Krizat ekonomike janë një domosdoshmëri për rigjallërimin dhe ristrukturimin e ekonomisë dhe politikës. Janë si update-imet e software-ve dhe reboot-et që ne u bëjmë vazhdimisht kompjuterëve tanë. Kriza më e madhe ekonomike e shekullit XX – Depresioni i Madh i viteve ’29-’30, solli një produkt shumë pozitiv në ekonominë botërore. Ai solli, “de-facto”, rënien e sistemit të pastër kapitalist “lasses-faire” (free market), të inspiruar që në 1680-n nga ministri francez i Financave, René de Voyer dhe detyroi me dhunë ekonomike ripozicionimin e sistemeve ekonomike drejt qendrës. Pavarësisht se Keynes e paralajmëroi që në vitin 1926 në librin “Fundi i Laissez-Faire”, vetëm Depresioni i Madh e bëri këtë realitet. Si pasojë e krizës u ndërtuan sisteme ekonomike më eficiente dhe më njerëzore, që nga “New Deal” i Roosvelt apo korporatizmi italian i viteve ’30 apo dirigjizmi francez i pas Luftës së Dytë Botërore apo sistemet korporatiste të shumë shteteve të fuqishme të Azisë Juglindore, që funksionojnë me një sukses absolut dhe sot që flasim. Këto sisteme, që sot i thërrasin sipas Wilhelm Röpkes e Harold Macmillan – “The Third Way” (Rruga e Tretë), sollën zhvillime të shpejta dhe të qëndrueshme ekonomike. Baza ideologjike e përbashkët e gjithë këtij sistemi me emra të ndryshëm erdhi nga doktrina katolike e bashkëpunimit, dhe jo e luftës midis klasave apo nga pjekuria mijëravjeçare e kulturave aziatike. Për zbatimin e këtij sistemi hibrid midis kapitalizmit klasik e socializmin klasik në vende të ndryshme u përdorën mekanizma ekonomikë e politikë të ndryshëm: p.sh., në SHBA, Roosvelt themeloi Federal Deposit Insurance Corporation, Federal Housing Administration, Social Security System, Securities and Exchange Commission, Fannie Mae etj. Në Itali, Mussolini mekanizmin kryesor të rimëkëmbjes ekonomike kishte “Istituto per la Ricostruzione Industriale” (IRI). Dirigjizmi francez arriti suksese ekonomike duke përdorur “teknokracinë meritokratike” në një seri institucionesh, të cilat bënë që Franca të përjetonte një boom ekonomik 30- vjeçar (1945-1975) me një rritje vjetore ekonomike nga 4,5%.
Por ç’të mirë po na sjell kriza e sotme ekonomike?
Për mua, drita në fund të tunelit tregon dy gjëra shumë pozitive:
a – RENDIN E RI EKONOMIK EUROPIAN
b – LIDERIN E RI TE EUROPES
A – Kriza e tanishme ekonomike zbuloi shumë defekte të shumë ekonomive, që nga ajo amerikane, deri te pikat e dobëta të ekonomive europiane, si mekanizmi i euros dhe mospërputhje të tij me gjendjet e ndryshme të ekonomive europiane e kryesisht të vendeve të ashtuquajtura “PIGS” (Derrat) – Portugalia, Italia, Greqia dhe Spanja.
Kjo krizë në Europë tregoi nevojën e një ridizajnimi të sistemit, një lloji të ri inxhinierie financiare të përshtatshme për kushtet e Europës me shumë shtete. Dhe me ç’po shikojmë, kjo po bëhet realitet. Rrugëzgjidhja e krizës greke e vërteton këtë. Në konceptin klasik, rrugëzgjidhja më e mirë ekonomike për Greqinë do të ishte dalja nga euroja, falimentimi dhe rimëkëmbja e ekonomisë greke sipas mundësive të saj fiziologjike, e jo me “serumet” e paketës së ndihmës europiane. Këtë rrugëzgjidhje do ta përzgjidhnin që nga studentët deri te më ekspertët e ekonomisë. Madje këtë gjë e kuptojnë fare mirë edhe zjarrvënësit e sheshit “Sintagma”.
Por, Merkel e Sarkozy mendojnë ndryshe. Jo vetëm si ekonomistë, por dhe si strategë me vizion. Me masat qindra miliardëshe të shpëtimit të euros, ata nuk po shpëtojnë Greqinë, por euron – instrumentin bazë të rendit të ri ekonomik europian. Nuk arrij ta kuptoj saktë inxhinierinë e tyre ekonomike, mbase dhe ata vetë nuk e kanë përfunduar dizajnimin, por në thelb e kuptoj që euroja është instrumenti më perfekt për të bashkuar realisht Europën e idealeve të De Gasperit, Monnet, Schumman, Adenauer, Mitterand, Kohl etj.
Nuk besoj që unifikimi i Europës mund të arrihet nga ana kulturore. Madje, për mua, kjo do të qe tragjike. Do të qe një mekdonaldizim i Europës. Bukuria e Europës qëndron te diversiteti kulturor. Europa s’do të ishte më e bukur nëse italianët do të silleshin si gjermanë, apo gjermanët si grekë.
Elementi bazë strategjik unifikues – euroja është emëruesi i përbashkët i çdo veprimtarie ekonomike europiane ose interesi bazë i çdo europiani. Mirëqeverisja e euros do të thotë mirëqeverisje e Europës.
Por, duke vendosur protokolle të sakta për menaxhimin e euros, arkitektët e sistemit të ri europian vendosin standarde më të larta ekonomike, politike, legjislative, ekologjike, disiplinë financiare, kulturë pune, mekanizma kontrolli e plane kursimi për vendet pjesëmarrëse dhe kandidate në euro. Nevojën e vendosjes së këtyre standardeve e tregoi më së miri kjo krizë ekonomike e politike, ku shtete si Italia, Greqia, Spanja, qenë të detyruara që të largonin nga drejtimi i tyre drejtues populistë, profanë apo dhe sharlatanë dhe t’ua dorëzonin timonin “teknokracisë meritokratike” me njerëz seriozë të shkencës, si Monti e Papadhimos, që kanë integritetin dhe dijenitë e nevojshme mbi mekanizmat ekonomikë. Besoj se vetëm nëpërmjet mekanizmit – euro vendet më të zhvilluara të Europës mund të nxisin vendet më pak të zhvilluara të Europës, jo vetëm në përmirësimet ekonomike, por dhe ato politike e sociale. Moslënia e Greqisë të falimentojë sipas mënyrës klasike, korrektimet e politikave monetare të Italisë, Spanjës, Portugalisë, por dhe të vendeve jashtë euros, si Hungaria, tregon që “de-facto” mekanizmi i ri unifikues euro po vepron aktivisht. Ky është një zhvillim shumë pozitiv.
Nga ana e arkitekturës, euro është një platformë e hapur shumë demokratike konkurrimi midis ekonomive të vendeve të Europës, por dhe shumë impenjative. Kjo platformë është njësia bazë e një lloji të ri inxhinierie ekonomike me prerje sipas kushteve të Europës, që e forcon shumë ndikimin e institucioneve europiane në ekonominë e Europës dhe rrit nga ana strategjike konkurrueshmërinë e ekonomisë europiane globalisht.
B – Kriza nga pikëpamja e menaxhimit të Europës zbuloi dhe nevojën e një udhëheqjeje të fortë të saj, ndryshe nga tradita e saj me institucione “kolegjiale” jo shumë të forta.
Aleanca funksionale franko-gjermane dhe lidershipi serioz gjerman mbi euron janë faktorë themelorë stabiliteti të euros dhe të Europës. Kjo garanton që Europa po kalon në një maturi të re politike dhe ekonomike me një “software” të ri. Po kalon në rendin e ri ekonomik europian të udhëhequr nga Gjermania.
Dhe ja sa qartë e përkufizon këtë nevojë lidershipi, ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski (gjatë vizitës në Gjermani):
“Unë kërkoj nga Gjermania që për interes të saj dhe tonin të ndihmojë eurozonën të mbijetojë dhe të pasurohet. Ju e dini fort mirë që askush tjetër përveç jush s’mund ta bëjë këtë. Unë mund të jem ndoshta i pari ministër i Jashtëm polak që e them këtë, por ja po jua them: unë i druhem më pak fuqisë gjermane, sesa i druhem mosveprimit gjerman. Gjermania është kombi pa të cilin Europa nuk bën dot”.
Këto fjalë risiguruese nga një rival tradicional i Gjermanisë, tregojnë rëndësinë e lidershipit gjerman dhe besueshmërinë e partnerëve europianë ndaj saj.
Kam bindjen që kriza ekonomike po sjell zhvillime shumë pozitive në sistem dhe në drejtim për Europën e Bashkuar, por dhe për ne afër saj.
美 少女 ラブドール インフレータブルダッチワイフとリーズナブルなダッチワイフの違い
ラブドール 研究時間を1週間節約できたと思いますが、その結果は私が自分で行ったものよりもはるかに明確です。ありがとうございました!!!
Ne,me modelin ekonomik SaliBode, jemi te paret ne Europe! E paskemi problem. Qe te zhvillohemi,duhet te futemi ne krize po nuk po futemi dot!!!
A i lajmeron dot njeri: Suden,Silven, Gjallicen, Popullin? Se SaliBoden dhe LulzimAlimucen i kemi ne krye prej kohesh!
Sa Hipokrizi!!!
Pyetja qe me lind eshte,perse gazetaret nuk mund te shkeputen te behen “tellall” te sistemit ,ne vend qe duhet te demaskojn ata te cilet jan faktor dhe luajn me fatin e popujve?
Pyetja eshte ritorike !
(Reuters) – Germany earned 380 million euros ($502.83 million) in interest on the loans it paid to Greece under the first bailout for the debt-strapped country, according to Finance Ministry documents obtained by Reuters.
http://uk.reuters.com/article/2012/03/06/germany-greece-idUKL5E8E66YS20120306
Po pse cfare pretendon Greqia te marre para falas. Ta harroje, nqs do i falet eshte vetem koha. Parate do i paguaje nje me nje, biles edhe me interesa.
Me fal ore zoteri por me duket se e ke zene mbrapsh kete shkrim.
Une nuk jam specialist por nje gje e di mire:Krizat jane fatalitet i sitemit kapitalist dhe nuk jane kursesi nje domosdoshmeri per rigjallerimin… etj etj. Logjikisht rigjallerimi nuk eshte rezultat i krizes edhe pse vjen pas krizes por eshte rezultat i perpjekjeve te njerezve per te gjetur nje zgjidhje pas krizes sepse kriza eshte e dhimbeshme. Sipas logjikes tuaj, me qe krizat jane te domosdoshme na u dashka qe ne vet ne nje menyre apo nje tjeter te veprojme per stimulimin e tyre me shprese se pas tyre vjen rigjallerimi.Ajo qe synon shoqeria njerzore nuk eshte rigjallerimi pas krizave por gjetja e nje menyre te ndertimit te mardhenjeve ekonomike e ne vartesi te tyre te nje politike qe te siguroj vazhdimin e nje zhvillimi qe perparon me sa me pak reziqe prej krizave dhe jo ta presi shpetimin tek krizat. Kjo teori qe juve katranosni ne kete shkrim me ngjan thuajse identike me teorine e Maltusit i cili i shikonte luftrat si nje domosdoshmeri pêr njerzit dhe jo si nje fatalitet.A nuk perpiqet e gjithe shoqeria ti shmang krizat dhe po keshtu edhe luftrat.Sikur ju te pergjigjeshit JO athere ky eshte kufiri i komunikimit me njerzit normal.
Shoh qe juve keni lexuar shume(ne se nuk beni plagjiature te gershetuar) por as kultura e shumte dhe as pasjoni nuk jane argumenta te logjikshem per te parashtruar nje ide. Ato jane thjeshte, njohuri.