Populli ndryshon tekstin e këngës: “Shqipëria po ndryshon”

17 Mars 2012, 22:33Blog TEMA

Nga Kledian Lula 

Në vitin 2009, “kukuvajk-djalli” Sali Berisha “kompozoi” dhe këndoi me daulle çjerrëse këngën: “Shqipëria po ndryshon”. Kanë kaluar 3 vjet që prej atij muaji korrik 2009, kur Saliu u rikthye në pushtet duke kënduar në çdo cep e majë pallati, në çdo majë peme e përrua fshati, këngën “Shqipëria po ndryshon”. Kjo këngë gjëmoi gjatë gjithë fushatës elektorale, madje deri sa përfundoi ndarja e posteve të larta dhe vendeve të punës në pushtetin e PD. Që prej asaj kohe, kënga e Sali mashtruesit nuk po dëgjohet më. Por na kujtohet që çdo militant dhe “intelektual i pavarur” i PD që kërkonte vend pune kishte vendosur si melodi zileje të telefonit refrenin e këngës: “Shqipëria po ndryshon”. Madje aq komike u bë kjo puna e këngës së Saliut nëpër telefona, makina, dumdum, zetora e karroca kuajsh, sa ata që shkonin për të kërkuar vende pune në PD, kur ishin tek zyra e “shef” Flamur Nokës që çonin “CV”-të, porositnin që më parë shokët e tyre t’u bënin zile telefoni pa pushim, me qëllim që të dëgjohej melodia e këngës, që “shef” Flamuri të bindej se ata ishin ushtarë të PD e besnikë të Saliut. Ata që janë futur në punë vazhdojnë e mbajnë akoma atë melodi si zile telefoni dhe patjetër që nga halli, do ta mbajnë deri sa të jetë PD në pushtet. Ndërsa ata që nuk u futën dot në punë e mbetën të pakënaqur nga mashtrimet e PD, kanë vendosur si melodi për zilen e telefonit të tyre këngën tallëse: “O Sali hund Pinoku/do ta hash si Ndoc Rroku…”.

Megjithëse“Sali Pinoku” e përjetoi edhe me këngë ndryshimin e Shqipërisë nën udhëheqjen e tij, tani pas 7 vitesh shikojmë që nuk ka ndryshuar Shqipëria, por ka ndryshuar teksti i këngës. Ja si po ia këndojnë Saliut shqiptarët sot në vitin 2012, këngën e vitit 2009: “Shqipëria po ndryshon”

 

Si ishte kënga në vitin 2009:

Titulli: “SHQIPËRIA PO NDRYSHON”

 

Eshtë një thirrje që na zgjon

Eshtë një dorë që na drejton

Eshtë një ritëm që na kërkon:

Shqipëria po ndryshon!

 

Rruga jonë s’ka kthim

Preke botën i lirë

Me ne të gjithë fitojnë

Jehona le të vazhdoj

 

Një motiv që na frymëzon

Fëmijë e të rritur afron

Dashuri nga shpirti që buron

Për një Shqipëri që po ndryshon

 

 

 

REFRENI 2009:

Shqipëria po ndryshon

Eshtë një rrugë që na bashkon

Eshtë një ëndërr që na fton

Eshtë e ardhjma që premton

 

Eshtë një komb që sot beson

Eshtë një rrugë që na bashkon

Eshtë një ëndërr që na fton

Eshtë e ardhmja që premton

Eshtë një komb që sot beson

Shqipëria po ndryshon

 

 

Si ka ndryshuar kënga në vitin 2012:

Titulli: “SHQIPËRIA KËRKON SHPËTIM”

 

Eshtë një gjuhë që na mashtron

Eshtë një mafie që na drejton

Eshtë një bandë që na pengon

Shqipërinë po e bllokon!

 

Rruga e bandës nuk ka kthim

Mafia po vepron e lirë

Qeveria zhytur në krim

Shqipëria kërkon shpëtim

 

Shqiptarë, pse nuk lëvizim?

Ta mbrojmë Atdheun tonë

Thika e mafies dhe tradhtisë

Jetë dhe kufij po kafshon

 

REFRENI 2012:

Shqipëria jonë po shitet

Nga një dorë e zezë tradhtie

Eshtë një bandë që po na vret

Eshtë e ardhmja që po vdes

Eshtë një komb që po humbet

Eshtë tradhti që duhet ndalur

Në mjerim na kanë kallur

Na kanë vrarë, vjedhur e tallur

Është një djall që po shkatërron

Vendin në humnerë po e çon

Eshtë e sotmja që thërret

Eshtë e ardhmja që po pret

Rrugë tjetër, jo nuk ka

Ta shpëtojmë nga këta…

17 komente në “Populli ndryshon tekstin e këngës: “Shqipëria po ndryshon””

  1. Doni me thone qi nuk na doli gjo ene ky maloku jone me drejtue nji ket shtet? Po nuk ka faj Doktori, kena faj ne qi thelle ne shpirt jena tan kamunista, ju them une ju

    1. Shkodrani says:

      Tekstin e ndryshuar do ta kendoje vete berisha ne 22 mars ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/210/saliberishashakira.jpg/

    2. detijon01 says:

      ti o komunis , ma komunist se doktorr adhamudhi “yt” nuk ke iden me te vogel , se çfar eshte demokracia!prandaj hapi syt dhe meso para se te pergjigjesh!!!

  2. tomori i beratit says:

    Shqiperia vertet do te ndryshoj dhe kjo mbasi sali berisha TE DALE PERPARA DREJTESIS PER KRIME KUNDER SHQIPETAREVE.

  3. raimondi says:

    Kenga ka te drejte ne ato qe thote , por problemi eshte qe nuk eshte tradhetar vetem Berisha , por edhe opozita

    –Se nje opozite patriotike do i ngrinte njerezit ne protesta per tradhetite e Sales, mirpo kjo opozite nuk e ben kete —

    Atehere kur pushteti ben akte tradhetie dhe opozita nuk thote asnje gjysem fjale ……!!!!

    Atehere cfare opozite eshte kjo ?-Keshtu qe del vetvetiu pergjigja :….Opozita eshte njelloj si pushteti

    1. iliri leeds says:

      po ik ore se na lodhe koken duke sha opoziten ske byth me u ngrit kunder saliut dhe merresh me opoziten ik tek ai spahiu jot se do ta shohesh ca do i bej saliut sa te te marre voten

  4. Genti says:

    Autori i ben lemsh datat dhe ngjarjet, p.sh. shkruan se ”kanë kaluar 3 vjet që prej atij muaji korrik 2009, kur Saliu u rikthye në pushtet..”’
    Dihet nga te gjithe – besoj edhe nga vete autori – qe Saliu u rikthye ne pushtet ne vitin 2005 (me sloganin me duar te pastra), ndersa ne vitin 2009 siguroi mandatin e dyte me patericen qe i dha Ilir Meta.

  5. Tirana Re says:

    malok i piset dhe qesharak vucidoli..vetem po ti shtypesh koken maloket rrine urte

    1. Horri i bulevardit says:

      Tamom ashtu esht, ne kohen e atij emershuarit, nji polic rrinte ke ura Milotit dhe skishte byth maloku ta kalonte ate ure, se nji pytje i bojte polici, qe dhe pisqollen e kishte pa fishek, ku do shkojsh, ne Tiran ja priste maloku.
      Ca pune ke ntiran ti or lum miku, i thoshte polici
      Du me ble ca fanellat dhe kundra, ja kthejte maloku
      Ke mor leje ke sharrat se ke lon punen, i thoshte polici
      I mora leje brigadierit, ja priste maloku
      Ku e ke lejen dhe jo nga brigadieri, por nga drejtori
      Ma tha me goj, ja priste maloku
      Ske leje kthehu mrapsh dhe mos te shoh mo ktu, i thoshte polici
      Si urno shoku shef, ja priste maloku dhe u kthejte mrapsh, nga kish ardhur.
      Kjo ka qen situata, ai ka qen burr i poshter, por i njifte aq mire poshtersinat sa ja u kish von kufinin ke thana, jo vetem ramizve dhe mikeve, por sallinjte i kishte ne vend te qenit, sic ka Obama qenin e vete, ashtu kishte Enveri qenin e vet me emrin Sali dhe malokve ja u kish von kufinin ke ura Milotit dhe skish byth maloku ta kalojte at ure, pa leje dhe pa e morr vesht ai emershuari, qe ktyre kafsheve ja u ka pas dit kaptinen, prandaj njonin e bojte kominist, njonin e bojte spiun dhe kengtar me cifteli dhe te tretin e bojte armik dhe ja rraste sa krahu.
      Domethon ne cdo tre malok, dy ishin puntor partije dhe i treti ishte burgaxhi me license, qe sot o i perndjekur, por kishte dhe shume raste qe edhe malokun e trete ate burgaxhiun, atje ne burg, ja msojte literaturen e spiunit dhe shume nga keta u bon ma spiune se spiunet e partise.
      Kjo eshte historia e malokut qe dojte me kalu uren pa leje.

  6. Treviso says:

    Organet drejtuse te pushtetit si te djathte e te majtet ika kapur semundja e kanserit. çdo vend pune shikohet me partishmeri.Nuk behet fjale per vende pune po te mos jeshe partiak.Semundje e pa sherushme.
    Dhe pas ndrimit te pushtetit semundja eshte brenda ne parti.Duhet nje pune emadhe per ta ç’rrenjosur kete semundje.Ne Shqiperi zgjidhen partite per te drejtuar dhe jo individe te zote e te paster nga ndergjegja.Ne shqiperi nuk eshte izoti ai qe eshte i pasuru me te padrejte.Ato qe jane pasuru me zotesi kane nje diference shume te madhe
    me ato qe jane pasurue me pa te drejte.Njeriu i pasurue me zotesi mund te zgjidhet ne organet drejtuese.

  7. qypi says:

    MERCENARET
    Shqiperia po ndryshon
    Sa mbare prape, po shkon
    Jashte tokes Shqiperi
    Jetojne me shume
    Shqiptare
    Brenda truallit te saj
    Eshte plot
    Me mercenare
    Jetojne si parazite
    Kafshoren nga goja
    Ja marin popullit
    C’do dite
    Jemi viktima te frikes
    Qe saliu ka ne palce
    Per kete mekat te tij
    Ja mer popullit
    Edhe parate.

    Qypi

  8. labi nga Kanadaja says:

    Nje qeveri qe therret forcat ushtarake te huaja per te shpetuar vendin dhe ketij urdheruesi me vone i besojme drejtimin e vendit eshte vetem populli shqiptar. Nuk ka asnje vend te botes te kesaj cudie. Edhe neve mire te na behet se keto qeveritar nuk kane qeverisur asnje here por vetem kane sunduar gjithmone. Te habit fakti se si kjo qeveri po sundon nen hunden e botes se perparuar dhe qesh me ne, e me shume qesh me popullin se thote ceshte ky popull kaq i urte kur sundohet kaq barberisht.

    1. Rani says:

      Po çmendurirat nuk kane mbaruar kurre ne vendin e çmendur. Njerezit kane harruar se ne 1997 erdhen ushtri te huaja per te mbajtur rendin se nuk ishim te afte ta mbanim ne, shkurt nuk kishim shtet, nje turp i papare ne Evropen moderne dhe qe populli injorant dhe idiot shqiptar e ha me buke duke rehabilituar Sali Berishen dhe duke i dhene prape frenat e qeverise. Te gjitha ça shkruajne gazetat jane broçkulla pa vlere dhe analizat nuk jane te nevojshme se shkaku i kesaj çmendurie dihet, injoranca kolektive e pashembullt e shqiptareve qe i ka çuar deri ne kete dite qe s’kane bythe ti bejne asgje te çmendurit te cilit i besuan shtetin qe po i shkel me kembe dhe tallet me ta prej 22 vjetesh. Shkurt muhabeti edhe ata qe kane dale jashte nuk kane ndryshuar shume ne menyren e te menduarit qe te ben te mendosh se keta njerez kane mangesi gjenetike ne dallimin e te mires nga e keqja edhe pse ndodhen neper vende ku shteti e ka emrin “shtet”.

  9. SALI says:

    kengen e perpunuar,kete te dyten,shumefishojeni dhe shperndajeni ne cdo tubim.let jete thirje per bashkim,thirrje per kushtrim,thirrje pet rrezimin e te keqes.

  10. MARIO says:

    Kur do vdese ky kok-shpulla, se nuk ja shof dot turinjt, me perzien stomakun.

  11. Horri i bulevardit says:

    Shqiperia po ndryshon
    Me sallinjte po gjemon
    Me shpellar e zagare
    Me Saliun kumandare

    Shqiperia po ndryshon
    Me gardiste e garipe
    Me Xhoze e ballinjte
    Me Paloke e Mersile

    Shqiperia po ndryshon
    Me shitje e alleshverishe
    Me vrasje e gjemime
    Me Gerdec e Shkelzen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje