Të gjithë e kuptojmë dhe jemi njëzëri dakord, se politika tashmë ka rënë në një batak të pakuptimtë, që vërtitet rreth narcizmit të padronëve të saj dhe servilizmit të tyre ndaj të huajve, që kjo politikë infatile dhe pa moral e dinjitet human, i ka pagëzuar si ndërkombëtarë dhe i ka pajisur e statusin e zotërve të shtëpisë. E ashtuquajtura Politikë e Tiranës zyrtare nuk ka më se çfarë t’i thotë shoqërisë shqiptare, për faktin sepse kjo shoqëri, tash pas dy dekadave, gjendet në një udhëkryq më të trishtë e më të rëndë se para fillimit të viteve ’90. Gremisja e saj, po kërkon forca serioze, që të bëjnë të mundur ndaljen e saj. Kjo përbën emergjencë, kjo përbën detyrën më atdhetare që, Atdheu ynë kërkon sot. Per hir të kësaj kanosjeje, nuk mungojnë as thirrjet për bashkim pa dallim bindjes e krahinash, por kaq nuk mjafton. .. Bashkimi i shqiptarëve, në këto kohë zymtësie, kërkon të përbashktën që na bën të gjithëve bashkë. ..!
Simbolet tona kombëtare, si flamuri e shqiponja, ngjyrat kuq e zi, janë në thellësitë e shpirtit dhe të zemrës së çdo shqiptari dhe nuk mjaftojnë thirrjet, çirrjet dhe përgjërimet për to, apo valëvitja e tyre në majë shtizash e dyfeqesh, kur jetën e shqiptarëve e ka mbërthyer kërcënimi i ekzistencës dhe mjerimi si pasojë e një padrejtësie shoqërore ekstreme. Beteja e përbashkët për drejtësi shoqërore, do të ishte ilaçi i domosdoshëm për të shëruar përçajen dhe ndarjen e shqiptarëve mes vetes. Këtë do të ishte mirë t’a bënte politika! Por, cila politikë? A mundet ky llojë morali dhe kjo politikë e pamoralshme, të luftojë padrejtësinë, që e ka mbjellë vetë ajo?!
Tashmë, edhe vetë ata që e quajnë veten se janë anëtarë të kësaj apo asaj partie, duhet të reflektojnë pas këtij meditimi dhe, pritjeje kaq të gjatë, se a janë vërtetë pjesë e tyre, me të drejta e detyra siç ndodh kudo, kur je pjesë e një familjeje, partie apo çfardo grupim tjetër qoftë. Nuk mund të jetë pafundësisht një abuzim dhe tallje e tillë, ku flitet në emër të tyre, kur bëhen ligje për një klikë që janë komplet jashtë morali e llogjike, ku gllabërohet gjithçka e nuk bëhet asgjë nga ato që thuhen në fjalët e bukura të tyre e të quajtura programe. Shumica e tyre nuk janë as anëtarë, përderisa nuk u dëgjohet as më i vogli sugjerim, pa pyetur se për hallet e shumta që kanë nuk mendon askush nga ata që kanë në dorë fatin dhe jetën e njerëzve. Pas 20 vjetësh, duhet të jemi ftilluar dhe bindur, se partitë janë bërë klane e klika të pështira, që merren me punë që mbajnë erë të keqe. Kjo nuk përbën asnjë faj të anëtarësisë, veçse fyerje dhe ofezë, abuzim dhe ndjesi e njeriut të përdorur në mënyrën më primitive dhe më qesharake. Ndërsa për një popull e shoqëri të tërë të braktisur e të lënë në harresë, është e pafalshme qëndrimi i fjetur e i përgjumur, letargjia e pakuptimtë dhe pritja e pashpresë. Alarmi, kërkon tí drejtohet shoqërisë shqiptare, për zgjim e ndërgjegje të shëndetshme, për emancipim dhe të kuptuarit e thellë të organizimit shoqëror, në radhë të parë dhe realisht si organizim i vërtetë politik, ku produkt i saj të jetë shteti dhe pushteti për njeriun, për qytetarin.
Këta soj politikanësh, alla demokratikas apo gjoja socialistë, nuk njohin gabime e dështime, as nuk i shohin plagët e rënda dhe korrupsionin e tyre, papunësinë dhe pasigurinë, shkeljen e të drejtave njerëzore dhe krimin që godet pamëshirshëm të pafajshmit dhe të pambrojturit, krizën e gjithanshme që rëndon mbi kurrizet e sfilitura të masës së gjerë të shtresave më të nëpërkëmbura të shoqërisë.
As pozita dhe as opozita nuk e çojnë mendjen të analizojnë e të pranojnë defektet dhe gabimet, veçse mbeten të zellshëm ndaj detyrave të Europës, që ajo vetë i ka mësuar t’i quajnë standard, por që nuk janë gjë tjetër veçse mësimi i alfës dhe betës së puthadorëve, për të ruajtur me çdo kusht pozicionet e kësaj politike të kthyer në masazhatore të të huajve.
I vetmi merak, që përcillet edhe sot prej krerëve të tipit padron, Rama dhe Berisha, janë standardet që kërkojnë ndërkombëtarët, detyrat e shtëpisë dhe nxitimi i zellshëm i tyre për t’u shfaqur sa më të pëlqyeshëm në sytë e “Mesisë”.
Për ta asnjëherë nuk ka faje e gabime, veçse defekte teknike dhe njerëz që padrejtësisht janë në opozitë, si më të aftët e më të zotët, për të cilët dhe për karriget e tyre, populli duhet të rreshtohet, të dhunohet e të vritet, në ato protestat e interesave të tyre për një pushtet, që nuk vlen për asgjë, përveçse për xhepat e tyre dhe të klanit që iu sillen përreth, të etur për llokmat e tyre që mbajnë erë të keqe. Bie fjala, flitet e shkruhet shumë për rishkrimin e historisë, doktori nuk përton të mbajë fjalime programatike rreth kësaj teme, por kur vjen puna, mohohet sikur të mos kishte ekzistuar historia dhe jeta jonë kolektive në kohën e socializmit, ku në studime historike nuk sundon fakti historik, por mllefi i çastit, i frymëzuar nga oborret politike.
Përgjithësisht, nuk janë bërë studime të mirëfillta e me mendje të hapur e të qetë, por është folur shumë, kryesisht nga armiqtë e socializmit, nga ata që investuan kontributin e tyre për këtë zhvillim regresiv dhe që janë po ata që i tremben rikthimit të tij.
Në të vërtetë, kanë munguar studimet serioze rreth këtij procesi, edhe pse ka patur tentativa e konkluzione, për shkaqet e rënies së komunizmit që, në fakt, hedhin poshtë disa teza teorike themelore marksiste, duke u nisur nga përfundimi i pa lavdishëm i një praktike të caktuar, pa e ndarë nëse dështimi i kësaj praktike është dështim i teorisë, nga e cila u udhëhoq ajo apo shpërfillje e disa ligjeve universale, që edhe vetë ajo praktikë i kishte në programin e saj teorik.
Edhe këto janë thënë me zë të ulët e me ndrojtje, me turp e frikë në këto 20 vjet, si të jetonim në mesjetën e largët, kur priteshin kokat nga frika e zbulimeve. Të zbulosh gabimet dhe të flasësh për to, nuk është ndonjë shpikje e madhe, veçse dëshirë dhe dashuri, për një Shqipëri të progresit dhe për shqiptarët e shumëvuajtur, që ata të mund të flakin tej perden e hekurt të vetëizolimit, që po ushqen më shumë se kurrë kjo politikë që i do shqiptarët në rresht, të rreshtuar në dy kolona të drejta: pozitarë dhe opozitarë partiakë.
Gjithë kjo panoramë paragjykimi nxitet e stimulohet nga bipartitizmi, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve ndaj plagëve të rënda të tranzicionit, ndaj faktit kokëfortë që vetë sistemi në këtë vend vazhdon të jetë eksperimental dhe të nxjerrë në pah anët më negative të të gjitha traditave demokratike të kontinentit të vjetër.
Politika ka humbur legjitimitetin dhe mbi të gjitha moralin për ta udhëhequr shoqërinë shqiptare dhe kjo nuk është një e metë apo një defekt i rastit, por një krizë e rëndë e mënyrës së të bërit politikë, në një vend ku politikanët dhe politika, për shkak të zullumeve njëzetvjeçare dhe që vazhdojnë, shikohen si djaj.
Politika e shikon qytetarin e këtij vendi jo si një qytetar aktiv, me kërkesa dhe nevoja, me prirje dhe cilësi progresive, me kapacitet intelektual për shndërrimin e vetvetes dhe të shoqërisë, por thjeshtë si votues, si numër në aritmetikën e përdalë të llogarive të përdala.
Politika dhe qytetari aktiv në këtë vend janë të papajtueshëm, pasi qytetari aktiv kërkon liri për të shprehur vetveten, për t’i shërbyer vetvetes, familjes së tij dhe atdheut e kombit në mënyrë dinjitoze, ndërkohë që politika bipartiake, e kërkon atë që të paraqitet me ngut në “llogore”, ndryshe në vend që ta quajë “armik” si dikur, e quan të pa aftë, mediokër, sharlatan, bile mund t’i sajojë lloj-lloj inskenimesh, që ai të dalë “zbuluar’ në punën dhe veprimtarinë e tij.
Kjo shoqëri është zhytur në një kolaps të plotë ekonomik, social, politik, shpirtëror, duke evidentuar një kompleks ngecjesh, për të cilat askush tjetër nuk është përgjegjës në këtë vend, përveç politikës dhe protagonistëve të saj kryesorë, të fryrë e të pompuar, jo sikur të ishin ideatorët dhe projektuesit e kësaj krize, por sjellësit e fatlumturisë kombëtare.
Ky pra është një ngërç shumëplanësh, një ngërç buçitës, deri në këmbanë alarmi. Dalja nga ky ngërç gjithëplanësh, ekonomik, etik, human, psikologjik e familjar, kërkon rrugën e menduar mirë, tamam si në zgjidhjen e një problemi, ku në fillim nxirren të dhënat, bëhet analiza e tyre dhe shtrohen kërkesat që hap pas hapi fillojnë e zgjidhen.
Por a ka kjo politikë mundësinë dhe dëshirën për të dalë nga ky batak ku është vetëzhytur?
Politika e sotme, tashmë 20 vjeçare, ka interesa të tilla, që e bën të pamundur shtrimin për zgjidhje të problemeve që kalon sot shoqëria, në mënyrë të tillë që të zbatojë atë vullnet politik që është në shërbim të zgjidhjeve në favor të interesave popullore e kombëtare.
Pra, ekuacioni dhe ngërçi social është i tillë, që situata konfuze dhe gati tragjike, ka ardhur jo nga ana teknike, jo nga mjetet, as nga shkaqe natyrore, as nga resurset apo teknologjia, por para së gjithash, nga përmbysja e qëllimshme politike, në favor të pakicës që sundon e shfrytëzon shumicën.
Nisur nga fakti, se shoqëria është e organizuar politikisht, në atë mënyrë sa që politika bëhet pjesë e rëndësishme jetësore, edhe zgjidhjet janë e do të jenë politike dhe të domosdoshme që të jenë politike, pasi ndryshe vërtitemi në jerm të plotë.
Reformat politike të fushave të ndryshme shoqërore, ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi jetën tonë dhe cilësinë e saj, prandaj çdo qëndrim indiferent e mospërfillës, është kosto që paguhet herët a vonë.
Ajo që në fakt duhet të paguajë kosto po vonon ta paguajë (jo shumë gjatë dhe jo pambarimisht) dhe kjo është politika e dy oborreve Rozë e Blu, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse na japin mësime demokracie, duke qenë vetë autokratikë dhe fanatikë të pandreqshëm, autorë dhe realizues luftarakë “me duar të pastra” të superkrizës.
Mburrjet e kësaj politike për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të ngushta me bashkësinë botërore, për aleancat dhe miqësinë me Amerikën, Anglinë e Gjermaninë etj… janë një fasadë për të fshehur dështimin, urinë, plagët, papunësinë, stresin ekonomik, krimin dhe anarshinë morale e sociale që po bën kërdinë, duke varrosur jetë e shpresa njerëzore.
Kjo politikë i ka nxjerrë nga fjalori i përditshëm fjalët varfëri e krizë, duke folur pambarimisht vetëm për rritje ekonomike dhe përvoja dhe modele që duhet t’í marrë edhe bota demokratike , si shembull për t’u ndjekur.
*Kryetar i Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
O kryetar i levizjes per drejtesi .Ti dukesh qe ne shkrim qe te shkojn pordhet shtat nga sali berisha dhe si per te qene gjithmon korekt me te ardhmen perdor BARAZIMIN.E krahason njelloj Ramen me Berishen.Eshte njelloj sikur te krahasosh ty si kryetar iLDSh(jo dash shehi) me sali berishen.Sepse edhe ti je kryetar i nje partie si edi rama.E ti o astrit çfar ke bere per Shqiperin.Ke frik prandaj nuk e shkruan te zezen mbi te bardh,dhe ta shkruash me shkronja te medha se :PERSONI QE E SHKATEROI DHE PO E DREJTON SHQIPERIN ME SHPEJTESI DREJT GREMINES ESHTE VETEM NJE DHE QUHET sali berisha.Ke shkruar gjithe kete artikull jo keshtu po ashtu jo e lagu jo se lagu,jo me ra e une i rash dhe ne fund ASGJE.Pra zoti Kosturi populli nuk do shum filozofi por do edhe burreri dhe duhet TI VESH PIKAT MBI -I- Te shkruajtja keshtu si i themi ne popullorçe dhe nuk e bera kete koment per te hedhur balt mbi artikullin tuaj por edhe per te shprehur indinjaten time per ate qe sot po ndodh me ne SHQIPETARET
e ke gabim o tomor, sepse eshte e vertete qe Sala po na ve zjarrin, por zjarrfikesi Edvin ka ikur me pushime…
tomorri beratit.ke degjuar ndonjehere per respekt.sali berisha eshte burre shteti.dhe ta siguroj une qe eshte i afte ta shkruaj dhe te bardhen mbi te zeze.se ka gabuar dikure dhe se ke idene sa ka mesuar.e respektoj se eshte mjek shoku.edi rama duhet te leje drogen ne qofte se do te behet politikan shoku.astrit kosturi.ti tomorri beratit se ke idene e artit te shkruarit ti.shiko foton dhe gjeje kush te duket me i qete shoku.
Ky eshte momenti ku u kapercye kufi arsyeje, logjike dhe e ndau njeriun nga kafsha. vetem lili meta nuk e pati problem, se duhej te integrohej.
Pas ketij momenti cdo gje u cthur, u nxi, u dhje me mut ne politiken shqiptare, dukshem nga te gjithe!!!
http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/