Mashtrime akademike, publike dhe politike

31 Mars 2012, 20:32Blog TEMA

Nga Eustrat Zhupa

Me interes te madh lexova ne shtypin e dites lajmin mbi miratimin e rregullores per verifikimin e masterave dhe doktoraturave. Them me interes te madh, sepse jam kurioz te mesoj se deri ku do arrije cinizmi i ministrit te Arsimit dhe i bashkepunetoreve te tij. Jam kurioz te shikoj se deri ku mund te arrije mungesa e fakultetit te ketij drejtuesi per te lene nje shenje te mire. Idete e ketij ministri me duken si ato dihatjet e nje njeriu ne agoni.

Si mendon ministri qe te verifikoje mijera mastera dhe qindra doktoratura? Kush do merret me kete pune? Deri ne çfare viti do behen verifikimet? Kush do i paguaje keta njerez? Eshte evidente se keto jane vetem deklarata sa per te kaluar radhen dhe ministri nuk e ka idene fare se nga ta kapi fillin i shkreti. Ai thjesht del dhe hedh disa shashka, ndoshta per te justifikuar karrigen e tij tek eprori.

Mendimi im modest eshte se zoti minister duhet te kerkoje te keqen te burimi dhe te mos merret me “viktimat” e tranzicionit. Nese ministri vertet e ka kuptuar ku qendron e keqja dhe eshte duke kryer nje akt purifikues, atehere te gjithe duhet ta mbeshtesim pa rezerva. Vetem se, per te bere kete, ministrit do i duhet te verifikoje jo vetem studentet viktima, por edhe ata qe i drejtojne keto mastera dhe doktoratura. Pra, ministri duhet ta filloje nga “profesoret”. Aty eshte burimi i te keqes. Nese profesori qe drejton punimet shkencore eshte “fallco”, detyrimisht ai do prodhoje kopje te shemtuara. Pikerisht per disa nga keta profesore “fallco” une kam ngritur publikisht dyshimet e mia.

Sinqerisht do e pergezoja ministri sikur ai te fillonte realisht kontrollin nga titujt e profesoreve, me autoritetin qe i njeh ligji shqiptar. Nese ministri nuk e fillon aktin purifikues nga miqte e “patericave” te tij qeverisese, atehere nuk mund te behet i besueshem. Jam i bindur se ka edhe shume te tjere, te cilet nuk i plotesojne kushtet e ligjit per te mbajtur titullin “Profesor”.

Pertej aspektit formal dhe pa u futur ne detaje shkencore te punimeve te ketyre “profesoreve”, mendoj se ky titull nuk duhet te jete thjesht rezultat i nje pazari midis pseudoakademikesh dhe politikanesh. Nje mesues, dhe ne veçanti dikush qe mban titullin “profesor”, duhet te jete nje njeri i cili mbart edhe vlera njerezore dhe morale te padiskutueshme dhe te padiskutuara. Ai duhet te jete nje njeri i kulluar dhe te gezoje nje reputacion te dallueshem ne komunitetin ku jeton dhe punon. Shkollat duhet te transmetojne vlerat me te mira te shoqerise dhe jo te perfaqesohen nga njerez me atribute morale te dyshimta. Te mos harrojme se ne boten ku na pelqen te integrohemi, njerez me detyra publike largohen prej pozicioneve te tyre thjesht sepse perfliten, pra kujdesen edhe per aparencat, jo me ne raste skandalesh evidente dhe te dokumentuara.

Sot, me shume se kurre, ka ardhur momenti qe politika, arsimi dhe te gjithe sektoret me interes publik te refuzojne njerez me nje te kaluar te erret, njerez te vegjel dhe te lidhur ngushte pas interesave dhe pas perfitimeve. Tani kemi me shume nevoje te hapim “dosjet” pas viteve ’90 sesa ato te meparshmet.

Kohet e fundit jeta politike dhe shoqerore po njeh zhvillime intensive. Duhet bere kujdes shume i madh per te kuptuar ne menyre te drejte tendencat per te ndryshuar konfigurimet politike. Shqiperia ne kete moment perjeton nje krize te rende besueshmerie. Pra, ne kete kendveshtrim, eshte shume e rendesishme qe ndryshimet te jene cilesore persa i perket rritjes se besueshmerise. Te gjithe ata, qe ne kete moment kerkojne te perfitojne nga situata politike, duhet te bejne llogarite mire me te kaluaren e tyre. Cdo individ, qe ne nje moment te caktuar vendos te marre atribute publike, duhet te perballet me historine e tij personale. Nese keta njerez kane pasur funksione publike ose detyra te ngarkuara me pare, atehere si e kane bere punen e tyre? Nese jane te ndergjegjshem se e kane bere mire detyren e tyre, atehere legjitimohen te vazhdojne te kerkojne konsensus ne popull. Ama, nese ata kane deshtuar totalisht ne funksionet e tyre te meparshme, nese jane perfolur vazhdimisht per pazare dhe mungese rezultatesh, atehere bejne mire te mos genjejne veten dhe kete popull.

Nga ana tjeter, te gjithe ne duhet te jemi syhapur, te shikojme historine e ketyre njerezve dhe te mos genjehemi nga nje “make up” i momentit qe shume shpejt do kthehet ne origjine. Per lexuesin kureshtar dhe qe me durim i ka lexuar keto rreshta, me pelqen ta mbyll duke kujtuar shprehjen “nje popull qe nuk njeh te kaluaren e tij, nuk mund te njohe siç duhet te tashmen”.

 

3 komente në “Mashtrime akademike, publike dhe politike”

  1. Edi Ramovici says:

    Po cfare pret nga ministra te tille. te gjithe si ky jane: Rrota k…
    http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

  2. nd-ih-ma says:

    Kur nje njeri eshte fryt i mardhenijeve te prinderve me afersi gjaku dy mundesi [lloje]tiparesh ka ky njeri ne lidhje me paraardhesit 1-me te cilesuara se te dy prinderit =MOSTER =BERISHA dhe 2-me te dobeta se dy prinderit=MOSTER=fotografia me siper. Sidomos per te parin simptomat jane shume te qarta dhe mbase me kushtetute per udheheqesit e shtetit duhet nje vetetim per nje mos prejardhje te tille.Qofsha por sbesoj te jem i gabuar.

  3. agim basha says:

    ”Sot, me shume se kurre, ka ardhur momenti qe politika, arsimi dhe te gjithe sektoret me interes publik te refuzojne njerez me nje te kaluar te erret, njerez te vegjel dhe te lidhur ngushte pas interesave dhe pas perfitimeve. Tani kemi me shume nevoje te hapim “dosjet” pas viteve ’90 sesa ato te meparshmet.”-I gjithë shkrimi është interesant…por ky paragrafi i sipërcituar..më pëlqeu më tepër…Sepse duhet thënë troç e hapur..pa ndrojë..se gjithë militantët janë bërë me tituj e grada shkencore…duke përfituar në këtë mënyrë nga afërsia dhe miqësia me politikanët dhe ofiqarët otomanë e anadollakë…natyrisht se nuk lejojnë shumë hapësirë për njerëzit e shkencës..Dhe ata që i përkasin vërtet botës akademike…Për,çfarë akademiku..mund të flasësh në rastin e ministrit të financave…Flitet për një vend me ekonomi të /dhe në rrënim të pashoq…A do duhej më shumë sot se kurrë një akademik në këtë rol..zoti Zhupa?-ju me të drejtë flisni për arësimin…por si mund të investohet me efikasitet në atë fushë..kur lejet për U.private..jepen për Çilërat e co…!Fjala juaj në vesh të allahut,megjithatë…!!!!Të përshëndes,Eustrat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje