Nga Ilir Beqja
Të dhënat zyrtare tregojnë që në vitin 2011 shpenzimet publike të shëndetësisë kanë qenë 33 miliardë lekë. Kështu mbetet që 52 miliardë lekë të jenë paguar direkt nga buxhetet familjare
Grafiku 1
Që prej vitit 1995, Shqipëria ka një sistëm shëndetësor publik që bazohet në kontributet e detyrueshme të personave ekonomikisht aktivë. Fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar përfitojnë kujdes shëndetësor falas. Personat në moshë pune duhet të kenë paguar kontribute që të përfitojnë shërbim shëndetsor publik, në të kundërt duhet të paguajë nga xhepi për shërbimin shëndetësor, qoftë publik apo jopublik.
Pas 17 vjetësh shëndetësia mbetet një nga çështjet që preokupon shumë shqiptarët e sotëm. Shërbimi shëndetësor lë shumë për të dëshiruar, ndërsa shëndetësia nuk kryen asnjë nga funksionet e saj, nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk mjekon dhe nuk rehabiliton. Ndërsa rastet e sëmundjeve të vështira janë të rënda për familjarët, por edhe për buxhetet familjare.
Vlerësime të përafërta tregojnë se shqiptarët shpenzojnë rreth 6,5 % të GDP-së për shëndetin e tyre. Pra, në vitin 2011 duhet të kenë shpenzuar rreth 85 miliardë lekë për shëndetin. Këtu përfshihen shpenzimet e buxhetit të shtetit si dhe shpenzimet që bëjnë qytetarët direkt nga xhepi i tyre qoftë për të blerë barna, qoftë për shërbime në shëndetësinë jopublike, qoftë për të plotësuar ato shërbime që duhet të ofrohen nga shëndetësia publike por nuk realizohen, qoftë edhe për bakshishet apo ryshfetet që u duhen dhënë personelit shëndetësor.
Të dhënat zyrtare tregojnë që në vitin 2011 shpenzimet publike të shëndetësisë kanë qenë 33 miliardë lekë. Kështu mbetet që 52 miliardë lekë të jenë paguar direkt nga buxhetet familjare. Pra, vetëm 38,5 % e shpenzimeve përballohen nga shëndetësia publike.
Shpenzimet publike përbëhen nga paratë që arkëtohen si kontribute të detyrueshme si dhe nga transferta nga buxheti i përgjithshëm (nga taksat). Kontributet e arkëtuara në vitin 2011 janë rreth 6,1 miliard lekë. Pra, kontributet mbulojnë vetëm 19 % të shpenzimeve të shëndetësisë publike dhe vetëm 7,2 % të shpenzimeve të përgjithshme.
Sa më sipër na bën të arrijmë në dy përfundime të rëndësishme: (a) Shëndetësia publike mbulon më pak se gjysma e nevojave për shërbim shëndetësor, ndërsa (b) kontributet mbulojnë vetëm 7,2 % të nevojave.
Edhe vetë sistemi kontributiv është i ndërtuar në atë mënyrë që ata që kanë të ardhura më të larta paguajnë më pak. Çdo i punësuar duhet të paguajë si kontribute 1,7 % të pagës mujore. Por, deri në një pagë mujore të caktuar që përcaktohet nga qeveria. Aktualisht kjo pagë është 87,700 lekë. Për pasojë nëse një infermier apo mjek, apo çdo punëtor i zakonshëm paguajnë 1,7 % të pagës, çdo deputet paguan 0,9 % të pagës, çdo ministër përfshirë edhe atë të shëndetësisë paguan 0,8 % të pagës, ndërsa kryeministri paguan 0,6 % të pagës. Ky është një sistem i mirëfilltë regresiv (kush ka të ardhura më të larta paguan më pak për shëndetësinë) dhe ja si ilustrohet në grafikun përbri (GRAFIKU 1).
Aman o Ilir beqja, se ede ti ke qene nje perbindesh me keq se keta te saliut kur ishe tek sigurimet shoqerore. Pse nuk i rregullove kur ishe 8 vjet ne krye te sigurimeve???
Lidhur me shkrimin do te deshiroja te dija
1. Ku jane burimet e informacionit, mbi te cilat mbeshtetet shkrimi?
2. A e di zoti Beqja qe shendetesine e ka semurur jo vetem qeverisja e djathte ? Per te qene me sakte shendetesine PD e ka drejtuar vetem 6.5 vjet ne keto 21 vite.
3. Nga mbledja e fundit e PS per shendetesine nuk u degjuan zera te rinj. Ishin perseri ata qe jane degjuar, kane drejtuar, kane abuzuar etj etj. Mungonte vetem Xhani per aresye shendetesore.
A ka njerez te rinj dhe te pergatitur profesionalisht?
Po te kontribuoje Kryeministri me 100% a zgjidhet shendetesia?
Me kete logjike do te marresh pushtetin?
Shendetesia merr 2.9% te GDP, nderkohe qe mesatarja e vendeve te rajonit eshte rreth 6%.
Qe sistemi te jete I shendoshe thuhet se duhet te pakten 7%.
Pyetja eshte e thjeshte: Sa % do ta coni ju?
Dhe lerini keto llogari leshi se nuk ka me budallenj!