kalojë me kësi procesi. Dhe koincidentalisht apo jo, një datë tjetër historike do të jetë relevante për Shqipërinë. Më 1923, kur të festohet 100-vjetori i Republikës turke të themeluar nga Ataturku, mund të ndodhë lehtësisht që së bashku me Turqinë, në Bashkimin Evropian të mos jenë Shqipëria, Bosnjë- Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova.
Opsioni i tretë është “post-Mečiar”. Nëse përjashtohet personalizimi, pra përpjekja për ta identifikuar njërin lider me tjetrin, që realisht do të largonte temën e debatit, mbetet vlera e mësimit të evoluimit evropian të Sllovakisë momenti i masës kritike për transformim.
Sllovakia në pjesën e parë të jetës së saj si shtet i pavarur u sundua nga një politikë, e cila ishte produkt i një sistemi pluralist shumëpartiak, por që çështjen e demokracisë funksionale e vuri në plan të dytë. Epoka e kryeministrit Mečiar u karakterizua me korrupsion dhe ngritje të tendencave autoritare, përcjellë me klientilizmin e pashmangshëm.
Vetëm kur u arrit një masë kritike, në tërë spektrin politik, te të djathtët, qendra dhe e majta, me një përkrahje të madhe të shoqërisë civile, pra një masë kritike për të ndërruar këtë formë qeverisjeje u arrit konsensusi shoqëror, gjegjësisht masa kritike për transformim. Sllovakia me të shpejtë ndërmori reforma, të cilat e bënë anëtare të BE-së, një proces prej nga ishte përjashtuar, ndonëse qe fillimisht pjesë e Grupit të Vishegradit.
Shqipëria ballafaqohet me një dilemë të ngjashme çfarë kishin sllovakët, ndonëse, kuptohet, në kushte krejtësisht të veçanta për vendin.
Të tria opsionet janë të mundshme për Shqipërinë.
Opsioni i parë dhe i dytë mund të zhvillohen me inercion. Nëse nuk ndryshon gjë në jetën e vendit, në media, politikë dhe në institucione të shtetit, lehtë mund të parashikohet se si Shqipëria mund të thellohet në Lindje, përderisa simboli i dikurshëm i Lindjes, Turqia, thellohet më shumë në Perëndim.
Opsioni i tretë nuk varet shumë nga BE-ja. Bashkimi Evropian, i zënë në një periudhë ku do të marrë “pauzë zgjerimi” për të trajtuar çështje të brendshme dhe rolin e vet në botë, nuk e ka sensin proaktiv që e kishte ndaj shteteve me perspektivë evropiane, siç ndodhte pas Rënies së Murit të Berlinit. Opsioni i tretë varet në masën më të madhe të mundshme nga vetë shqiptarët.
(Ky shkrim u mbështet në fjalën e autorit, të mbajtur në konferencën “Shqipëria në dhjetë vitet e ardhshme”, të mbajtur në Tiranë javën e kaluar)
ラブドール 100cm あなたのシリコーン人形についてあなたのより良い半分を開示するための最も理想的なアプローチ
Z. Surroi, jeni mendje e ndritur, por eshte shume e veshtire te komunikosh me nje opinion publik qe jeton akoma ne Komunizem. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-njofton-fillimin-e-protestave.html
T,Albania Forever,ne se ke aq mend ne koke,sa qe te gjykosh se po shave sistemin e kaluar socialist,je ne rregull me kete te sotmin,atehere,ke nevoje per ilace te forta!!!!Shteti i dikurshem socialist(nuk po fut ketu anen politike dhe ideologfjike),ka qene nje SHTET I ORGANIZUAR DERI NE DETAJE,SI SHTET MODERN!!!Ai kishte STRATEGJI DHE TAKTIKA TE QARTA ZHVILLIMI,GJE QE BENTE TE NDERTOHESHIN NE CDO 5 VJECAR ME DHJETRA UZINA,KOMBINATE,HEKURUDHA,PALLATE,RRUGE TE ASFALTUARA etj,gje qe bente te mundur JETEN NORMALE TE VENDIT!!!Vetem 200 leke dificit ose suficit te dilte nje shites ne inventar atehere,SHKONTE NE BURG!!!Ndersa sot KRYEMINISTRI ME FAMILJEN E VET,APO MINISTRAT E DEPUTETET,VJEDHIN MILIONA EURO PASURI,NDERSA SHPETOJNE ME PROCEDURE NGA GJYKATAT E KORRUPTUARA!!!Kurre nuk e kemi degjuar ,qofte edhe nje here Enver Hoxhen te SHANTE ME FJALOR RRUGAC E KRIMINEL KOLEGET E TIJ NE PUBLIK SIC BEN SURROGATI BERISHA!!!ADMINISTRATA SHGTETERORE NUK I SHERBEN SOT SHTETIT,POR SHEFIT!!!KY ESHTE SHTETI MESJETAR I KAPITALIT DEMOKRATIK,NDAJ ME SHTETIN SOCIALIST AS QE KRAHASOHET,DERI TEK WC-te!!!Gjeni krahasime,per te shpetuar lekuren tuaj kriminale me ndonje shtet ne Afrike,te zgjebosurit e Berishes!!!
Ne Shqiperi opinionin nuk e bene populli i thjeshte,por KOLLTUKOFAGET ,qe jane ne pusht-et dhe afer pushtetit KRIMINAL!!!Keta kane krijuar ca PJELLA TE TYRE,QE SI SHUSHUNJA PIJNE GJAKUN E POPULLIT DUKE E MASHTRUAR ATE NE MENYRE MAKABRE NEPER TV-te E KETIJ REGJIMI FASHIST!!!Keto pjella quhen “ANAL-iste” dhe pas cdo deshtimi te qeverise dalin dhe POPMOJNE TRURIN E NJEREZVE DUKE MBULUAR KRIMET E PUSHT-etit!!!OINIONI,QE MBIZOTERON SOT NE MENDJET E CORODITURA TE PUSHT-etareve sot berishjane,nuk eshte ai KOMUNIST,por ai NAZISTO-FASHIST!!!Te drejtuara nga qellimet AGJENTURORE TE SERBIT BERISHA,kjo verteton ate,ae Shqiperia po shkon drejt SHKATERRIMIT SI SHTET!!!
ca po thu mor mik i dashtun, po na nuk jena ka shkojm n’ Evrop! Na prej shekujsh jena msy per ne Azi. Ju kosovart jeni te part e kesoj punet.
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/
Shume optimist Surroi, perspektiva eshte e nxire fare dhe ka vetem dy opsione, ose ndergjegjesimi alla-sllovak qe nuk ka per te ndodhur kurre ne ate mase qe duhet, ose vijimi i gjendjes aktuale…dhe ia jep vete pergjigjen ne fund…e kane ne dore shqiptaret…po pra, prej 100 vitesh ata e kane…apo s’e kane, apo s’e kane kuptuar qe e kane
e verteta e madhe,zgjidhni o merrni;shtet kristian e evropian,apo shtet mysliman e arab….!!!!
korraku Spahiu ka ndonje plan per kete..!!???
apo united in Tyrkie..!!!!
Te nderuar komentues lerini keto carlleqet e fese se askush ne europen moderne, flas per intelektualet e politikanet serioze nuk ja fershellen shume kesaj ane.Edhe zoti Veton e trajton problemin ne parim e ne funksion te ideve turkoshake(pra nje prapambetje te thelle ne te menduar e gjykuar)
Zoti Suroi, jam shum dakort me ato qe mendon per Shqiprine. Shqiperia qe ne vitin 1992 ishte ne mes te kater rrugeve.Udheheqesi i jone i (nderuar)
sali Berisha zjodhi rrugen e gabuar, qe e largoi Shqiperine nga europa duke u lidhur me organizata shume te dyshimta dhe me shtete jo shum serjoz.Perjudha 20 vjeçare (demokraci)e fundosi me shume popullin e vuajtur.Shqiperia si asnje shtet tjeter, pat shansin qe tu zxvillonte shum me shpejt me te ardhurat e mbi 1000000 refugjateve qe punojne ne shtetet e
fuqishme.Djersen e refugjateve kjo qeveri e menaxhoi shum keq dhe rezultatet shifen. Politikanet Shqiptar per perjudhen 20 vjeçare kan qene ne nivelin me te ulet qe kan pare koherat.Prespektiva akoma eshte e larget siç e thoni dhe ju zoti Suroi.
Nuk mund ta shikojme shqiperine si oaz zoteri. Shqiperia eshte pjese e zhvillimeve boterore. Per sa kohe qe erdogani edhe partia e tij fetare sakrifikon vellezerit palestineze per “dejavu”-ne perandorake ne ballkan edhe kaukaz cdo gje vete sic e mendoni ju matane kufirit. Po kur bylyku i votuesve osmane te kerkoje me shume kunder izraelit jo vetem dalldisja perandorake mund te mbaroje por edhe ndonje shkeputje e kurdeve mund te ngjase. Keq eshte por duhet ta themi ate qe nuk guxoni ta thoni ju qe moralisht e keni per detyre: demokracija e ballkanit eshte peng i mbeshtetjes turke mbi “pushtimin” izraelit ne palestine. Ne momentin qe kjo mbaron, mbaron edhe mbeshtetja amerikane per minipartite edhe minilevizjeve neoosmane ne ballkan edhe shqiperi. Keto edhe jo ato te tjerat jane ato qe e ndalojne shqiperine te hyje ne BE: shqiperia nuk eshte ne sferen e interesave gjermane por ne ate turke se keshtu u intereson amerikaneve.
Ate qe se beri dot hitleri me ducen me lufte, po e bejne niprat e tyre me para. Haaa, haaa. Do hyjme ne grope. Te mjeret pasardhesit tane. Do vazhdpjne te enden ne skllaveri neper egrop si ne sot. Largpamesi apo miopi???
Z.Surroi per sa kohe Kosova nuk stabilizohet,per sa kohe Kosovaret ta mbajne mendjen tek Meka e te quajne shkije te gjithe katoliket e botes Shqiperia mbet pengu juaj se po te mos kishte qene problemi i Kosoves Shqiperija do te ishte ne BE dhe NATO han e kalldi si i thoni ju Kosovaret Ju na keni borxh por se thoni ju as politikanet ne Shqiperi.
KJO ASHT E VERTETA
Imam Surroi, ndjehet si ideollogu i djallit islamist aziatik Sali dhe dinsezit te tij kosovar.
Ti shkelmandas je perfaqesuesi tipik I malsise. Prandaj keni vuajtur qe nga krijimi I botes dhe do vazhdoni te vuani.
kelmendasi qenke i frymezu fort ti o zotni ..nje keshille te jap: shko e meso historine e vendit tend ashtu sic duhet e kur te kesh mbaru pune hajde ketu e na komento ndryshe spo kemi kohe e durim me lexu budallalliqet e tuja,ok o vlla? flm!
Egropa po na pret. Shkelmendasi me salen para, ne nga prapa
Eshte e natyreshme qe intelektualet e nje kombi te shprehin vizionin dhe shqetesimet e tyre rreth nje subjekti kaq atraktive sic eshte ai i perspektives politiko-ekonomike dhe asaj social-kulturore te vendit dhe te kombit.
Per me teper, ky shqetesim behet eminent dhe i diktuar nga perjetimi i zhvillimeve transformuese gjeo-politike te medha e tronditese te rajonit tone dhe me gjere, neper te cilat ka kaluar dhe po kalon Shqipera, Kosova dhe pjese te tjera te shtrirjes natyrore te kombit shqiptar.
Por po aq i natyreshemm dhe eminente eshte dhe pergjegjesia e klases politike shqiptare brenda e jashte kufijve per te kontribuar dhe definuar kete perspektive.
I pare ne kete kendveshtrim, ky problem meriton nje vemendje te vecante por edhe guximin intelektual per te shprehur shqetesimet rreth arritjeve apo deshtimeve, rruges se ndjekur, taktikave dhe strategjive te adoptuara, ndertimit te aleancave me faktorin e jashtem progresiv e te civilizuar, si dhe ndertimin e raporteve efektive per harmonizim te energjive e te kapaciteteve te brendeshme njerezore dhe natyrore te kombit.
Deri ketu, mendoj se shkrimi i Z. Veton Surroi, gezon autoritin, meriton vlerat, mendimet e spikatura intelektuale si dhe kurajon cilive per te shprehur ate qe une do ta percaktoja si nje: ” Dhimbje e shqetesim per mos arritjen ne kohe e hapsire te asaj qe ne si komb meritojme”
Por vetem kaq.
Duke mos patur rastin per te ndjekur aktivitetin e organizuar ne Tirane, ne te cilin ne fjalen e tij ai ka trajtuar kete subjekt, une do te kerkoja te falur per ndonje keq perceptim te ideve te shprehura nga Z.Surroi.
Ne menyre te permbledhur, komentet e mija rreth ketij shkrimi jane si me poshte:
A. Menyra e konceptimit dhe e perkufizimit te natyres komplekse te faktorit shqiptar ose te eko-tipit te kombit tone, e bere nga Z.Surroi, me duket shume e influencuar nga definicionet e bera rreth viteve njezete nga Z.Krist Maloki, besoj ne shkrimin e tij “Lindorizma Shqiptare”
B. Nisur nga ky konceptim i mesiperm, i gabuar mendoj une, i Z.Surroi, ai na paraqet tre skenare artificiale te mundeshem te zhvillit te gjithe pjeseve te kombit ne 10 vjecarin e ardheshem.
C. Dy skenaret e pare, jane e njejta gje, por e shprehur me ligjerata te ndryshme gjuhesore. Nderkohe qe, skenari i trete, ai i modelit sllovak “post-Meciar” paraqitet qe ne perkufizim si pa pranueshem nga standartet e BE, dhe si i tille ai mbetet opsion i perjashtuar.
D. Cuditerish, Z.Surroi harron te permende dhe nuk vlereson si faktore percaktues ne kete “10 vjecar” ne perspektiven e shqiptareve dhe shteteve e tyre Shqiperi e Kosove, faktorin “SHBA dhe Europe”. Sepse, edhe nese shqiptaret hezitojne apo liderate tyre nuk kane kete vullnet, duam apo nuk duam ne, nuk ka rruge tjeter. Ai cuditerisht nuk ka kuptuar ate qe une mund ta perkufizoj si “Cvendosje tektonike gjeo-politike Amerikano-Europiane drejt Lindjes”
E. Absurdi qe mbizoteron ne kete shkrim eshte nje mosvleresim objektiv te arritjeve sic jane pranimi ne Nato, apo heqja e vizave per levizjen e lire te shqiptareve drejt Europes shtuar ketu perjashtimin kategoring te pranimit te Shqiperise dhe me vone te Kosoves per fillim te negociatave te pranimit ne KE. Bile ai e shtyn kete afat deri ne vitin 2023, duke e lidhur me 100 vjetorin e triumfit te Ataturkut ne Turqi.!!!
F. Ashtu si me lart, ne rastin me te mire, do t’a perkufizoja kete shkrim dhe idete qe mbart, si nje shqetesim te sinqerte te autorit per mos arritjen ne shkallen dhe shpejtesine e duhur te kombit tone ne nivelete e merituara krahas kombeve te tjera te familjes Europine ku bejme pjese.
Me poshte po jap disi me te zgjeruar komentin tim per piken A, pasi mendoj se kjo ka turbulluar autorin ne gjetjen e argumentave dhe harmonizimin llogjik te tyre.
A. Ne nje shkrim te Z.Krist Maloki, rreth viteve 1918-1920, ne mos gaboj, ai shkruan artikullin “Lindorizma Shqiptare” ku ai trajton Shqiptaret si subjekt social ne te cilin ai jep disa definicione rreth prirjeve dhe natyres negative te tyre, duke i definuar ato si nje eko-tip me plot mangesi.
Pa dashur te mohoj vlerat patriotike e intelektuale te Krist Maloki, ky shkrim i tij, ishte nje analize bazuar dhe rene pa dashur ne nje kendveshtrim surreal dhe me influenca indirekte te doktrinave Serbo-Ruso-Greke, ne fushatat e tyre per denigrimin dhe mohimin e origjines kulturore te shqiptareve dhe sidomos te mohimit te aftesive te tyre shtetformuese.
Sigurisht qe do te ishte naive te mohohet influenca reciproke e kulturave dominante ne shekuj, si ajo Bizantine, Otomane apo Sllavo-Greke, por kurresesi nuk mund te gjenerojme definicioni absolut qe shqiptaret jane lindore.
Ne fund te fundit mendimi im eshte se: sado mikste te duket ajo, trashegimija kulturore si dhe psikologjia tradicionale e shqiptareve, pavaresisht periudhave te erreta te historise se tyre, kurdohere eshte perceptuar nga ajo vete dhe nga faktori perendimor, si nje perkatesi Oksidentale.
Pa asnje kompleks inferioriteti apo superioriteti, une mendoj dhe shpresoj fort se kombi yne po hecen ne rruge te mbare drejt destinos tone drejt kombeve te civilizuara perendimore.
Mendoj gjithashtu, qe kete vizion e fryme duhet te percjellim nder-veti, tek femijet tane, miqte apo dhe armiqte.
Nje analize koncize e plote e problemeve qe ka vendi yne dhe prespektiva e me vonshme . Eshte pak a shume nje vazhdim akademik i problemeve qe ka trajtuar MERO BAZE ne editorialet e tije. ME SA KAM KUPTUAR ne se vazhdojme me pushtetin BERISHJAN ne do te vazhdojme me -procesin otoman-, gje qe e reflektojne edhe vizitat e tij ne lindje. Ne se duam te integrohemi ne europ e vetmja rruge eshte largimi i regjimit te BERISHES QE NA MBA PENG ME MENTALITETIN E TIJ OTOMANO ARAB