-Disa juristë të rinj argumentojnë profesionalisht arsyet pse Ilir Meta duhet të çohet sërish në gjykatë-
A eshte mbylluar ceshtja “Meta”? Kjo ceshtje perceptohej qartesisht si e mbyllur shume perpara se te merrej vendimi nr. 8 dt. 16.01.2012 i Gjykates se Larte, e aq me pak sot, ka dyshime se kjo ceshtje mund te jete e hapur.
E megjithate pertej kesaj pritshmerie mbi kete ceshtje, eshte me interes te behet kjo pyetje, por akoma me me interes te marr pergjigje nga ana profesionale dhe institucionale.
Pra, a eshte mbyllur ceshtja “Meta”?
A ekzistojne hapesira ligjore-proceduriale, qe Vendimin nr. 8 dt. 16.01.2012 te Gjykates se Larte te jete i cenueshem dhe per rrjedhoje te kete nje proces te ri gjyqesor per ceshtjen “Meta”?
Cili eshte organi qe do bente te mundur rihapjen e ceshtjes “Meta”?
I vetmi organ qe mund te gjykoje mbi vendimin e Gjykates se Larte, me pasoje te mundshme prishjen e tij, mbetet sigurisht Gjykata Kushtetuese.
Pavaresisht faktit qe Gjykata e Larte ne ceshtjen ne gjykim ka gjykuar si nje gjykate e shkalles se pare, vendimi i saj eshte i formes se prere dhe perfundimtar. Kushtetuta e Shqiperise nuk ka parashikuar ankim ne nje shkalle te dyti gjykimi per keto lloj ceshtjes, ku subjekte procedimi jane kryeministra, ministra, deputet etj.., por megjithate, si cdo vendim tjeter i Gjykates se Larte, apo organi tjeter procedues, kushtetuta ka krijuar mundesine dhe hapesiren qe vendimet e ketyre organeve te goditen per antikushtetutshmerine e tyre ne Gjykate Kushtetuese.
Ne nenin 131 te Kushtetutes parashikohet rrethi i vendimarrjeve te Gjykates Kushtetuese dhe nga kjo dispozite del i qarte fakti se ne gjykaten kushtetuese, vendimi nr. 8 dt. 16.01.2012 i Gjykates se Larte, mund te goditet duke shfrytezuar parashikimet e pikes “f” te kesaj dispozite. Dispozite kjo e cila parashikon se cdo individ mund ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per shkelje te te drejtave te tyre kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor.
Menjeher pas leximit te kesaj dispozite, natyrshem lindin dy pyetje: 1. Kush eshte individi te cilit i jane shkelur te drejtat e tij kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor dhe qe do mund te legjitimohej per t’ju drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe 2. Cili element i procesit te rregullt ligjor, si e drejte kushtetuese themelore ne nje gjykim, eshte shkelur?
Eshte krejt e qarte qe me vendimin nr. 8 te Gjykates se Larte, e vetmja pale e “humbur” ishte Prokuroria e Pergjithshme. Si rrjedhoje eshte Prokuroria e Pergjithshme e vetmja pale e interesuar per te goditur vendimin e gjykates se larte, per te pasur mundesine e rihapjes se ceshtjes dhe provimit te akuzave te ngritur nga ajo. Por a mund te perfshihet Prokuroria e Pergjithshme si person juridik publik, ne rrethin e atyre qe neni 131 germa “f” e Kushtetutes i perifrazon si “individe”, qe te mund te legjitimohet ne berjen e nje ankimi?
Sigurisht qe po. Termi “individ” i parashikuar ne dispoziten e mesiperme, nuk ka kuptimin e nje personi, nje njeriu, nje personi fizik, qe zhargoni yne i perditshem njeh, por nje kuptim shume me te gjere se aq. Vete Gjykata Kushtetuese ka njohur dhe mbajtur nje qendrim te tille me vendimin nr. 14 te vitit 2009, ne te cilin shprehet se: …Ankimi ne Gjykaten Kushtetuese per shkeljen e tyre (parimeve procedurale kushtetuese) mund te paraqitet nga cdo subjekt duke perfshire ketu edhe personat juridik publik….nisma per nje gjykim kushtetues nuk kushtezohet nga karakteri i personit juridik, publik apo privat, por nga natyra e pretendimeve qe parashtrohen”.. Referuar ketij qendrimi te gjykates kushtetuese, kuptohet qarte se Prokuroria e Pergjithshme legjitimohet plotesisht ti drejtohet gjykates kushtetuese si nje pale ne proces te ciles i eshte shkelur e drejta per te pasur nje proces te rregullt ligjor.
Po cila e drejte pjese e procesit te rregullt ligjor i eshte shkelur Prokurorise se Pergjithshme ne ceshtjen “Meta” dhe a ben pjese kjo e drejte e shkelur ne “natyren e pretendimeve” qe do mund te parashtroheshin nga nje person juridik publik sic eshte prokuroria per ta legjitimuar ate ne nje gjykim ne Gjykaten Kushtetuese?
Me nje te lexuar jo shume te vemendshme te vendimit te gjykates se larte, konstatohet me shume se nje here, se nga ana e kesaj gjykate i eshte mohuar Prokurorise se Pergjithshme e drejta per te qene e barabarte ne paraqitjen e provave dhe parashtrimit te argumentave, me palen mbrojtese te te pandehurit, duke u cenuar rende ne kete menyre nje parim baze procedurial per garantimin e nje procesi te rregullt ligjor, sic eshte ai i barazise se armeve apo ndryshe parimi i kontradiktoritetit.
Në gjykimin penal, si akuza ashtu edhe mbrojtja e të pandehurit gëzojnë garanci të njëjta e të barabarta procedurale dhe ndërhyrja nga gjykata ne menyre te pabazuar ne ligj ne garancite proceduriale te paleve, sjell drejpersdrejti nje proces te parregullt ligjor, nje vendimarrje te deformuar e per rrjedhoje nje vendim te cenueshem.
Pa u zgjatur shume ne hollesite e vendimit te gjykates se larte, konstatohet se dy kane qene nderhyrjet me renda te gjykates se larte, ne te drejten e prokurorise per te parashtruar provat e saja te marre ne menyre te ligjshme dhe per te provuar ne baze te tyre akuzen qe ajo kishte ngritur ndaj ish zv/kryeministrit te shqiperise.
E para dhe me e renda nder dy keto nderhyrje, qe determinoi me pas dhe deformoi plotesisht vendimarrjen ne kete proces gjyqesor, duke i hecur mundesine prokurorise te shprehet nepermjet provave te saj, por njekohesisht duke i hecur mundesine gjykates qe te marre nje vendim te bazuar ne prova, ishte nxjerra e pavefshme dhe e paperdorshme respektivisht e vendimit per caktimin e eksperteve te huaj dhe akti i ekspertimit i hartuar nga keto dy ekspert. Mosmarrja e ketij akti ne shqyrtim nga ana e gjykates, per rrjedhoje mos venia ne bisedim mes paleve e konkluzioneve te nxjerra nga ana e eksperteve te huaj, me argumenta krejtesisht te pabazuar ne ligjin procedurial penal, perben ne thelb cenim te rende te parimit te permendur me lart. Ate te barazise se armeve ne mes paleve ne nje proces gjyqesor.
I vetmi argument i perdorur nga shumica e anetareve te kolegjit te gjykates se larte (duhet permendur se gjyqtari A.Dvorani ka qene kunder ketij vendimi) eshte se caktimi i eksperteve nga ana e prokurorise se pergjithshme eshte bere ne kundershtim me ligjin procedurial penal dhe konkretisht ky kolegj permend faktin se ekspertet duhet te caktoheshin nepermjet rrugeve institucionale ndershteterore. Ky argument i perdorur nga shumica e kolegjit nuk gjen asnje mbeshtjetje ne ligjin procedurial penal shqiptar e per rrjedhoje e kthen kete vendim te ndermjetem te gjykates ne nje vendim te paligjshme, me pasoje heqjen e mundesise prokurorise per te paraqitur para gjykates dhe neshtruar debatit gjyqesor proven e saj kryesore. Ky vendim i ndermjetem i gjykates, i amplifikon akoma me shume pasojat e tij ne dem te pales akuzuese, kur shikohet se ekspertet shqiptar te caktuar nga gjykata, praktikisht nuk kane mundur ti japin asaj asnje lloj pergjigje kategorike, ne ndryshim nga ekspertet e huaj te cilet (pamvaresisht pergjigjes afirmuese apo jo) kane dhene pergjigje te sakta dhe te qarta. Ne kete menyre gjykata jo vetem i ka hequr ne menyre te paligjshme prokurorise mundesine e perdorjes se nje prove mjaft te rendesishme, por nuk ka mundur qofte dhe formalisht as te riparoje kete te drejte, te cenuar rende qe ne fillim te procesit.
Shkelja e dyte e gjykates ne drejtim te cenimit te se drejtes se prokurorise per te patur te drejta te barabarta me palen tjeter ne paraqitjen e provave, ishte edhe mospranimi si prove i DVD-s se emisionit Top Story me argumentin se kjo prove ishte krejtesisht e panevojshme per ceshtjen ne gjykim. Perseri mospranimi i kesaj prove, pamvaresisht fuqise provuese te saj, me nje konkluzion i cili duhet te dilte pasi kjo prove te mund te merrej e shqyrtohej nga gjykata, tregon qartazi nje paragjykim te ketij trupi gjyqesor dhe nje cenim te se drejtes kushtetuese te institucionit te akuzes per te paraqitur provat e saj dhe nenshtruar debatit gjyqesor ne funksion te provueshmerise se akuzes se ndertuar nga shteti ndaj ish te pandehurit Meta…
Si konkluzion del i qarte fakti se dy vendimarrjet e gjykates te cilat deklaruan të pavlefshme disa akte procedurale dhe përjashtuan nga shqyrtimi ne menyre te pabazuar disa prova te prokurorise, të cilat ishin, respektivisht, të vlefshme dhe të nevojshme për objektin e të provuarit, kane sjelle një hetim gjyqësor jo te plote, te deformuar, aspak bindes, kontradiktor dhe ne shkelje te hapur te parimeve te rendesishme kushtetuese qe kane te bejne me garantimin e nje procesi te rregullt ligjor.
Rregullimi i ketyre te metave, qe kane te bejne me aspektet proceduriale te ketij gjykimi, nga Gjykata Kushtetuese, do garantonte nje proces te rregullt ligjor, te padiskutueshem nga palet dhe publiku e per rrjedhoje shume me te besueshme fajesine apo pafajesine e ish zv/kryeministrit te Shqiperise.
Kesisoj edhe vetë Ilir Meta e bashkë me të politika në kete vend do te ishte me e qete.
Ahahhahahaa. O juRRiste te rinj. Ikni nxirrni ndonje lek mos rrini gjithe diten ne kafe po lereni Ilirin ju. Ruani Edin mos e rrasin brenda mbas 2013-tes ehehhee
Prap me Liken keta qamunistat o Qerimo? A se kane kuptu qi nuk le hajdut shteti me u fut ne burg Doktori? Bur plak osht po o tu majt sikletet e gjithe gjyqeve.
bravo QERIMO ja more frymen kamunistave.
Meqe ra fjala emrin ku e len noten ti se mos ta vjedhin
hallall ju juristet e rinj. merrni frenat ne dore e mos kopjoni prinderit tuaj
Do te ishte mire qe keta juriste te rinj,qe analizojne si me lart,te beheshin te njohur per identitetin e tyre.
Si eshte e mundur qe Prokuroria te pranonte te futej pa arme ne procesin e gjykimit te mega-kusarit ilir meta??????Si ka mundesi qe gjithe atyre njerezve qe punuan per nje vit,tu shpetonte thelbi i armes se akuzes???????Nuk e pranoj dot si paaftesi.
Pse e njejta arme(videoja) mjaftoi per pretencen e ylli pangos,per kater minuta???????E prova e metes nuk vinte nga studente,por nga vete kabineti qeveritar.
Pse “eksperti”amerikan i qeverise mjaftoi per ta quajtur vrasjen e Kosta Trebickes si aksidentale,kur kete nuk e pranon as sot,qofte edhe nje njeri me dy pare mend???????Per procesin e metes nuk mjaftokan dy pale eksperte,angleze e amerikane,te paguar me taksa shqiptaresh!!!!!
Shkeljet e procesit meta(tejet ordinere) duken si te kolisura me “konsensus” te paleve,Gjykate e Larte Prokurori.
Falenderoj keta juriste te rinj.
Pyesni Nanon se si mund te arrestohet?
http://imageshack.us/photo/my-images/837/nanoforpresident.jpg/
o Qerim,qenke si ky ka.. im,o cope mishi por pa sy…
Une mendoj se Ilir Meten do ta fusin ne burg
Pse e them kete gje ?
Sali Berisha thjesht kete person e ka si nje kukull ne duart e veta qe do ta flijoje kur ai te vendose
Meqenese PD i ka humbur shume kredibiliteti ne popull , dhe meqenese arriti te mbyll çeshtjen Gerdeci ku ishin te inplikuar pjestare te familjes Berisha, rasti Ilir Meta eshte nje shans ne duart e Sales per te vene Drejtesine ne Shqiperi
Thjesht Ilir Meta do te hidhet si nje limon i shtrydhur kur ti vije ora
Me kete gje Saliu permbush dhe nje nder 12 kriteret e BE dhe keshtu ka nje argument te fuqishem qe po lufton korrupsionin
Te gjitha keto gjera edhe Ilir Meta i din shume mire prandaj rrin si i dhjere se ka frike nga bota pertej hekurave
ARESTIMI I TIJ DO TE ISHE SHPRESEDHENESE PER SHQIPTARET
Futja ne burg e kokelopes Meta nuk eshte se do zgjidhte hallet e ketij vendi. E shumta qe do sillte ndoshta do te ishte ikja e nje plehu si ky nga politika, po kjo pak gjasa ka qe te ndodhe. E rendesishme eshte reformimi real i krejt sistemit te kalbur te drejtesise,qe duhet thene se eshte pushteti me i korruptuar dhe deformuar ne kete vend.
Ende nuk kam degjuar nga opozita dhe z.Rama si e mendojne zgjidhjen e kesaj te keqeje ne te cilen heret apo vone perballet cdo qytetar.
Shume mire ka jurist te afte , te rinj e te pa kompromentuar,prokuroria paska te drejte – gjykata kushtetuse ketu eshte ne pune ,bukur ,te vendose drejtesia drejtesi sido qe te jete ajo por te jemi te qete te gjithe bashke me I.Meten se keshtu i duket Ilirit sikur ja u ka hedhur.
a mund ta fusi ne burg hajduti hajdutin? po ata jane shoke ideali (vjedhja) o njerez a nuk kuptoni se ku po jetoni?