PD-istët e lodhur dhe Kuqezinjtë entuziastë

22 Mars 2012, 21:13Blog TEMA

Nga Alban Daci

Ndoqa me vëmendje mitingun “madhështor” që për një javë rresht ishte mbështetur fuqishëm nga të gjitha organet e shtypit që tashmë janë të monopolizuara dhe të komanduara krejtësisht nga pushteti. Të krahasosh festën e 20 viteve më parë me atë që u bë të enjten, kupton që shumë gjëra kanë ndryshuar. Sot mungon zelli i sinqertë i qytetarëve ashtu siç kishte qenë 20 vite më parë. Sot dukej se ai miting ishte i organizuar dhe komanduar më së miri nga makina e pushtetit. Pra, që ishte diçka e detyrueshme, që duhet të bëhej në shërbim të pushtetit, dhe jo në shërbim të demokracisë ashtu siç kishte ndodhur 20 vite më parë.

Gjithashtu ky mitingu i sotëm ishte bosh, i thatë dhe jo entuziast. Mungonte ajo grinta e natyrshme që kishin qytetarët 20 vite më parë. Sot, në fytyrat e qytetarëve lexohej: “Kemi dalë këtu jo se duam, por se na kanë detyruar. Kemi dalë se na bëjnë shantazh për vendin e punës”.

Lideri i sotëm padyshim për shumë e shumë faktorë nuk ishte ai që ka qenë para 20 vitesh. Ai sot dukej i lodhur. Dukej si një “bajloz” që nuk ka më forcën dhe energjitë që ka pasur gjithmonë. Ai, me sa u kuptua, nuk arriti ta përfundonte takimin që ishte i parashikuar për sot. Disa herë piu ujë gjatë fjalimit me shpresën për të gjetur forcën dhe vendosmërinë që e ka karakterizuar gjithmonë. Fjalimi i tij sot ishte një retorikë e atyre që ka thënë 20 vite më parë. Nuk ka thënë asgjë të re dhe nuk përfaqësonte asgjë të re.

Ai, për ato që e kuptuan, u tha qytetarëve: Ju lutem më nxirrni nga kjo valle, se nuk kam më fuqi të kërcej. Ju lutem më gjeni një arsye që të tërhiqem, por mos më harroni si figurë historike. Gjithashtu, ndër të tjera lideri historik u shpreh: “Sot përulemi me respekt të thellë para atyre që përmbysën me votë regjimin. Për të gjithë ne, 22 marsi i vitit 1992 është dita e krenarisë. Shqipëria para 20 vitesh ishte vendi i burgjeve dhe kampeve të përqendrimit. Këto dy dekade janë kurorë e lirisë në ballin e çdo shqiptari, janë kurora e bukur e lirisë në ballin e madhërishëm të Shqipërisë”.

Megjithatë, krejt natyrshëm vjen pyetja: pse nuk i kishit në krahun tuaj sot? Ku janë ato që ishin atë ditë bashkë me ju? Sot, ai ishte krejt i vetëm në podium, si një bajloz i lodhur dhe thuajse i braktisur nga të gjitha ata njerëz që e mbështetën dhe i besuan atij për plot 20 vjet. Gjithashtu, është e vërtetë që Shqipëria para viteve ’90 ishte vendi i burgjeve.

Po sot? Ajo është vendi i krimit të organizuar, ku njerëzit vriten në mesin e ditës në qendrat urbane. Sot, Shqipëria është vendi i korrupsionit, e cila jo vetëm është një plagë për gjithë shoqërinë, por ajo tashmë është bërë një anti-kulturë shtetërore. Pra, breza të tërë të rinjsh po rriten me idenë se të bësh korrupsion, nuk ka asgjë të keqe, por përkundrazi je i zoti.

Sot Shqipëria është vendi i papunësisë së madhe. Rrugët e qyteteve janë mbushur me të rinj, të cilët të pashpresë për një vend punë, sillen lart e poshtë për të kaluar kohën të shoqëruar me stres dhe dëshpërim.

Sot Shqipëria është vendi i absurditeteve, është vendi i vetëm në Europë që për dy herë rresht i është refuzuar statusi i vendi kandidat në BE. Shqipëria, sot është vendi i konfliktit politik dhe i largimit të politikës nga qytetari. Të gjitha këto e bëjnë këtë festë false dhe më një lider të lodhur tashmë, i cili nuk mund të sjellë më asgjë të re. Cikli i tij është mbyllur dhe ai tashmë duhet t’i përkasë historisë. Por, jo si “profeti” që solli demokracinë, por si një qytetar që bashkë me të tjetër ndihmuan që ai mur të binte. Pra, ai u ndodh në vendin dhe momentin e duhur dhe jo se pati vizione dhe aftësi profetike.

Ndryshimi i madh me Aleancës Kuq e Zi dhe PD sot në pushtet është në faktin se e para nuk i bën mitingjet për të rritur ose mbajtur gjallë kultin e një individi të vetëm. Ndërsa PD ka 20 vjet që punon e investon në një person të vetëm duke lënë mënjanë Shqipërinë dhe hallet e shqiptarëve. Problemi kryesor i PD është të bëjë përsëri Kryeministër liderin e saj, kur Aleanca Kuq e Zi mendon si ta bëj Shqipëri një zonjë të nderuar në rajon.

Aleanca Kuq e Zi ka kauza të mëdha dhe konkrete që i prezanton para qytetarëve. Për herë të parë “Çështja e Bashkimi kombëtar” është shtylla kryesore e një programi politik. Aleanca Kuq e Zi e ka atë objektiv strategjik.

Aleanca Kuq e Zi u flet qytetarëve për të tashmen dhe të ardhmen. Ndërsa PD ju flet për ëndrrat e kaluara që nuk i realizoi kurrë.

Aleanca Kuq e Zi u flet qytetarëve për shpresën demokratike. Ndërsa Partia Demokratike u flet për dështimin e integrimit në Europë.

Të gjitha takime e Aleancës Kuq e Zi janë plot me entuziazëm, sepse ato nuk organizohen përmes shantazhit për një vend punë, për të mos paguar energjinë elektrike me fatura marramendëse, për të paguar taksa më shumë ose më pak. Militantët e PD ndjehen peng të pushtetit. Lidhja e tyre me PD nuk është  e natyrshme, por e forcuar. PD i ka kapur ato dhe nuk i lëshon më.

Aleanca Kuq e Zi është energjia e madhe pozitive sepse në gjirin e saj ka njerëz të rinj në moshë, mendime dhe vizione, kurse PD ka në gjirin e saj njerëz të konsumuar, të lidhur ngushtë me pushtetin.

Aleanca Kuq e Zi ka në gjirin e saj njerëz që e duan vendin dhe punojnë për të. Ndërsa PD ka njerëz që duan të privatizojnë dhe shesin çdo pronë që u takon gjithë shqiptarëve. Mjafton të shikojmë privatizimin e Albpetrol.

Aleanca Kuq e Zi ka besimin se Shqipëria bëhet. Ndërsa PD në gjirin e saj ka njerëz që Shqipërinë nuk duan ta bëjnë.

 

 

 

22 komente në “PD-istët e lodhur dhe Kuqezinjtë entuziastë”

  1. Tani97 says:

    Kritikat ndaj Sales jane te sakta. Por nuk kuptoj pse duhet lavderuar medoemos AKZ ne cdo kritike te Sales. Do te na beni qe te pranojme me zor gabimet e Sales sepse edhe te lavderoj me zor AKZ-ne nuk ka sens. AKZ ka akoma nje rruge te gjate perpara dhe nuk shoh per momentin se ku qendron shpresa.

    Ciao!

    1. Teodor Muzaka says:

      Nuk jane te lodhur , por jane te gjithë prej PASKUÇANI !!!!!!!

      1. Ne kena Frok Qupin, Tan Hoxhen, Kreshnik Qollakun, Qim Peken, Mujon Qilin etj… me nje fjal gjith ajken e analistve. Po ju qfar keni?

        Fitoreee Doktor!

      2. yannis pipero says:

        por keto parti qe dalin tani nuk kane fuqi nuk kane eksperience padiskutim qe aleanca kuq e zi ben perpjekje te bashkoje kombin.te rrezoje berishen ps ka ketu dhe 20 vjete dhe nuk po ja arrite dote .kush jane keta behet pyetja ja une po jap mendimim dhe opinionin tim qe aleanca e ka te kote nuk mund te vi menjehere ne pushtet duhet me kohe .nuk te lene keta te tanishmit .shqiperia po rrezikohet ,vetem ps munde te jet kundershtari direkt i berishes

    2. Salih Berisha says:

      faqezinnjte jane turpi i kombit shqiptar. ne ju sollem lirine, demokracine!
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  2. Homeri says:

    Po na e fetishizoni shume kete aleancen KUQ-ZI . Shiko liderin e saj ,nga ka ardhur dhe cfar ka bere . Edhe mitingjet e saj jane populiste njesoj si te PD. – edhe ne aleancen kuq e zi ka personalitet idealistesh ashtu sic kishte PD. ne fillesen e saj po vetemi duhen per fasaade se drejtimindo ta marrin horrat si KRESHNIK SPAHIU QE NUK BERI KURRE DREJTESI TE PAVARUR

    1. fkpartizoni says:

      ke shume te drejte…

  3. Stifteri says:

    Pershendetje Alban, nje shprehje per art. tend do te ishte e “kopsitur”, njerezit jane skeptike dhe kjo eshte e drejte jo vetem per natyren njerezore por dhe per faktin se jane zhgenjyer shume keto vite. Sa per ato qe jane nga Paskucani, duhet te kemi me rrespekt se atje ka shume njerez me ideal, por ka shkuar gjendja “per buken e gojes”. Une shoh drite ne fund te tynelit.

  4. Dike Mullai thote- says:

    Per Kreshnikun: Nje valle e kenduar nga Jugu: Dhenderi ne krye te valles i u drejtua Nuses: Te kesh mall moj te kesh mall, te kesh mall te flesh pa breke! Vazhdoi motra e dhenderit:-Hidhe vallen shtruar-o, Tope Madh i motres-o! Se fundi Nusja:-Ti Hanko mos u levdo, Neser mbrema do t’ia shoh! Pak banale,por popullore. Ka edhe nje proverbe: Nje cifut shkoi ne tregun e kafsheve tepunes. I pelqeu nje Kric bukurosh dhe shum i shkathet. Nuk hezitoi per cmimin qe i dh shitesi,e BLEU! Me kalimin e kohes,kerrici u be Gomar.

  5. Dike Mullai thote- says:

    Kreshniku e ka marre ‘shume perpjekur’! Ne zgjedhjet e ardheshme do te munde Poziten edhe OPOZITEN ?!!!!

  6. Dike Mullai thote- says:

    Dy partite e reja,qe i shtohen sfondit politik te mbi 120 partive, kryesohen nga Presidenti TOPI dhe AKZ. I pari-Kryetar dhe i dyti-N/kryetar i KLD. Per 20 vjet nen tutelen e Berishes Ata “Nuk BZAJTEN”! Heshten per Tragjedine e Gerdecit, per manipulimin e zgjedhjeve ne 2009 e 2011. Heshten per korrupsionin e Metes e aq me keq per krimin makaber te 21 Janarit 2011! HESHTJA, ne rastin me te keq, i ben Ata BASHKEFAJTOR me kryekriminelin Berisha! Pretendojne se ne zgjedhjet e ardheshme do te mposhtin Poziten dhe OPOZITEN (?!)

  7. LEJLA says:

    UNE NUK E DI KUSH DO I SHKOJE MBRAPA KRESHNIK SPAHIUT APO ME KEQ Z TOPI NDONJI TRUSHKULUR OSE NDONJI QE PERFITON NUK SHOH NJERI TJETER VEC Z MERO BAZE

    1. Horri i bulevardit says:

      E moj Lejla, ato turma qe jan mbas Kreshnik Spahiut, sta mbushin menjen ty, se ti je msu me turma me autobuz falas dhe me dru, se do flasi vete Saliu, dhe duhet cdo mesues,mjek e cdo njeri qe punon ne administrate, te nderoje Saliun e partise.
      Ata qe i shkojne mbrapa Kreshnikut, nuk jane te detyruar me pushim nga puna, sic ben shfi i partise ne pushtet, por jane te ndergjegjshem dhe se ajo partin tashme ka nje figure qe Shqiperise i ben nder ta perfaqesoje si president, aeshte pikerisht ai qe dha alarmin e shitjes se detit Greqise, zoti Myslym Pasha.
      Prandaj zonja Lejla e Saliut, mos ja qaj hallin Kreshnikut, se do te jeni ju per te qare hallin, mbasi Saliu mos te kete me mundesi te mbledhe me dru turmat e veta.

  8. zani tirane says:

    O zonja Lejla,mos u dekonspiro kaq shpejt mi goc.Kuptohesh dy vjet larg qe je me pd-n,dhe ska asgje te keqe,jane zgjedhjet e tua,por frika jote dhe e rrethit tend qendron vetem tek Topi dhe partia e tij.Meso pak me shume nga udheheqesit tend dhe do te cuditesh qe Kreshnik ASpahiu eshte thjeshte nje hibrit i nxjerre nga Pd-ja dhe ne sherbim te saj,per te marre ca vota te coroditurish nga ngjyrat e flamurit,bashkimi me Kosoven etj etj brockullima.

  9. Genti says:

    ZMQ = AKZ (Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve = Aleanca Kuq e Zi)
    Kreshnik Spahiu gjithmone do te kete nje Z ne akronim ?

  10. babiloni says:

    Autorin Alban Daci e njoh indirekt, ka kryer studimet ne Genova, Itali. Eshte nga Dibra me origjine dhe nuk duket djale i keq (me aq sa e njoh). Vetem se nuk eshte edhe aq koherent me idete e tij. Dikur mbronte idene se Shqiperia dhe Kosova nuk kane nevoje te bashkohen se do te hyjne te dyja ne BE se shpejti dhe se “ne Europen e bashkuar nuk ka vend per nancionalizma”!; tani thote se AKZ eshte e vetmja shprese, dmth me mire te bashkohemi qe tani…?!?!? Qe kur eshte kthuìyer ne Shqiperi eshte bere Aleancist dhe i ka braktisur idete e tij europeiste dhe federaliste qe ka pasur ne Itali. E kuptoj qe don te beje karriere me K. Spahiun por te pakten nje fije koherence dhe dinjiteti me idete qe hedh sa andej kendej. Shume shpejt do te pendohet dhe per AKZ, se kur te vijne ne pushtet ata do te behen njelloj si keta bishat e sotem dhe te djeshem..
    Sa per vleresimin per Saliun ka plotesisht te drejte. Per Kreshnikun dhe ata qe e rrethojne do ta kuptoje kur ti njohe me mire nga afer dhe te shikoje qe ata qe e drejtojne jane ujqer qe kane nderruar vetem qimen pasi deri dje mbeshtesnin Saliun, Meten, Ramen ose Nanon.
    Rruge te mbare o Alban “federalisti”!

    1. toni says:

      ne fakt ky eshte nje nder ato opinionet qe klasifikohen trash!!! keta duan te behen oportuniste per te kapur ndonje vend pune nese marrin ndonje deputet dhe jane fshehur pas nacionalismit. por keta nuk bejne asgje tjeter vecse propagande dhe sllogane populiste, te veshur me kostume, ku dalin perpara kamerave dhe nxjerrin nga goja gjera krejtesisht idiote. ceshtja e bashkimit me kosoven eshte endrra e cdo shqiptari por per momentin eshte e nxituar dhe eshte me shume ne dem te kosoves.

    2. tamom says:

      o tema po vini nai filter ne ata ca publikoni aman se na hapet barkun. autori vetem pak muaj me pare bente nje artikull ku lavderonte e lustronte arben malaj-n e levizjen e tij te mendimeve e tashi na paska dale me keto te kuqte. mire thote babiloni nga federalist ne nacionalist/bashkimtar sikur ka pak diference , te pakten per ne qeniet e “pashkollume”… mungese koherence e sikur ka dhe nje fiksim per autopromovim te papare, sa ta neverit nganjehere.
      sa per artikullin shume i percipte si ne kritikat ndaj sales, si ne paraqitjen e e akz.

  11. valter says:

    E ke then shume sakt Alban, bravo per shkrimin! Alenaca kuq e zi ka pereth vetes njerez qe e duan shqiperine dhe qe gjithçka qe e bejne nuk e bejne per interes po ngaqe duan te ndryshojne ket status kohe qe ka 20 vjet. Kjo eshte levizja e njerzeve te ndershem nuk e durojne me ke poshterim ku vellai vret vellan per nje meter toke, ku vajzat shqiptare jane poshteruar rrugeve te evropes dhe asnje si permend, ku shqiptaret i lane me gjake kufinjte toksore dhe detare qe edhe sikur sistemi te kishte ndryshuar me pushke nuk do kishim kaq shume te vrare, ku parat e popullit i vodhen duke ndertuar firmat piramidale fantazem, ku me mijra te rinje u vrane dhe per te ardhur ne fund sot populli nuk ka asnje prone publike ku te mburet siç jane ne shtetet me te zhvilluara te evropes perndimore ku shteti disponon sektoret strategjike. Sa shpejt harrojme ne shqiptaret dhe nuk pyesim nga se i kemi keto te “mira” ? a sjane kjo klase politike si te majt edhe te djatht ? Por ta dini edhe ju qe i mbroni te dyja keto pale nese vazhdojme keshtu heret apo von murtaja do tu zer edhe juve nuk i shpetoni dot prandaj te ndryshojme sa seshte von dhe te ndryshojme kete klase politike pak rendesi ka nese eshte nje kreshnik apo ndonje tjeter, ne kreshnik jemi te ter derisa mundohemi te ndryshojme kete gjendje. Me thoni ju kush eshte tjeter qe ka dal deri me tani kunder kesaj klase politke, e kemi enderruar qe te dali dhe fal miqeve tane amerikan po behet, jo me kot ky zotri qe ju shani u ftua nga departamenti i shtetit. Ata duan qe ne te fillojme ndryshimin.

  12. marin says:

    prsh, i lex me vemendje te gjitha komentet po ashtu edhe shkrimin. te gjithe ju jeni njesoj si ju qe doni akoma salen ne pushtet dhe ju qe doni kreshnikun, lexova faqe dhe faqe te tera dhe lexova 100 her sharje dhe fyerje per njeri tjetrin dhe nuk lexova njeher fjalen te bashkohemi per shqiperine tone, per vendin tone qe te huajt po e perdorin si nje shprehje gjeografike, a kishte te drejte oto bismarku keshtu??? ne keto vite qe ndodhemi dhe me kete brez ka ndodhur qe shqiptari te vritet me njeri tjetrin per 1 pellembe vend dhe te mos hapi gojen te thote nje fjale kur serbi, greku, maqedonasit keto kohet e fundit po na shajne e po na rrajne si tju doje qejfi dhe ju shaheni shqiptar me shqiptar… pse ato fjale fyese i thoni per saliun dhe per kreshnikun apo per kedo tjeter shqiptar, qofte ai dhe hasmi juaj… pse nuk coheni dhe bashkoheni ti thoni serbit, grekut, maqdonasit qe po rrahin femijet, po djegin flamurin dhe po therrasin ne cdo vend fjale fyese per ne… kisha shpresa se AK do te ngjallte nje fryme patriotizmi ne te gjithe trevat shqipetare, me kujtoi kohen kur ismail qemali, isa bolentini, e shum te tjere nga te gjitha trevat u bashkuan per nje qellim te vetem qe ishte shqiperia e lire dhe sovrane… te hysh ne politike nuk mund te perkrahesh popullin shqiptar por vetem nje grup i cili ka interesa te perbashketa me ty, prandaj dhe jemi plot 116 parti sepse nuk kemi nje qellim te perbashket qe duhet te jete te gjithe te bashkuar dhe nje komb, nje gjuhe, nje flamur, nje shtet… prandaj gjeja me e mire eshte mos beni paragjykime dhe vleresime nisur nga partite politike. mos harroni se jemi te gjithe shqiptare dhe duhet te perkrahim njeri tjetrin para se ata qe ju permenda me lart te na quajne shprehje gjeografike… TE GJITHE DUHET TE DALIM NE SHESH VETEM PER INTERESAT E POPULLIT DHE JO TE PARTIVE, PRANDAJ TE GJITHE JU QE E KENI LEXUAR KETE SHKRIM DHE KENI NJE PIKE MORALI DHE DASHURI PER KOMBIN TUAJ, MOS DILNI NE SHESH PER ASNJE ARSYE PERVEC PROTESTAVE KOMBETARE JO PARTIAKE…PO JU THEM DHE DICKA TE FUNDIT PER MAQEDONASIT, SHKRUAJENI KU TE MUNDENI DHE PERHAPENI SA ME TE MUND QE TA MARRIN VESH TE GJITHE QE SHQIPTARI I DEL VET ZOT TOKES, FAMILJES, NDERIT TE TIJ.::::::::::.. PELLAZGE,ILIR, ARBER, SHQIPETAR… MAQEDONIA NOT EXIST…

  13. valter says:

    Z. Marin qe te respektohesh nga te tjeret duhet ne radhe te pare te respektosh veten tende, qe do te thote ne sna e kane fajen fqinjet pasi ata kane per vete plot probleme te tyre, por ne te keqen e kemi nga brenda. Dhe respekti ndaj vetes tende do te thot te kesh kujdesesh per veten, te punosh te kesh sa me shume nje ekonomi te shendosh, nje shtet te se drejtes etj etj. Kjo sjell ose imponon edhe respektin ndaj fqinjeve. Eshte e drejt ajo qe thua qe ne shesh duhet te dalesh per interesat e popullit, por interesat e popullit perbehen nga bashkesia e interesave individuale te shqiptare apo banoreve qe jetojne ne territorin shqiptare dhe keto interesa pos u drejtuan nga nje koke nuk munden te behen asnjeher bashke per te dal ne shesh. Ke pare keto 20 vjet ti te dal populli ne shesh per probelemet e tij (papunesi, varferi, etj etj)pa patur nje drejtues (parti). Pse? Sepse shqiptaret jane ndar ose me sakt i kane ne dy skuadra ose me ps ose me pd (pasi te tjerat jane teper te paperfilshme)keshtu qe do sdo ti duhet te kalosh nga keto dy parti per te dal ne shesh e te kerkosh te drejtat e tua. Mirpo ata jane nje dhe kur del populli i majt e kerkon te drejtat ndaj padrejtesive te qeverisjes se te djathtes (edhe e kunderta)eshte njelloj sikur shkon ne lufte pa komandant ose drejtues pasi kreret e se majtes jane po i njejti grupe qe jane edhe te asaj se te djathtes (sa her per interesat e tyre ata bejne shitje lojtaresh, deputetesh). Kjo eshte vertetuar disa here qe me vrasjen e kater shkodraneve ne 1992 e deri ne te ketyre kater te tjereve ne 21 janre te 2011 dhe asnje prej tyre seshte denuar per keto krime. Pra ore mik ne kemi nevoj per nje koke ose na duhet nje koke te na drejtoj. Ti nese ke ndonje ide ketu na e thuaj por jo te rrish ne ajer e te thuash mjaft duke share ate apo ket. Kreshniku ska drejtuar asnjeher qeveri dhe keta i ven epitet a thua se eshte ai qe e ka katandisur ket vend ne piken me te keqe te ekzistences se tij pasi asnjeher shqiptaret edhe kur kan qe te pushtuar si kane shitur trojet dhe ujrat e tyre. Dy jane rastet e vetme zogu kur mori pushtetin ne 1926 ndoshta, dhe keta politikanet tane keto 20 vjet (shqiperia 1 euro). Pra qe te lesh menjan interesat e kesaj klases politike qe ekziston duhet qe populli te nxjerri nje tjeter klase politike dhe une mendoj dhe shpresoj qe kjo qe po del duket se ka prirje te perfaqsoj interesat e popullit (do zoti sgabohem se ne shqiperi gjithçka ndodh, ne jemi vendi i çudirave) por ja vlen gjithmon ta provojme dhe te mos demoralizohemi dhe te themi qe ky vend sbehet me. Pra sduhet te jemi besues deri ne piken qe nese e shikojme qe edhe keta po bejne te njejten gje si ata te paret patjeter duhen hedhur poshte, ne sduhet te jemi rober te partive por te te ardhmes ton dhe te femijeve tane.

  14. Erion says:

    Alban, je bere nje analist mercenare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje