Radhët, qeveria aspak dinjitet për pensionistët

29 Mars 2012, 20:49Blog TEMA

Nga Eglantina Gjermeni

Viti 2012 është konsideruar nga vendet e Bashkimit Europian si Viti Europian i Moshimit Aktiv dhe Solidaritetit Midis Brezave.

Sa larg këtij realiteti jemi…sa pak kujdesemi ne si shoqëri për të moshuarit, sa pak apo aspak kushte i krijojmë për një moshim aktiv, sa pa dinjitet i trajton shteti ynë të moshuarit…

Ne vendet e zhvilluara i quajnë “Senior citizens” d.m.th zotërinj të nderuar.

Pak ditë më parë dëgjova në emisionin “Fiks fare” të thuhej “fatkeqësi e madhe të jesh pensionist në këtë vend”.. e trishtueshme edhe tronditëse… Ndërkohë të gjithë ne kemi prindër, të afërm që janë të moshuar e për më tepër me këto ritme demografikë, përqindja e popullsisë së moshuar po rritet më ritme të shpejta… që i bie se do të shtohen “fatkeqët”.

Problemi është se edhe vetë qeveritarët tanë nuk po e kuptojnë se moshimi është edhe pjesë e jetës së tyre, ndaj tij politikanët nuk kanë imunitet, prandaj qoftë edhe për këtë arsye duhet të ndërgjegjësohen për politika dhe masa që trajtojnë sfidat e moshimit të popullsisë.

Ndërsa qeveria jonë po planifikon të “ulë” numrin e pensionistëve, në fakt duke rritur moshën e pensionit, pra t’i varfërojë më shumë qytetarët që janë të papunë dhe në moshën e pensionit, duke pritur shumë më tepër vite që ta marrin këtë pension.

Pse vallë duhet të zvarriten edhe të presin radhë pa fund prindërit tanë, ashtu siç po ndodh ditët e fundit, ndërkohë që të moshuarit kanë një jetë që sakrifikojnë edhe që meritojnë respekt, mirënjohje edhe vlerësim për gjithçka kanë bërë për në … edhe sikur shteti t’ua falte ato pensione, sërish nuk e meritonin këtë trajtim pensionistë. Edhe nuk është e para herë që trajtohen kështu. Kjo qeveri po bën  tre vite që nuk ua ka dhënë as shpërblimin për Vit të Ri pensionistëve, duke i diskriminuar sërish….

Jemi të gjithë dëshmitarë të realitetit të dhimbshëm shqiptar se në bazë të skemës ekzistuese, nivelit të pensioneve, pensionistët që përbëjnë më shumë se gjysëm milioni në Shqipëri, janë të varfër qoftë në qytete apo ca më keq në fshat, dhe niveli i pensioneve nuk ka arritur atë të para viteve ‘90-të.

Konsiderohen me fat ata të moshuar që kanë fëmijët këtu apo në emigracion që kujdesen për ta edhe që jeta e tyre nuk varet vetëm nga pensioni… ndryshe vërtet e vështirë edhe thuajse e pamundur të mbijetojnë në një realitet të tillë. Ky realitet në të cilin jo vetëm qytetarët marrin ushqime me lista edhe këtu në mes të Tiranës, por ka edhe pensionistë që e pinë kafen me listë duke menduar se do ta paguajnë në momentin që marrin pensionin,  por kur ndryshon data e marrjes së pensionit, e kuptojnë se nuk mund ta paguajnë sërish… presin radhën që duket se edhe në pleqëri nuk po i ndahet edhe tani që duhet të gëzojnë pleqërinë, i duhet të fajësojnë veten pse janë kaq të varfër.

Edhe kur janë në spital duhet të mendohen mire se mund t’i ikë data e marrjes së pensionit edhe hajde mere vesh pastaj se kur mund ta marrin. Cikli i varfërisë vazhdon edhe mungesa e respektit dhe dinjitetit i vret edhe më shumë se sa mungesa e parave.

Mënyra se si sillemi dhe trajtojmë pensionistët dhe moshën e tretë në përgjithësi është një nga treguesit të nivelit të zhvillimit kulturor, human dhe demokratik të shoqërisë sonë. Të moshuarit nuk kanë nevojë t’i kujtojmë vetëm në 1 tetor, ditën ndërkombëtare të të moshuarve, por kanë nevojë për vëmendje, kujdes shëndetësor e social, por mbi të gjitha kanë nevojë të trajtohen me dinjitet e respekt sepse jo vetëm e meritojnë, por ne u detyrohemi për këtë gjë.

Partia Socialiste e ka shprehur në programin e saj se do të reformojë sistemin e pensioneve duke u nisur nga vizioni i saj për të ndërtuar një sistem që do të jetë një mekanizëm për të nxjerrë pensionistët nga varfëria jo me fjalë, por me politika realiste dhe funksionale, të cilat do të rritin të ardhurat reale të pensionistëve dhe padyshim respektimin e dinjitetit të tyre.

*Fjala e mbajtur nga deputetja e PS në Kuvend

4 komente në “Radhët, qeveria aspak dinjitet për pensionistët”

  1. tourkofagos says:

    nga njera ane me vjen keq qe shikoj njerez te uritur ,te perbuzur ,te shtypur,pa asnje te drejte jetese…..por nga ana tjeter them;Cfare bene keta njerez,qe te jetojne te lire e te respektuar!!????
    Popull pa gjak,popull me bisht………fatale!!!

    1. bjeri legenit says:

      Ndërsa ju “qirjosit”,u bëtë më të pasur pas atyre protestave,që në fund të fundit janë mjet proteste,por dua të them tjetër gjë:
      -Duhet ta dishë se sot nuk është më në dorë të njerëzve se si të jetojnë.Këtë tashmë e ka në dorë vetëm ajo klasë që ne me krekosjet tona i vendosim aty në krye,pae ditur se ku do na çojnë.
      -Doja të bëja një pyetje për Ju turkofagos:
      E di rrugën se ku do të shkosh pas gjithë asaj zallamahije që u bë në greqi?(jo nga ty,sepse ti nuk ke pasur kohë dhe të drejtë të protestoje).Kështu që lëri pallavrat me gjak që tregon,tashmë këto janë aq të vjetra saqë edhe njerëzit e thjeshtë e kuptojnë.Ti që ke gjak,e ke për tjetër punë,jo për luftë!

    2. Rani says:

      Fatkeqesisht duhet te te jap te drejte tourko. Ata njerez qe nuk luftojne per te drejtat e tyre i meritojne fatkeqesite qe ju bine mbi koke. Edhe greket hengren e pine nja 10 vjet me leket e Evropes dhe ju erdhi koha qe te kthejne borxhin, s’ka ça te besh bote e eger apo jo?

  2. Dike Mullai thote- says:

    VAMPIRI K/Minister dhe LUKUNIA qe e shoqeron ne “bashkeqeverisje” enderon te rrit moshen e daljes ne pension per burrat ne 75 vjet. Ky VAMPIR parashikon te mbetet ne pushtet edhe 10-12 vjet. Ai nuk perfill pensionin qe do te marr, sepse ka depozituar pasuri perallore, nuk dihet se ku (?!) per familjen me trashegimtaret e vet, per DISA breza. Shume Hipokrite jane deklarimet e tij se ka rritur disa here pensionet(?!) Mjerre ne pensionistet qe rrame ne dore te ketij KASAPI. Le te marre hake RINIA per ne. Te mendojne per t’ardhmen e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje