Në vend të epitafit: letër e hapur për Ministrin e Arsimit (dhe Shkencës)

24 Mars 2012, 20:35Blog TEMA

Nga Eustrat Zhupa

Dalja juaj më e fundit në publik, zoti ministër, më ngacmon të hedh në letër dy mendime. Lexoj në komunikatat e ministrisë se ju qenkeni investuar personalisht për të bërë prezantimin e disa drejtuesve të ricikluar në universitete. A është vallë detyrë funksionale e ministrit të bëjë prezantimin e rektorëve dhe të zgjedhurve të tjerë? A nuk duhet të jenë këta të zgjedhurit e rinj të pavarur nga politika?

Mesa duket ju jeni lodhur nga qëndrimi në karrige dhe keni vendosur të dilni në skenë, por këtë e bëni në mënyrën më të mbrapshtë të mundshme. Eshtë evidente se ju ka ngelur ora në vitet e komunizmit. Ju vazhdoni të jepni udhëzime dhe mendje për tekstet dhe programet dhe hiqeni sikur jeni shumë i interesuar për arsimin, në një kohë që ligji nuk ju njeh të drejtën të jepni mendje dhe as të influenconi në çështje tekstesh ose në punë të tilla akademike, që duhet të jenë kompetencë ekskluzive e universiteteve.

Lexoj në lajmet më të fundit të ministrisë se Z. Tafaj konsideron si sfidë cilësinë e studimeve në të tre ciklet.

Kjo për ju do ngelet vetëm një sfidë zoti ministër. Rezultatet e vlerësimeve të fundit tregojnë se universitetet shqiptare po shkojnë gjithnjë e më keq. Ata inxhinierë, që ju bëni sikur i pretendoni, nuk mund të dalin nëqoftëse në universitetet shqiptare futen studentë me pesa. Ato turma, zoti ministër, do futen “shul” e do dalin “lloz”. Jam i bindur se nuk e vrisni mendjen shumë, por mos gënjeni popullin duke deklaruar se prisni të dalin inxhinierë, mjekë dhe shkencëtarë që të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre në botë, në një kohë kur mendimi i shumë drejtuesve në universitete është se këta të diplomuar u rrezikojnë vendet e punës. Do më ngelet gjithmonë në mendje një nga turpet e rektorit aktual të Universitetit të Vlorës, që me sinqeritet pohonte se nëqoftëse studentët diplomohen, pastaj do vijnë të na kërkojnë edhe punë. Ja ky është mentaliteti i disa prej atyre që ju zgjodhët në krye të universiteteve dhe që tani po i bekoni.

Midis të tjerash, dëgjoj se ju akoma vazhdoni me përrallat e Brain Gain, Ekselencë dhe parulla si këto. Këtyre parullave u ka dalë boja zoti ministër. Duhet të gjeni disa të tjera. Duke qenë se ju dhe zv/ministrat tuaj e keni për zemër ndonjë nga vendet fqinjë, pyesni njëherë për kuriozitet se si paguhen atje pedagogët e huaj. Pyesni njëherë homologët tuaj atje se çfarë kushtesh u ofrohen në universitetet publike atyre që ju pretendoni t’i merrni nga jashtë. Aty mund të kuptoni se parullat tuaja janë vetëm fjalë boshe.

Një tjetër propozim i juaji në daljet publike është përfshirja e profesorëve të huaj në mësimdhënie, por edhe e profesorëve shqiptarë në universitete të huaja.

Zoti ministër, ata të cilëve ju u keni dhënë titullin në Shqipëri me të famshmin Komision që drejtohet nga njerëz pa titull, nuk shkojnë dot në universitete të huaja, sepse nuk i pranon kush. Mbi të gjitha, këto janë arritje personale të secilit dhe nuk mund të bëhen me urdhër të peshkut. Aq më keq nëse ju mendoni se mund të vijnë profesorë të huaj në Shqipëri. Disa nga këta drejtues, që ju po i servirni arsimit shqiptar, nuk duan njerëz që kanë mbaruar jashtë. Nuk i duan sepse ndihen të rrezikuar. Nuk i duan afër sepse u dalin sheshit lakrat që kanë në tru. Për të ditur se si trajtohen pedagogët e huaj në këtë vendin tonë të përbashkët, zbrisni njëherë në Vlorë dhe pyesni rektorin se çfarë u bë me ata pedagogë që vinin në Vlorë dikur si të ftuar. Jam i sigurt se do të kuptoni që mesazhet tuaja aty transmetohen me zhurmë. Edhe për këto gjëra, midis shumë të tjerash, Universitetin e Vlorës mund ta konsideroni sot si një nga faktet me kokëfortë të dështimit tuaj politik.

Zoti ministër, mos u tregoni cinik në paaftësinë tuaj për të ndikuar pozitivisht në arsimin shqiptar. Do ju ftoja të largoheni sa më shpejt nga qeveria. Meqë në daljet tuaja publike shpreheni shumë i interesuar për të forcuar kërkimin shkencor, jepni shembullin personal duke u kthyer te repicat. Në këtë mënyrë ndoshta mund të shpëtoni shpirtin tuaj, që për shumë kohë do endet në kërkim të prehjes, pas mëkateve që ju i keni bërë rinisë shqiptare. Zgjohuni zoti ministër dhe veproni ashtu siç duhet, sepse hijet e mëkateve tuaja do ju ndjekin kudo dhe nuk do ju lenë të qetë.

Për të gjitha këto, kini guximin të më kundërshtoni zoti ministër. Nëse keni ndonjë gjë për të thënë, mos e mbani brenda. Në fund të fundit, bota kështu ka ecur përpara, me debate dhe me mosmarrëveshje. Nëse nuk keni gjë për të thënë, ju konfirmoni bindjen time se afati juaj si ministër ka skaduar prej kohësh, por mesa duket nuk ju ka ardhur radha për përcjelljen e fundit.

Në apelin tim për lustracion, zoti ministër, unë u lutem publikisht edhe atyre studentëve, që prej kohësh nuk po marrin përgjigje për kërkesat e tyre. Me këtë letër u kërkoj t’ju japin një dorë tani që jeni buzë greminës, së bashku me shpurën tuaj të zv/ministrave dhe rektorëve. Eshtë një e keqe e domosdoshme dhe studentët duhet të jenë të sigurt se, kur ju zoti ministër, dhe gjithë ata që ju mbajnë ison, rrezikoni karrigen dhe interesat tuaja, bëheni më të arsyeshëm. Ju të dashur studentë keni shumë për të fituar, prandaj merrni në dorë fatin tuaj dhe pastroni plehrat që ndotin çdo ditë e më keq arsimimin dhe të ardhmen tuaj.

 

16 komente në “Në vend të epitafit: letër e hapur për Ministrin e Arsimit (dhe Shkencës)”

  1. dymi says:

    Sa te rinj ne Universitetet Publike (lere Privatin pastaj) tona bejne publikime qe pranohen ne konferenca shkencore nderkombetare te pakten ballkanike?

    Normale qe nuk mund te konkurojne dot se do i kthejne mbrapsht. Ndaj qarkullojne te njejtat tema diplome nga viti ne vit, sa per te kaluar radhen.

  2. A T Z says:

    M.q.s. permendet Universitetin e Vlores menjehere me erdhi ne mendje se pas vendosjes se Lul Pinkut ne bashkine e Tiranes me ra ne vesh se kishte shperblyer nje te njohurin tim me kurozim si profesor ne Universitetin e Vlores.Te na rrojne ministrat dhe profesoret.Jemi per te qare dhe per te qeshur njekohesisht.

  3. Gentiani says:

    Zoti Zhupa,

    kam respektin me te madh per ate cfare ju dhe ish-rektori arritet me Universitetin e Vlores. Por ku eshte tani Universiteti i Vlores? Me keq se me pare! E keni pyetur ndonjehere veten perse?

    Rektori i sotem i Vlores eshte nje mish me dy sy, ka qene doganier per 20 vjet me rradhe dhe ka shume mundesi qe te kete akoma nje agjensi ne portin e vlores. Keshtu nga ai person nuk pritet universitet per te qene. Nuk pati Vlora te tjere, por Don Albertua qenka koka e shkences ne Vlore? Por ku jane pedagoget e tjere, studentet, populli i Vlores?

    Se po te ishin keta gjalle, Myqerremi nga Peshkopia nuk i bente dot gje as Universitetit te Vlores as universiteteve te tjera.

    Ti thua qe Myqerremi te kthehet tek rrepica, por Myqua as ate punen e rrepices nuk ben dot me. Ai eshte atje sa te jete PD-ja ne pushtet. Pastaj ka per t’ja mbathur tek vajza ne Gjermani dhe kaq. Edhe ai vete e di mire se idete i mungojne dhe s’eshte per ate pune. Por shtyje sa ta shtyjme.

    Kurse per ate Universitetin ne Vlore, ai do te behet nje dite. Ju vlonjatet tani e dini se si mund ta rregulloni ate universitet brenda 6 muajve … Ju e keni bere nje here dhe e beni prape.

    Si t’ja bejme ne te tjeret?

  4. jani says:

    ky verdhoja e shkaterroi arsimin , qe nga koha kur ky agronom bente keshilltarin e deri tash kur ben ministrin , arsimi eshte katandisur si ska me keq. por nga ana tjeter nese nuk do kish kaq shume uiversitete atehere te rinjte do ishin rrugeve duke kerkuar pune dhe kjo qeveri leshi do kish probleme. Ata tani bejne sikur studiojne , me pas bejne masterin , kopjojne doktoraturen, marrin titullin profesor, zgjidhen dekane , rekrore pa asnje monografi apo botim , me pas i uron ky plera dhe keshtu mbaron telenovela GYMYSH.

  5. mesuesi says:

    Punoj prej 40 vjetesh ne arsim dhe me dhemb kjo gjendje ku e ka cuar politika e mbrapshte e 20 viteve te “demokracise”.Asnje qeveri nuk ka menduar seriozisht per reforma te thella ne arsim.Thjesht,ministrat e radhes,kloun politik,jane marre me “mballoma”se sa me reformat e domosdoshme pas permbysjes se sistemit.Dhe produkti eshte i frikshem: Mund te bleshe cdo Diplome ose titull shkencor qe deshiron !!??.Komentet do ishin te tepert.
    Si mendon Ministri Tafaj (qe mua nuk e di pse ,sa here e shoh ne ekran me duket si midhje ,pa shtylle kurrizore,qe me shume belbezon se shpreh ndonje ide ) kur sheh armaten e mesuesve te neperkembur,te fyer e te poshteruar qe i zvarrisin me detyrim ne mitingjet e radhes qe organizon shefi juaj ? ( shume me mbrapshte se ne diktature) . Ju jeni pa dinjitet z.minister,prandaj dhe nuk u bene pershtypje kjo gje.Me njerez si ju ne drejtim te arsimit nuk mund te priten ndryshime cilesore .Duke qene vete skllav nuk ke si kupton dhe mbron te drejtat dhe lirite e tjetrit.Frike nga ligji nuk keni(qeveria juaj ka zaptuar drejtesine),ne Zot nuk besoni,por mos harroni se duke shkaterruar arsimin konsumoni nje KRIM te frikshem ne dem te zhvillimit dhe prosperitetit te ketij populli dhe MALLKIMI i nje populli te ndjek me soj e sorollop edhe pertej varrit. Fundi juaj ka ardhur.Ne kete mes ,ajo qe me shqeteson akoma me shume eshte mpirja e te rinjve,sidomos heshtja dhe mos reagimi e studenteve ,qe jane direkt viktima te kesaj qeverisjeje arsimore anadollake.Nga kush presin qe te nderhyje e te zgjidh problemin e tyre ?Duhet te organizohen dhe te kerkojne te mbrojne te drejtat e tyre .

    1. artiles says:

      Tamam si BUTAK duket, me nje fYtyre qe c’faredo ndjenje qe shfaq te krijon pershtypjen sikur eshte ndjenje artificiale “dixhitale”, standarte, e pergatitur me pare.

      1. ministri says:

        Epo Shqiperia eshte dixhitalizuar …

  6. meti says:

    Duke filluar qe me genc pollon e deri tani tek ky Tafaj te gjithe e kane degjeneruar arsimimin ne Shqiperi.Keto duan vetem te pasurohen per veten e tyre dhe te pushtetit te tyre dhe nuk i plas fare per rinine a popullin e tyre.Nuk e di a do vije ndonje dite e te paguajne ate çfare kane bere.

  7. emer says:

    Kur flisni keshtu per Myqerem Tafajin me kujtohet koha kur ishte student ne Fakultetin e Veterinarise. Shume ambicioz, sistematik dhe inteligjent por jo tip i shoqerueshem, i ndrojtur. Mbrojtja e disertacionit te tij ne Gjermani me impresjonoi me permbajtjen dhe konkluzionin e tezes. Pra deri ne kete moment i heq kapelen si nje shkenctar i ri dale nga varferia ne fund te shekullit te njezet. Angazhimi i tij politik ne sagen e Berishes e ktheu nga nje SHKENCTAR ne nje LOLO. S’kishte si te ishte tjeter. I ktheu shpinen shkences per tu bere USHTAR i dinosaurit Sali Berisha. Sigurisht gjendja e permirsuar ekonomike ne sherbim te Sales i ndrroji edhe karakterin dhe e ktheu ne nje njeri pa principe te mirfillta dhe mosperfilles. Tani Ministri Tafaj nuk njeh asjeri pervec vetes dhe Sales. Te gjithe i duken miza dheu. U ndodha ne Tirane kur PD e rrethit te Elbasanit sipas udhezimeve te Tafajit vuri dore ne departamentin e Arsimit dhe emeroji dhe c’emeroji nje numer te konsiderueshem kudadrosh drejtues. E pashe te nevojshme ta vija ne dijeni ministrin nepermjet nje e-maili megjithese isha per nje vizite te shkurter familjare ne Tirane. Prisja te me falenderonte dhe te vinte dorre dhe rregull aty ku po behej katrahure duke ndjekur “udhezimet e e PD”.Arsimi eshte mision per te edukuar dhe jo politizuar shkollen. Kush e ben punen me profesionalizem dhe di te mesoj nxenesit eshte personi, mesuesi, drejtori, nendrejtori qe i duhet shkolles.
    Por jo, Ministri i Arsimit megjithese e njihte mire emrin tim dhe si shkenctare kishim komunikuar gjate disertacioneve jo vetem qe nuk beri asnje percapje te qartesonte situaten, duke u mbeshtetur ne profesionalizmin e kuadrove qe po levizeshin si topa futbolli, por as me falenderoji per interesimin.
    Servilizmi politik i Ministrit s’kishte asgje te perbashket me ndershmerine e kerkuesit, shkenctarit.Pra, Myqua nuk eshte Minister qe ARSIMI i sotem ka nevoje por eshte KUKLLA qe Sala ka nevoje”.
    Eksperienca shkencore qe solli nga Gjermania u kthye ne nje corbe Tropojane te gatuar keq. Gjynah. Kur vete nuk beri derman me BRAIN GAIN qe solli ne Shqiperi si do ju bej derman atyre qe do vendosin te sjellin Brain Gain ne te ardhmen. A bit of the joke this idea, o Myqo.

    1. Elbasansi says:

      Fioralba,

      e njohe edhe ti me ne fund Myqerremin? Se deri para ca kohesh e konsideroje mik.

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Z, Eqrem Mustafa eshte veteriner dhe nga viti 1983 ka filluar si asistent ne katedren e kirurgjise. Ka qene gjithmone ” tip spijunit “.
    Ka dijte gjithmone me i sherby atij qe ka pushtetin.
    Me mu eshte sjellur si ” tip legenit “.
    I kam shkruar disa here e kurr nuk eshte pergjegjur per studime me te cilat mund te krenohej cdo Shqiptare pervec atyre te PD.
    Per z. Eqrem kane me rendesi poshtersite e PD se ceshtjet e universiteteve apo kerkimet shkencore te studiusve Shqiptare

  9. vlora says:

    Myqerremi, ashtu si shume shqiptare te tjere eshte nje “shkencetar” i bere shpejt e shpejt. Ashtu nga halli, sic i kemi pasur hallet ne shqiptaret. Nuk eshte njeri i keq dhe ka se cfare mund te jape per arsimin ne Shqiperi, por jo si minister.

    Eshte i pabese dhe per karriere sakrifikon cdo lloj parimi (ne se i ka mbetur ndonje). Nga Saliu i vete shurra ne breke.

    Por e keqja me e madhe e Myqos, eshte se nuk ka asnje eksperience akademike jashte Shqiperise. Mbrojtja e doktorates nuk eshte eksperience. Arsimi shqiptar vuan sot sepse ata qe e drejtojne nuk e kane idene.

    Me sa duken bathet, kjo do te vazhdoje keshtu per nje kohe te gjate deri ne shkaterrimin perfundimtar te arsimit shqiptar. Pastaj ne do te kthehemi ne nje vend si ato te lindjes se mesme apo amerikes se jugut ku ata qe dine shkrim e kendim i quajme shkencetare. Ne mos e kemi arritur ate shkalle.

    1. emer says:

      Ne Gjermani nuk te ben njeri “shkenctar shpejt e shpejt” lum miku. Kur paraqet dizertacionin ne bordin Universitar nuk e shkruan nga vjen. Ne shkence nuk njihet kombesia. Ate qe e ka bere e ka bere Myqeremi por e dhjeu kur u ngaterrua me corben e politikes se Sales.
      Nje shkenctar nuk duhet ta lejoj veten te behet vegel e verber politikes. Nese erdhi nga Gjermania i kompletuar si shkenctar Myqeremi erdhi i pa kompletuar si INTELEKTUAL. Ky eshte problemi.
      Nga ana tjeter, stili diktatorial i Sali Berishes ka shndrruar dhe vene poshte edhe burra te tjere qe e mbajne veten si oponent te Diktatures komuniste. Sali Berish i ktheu te gjithe ne LARO. Ata qe ne fillim i futi ne kapistall ju binden nje fare periudhe, dhe shume nga keta pane se kapistalli ishte zinxhir i lirise se mendimit brenda PD dhe u larguan ne nje menyre apo tjeter. Ata qe akoma i ka nen zinxhire nuk jane Intelektuale, por frikacake qe kane tradhtuar besimin e votuesve.

      1. Vlora says:

        E paske marre vesh se ku e kisha fjalen!

        Kush tha se ne Gjermani te ben njeri shkencetar kot? Por marrja e nje doktorate nuk te ben shkencetar. Ka shume doktorata sot ne Gjermani e gjetke po jo te gjitha kane zene vend ne fushen akademike dhe japin mesim ne universitete.

        Keshtu qe marrja e nje doktorate nuk eshte kualifikim per tu bere Minister i Shkences. Ketu e kisha fjalen or mik vellai.

        Po te kishte dhene mesim Myqua nja 10-20 vjet ne ndonje universitet gjerman apo amerikan ndoshta do te ishte me i kualifikuar per kete pune. Kurse Myqerremi vajti dhe mori nje doktorate dhe kaq. Kjo do te thote “shkencetar” shpejt e shpejt. Se shkencetar tamam nuk u be dot ndonjehere.

  10. lumeeee says:

    Qfare nenkupton fjala EPITAF?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje