Si sot 5 vjet, zhvillova një intervistë me ambasadorin Rajerson, të parin amabsador amerikan në Tiranë pas rilidhjes së mardhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA-në. Intervista nuk kishte të bënte me festën e Sulltan Novruzit – ishte një intervistë me rastin e 15-vjetorit të fitores së parë të PD-së në zgjedhjet parlamentare (http://www.respublica.al/opinion/2011/9/22/rajerson-berisha-e-meriton-pensionin). Në fund të asaj interviste, ambasadori Rajerson i sugjeroi Berishës (para 5 vjetësh) që të dilte në pension. Ai i bërë këtë pyetje vetes në fund të intervistës: “A duhet z.Berisha të dalë në pension?” Dhe ja si iu përgjigj: “Siç e dini, unë jam amerikan dhe duke kërkuar në historinë e vendit tim për shembuj, më bën pershtypje ai i Xhorxh Uashingtonit. Pasi kishte shërbyer si gjeneral në Luftën e Pavarsisë, ai u zgjodh dy herë si President i SHBA-së. Dhe pas herës së dytë, Xhorxh Uashingtoni nuk kandidoi për herë të tretë. Ai kishte bërë shumë për vendin dhe ishte krenar për arritjet e tij, por sidoqoftë, zgjodhi pensionin. Mendoj se z.Berisha është në fakt në një situatë paralele – ai ka bërë shumë për vendin e tij, dhe e meriton të dalë në pension. Ky do të ishte një hap i mirë për demokracinë si brënda PD-së ashtu dhe më gjerë në Shqipëri. Kjo, sepse kështu do të hapej rruga për të tjerë që të marrin përsipër përgjegjësitë. Unë personalisht mund të konstatoj se jeta në pension s’është fare e keqe!”
Por Berisha nuk e dëgjoi këshillën e ish-mikut të tij. Ai kandidoi për një mandat tjetër në 2009-ën dhe e fitoi ashtu siç e fitoi. Dhe ç’është më e keqja, ai duket se ka ndërmend të rikandidojë e “fitojë” mandate deri sa i Plotfuqishmi ta marrë Atje Lart.
Duke u kthyer tek shembulli i Xhorxh Uashingtonit, atij i atribuohet thënia “Nuk luftova kundër një mbreti, për t`u bërë mbret vetë”. Këto fjalë janë thënë pas këmbënguljes së këshilltarëve të tij që ai të rikandidonte për një mandat të tretë. Në kontekstin shqiptar, fjalët e Ushingtonit na paralajmërojnë për rrezikun e krijimit të një sulltanati të vogël me në krye “Sali Sulltanin” (autorësia e këtij termi i përket Aleancës Kuqezi http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/22/doni-debatin-politik-te-dites-ja ).
Por si mund të parandalohet ky projekt i Berishës, kur ai duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund?
Historia e largët dhe e afërt botërore e shqiptare na tregon se një mënyrë për parandalimin e sultanatit të “Sali Sulltanit” është revolta popullore. Në fakt, kjo ishte mënyra sesi u parandalua një herë ky sulltanat në vitin 1997. Por sot nuk duket se ka mjaftueshëm karburant për një revoltë të re kundër tij dhe, për më tepër, ajo do të përbënte një vonesë tjetër shumë të madhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Brukselit.
Një rrugë tjetër do të ishte një votë masive kundër “Sali Sulltanit”, në një magnitudë të tillë që do ta bënte të pamundur manipulimin e rezultatit në zgjedhjet e 2013-ës. Konkretisht, kjo votë masive do të duhej të ishte e një magnitude të ngjashme me votën plebishitare që solli PD-në në pushtet në vitin 1992. Por historia e zgjedhjeve në 12 vjetët e fundit na tregon se të gjitha partitë e majta së bashku (duke përfshirë këtu edhe LSI-në) nuk kanë marrë asnjëherë më shumë se 51% të votës popullore. Dhe të mos harrojmë se, në gjysmën e kësaj periudhe, ato kanë qenë në pushtet. Thënë shkurt, me raportin aktual të forcave, nuk ka garanci që zgjedhjet të mos manipulohen aq sa të nxjerrin përsëri Berishën fitues me fotofinish.
Po një rrugë të tretë a ka? Ka dhe quhet realpolitikë (autorësia e këtij termi i atribuohet Henry Kissinger-it, Sekretarit të Shtetit të SHBA-së në fillim të viteve ‘1970).
Një aludim për një realpolitikë shqitare bëhet në një nga fejtonet e rubrikës “Antena” të gazetës Tema (http://www.gazetatema.net/ëeb/2012/03/17/sandri-debat-me-doktorin-per-intervisten-e-withers/) Aty aludohet se ekziston një projekt-ide në Uashington për rrëzimin e qeverisë Berisha dhe krijimin në vjeshtë të një qeverie teknike, me Bamir Topin në krye. Në fejton, personazhi me emrin Doktori thotë: “Shiko, ata duan të bëjnë qeveri teknike e me bë Bamir Topin kryeministër, por unë gjallë nuk i toleroj. Jo, e di unë, duan ta bëjnë ata. Nejse, një gjë duhet ba, d.m.th, se kështu, që të duken ata në bllok kundër meje, nuk duhet lënë. Por ta dish që e kam të sigurt, duan të bëjnë qeveri teknike me Bamirin kryeministër në vjeshtë. Jo, këtë nuk e lë.”
Kuptohet që aludimet e bëra në fejtonet e “Antenës” nuk mund të merren si të bazuara në informacione të verifikuara – në rastin më të mirë ato mund të merren si të bazuara në fjalë që qarkullojnë nëpër kafenetë mediatike të Tiranës. Por sidoqoftë, është një aludim që bazohet në logjikën arithmetike të numrave në Kuvendin e Shqipërisë. Për rrëzimin e qeverisë Berisha dhe krijimin e një qeverie teknike në vjeshtë, duhen 71 vota në Kuvend. Nga këto, 67 mund të quhen pothuaj të sigurta që sot. Dhe për të arritur tek shifra magjike 71 do të duhen edhe 4 votat “e florinjta” të LSI-së.
Duke e lënë mënjanë analizën se sa është probabiliteti që LSI-ja t’i bashkojë votat me PS-në për rrëzimin Berishës, pyetja kryesore rreth një projekti të tillë është morale. A ia vlen që, për hir të rrëzimit të “Sali Sulltanit”, të bëhet aleancë me “Baba Liken”? (Këtë termin e fundit, të përdorur për Ilir Metën, e kam hasur në një fejton në gzetën Sot). Henry Kissinger, në kuadër të realpolitikës, ka thënë dikur për një diktator të djathtë latinoamerikan se, për SHBA-në, ai ishte më i mirë se sa një diktator i majtë si Fidel Kastro. “E di që është një bir bushtre,” – thuhet të ketë thënë ai për të – “por është biri ynë i bushtrës, jo i rusëve”
Është fakt historik që, pavarësisht dritëhijeve morale, realpolitika amerikane i ndaloi carët rusë në rrugën e tyre për sundimin e botës. Nuk e di nëse realpolitika do të kapërdihej dot në Shqipëri nga ata që shohin tek Ilir Meta shkakun e rikthimit dhe ndejtjes së Berishës deri më sot në pushtet, por unë mendoj se, në kushtet e Shqipërisë, ndejtja në pushtet më shumë se 8 vjet e dikujt, kushdoqoftë ai, përbën një rrezik po aq të madh për shqiptarët sa ç’përbënte për amerikanët fuqizimi i perandorisë ruse në vitet ‘1970.
*respublica.al
O Zaloshnja, po kete refren ke ti? Nese PS ben koalicion me LSI-ne voten time nuk e ka! Dhe shume te tjere si une keshtu do bejne. Aq me teper qe ka dhe alternativa te tjera tashme, Topi, AK… C’te ka kapur ky fiksim me Ilir Meten, o te rrije ai kokemadhi ne politike o s’ka???!! Apo eshte me shume se fiksim?
Nji vrejte e kam> Ky nuk asht Sali Sulltani, por Sali seksi:
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
Dhe si gjithmone gazetar-opinonistet me origjine nga Skrapari nuk u ndahet shpirti nga emblema e korruspionit Meta. Hiqeni nga mendja, Berisha Metes nuk i kapur koken e madhe me dere, po koken e vogel me dare, sado te mundohen Zaloshnjet dhe Mustafa Nanot, per meten ne mos neser pasneser ka vetem nje dere, ajo e burgut, ne mos Rama do ta beje Topi, ne mos Topi do te gjendet nje burre ne Shqiperi qe do beje drejtesi.
Ajo shprehje nuk eshte thene nga trumbcaku Kisinger, por nga kolosi Reagan, jo per nje kundershtar dinjitoz si Kastro por nje nje trafikant si Manuel Noriega”we know that he is a son of the bitch, but he is our son of the bitch” dhe Noriega i kaloi 20 vjet ne burgjet franceze dhe tani ne burgjet e Panamase. Keshtu edhe Meta juaj skraparlinj te nderuar, te gjithe e dine qe eshte limon, te gjithe mundohen ta shtrydhin per ta flakur me vone ne kosh, por Meta ka rene ne duar ustai dhe intersi i tij eshte ta shtrydhe Berisha.
meta jo,, nuk duhet te jete me ne qeveri se do te ishte e njejta gje ..
te flasim realen meta eshte hajduti pa fre,, qe do te vjedhi si majtas edhe djathtas….
ckuptim do te kishte ne qoftese edhe qeveria socialiste do te diktohej po nga meta ???????//
meta duhet te dali fare nga politika dhe kjo eshte shum e thjeshte duke mos nderuar sistemin zgjedhor dhe duke mos u ndihmuar me me vota,,ai ska per te fituar asnje mandat ne parlamentin e ardhshem…..
metes duhet ti pritet burimi i vjedhjeve
Ky Zaloshnja shkruan ca artikuj kot fare, I duket vetja se po bene analiza te medha .Or ti tru i thar EDI RAMA diskuton me nderkombetaret per fenomenin e pandeshkushmerise si baze e forcimit te institucioneve dhe luften pa asnje dallim kunder korrupsionit dhe ti thua qe te behen aleanca me kriminelet dhe mafjozet po cu kuptua pastaj me shpresen qe kemi me EDI RAMEN te rri ne ato qelbesira -Ik o njeri kote dhe mos e permend me kualicionin me ILIR METEN.Ky Iliri e shkroi historin e tij me Berishen Prsonalisht e mbeshtes qendrimin e edit qe thot se nuk behet kualicion me partit qe jane ne kualicionin qe verises ketu perfshihen edhe CAMET
Ma mire ne opozite deri 2013 sesa me ba koalicion me Ilir Mutin………..
Ilir Meta duhet te kerkoj falje publike qe ka mbajt salen ne pushtet.Kjo eshte e vetmja menyre qe mundet ta zbuse sadopak UREJTJEN E MADHE QE GJITH POPULLI KA PER KETE SAHANLEPIRES-
Po akoma mundohen ca skraparlinj te mbajne Liken ne politike me gjilpera?Mjaft se çuditet dynjane.Me mire Sala ne pushtet se sa maskaralleqe te tjera politike me “realpolitiken”.Sipas zaloshnjes çfare do te beje Shqiperia?Te ricikloje bandat e grabitesve?Te varrosin njehere e mire drejtesine?Me mire te vuajme e te na dhembe shume per te shpetuar njehere e mire nga kanceri qe na ka zene, se sa te zvarritemi si gjarperi dhe te rrime te zhytur ne llumin e korrupsionit e te padrejtesise.Shqiptaret nuk kane me se çte humbasin perveç Shqiperise.A do te lejojne (Ata,shqiptaret)qe te çbehet Ajo(Shqiperia)?
n.q.se ka nje koalicion me I Meten c’fare tu themi familjareve te te vrareve te 21 janarit,po ndodhi kjo pra koalicioni PS-LSI Edi Rames do ti dalin si lugeter 4 te vraret naten ne gjume e do te cohet i lajthitur nga gjumi…
Zaloshnje po s’e cove ne gjyq ate frok cupin mos dil ne skenen politike te Shqiperise,do ngelesh nje burrac.
Jo mor burre,nuk eshte nga ata Zaloshnja! Pse ne gjyq,me mire ne kafe me Cupin dhe jane perseri shoke,ndoshta me ndermjetesine e se motres ish antare e PD…
Po ku kane burreri keta qurrace more!
realisht o zoti zaloshnja sali sulltani eshte bere i padurueshem.Por ju aty ne Tirane nuk kuptoni dot realitetin politiko demografik ne baze.
per hir te se vertetes populli eshte bere inekzisent.S ka mundesi fizike te reagoje sepse eshte aq i lodhur e i sfilitur si te jete ne gjume letargjik.Gjysma jane ne emigracion . Militantet e partise ne pushtet jane ca halldupe sahanlepires e qe i mbajne uturakun pushtetit qe ne fakt per qytetarin ka vdekur e eshte thjesht nje kufome e pambuluar Keshtuqe revolta eshte e pamundur
edhe kthimi i lsi majtas eshte absolutisht i pamundur sepse ata jane aq te zhytur ne korrupsion sa qe ska lume e det qe i lan. Nuk shpetojne dot nga mekatet e 8 majit e te 21 janarit kestu qe majtas ata prfundojne atje ku meritojne e ku u takon te rrine. Kete do ta pershendesin edhe nderkombetaret.Ne kete situat rrotacioni duhet kryer ne aleance me faktore te tjere qe realisht jane konkrete por duhen grupuar pas nje ristrukturimi te kujdesshem. Nese e majta nuk fiton me diference 10 perqind Berisha i manipulon fare lehte sic beri ne 2005, ne 2009 me 8 maj etj bile hapur ne mes te dites ne sy te nderkombetareve per te cilet ai nuk pyet fare sepse e di qe jane thjesht figurante edhe ata si mjeshter qe eshte i ka lyer nga pak me graso e vaj qe te mos i kercasin rrotat qerres sepse te gjithe e dine se gomarin e nxjerr nga balta
Nuk ka zgjidhje per Shqiperine ,per sa kohe eshte Berisha gjalle dhe me pushtet! E vetmja ZGJIDHJE eshte,nje AVNI RUSTEM !
nje koalicion i ps me lsi do tregonte qe te pakten grupi parlamentar i ps nuk ka moral ne politike.se pd e ka treguar imoralitetin e saj qe ne vitin 1994.
Artikull numurash; i pa shpirt.
XHEMA !