Cilët janë faktorët e interesuar për Maqedoninë? Janë vetë bullgarët e Maqedonisë (maqedonët), janë shqiptarët e Maqedonisë, është Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Greqia, Serbia dhe Turqia si fuqi rajonale, e SHBA si superfuqi botërore?
Maqedonët?!
Maqedonët e ballafaquar me problemet me Greqinë nuk kanë ndonjë interes që të hapin front edhe me shqiptarët. Qasja e tyre ndaj shqiptarëve, në dy dekadat e fundit, përkundër problemeve të vazhdueshme dhe atyre të trashëguara, ka pasur trend të vazhdueshëm përmirësimi. Pavarësisht që ekzekutorët e këtyre krimeve janë të rinjtë maqedonë, ka pak gjasë që prapa tyre qëndrojnë forca politike maqedone apo shërbimet inteligjente të Maqedonisë.
Shqiptarët e Maqedonisë?!
Shqiptarët e Maqedonisë janë viktima të këtyre ngjarjeve dhe është absurde të mendohet se ky mund të jetë akt vetësakrifikues i tyre, që më pas të vazhdohet me ndonjë agjendë politike.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk po tregojnë aftësi të realizojnë të drejtat që ua garanton Kushtetuta e Maqedonisë e lëre më të ndërmarrin ndonjë hap politik që implikon konspiracion, organizim dhe agjendë politike afatgjate.
Kosova dhe/apo Shqipëria?!
Nuk është e besueshme që shërbimet inteligjente të Kosovës dhe të Shqipërisë janë të përfshira në këto sherre. E para, sepse qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk kanë ndonjë agjendë politike as për vendet e tyre e lëre më për Maqedoninë.
E dyta, edhe sikur Qeveria e Kosovës dhe/apo ajo e Shqipërisë të kishin ndonjë agjendë për Maqedoninë, shërbimet inteligjente të këtyre vendeve është e vështirë të besohet se kanë këto kapacitete.
E shumta, shërbimet inteligjente të Kosovës apo të Shqipërisë mund të kenë ndonjë agjent nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë, por jo nga radhët e maqedonëve.
Natyrisht, një operacion i tillë incidentesh nuk do të mund të realizohej nga asnjë shërbim inteligjent i kujtdo shteti pa pasur agjentët e vet nga radhët e vetë maqedonëve.
Bullgaria?!
Do të ishte po ashtu jologjike që të mendohet se shërbimet inteligjente bullgare qëndrojnë pas këtyre sherreve. Bullgaria është e interesuar që Maqedonia t’i largohet ndikimit serb dhe t’i afrohet atij bullgar. Në këtë kuadër, sherret e maqedonëve me shqiptarë nuk janë aspak interes i Bullgarisë.
Amerika dhe/apo Turqia?!
Agjenda amerikane lidhur me raportet shqiptaro-bullgare, përkatësisht raportet Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Bullgari, është më se e qartë. Dy dekadat e fundit të politikës amerikane në Ballkan kanë treguar se sa i rëndësishëm është stabiliteti i Maqedonisë për SHBA-të.
Në këtë kuadër, Amerika ka sakrifikuar një aleat shumë të rëndësishëm për të – Greqinë, duke e njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, gjë që mund të konsiderohet flakareshë diplomatike Greqisë nga ana e SHBA-ve. Lirisht mund të thuhet se përmirësimi i raporteve shqiptaro-bullgare gjatë dy dekadave të fundit është rezultat i synuar nga politika amerikane.
Pozicioni turk në këtë kuadër është plotësisht sinkron me atë amerikan.
Greqia?!
Faktori tjetër, Greqia, ka interes nga sherret e plasura kohëve të fundit në Maqedoni. Por në disfavor të tezës se shërbimet inteligjente greke qëndrojnë prapa incidenteve të fundit shkon fakti se kapacitetet e tyre në Maqedoni duhet të jenë tejet të kufizuara.
Raportet greko-bullgare kanë qenë tradicionalisht armiqësore. Këtë frymë e bartin edhe bullgarët e Maqedonisë (maqedonët) të cilët nuk u sunduan ndonjëherë nga grekët. E shumta, shërbimet inteligjente greke mund të kenë rekrutuar ndonjë shqiptar të Maqedonisë dhe atë jo në mënyrë direkte, por përmes njerëzve të shërbimeve inteligjente greke nga Tirana. Natyrisht, këto kapacitete mund të kryenin punë nëse shqiptarët e Maqedonisë do të sulmonin maqedonët, por jo e kundërta.
Serbia?!
Faktori i cili ka interesin dhe agjendën por edhe kapacitetet e duhura për të shkaktuar sherre të tilla në Maqedoni është Serbia.
Serbia e ka sunduar Maqedoninë nga viti 1912 deri më 1992, me përjashtim të kohës së dy luftërave botërore (1914-1918 dhe 1941-1944) kur Maqedonia u nda mes Bullgarisë e Shqipërisë. Për këto mbi 70 vjet, Serbia ngriti kapacitetet e veta të inteligjencës që mbetën pothuaj të patrazuara edhe pas pavarësimit të Maqedonisë.
Maqedonia, për dallim nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Kosova, u pavarësua nga Serbia pa luftë. Le që edhe në këto vende që luftuan me Serbinë, strukturat inteligjente serbe mund të thuhet se u dëmtuan, por nuk u zhdukën tërësisht, madje në Bosnjë e Kosovë ngelën shumë të forta.
Për më tepër, shërbimet inteligjente të Serbisë janë të pranishme jo vetëm në mesin e maqedonëve, por edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Shtrohet pyetja, atëherë, përse spiralen e dhunës në Maqedoni e nisën me veprime të maqedonëve e jo me shqiptarët, përgjigjja është se kapacitetet e tyre ndër maqedonë mund të jenë më të fuqishme se ndër shqiptarë.
Motivi: Veriu i Kosovës!
Motivi direkt është fakti se tani po vjen në agjendë çështja e Veriut të Kosovës. Sherret eventuale në Maqedoni i komplikojnë punë aleatit kryesor të Kosovës – SHBA-ve.
Megjithëkëtë, duket se pritjet e shërbimeve inteligjente të Serbisë dolën të gabuara. Thjesht, ngase shqiptarët e Maqedonisë hëngrën dajakun dhe ulën kokën, nuk e vazhduan spiralen e dhunës, e cila do ta gëzonte së tepërmi Beogradin.
Pse ndodhi kjo? Mos vallë shqiptarët kanë arritur vetëdije aq të lartë politike sa të mos bien në grackat e Serbisë?
Jo, por thjesht, klasa politike e shqiptarëve në Ballkan, si dhe elitat mediale të tyre, duke u servilosur deri në skajshmëri ndaj amerikanëve, kanë zhvilluar shqisa shtesë që nuk i lejojnë t’i nevrikosin amerikanët.
Pra, është shqisa e servilizmit të shqiptarëve që nuk i lejon t’i nevrikosin amerikanët dhe jo vetëdija e lartë politike, interesi i komunitetit, kombit apo të kuptuarit e interesave amerikane në rajon, që fatbardhësisht akoma janë koherente me interesat e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë.
Sa bukur shkruani ju shqip zotëri Spahiu, dhe sa dhembje e madhe është për ne shqiptarët e ndershëm që të kuptojmë se ju dëshironi që të merreni me politikë dhe jo me atë që kombi ynë ka nevojë më së shumti për njerëzit intelektual sikur ju!
serbet dhe sllavet grekofon nuk po lozin mire shah.
He pra, kush?
http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/
ky spahiu esht nji agjent i rendomte turk ..vetem kaq asnji lidhje ska ky maskara me shqiperine apo shqiptaret..
Z. Spahiu, ajo kengetarja maqedonase qe na urren ne gen neve shqiptareve dhe kendon me aq mllef per zhdukjen tone, nuk e besoj se eshte serbe e as kendon serbisht, por gjuhe te paster maqedonisht. Serbet duan Veriun e Kosoves dhe kane per ta marre, pa patur nevoje per nje konflikt te armatosur shqiptaro-maqedon. Shqiptaret mund te marrin Presheven dhe te behen faktor per shperberjen e Maqedonise. Shperberja i sherben Greqise. Pra shikojeni lepurin tek Maqedonia e Greqise.
Po s’ka lidhje ma asnje sherbimm sekret –Ka lidhje me faktin qe sllavo maqedonasit kane urrejtje te pafund per ne –Dhe ata vete nuk duan nje bashkejetese me shqiptaret -por duan te jetojne te vecuar
Sllavo maqedonasit nuk duan as te bashkohen me Bullgarine dhe nuk duan as shqiptaret –
-Ata duan nje shtet te paster etnik te perbere vetem nga etnia e tyre
—-Ndaj shqiptaret ne Shqiperi dhe Kosove duhet te angazhohen ne ndihme te vellezerve tane shqioptare ne Maqedoni ne menyre qe , meqense
ata
nuk duan te jetojne me shqiptaret matehere edhe ne ti ndihmojme shqiptaret e Maqedinise ne luften e tyre kunder sllavo-maqedonasve
–Keshtu qe shqiptaret e Maqedonise te marrin pjesen e tyre ne Maqedoni
dhe te shkeputen nga Sllavo maqedonasit , duke u bashkuar me Shqiperine , dhe mbyllet ky muhabet njehre e pergjithemone
Me duket bindese analiza! Serbise i intereson te ndeze nje zjarr te “vogel” ne Maqedoni, qe me pas ta perdore per Veriun e Kosoves!
shume shkrim i dobet
po e perseris nuk ka maqedoni te Shkupit.KA GOLEMA ALLBANIA GOLEMA BLLGARIJA DHE GOLEMA GERCIJA
hajde poliglot hajde… jepi, jepi, se me tipa si ti do behet Shqiperia. Lum kush do rroje, ta gezoje…
Ne bot nuk ndodhi aksidetet Politike te natyres ala Maqedono Sllave RASTESISHT, ktu testohen Forcat e veta Poitike Sllavo Maqedonet dhe Porcat Politike te Shqiptarve te Maqedonis dhe Provokohen Vendet e Rajonit dhe Kancelarit Nderkombetare.
Pranvera Ballkanike po afrohet-ne duhet te jemi shum ne Korrent te Ngjarjeve,ase se te mos Injorohen edhe varjantet Tjera ,edhe Violente, po nuk prejashtohet se Forcat Nderkombetare Relevante do dalin ne Sken kur duhet te Vuje situata qe mundet te bisedohet per nje ZGJEDHJE Pranuara te Fqinjeve-Ndarja ne asnje menyr nuk Prejashtohet e Maqedonis Sllave,si do ta ndajn Bugaria ,Greqia dhe Serbia nuk e dim, por duhet Shpet ne ti mbrojm Tokat Tona Shqiptare ne ket shtet ne Shthurrje,ke edim se duhet ta Bejme ne rastin e Par te Konfliktit.
As nga ky nuk mora vesh gje!
Konflikt I cuditshem.
Nuk kuptohet se ku duan te dalin maqedonasit nga kjo perplasje e re me shqiptaret mosreagimi I te cileve me duket me shume si habi e tyre.
Nderkohe t’i trajtosh maqedonasit si naive apo lehtesisht te manipulueshem nga te tjeret, thene ndryshe budallenj, me duket pa vend pasi ata kane 20 vjet qe ia dalin presioneve te atyre qe I rrethojne cka deshmon qe Jane te zote.
Mbetet te presim zhvillime te tjera qe te marrim vesh ndonje gje…
sa keq qe nuk shiten mend tek camet