Shuajtja e një njeriu të madh

12 Mars 2012, 01:11Blog TEMA
Shuajtja e një njeriu të madh

Perikli Sheti

Nga Pëllumb Kulla – Zef Mosi

Dy dite më parë, këtu në Nju Jork, pas një sëmundje të gjatë dhe të mundimshme të mushkërive vdiq kirurgu i shquar Perikli Sheti, i lindur në fshatin Vuno të Bregut në vitin 1932.

Zoti Perikli Sheti meriton këtë lajm dhe vëmendje publike në atdhe dhe në truallin amerikan për veprimtarinë e tij të gjërë dhe të suksesshme në fushën e mjekësisë, për vlerat e tij të jashtzakonshme në atë fushë, për miqtë e tij të shumtë tej e mbanë hapësirave ku janë përhapur shqiptarët e veçan për ata që ruajnë mirënjohje të pakufishme në rastet kur ai i ka prekur ata me bisturinë e tij magjike.

Por Perikli Sheti meriton këtë nekrologji të dhimbshme dhe si rast për të sjellë në dukje një karakter të jashtzakonshëm, në një jetë të pasur me dritëhije, me përkrahje të forta dhe me goditje ambicioze të fuqishme, me ledha dhe me trajtime të pamëshirshme, që janë pasoja të padiskutueshme të një karakteri të fortë në një shoqëri që karakteret i desh të uniformizuar në shkretëtirën që kish emrin Shqipëri enveriane.

Perikliu ishte i pasur në pasione, ishte këmbëngulës në arritjen e synimeve të tij. Djali vunjotas e fitoi pjekurinë në Tiranë duke kryer aty shkollën e mesme dhe duke punuar herë si çirak këpucari e herë si shërbyes në ca dyqane private zarzavatesh. Falë ca notave pozitive në rekuizitat e tij politike, aq të domosdoshme në ato kohëra, Sheti siguroi një bursë studimi të lakmueshme për në Moskë, në qendrën e Perandorisë. Pakënaqësia në këtë kënaqësi ishte se e drejta e studimit në Universitetin e Moskës ishte dhënë për në fushën e gjeologjisë teksa Peroja dëshironte me ashk atë të mjekësisë. Është e rrallë dhe një shëmbull prekës, përpjekja e tij dyplanëshe duke studjuar paralelisht në të dy fakultetet që pengonin njëri-tjetrin. Në fund të vitit të pare, pushimet verore ai ia fali Fakultetit të Mjekësisë duke dhënë aty teste dhe provime aq sa krijoi përqark rrethin miqësor dhe bindjen që ai do të jepte më shumë po ta braktiste gjeologjinë. Përfundoi studimet për mjekësi në mënyrë të shkëlqyer dhe u kthye në Tiranë me kredenciale të arta. Pas dy vjetësh pune në pavionët e kirurgjisë, ai u rikthye në Moskë për një gradë shkencore edhe më të lartë, përsosje që i mori dhe tri vjet të tjerë studimi, praktike dhe profesorati në fakultetin nga pat dalë.

Sirenat nisën këngën. Të huajt që lidheshin me Moskën u vunë në dijeni mbi talentin e veçantë dhe ende pa mbaruar aspiranturën, dy tre oferta të rëndësishme perëndimore trokitën në dyert e Perikli Shetit.

Por Peroja ishte një shqiptar nga ata kokëshkretët. Ndërkohë ishte bërë komunist i thirur nga ca sirena të tjera me këngë idealiste atdhetare dhe nuk desh ta ndërronte Shqipërinë me asnjë vend tjetër.

Jepte mësim në Universitet e Tiranës, kryente operacione të një vështirësie të lartë dhe sidomos rrezatonte talent dhe devocion të jashtzakonshëm për profesionin e tij. Tregojnë se një studente e një herë deshi të dinte se çfarë dashuronte profesori më shumë… E menjëherëshme përgjigja e tij: “kirurgjinë dhe … një vajzë!”

Dhe dashurinë ndaj vajzës së zgjedhur e trupëzoi në një lidhje të gjatë deri sa dha frymën e fundit para syve të saj të pikëlluar. Kozara, bashkëshortja e tij i dhuroi dy fëmijë të cilët më vonë këtu në truallin amerikan i dhuruan dhe ata nipër dhe mbesa.

Duke lënë këtë kapërcim kohor mënjanë duhet thënë se sukseset e Perikliut në fushat e dashurisë që përmendi u bënë të rrezikshme, pasi vlerat e mëdha të njeriut sjellin gjithmonë dhe rreziqet më të mëdha. Kozara ishte e papërshtashme “komunistikisht” për një njeri si Perikli Sheti. Presionet për t’u shkëputur nga e fejuara “me biografi atërore të prishur revizioniste” shfaqën shënjat e para të papërkulshmërisë dhe natyrën rebele të kirurgut të talentuar. Ky motiv zyrtar për ta larguar nga mejdani i kirurgjisë së lartë ishte fuqizuar së tepërmi nga motivet e pabesa dhe të fshehura të ambicieve profesionale.

Kështu Perikli Sheti u dërgua në Elbasan dhe operacioni i pare atje ishte martesa me Kozaren.

Pastaj vijoi puna e tij e përkushtuar në Spitalin e Elbasanit, vijuan ndërhyrjet e suksesshme kirurgjikale, dyndjet në kërkim të dorës së tij, pacientat e Bregut që nuk shkonin më të trokisnin në Tiranë, por në qytetin në “kërthizë të Shqipërisë”. Kushuriri dhe kolegu i tij kardiolog, Kristaq Pavli që nuk rrinte pa e vizituar Peron sa herë vinte në Nju Jork, kujton episode të shumta të luftës së egër që i bëhej, të ndërhyrjeve të tij të magjike kirurgjikale. Doktor Pavli tregon sesi gjatë një operacioni kirurgu ynë pati një shpërthim hemoftizie për shkak të sëmundjes së tij shumë të hershme të mushkërive, – nga e cila edhe vdiq, – dhe ai nuk u tërhoq pa e mbaruar punën që kish filluar. Piro Mani, si shok i brezit të tij, me njohje të hershme që nga vitet e gjimnazit, duke pirë me të kafe në lokalet italiane të Kuinsit, i kujton natyrën rebele dhe i përmend sidomos një episod nga vargu i ngacmimeve për shkak të kushteve politike në përkeqësim e sipër. Piroja që peshkon ngjarjet spektakulare me aromë të “Pamjes nga Ura” tregon se si acarimi në një kafe të Elbasanit degjeneroi në gjaksim: doktor Sheti paska lënë kafenë përgjysëm dhe me një shishe aty pranë e ka goditur provokatorin. Pastaj qetësisht telefonon në spital t’i dërgonin ambulancën për një të aksidentuar, paguan kafenë dhe vërejtjes së banakierit se e pat lënë filxhanin përgjysëm i thotë “ nuk kam kohë, se do të shkoj ta qep atë plagën që hapa”

Trajtimi i egër politik, privimi i fëmijve nga të drejtat e studimit preknin shumë ndjenjat prindërore të zotit Sheti. Ndaj i zhgënjyer nga jeta ishte nga të parët që emigroi familjarisht në fillim në Itali e përfundimisht në ShBA.

Rastësisht, falë një artikulli në një revistë kaliforniane, me të dhëna nga të kaluarat shkencore të Moskës, ku zihej në gojë dhe emir i doktor Shetit, u bë e mundur që ky të mbyllte jetën në praktikën mjekësore në Nju Jork Universiti Hospital me autoritetin e pacënuar të një mjeku me përvoja të largëta por gjithsesi, me merita të padiskutueshme.

Ikja e mikut tonë Perikli Shetit na le një pikëllim të thellë, por na kujton se duhet të jemi fatlumë që gëzuam miqësinë e tij.

 

 

35 komente në “Shuajtja e një njeriu të madh”

  1. BUJAR HASANI says:

    I pa harruar emri dhe vepra e doktor Perikli sheti,ngushellimet e mija familjes dhe te aferme!

    1. Te Lumte Pellumb KULLA; je si gjithmone penemprehte dhe mjafte koherent per gjithcka. Ne Shqiperi dhe kudo tjeter neper Ballkan+Europe+Amerike e gjetke ku ka shqipfoles e shqiplexues te ndjekin ne cdo shkrim tendin, rebelimin dhe embelsine tende, artistin dhe ironikun aty ku duhet. Si nje i njohuri yt i hershem dhe mik gjithashtu qe nga realizimet televizive ne TVSH me skenaret tuaja; Te Pershendes dhe te Uroj gjithe te mirat, sepse e meriton me njerzillekun dhe aftesine artistike e profesionale qe ke; dhe ke dhene per Median + Letersine + Artin Shqipetar.

    2. evriviadhi says:

      Perikli Sheti Vdiq!? Nuk është e vërteeë. Njerëz si Ai janë gjithënjë mes nesh, se thjesht shpërngulen në një banesë tjetër, ku mblidhen vetëm të pavdekshmit : Perikliu “banon” tani në Panteonin e Përjetësisë. Nuk ishte vetëm kirurg me “duar të arta”, por mbi të gjitha ishte patriot i madh. Në qershor të vitit 2006, kur shkova për pak ditë në NY, erdhi të më takojë. Nuk mund të haroj fjalët e tij në çastin e ndarjes : “E di ç’do të dëshironja tani ? Të isha në Himarë me ty, të shëtisnim buzë detit, të isha paranë bashkafshatarëve të mi në Vuno.”
      O Perikli i shtrenjt, pedagog dhe miku im, sa ishe në Shqipëri, u munduan të të mposhtin dhe të shkaktuan, cmirëzinjët, shumë dhimbje. Si më the një ditë në Spile, kur të fola edhe për hallet e mia ? “O Evriviadh,kur ishe i vogël, në ç’pemë hidhje gurë për të marrë fruta,-te ajo me kokra apo pa kokra ? Natyrisht te ajo me kokra.Ndaj dhe të ligjët e ziliqarët neve do godasin e jo gomarët.” Ke zënë rrënjë në zemrën time. Himara nuk do të të harrojë kurrë.Evriviadhi Goro

  2. roland says:

    Zoti e ndjefte dhe ngushullime te gjithe familjes per doktorin qe pervec cigares ne gojen e tije nuk mori njeri ne goje gjithe jeten e tije.Ai rrojti dhe nderroje jete me dinjitetin e tije.U prefte i qete dhe e kujtofshim gjithmon.

  3. adriana mustafaraj. says:

    …se pari shpreh ngushellimet e mija per familjaret ite ndjerit ,doktor perikliut …nuk e njof ,por duke lexuar nekrologjine e tij ,nder dhe respekt pa fund per emrin e mire qe ka lene !kur shuhen njerez te tille dhimbja ka dhimbje tjeter !te mos vleresosh meritat e nje njeriu te tille ne kohen kur duhet bere ,kjo do te thote se doktori qysh athere ka filluar te vdes !….por kane qene duart e tija te arta qe njerzit qe ka operuar dhe ju ka shpetuar jeten ,i kane falur dite nga ditet e tyre !..e pa harruar qofte kujtimi i tij nder vite …flm

  4. raimondi says:

    Edhe ne kohen me te eger te diktatures nuk ka pasur kaq shume politizim dhe
    lufte te felliqur klasore sac kundermon kjo nekrologji e rendomte per nje
    doktor te nderuar dhe te respektuar

    -Sic duket kete menyere te shprehuri ka pasur parasysh populli yne kur ka nxjerre shprehjen domethenese :…. nuk i vishen qenit breke..

    ___I shpreh Ngushellimet me te sinqerta Familjes dhe gjithe te dashurve te doktorit te nderuar
    R.I.P.

    1. Shqiptari says:

      Te pakten dikush u kujtua te shkruaje Dicka. Edhe ti po te duash mund te postosh nje Nekrologji tek Tema dhe ata besoj se do te ta botojne. DO ishte me “fair” se sa paragjykimi qe ke shprehur.

      1. Po Nekrologjine e Sali Berishes seshpejti (ZOTI e dhente sic i ndodhi Xhinxhicit apo edhe me keq e me me shume me vete) dhe shpurres se tij biologjike e politike kush do ta shkruaj…lind pyetja??? Me siguri Serbet e Fazllicit dhe Mafia Rajonale e Nderkombetare qe e perkrah neo Diktatorin e Shqiperise te rrije ne pushtet me dhune+vrasje+ vjedhje qe nga 1990/91.

    2. Zana says:

      Se pari, Ngushellime familjes per humbjen e Njeriut te tyre te dashur.

      Se dyti, drejtuar
      “raimondit”,
      Cdo fjale ne kete shkrim eshte me se e vertete pa i ndryshuar asnje presje. Perikli Sheti, megjithese vinte nga nje familje e mire sipas standarteve te kohes, ishte “kokekrisur” dhe u trajtua si kokekrisur, por asnjehere nuk e uli koken dhe nuk e ndryshoi personalitetin e tij. Ngeli gjithmone nje vunjots kryelarte, dhe nje njeri me integritet. Nuk eshte mire te behen komente kuturu pa ditur te verteten.

    3. duro says:

      Ishte pikerisht ajo lufte klasore qe luajti me fatet e jetes se mijerave njerezve ne Shqiperi,e per pasoje u be pjese e biografise tyre,sigurisht duhet hequr nga qarkullimi e te mos politizohet me sepse nuk u pelqen qeneve qe ndruan breket

  5. Robi says:

    Me keqardhje i shpreh familjes Sheti ngushellimet e mia me te ndjera.Kam patur fatin ta njoh Dr.Perikliun dhe per kete njeri kam nje konsiderate te larte.Dhe jo vetem une , por kushdo qe e ka njohur ne Elbasan nuk mund te flase,vecse mire per te.Ishte i vecante si njeri.Te rrinje me te ishte privilegj sepse perfitoje nga ana intelektuale e njerezore,por edhe te hapeshin hoizonte qe, ne ate kohe ishin tabu.Nuk kishte frike qe te kritikonte e ironizonte sistemin politik.Kjo,kuptohet, e demonstronte tek njerez qe u besonte dhe ne kete drejtim ishte njohes i mire.Gezonte nje respekt te tille ne Elbasan sa qe edhe kur te zellshmit e nomenklatures i sajuan nje akuze per ta hequr qafe e ne vend te tij te vihej i biri i Jashar Mezelxhiut,mund te them me krenari per elbasanasit e mij, se bene ate qe ai gjyq ‘politik’ i stisur te deshtonte.Ishte pikerisht deshmitari(‘i detyruar’) i akuzes qe e mbrojti.Akuza ishte per mitmarrje,sepse si disident qe ishte nuk kishin asnje prove,prandaj perdoren kete,ryshfetin,demek.Dhe kishin gjetur nje ‘deshmitar’ duke shpresuar se duke qene ky(deshmitari)me biografi te keqe , do bente lojen e partise.Dhe,ishte e jashtezakonshme ‘deshmia’ e ketij deshmitari: Or zoterinj gjyqtare,eshte e vertete qe une i kam dhene dhurata doktorrit,por ato ishin prodhime te bahces sime si,potokalla,limonj,por sikur te isha i pasur do ta peshoja me flori,se ky njeri me shpetoi jeten me opercionin qe me beri,operacion te cilin spitalet e Tiranes s’e moren persiper.Dhe n.q.s. ju do ta denoni kete njeri,une do shes shtepine e do ta mbaj me pula te pjekura atje,ne burg! Ky ishte Dyl Barja.
    Nuk mund ta imagjinoni se cfare pershtypje beri ne popull,ne ate kohe ky gjyq qesharak.Si perfundim ,Perikliun nuk munden ta ‘fundosin’!

  6. Ngushellime says:

    Ngushellimet tona familjes, miqve dhe Vunoit e Elbasanit per nje burre se pari me karakter te forte e nder, i lehte i qofte dheu siper! Tirona

  7. guri shabani says:

    Ngushellime familjareve.
    Ishte njeri me shpirt te madh,cmonte dhe respektonte dhe me te vegjlit.
    Ka punuar ca kohe ne qytetin tim Peqin.
    Shpirti ne Paqe qe e donte aq shume.

  8. Shqiptari says:

    Histori te tilla tregojne se sa injorance na ka drejtuar edhe na drejton. Trajtimi ne kete menyre i njerezve te afte dhe me dhunti e ka lene kete vend te fundit ne Bote. Ngushellime familjes, shpresojme qe femijet te trashegojne talentin e tij

  9. himara says:

    Ngushellimet e mia me te sinqerta per kete patriot te nderuar. Uroj nje udhetim te mbare ne boten a engjejve ku meriton te prehet. Nuk e perkuli dot komunizmi e as plehrat e tij. Dha shpirt ne boten a lire aty ku i takonte.

  10. qemal says:

    ky mjek i talentuar ka shpetuar shume jete,nuk mund te numerohen,nje njeri me kurajo te rralle,jo si shume te tjere qe linin familjen per partine e rehatine,por pati kurajon qe te dorzoje teseren e partise vetem e vetem qe familja qe ai kishte enderruar te ngrinte me vajzen qe dashuronte te behej realitet,…dhe e beri , duke mos pyetur per pasojat qe e pritnin…ti kundervihej partise ne ate kohe ishte utopi,por,doktor Perekliu e beri…prandaj ai ishte nje doktor i madh dhe do mbetet nje njeri i madh…ngushellime familjes per kete humbje te madhe.

  11. flamuri says:

    Fillimisht i shpreh Ngushellimet me te sinqerta Familjes dhe gjithe te dashurve te doktorit te nderuar.Falenderoj zoterinjte Kulla & Mosi qe nderuan nje njeri qe shkelqente me thjeshtesine e tij.Disa fragmente
    te ketij memoriali nga zoti kulla duhej te ishin menjanuar sidomos
    lufta me regjimin.Me e rrezikshme ne ate kohe ka qene lufta e “kolegeve”
    per t’ja futur njeri tjetrit.Cfare te bente sali berisha me tritan shehun
    dhe mehmet elezin ne ate kohe nuk ta bente regjimi.
    i lehte i qofte dheu !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. fluturaku says:

    Ishte njeri i jashtezakonshem,shume i afte dhe fisnik .Kam patur rastin ta takoj dhe ti shkoj ne familje.Njeri i madh.Zoti e ndjefte dhe do i shprehja dhe gruas dhe femijeve te tij ngushellimet me te sinqerta.

  13. ridgewood ny says:

    Nuk ka shqiptar qe nuk e njoh “doktor peren” ne shume lagje te queensit
    dhe vecanerisht ne ridgewood.Cdo njeri ka anen e tij te shndriteshme por
    ka dhe mangesite qe e shoqerojne natyrshen ne jete.Kush e njihte nga afer Perikliun (qe u be per rrahmet) e kuptonte qe ketu ai shprehte fisnikerine e tij nuk i fshihte gabimet apo terslleqet qe te sillte jeta natyrshem
    qofte per faj te te tjereve ose gabime njerzore.Ketu qendron dhe nje gabimet e Pellumb Kulles qe e ka tepruar paksa duke te dhene pershtypjen
    e nje emisioni “heroizmi i popullit tone ne shekuj”.Kush di ndonje te dhene
    per vendin dhe kohen e ceremonive mortore eshte i lutur te jape ndonje ndihmese per xhentilence.
    i pa harruar qofte kujtimi i doktor perikliut.

  14. dimri says:

    Faleminderit Z.Kulla dhe Z.Mosi qe na krijuat mundesine te na njifni me personazhe te tille fisnike, qofte edhe pas vdekjes se tyre.
    Te tille NJEREZ na bejne te mendojme dhe te shpresojme se virtyti, ndershmeria dhe forca, jane akoma pjese e pandare e qenieve njerezore. Dhe eshte fakt i padiskutuar qe njerezit e medhenj jane edhe specialiste dhe profesioniste te medhenj.Jetojne ne kete bote per te dhene shembuj te shkelqyer, te pozitivitetit dhe talentit.
    I lutemi Gazetes Tema, te shkruaj per keto personalitete me shpesh edhe kur jane akoma ne jete.
    Ngushellimet me te thella bashkeshortes dhe femijeve.

  15. Esmeralda says:

    Shpreh ngushellimet e mia per familjaret, kam pasur rastin ta njoh nga afer si doktorin dhe gruan e tij Kozaren, ishin me te vertete te mrekulluashem.

  16. duro says:

    Kirurg duar arte,noblese fisnikerie,karakter i pa perkulur.Njeri i madh,ky ishte Perikli Sheti
    Ngushellime te sinqerta familjes
    Njerez te tille me bejne te ndjehem krenar per vendin e popullin tim.

  17. Arben Kruja says:

    Perikli Sheti ben pjese ne plejaden e atyre mjekeve te cilet i sherbyen qytetit te Elbasanit dhe rrethinave me perkushtim dhe profesionalizem. Elbasanasit do ta kujtojne me respekt e dashuri doktorrin e tyre te talentuar ashtu sic kujtojne edhe disa figura te tjera te medha te mjekesise Elbasanase dhe miq te Dr. Perikliut, si Dr. Stiliano Nosi, Dr. Mexhit Kruja, Dr. Sadik Dinci e te tjere. Heren e fundit kam folur ne telefon me Dr. Perikliun vitin qe kaloi. Kujtoi me nostalgji miq e shoke qe ju gjenden prane ne dite te veshtira duke filluar nga im ate. Me vjen keq qe i dhene pas punes, nuk gjeta kohe te shkeputesha per te shkuar ne New York per ta takuar sic i premtova, por do te shkoj medoemos qe ti ve nje buqete me lule ne varrin ku do prehet si shenje respekti per kete mjek dhe njeri te madh. I paharruar qofte emri i tij. Faleminderit “Tema” per artikullin.

  18. Bona says:

    Jam bija e nje mjeku,e nje shoku te ngushte te doktor Perikliut,ne Elbasan.Im ate thonte ,ai eshte mjek ME DUAR TE ARTA.Ngushellimi me i mire per familjen eshte se ai do kujtohet gjithmone nga te gjithe ne.

  19. templari46 says:

    Nderim dhe respekt per kete burre te shquar te Bregut te Detit, dhe ngushellime te sinqerta per familjen dhe njerezit e afert te tij.
    Sa njerez te shquar ka nxjerr ai bregdet i Himares,si askush tjeter ne token shqiptare.

  20. stefi says:

    Jam djali i nje shoku te feminise se doktor Perikli Shetit..te cilet ishin rritur se bashku Ne VUNO..me dhimbje ngushelloj familjaret e tij ne Sh.B.A ,Vuno ,per humbjen e madhe te njeriut te tyre te zemres…Ky fshat i vogel ka nxjerre njerez te medhenje te cilet kane shtuar vlerat e burrerise e mencurise shqiptare..midis tyre jeni edhe JU I NDERUARI DOKTOR Perikliu!!! S.VARFI

  21. ELi says:

    E njoh nga afer Peron dhe kam qene shok i ngushte me te. Shtrohet pyetja te themi te verteten apo ta lejme pluhurin te mbuloje realitetin? Ka qene nje mjek i zakonshem provincial, qefli femrash, qe harroi garxat ne nje pacient i cili vdiq dhe qe doli perpara drejtesise. Viktima ishte nje inxhinier nga rrethinat. Por per hir te reputacionit u denua minimalisht ashtu sic nderhyri nje koleg i tij prane organeve gjyqesore per ta shpetuar. Kolegu kishte relacione me nomenklaturen dhe ishte nje shok i tij. Ishte me te vertete gentleman, i shoqerueshem, shakaxhi, kishte tavolinen e tij ne hotelin ku pinte kafe cdo mbasdite. Tu prefte shpirti ne qetesi o shoku im Perikli

    1. drejtesia says:

      Ju nuk jeni shoku i tij,se ndryshe nuk do flisnit ne kete menyre.Ju jeni nje genjeshtar qe kerkoni te ulni personalitetin e tij per inate personale qe mund te keni.
      Historia me inxhinierin eshte nje gafe. Aspak e vertete.
      Pse sipas jush njeriu nuk duhet te beje shaka dhe te pije kafe.Xhelozia eshte tipari me i keq qe mund te kete njeriu.
      Turp qe e quani vehten shokun e te nderuarit dhe te paharuarit Dr. Sheti.

    2. Buna says:

      E di nga burime te brendshme te Sigurimit. Keto ishin fabrikime te tyret. C’do vere kur i ndjeri doktor shkonte per pushime, deri kur dhe e arrestuan, hapeshin ne Elbasan thashetheme te tilla. Ju jini pjese e asaj makine.

    3. sofo says:

      Jo moj Eli s’ti ha njeri ato mufka,Perikliu kishte shume shoke e miq ane e mbane Shqiperise,te cilet ju ndodhen e ju ndodh ne momenta te veshtira,e ti nuk i perket asaj elite,e natyrisht kishte edhe shume
      armiq te eger, e ti je pikerisht nje nga ata.
      Hapi syte, e shiko komententet e njerezve te ndershem se hipokrizia jote e ulet nuk ja ul dot vlerat Dr. Perikliut.

    4. bregdeti says:

      Eli,ish KERROME PROVINCIALE e sigurimit me masken e “shokut” Nuk i prishet dot reputacioni dhe vlerat Dr Perikliut.Lloji juaj eshte llumi i shoqerise qe kerkojne te hedhin balte mbi njerzit e paster e te zote.
      Te kesh turp.

  22. Hera says:

    ELi… Ose me mire shok I “ngushte” I doktorit! Meqe I dike mire historite mund te na thuash pak emrin e keti inxhinierit? Sigurimi shqiptar I dinte mIre keto gjera. Ashtu sic dinin te kerkonin “evidenc” ne apartamentin e doktorit per ore te tera per krimin “ordiner” te cilin ti e pershkruan kaq bukur.

  23. duro says:

    Z.Pellumb Kulla,Z.Zef Mosi
    Mbasi lexova artikullin tuaj per Dr.Perikliun,edhe njehere tjeter
    shpreh respekt e mirenjohje per vlerat tuaja profesionale. Ne kete artikull spikat kalibri human i cili sigurisht pasqyron edhe vlerat morale intelektuale te autoreve te tije.

  24. Janaq Shënplaku says:

    Dr.Perikliu ishte nje kirurg i madh.
    Une jam 44 vjec por doktorin e kam njohur kur isha i vogel.Ai ka operuar xhaxhain tim dhe ai deri sa vdiq thoshte: Jeten e kam prej dr.Perikliut”.
    Humbja e njerezve te tille eshte e madhe por aq te medha jane kujtimet qe ata lene tek brezat qe vijne.
    Qofte gjithnje i paharrueshem

  25. niko montatori says:

    Rastesisht mesova vdekjen e dr perikliut u hidherova shume te gjithe ne himarjotet qe enjohem ishim krenare per te burra te tille i benin nder te madh krahines sone ngushellime familjes po te me jepet mundesia do shkojtek varri itij dhe doshkruaj dy vargje te huazuara nga xhek londoni ne vepren e tij martin iden comagat. E fatit koken ma pergjaken por dot sma perkulen. Ipa. Harruar. Kujtimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje