Kaloi më shumë se një javë nga deklaratat publike të deputetit Gazmend Oketa dhe akoma lëvizja e tij politike përbën dhe gjeneron lajm. Divorci i tij politik nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe zyrtarizimi i pjesëmarrjes në ‘partinë e Topit’, krijoi një jehonë të konsiderueshme, ndërsa u diskutua në shumë emisione mediatike me në qendër temat politike, u analizua nga opinionistë nëpër gazeta dhe u shoqërua nga komente jo pak të forta të deputetëve të tjerë të PD-së dhe jo vetëm. Por, pse bëri kaq përshtypje dhe bujë lëvizja e Gazmend Oketës?
Edhe pse Gazmend Oketa ka dëshmuar një mbështetje të dukshme për figurën dhe iniciativat e z. Topi, presidentit të Republikës, deklaratat e tij në “Tonight” të Ilva Tares, shkaktuan reagime në opinionin e përgjithshëm, mediatik, politik dhe publik. Kjo për shumë arsye: Së pari, një deputet largohet nga mazhoranca qeverisëse dhe konkretisht nga PD-ja, duke i hequr ‘një tullë ndërtesës së votave të saj’.
Së dyti, Oketa paraqiti disa pakënaqësi përsa i përket lirisë së shprehjes dhe mungesës së individualizmit në mbledhjet e kësaj partie, gjë që u mbështet – edhe pse me tone diplomatike e të moderuara – nga deputeti i PD-së, Mark Marku.
Së treti, sepse deklaroi pjesëmarrjen e tij në partinë më të re dhe më të diskutuar, e cila – në mungesë akoma të një emri – është pagëzuar me etiketën ‘partia e Topit’.
Por këto nuk janë arsyet e vetme, sipas të cilave lëvizja e Oketës, ka turbulluar shumë ‘ujërat’ e politikës dhe ka shballancuar llogaritë. Arsyet e tjera, më pak të dukshme lidhen me profilin e Gazmend Oketës dhe elektoratin që e mbështet dhe e voton. Vetë Oketa, gjatë emisionit televiziv, nuk harroi të theksonte, se kishte fituar në vitin 2005 (kthesa e madhe për PD-në) në një zonë të vështirë, e cila ishte fituar disa herë radhas nga deputetë të majtë. Kjo tregon se përveç logos së partisë, në këtë zonë fitoi dhe vetë personi, pra Gazmend Oketa, duke mos harruar në që vitin 2005 funksiononte kodi i vjetër elektoral (mazhoritar + proporcional). Lëvizja e Oketës është një veprim i menduar mirë, që do të thotë se elektorati i tij – ajo pjesë e qytetarëve durrsakë që e vlerësojnë dhe e mbështesin – nuk do të jetë më votues i partisë demokratike. Largimi i Oketës, prish balancat elektorale për mazhorancën, sepse kjo balancë është kaq e brishtë sa dhe largimi i një personi të vetëm mund ta lëkundë. Gjithashtu, Oketa nuk është i vetëm në veprimin e tij. Ai la të kuptohej që edhe të tjerë ‘të pakënaqur’ apo ‘të zhgënjyer’, do të bëjnë lëvizjen e tyre.
Arsyeja tjetër e cila mund të krijojë frikë dhe pasiguri politike është bashkimi i deputetëve dinjitozë si Gazmend Oketa me një parti të re të djathtë, e cila do ketë një filozofi dhe strukturë të ndryshme nga Partia Demokratike. Kjo parti e qendrës së djathtë, përveç elektoratit të ri që do tërheqë pas vetes – siç krijon çdo parti e re, do mund të shkëpusë ata qytetarë të cilët janë të djathtë dhe të pakëqur me qeverisjen, apo me frymën që përshkron Partinë Demokratike. Profili i z. Topi, si një njeri i qetë, me personalitet, i cili u përpoq të ‘ishte mbi palët’ gjatë presidencës së tij, krijon premisat për ndërtimin e një partie që do përfaqësojë shtresa të gjera shoqërore dhe që mund të thithë personalitete dhe intelektualë nga e gjithë Shqipëria.
Gjithashtu, momenti që zgjodhi Gazmend Oketa për të bërë deklaratat e tij publike për largimin nga PD-ja, është shumë domethënës. Këto janë ditët kur politikën shqiptare e kanë zënë ethet për zgjedhjen e presidentit. Tani kur mazhoranca duhet të tregojë se është më e fortë se kurrë, se mund të zgjedhë një president që nuk zhgënjen ndërkombëtarët që kërkojnë një president konsensual, por që gjithashtu kënaq kërkesat e Partisë Demokratike për të zgjedhur një president, i cili nuk është ‘i pabindur’ siç u konsiderua aktuali, atomit ‘PD’ i largohet një elektron, duke ndryshuar valencat e tij.
Këto janë arsyet pse lëvizja e Gazmend Oketës ishte një nga lajmet më të rëndësishme të ditëve të fundit, lajm i cili do ketë impakt dhe në ditët e ardhshme, kur beteja politike të ashpërsohet akoma më shumë.
*Pedagoge gazetarie
Jam i majte , por per Gazment Oketen gjithmone kam patur respekt dhe e pergezoj per vendimin qe ka marre ,i uroj sukses ne jeten e tij politike.
GAZMENT OKETA ESHTE E ARDHMJA E SHQIPERISE POLITIKANE TE TILLE I DUHEN KETIJE VENDI ““““URIME NE RRUGEN E NISUR ““““`
BAMIR TOPI GAZMENT OKETA EDUART SELAMI KTO TRE BURRA MUND TA DREJTOJNE ME DINJITET SHQIPERINE PER ATA CKA KERKOJNE SHQIPTARET
GAZMENT OKETA ESHTE MODELI I KULTURES QYTETARE
NUK MUND TA BEJNE SHQIPERINE NJEREZ ME KULTURE DHE SHQIPTARE SI G OKETA B TOPI E SELAMI KTU DUHEN BURRA SI SALI KRIMINELI ILIR HAJDUTI JOZEFINCKA TOPALLINCKA E SHUME NDURSIRA SI KTA ANTI SHQIPTARE
EDHE NE TE MAJTET E DURRSIT DO VOTOJME GAZMENT OKETEN QE E KA PER KRENARI DURRESI QE ZOTI E DHA KETE DHURATE PER NE NE KETE QYTET
gjithashtu!
zoti na ruajt nga “virusi”i achaimerit dhe budallallëkut!
ty të paska zon o lando!
TE MBESHTESIM NE RRUGEN E NISUR Z OKETA FITORJA ESHTE E PADISKUTUSHME
“Nga Joana Kosho*,*Pedagoge gazetarie”
një analizë e shkëlqyer!tipike e “gazetarisë shqiptare”!
gazetari mediokre,jashtë çdo profesionaliteti dhe thjeshtë thashethemexhie!një gazetari komentuese e telenovelave të çorroditura dhe të pakuptimta amerikano jugore!
nuk bëhet anjë analizë për situatën politike dhe ekonomike në të cilat zhvillohet “çështja oketa”!
flitet për lëvizjet e figurave të shahut pa përmëndur se kush do të pëfitojë nga këto!
populli është përmëndur vetëm njëherë në formën e “elektoratit” të majtë e të djathtë dhe asgjë me tepër!vlerësohet ndershmërija dhe personaliteti i oketës!vlersohet si cunami që do të rrëzojë të keqen shqiptare!por harrojnë se AKOMA SOT OKETA DHE ATA TË TJERËT,që do ti bashkohen “cunamit topi”,PO MBAJNË NË KËMBË KRIMIN ME EMRIN BERISHA!harrojnë se këta peersona që do të kalojnë “ylberin nesër”i kanë duart të zhytura në krimin qeveritar shqiptar prej 7 vitesh!këta njerëz janë pjesë mbështetëse e asaj maxhorance që i leu duart me gjak në 21 janar 2011!janë këta njerëz që do të mbushin partitë “shpëtimtare” që akoma po mbajnë një qeveri dhe një kryeministër që nuk lejon të gjykohen hajdutët vip të tij!janë po të njëjetë njerëz që sot po votojnë ligjet që po vendosin sundimin personal të sali berishës!janë po ata njerëz të cilëve po tu kërkosh sot që të votojnë për një votbesim për qeverinë,ata do të votojnë pro saj!sepse atyre u leverdis që të qeverisë krimineli berisha!ata janë një lojë e tij!janë një lojë për zgjedhjet e 13ës!ndryshe nga ajo që propagandohet nga gazetarët tanë injorantë,këto dy parti do ti heqin elektorat OPOZITËS SË SOTME,dhe jo “të djathës diktatoriale” të berishës!tërë ai elektorat i djeshëm i PSsë.nuk është thjesht i saj!është elektorat i të lëkundurve,pa bindje partiake!është elektorat i djathtë i zhgënjyer,mashtruar dhe vjedhur nga berisha!
ky elektorat pas 5 vjet zvarritjesh,mashtrimesh,zgënjimesh dhe dështimesh do të largohet nga PSja dhe opozita aktuale!ky elektorat do të mbështetet në dy forcat e “reja”(të përbërë nga njerëz të vjetër)do të kërkojë shpresën në këto dy forca!humbësit do të jenë:
-shqiptarët në tërësi
-PSja si kryesuese e opozitës së sotme
-lsi e cila do të humbë si “elektorat”dhe privilegjet që i zhvati me dhunë berishës!këtë dhunë berisha nuk do tja falë.ashtu si nuk do ti falë tërë atë fitim të tij që i është dashur të ndajë me lsi-në!
berisha ka për të “fituar”vjedhjet e 2013ës duke patur një alibi dhe mëtë madhe!shpërndarje më të madhe të elektoratit!në rastin më të keq do të ketë një bashkim të tij me dy partitë e reja “antiberishjane”për hir të të “djathtës”alla shqiptare!”alla shqiptare”: do të thotë me të djathtën vidhet më mirë!
si e kam thënë dhe herë të tjera të dy këto parti nuk janë gjë tjetër vetëm se një diversion për zgjedhjet e ’13ës!
miopia e kryesisë së opozitës është dhe në faktin se nuk ka aftësinë për ti demaskuar këto parti “të reja”,këta deputetë “anti berishjanë”!
ata nuk janë në gjëndje të kërkojnë një votbesim për qeverinë!në këtë moment një gjë e tillë do të ishte një bnkëprovë për të gjithë politikën e sotme dhe të ardhme të shqipërisë!
-do të jetë mundësia për të rrëzuar me mjete ligjore e demokratike berishën!
-do të jepte një sqarim për elektoratin në të ardhmen!
-do të tregonte sa të “ndershëm/papërlyer” do të jenë deputetët që “do të shkëputen”nga sali berisha!
-do të tregonte sa “opozitarë/anti berishjanë”janë deputetët e “opozitës”aktuale!
dhe njëherë për pedagogen e trashë të gazetarisë,e cila si 90% e shqiptarëve më shumë inteeresohet për mendimet e ndërkombëtarëve dhe “hyrjen në BE”se për sovranitetin,demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të shqipërisë!brez i tredhur mediatikisht!brez i riidoktrinuar!brez personazh masiv telenovelash boshe amerikanojugore!
ME MIRE VONE SE SA IC FARE …
O Tema!
Ju lumte per kurajon qe tregoni cdo dite!
Njerez si Oketa, Topi etj duhet te kishin dale vite me pare, qe sot te kishte rezultate..
Por me mire vone se kurre…
Kam respekt per ju, por botojeni edhe kete verejtje:
Genti Vlore, Vladimir Shkoder, Sindi, Gjergji Lezh, Landi PS Durres, Lushnja ta fut….
Jane i njejti person: duket nga lloji i shkrimit, gabimet drejtshkrimore, frekuenca kohore, emertimet etj
Komentues si ky , vetem sa i ulin seriozitetin partise se re…
i të njëjtit mendim jam dhe unë!ma morre fjalën nga goja!thjeshtë do të rrosh më shumë!
Shkrimi i juej,si pedagoge e gazetarise, pasqyron gjendjen mjerane te gazetarise sone!! dhe pse:
1.Ju i bane elozhe “jehones te konsiderueshme” dhe jo veprimeve konkrete qe nuk duken kund ne horizont as prej Topit e as prej Oketes dhe as nuk priten dhe prej Markut.
2.Ju ia hiqni tullat partise se pd ne shkrim se ne fakt Oketa tha se votat do t’ia jap Berishes deri ne fund te mandatit,apo jo?
Po vota mbas mandati per ke ka vlere?
Keto qe thoni ju nuk jane analiza politike por vazhdim i lojes se vjeter politike: “jo e lagu e jo se lagu”?
Analistet duhet t’i japin rruge problemit sic ban Mero sot, e jo te meren me sofizma apo analiza qe prodhojne zbrastesi.
Analisti quhet analist se ban zberthimin e te gjithe fenomeneve qe duken e i c’kocit ato dhe pastaj me perfundimin e analizes se tij jep dhe konkluzionin apo sintezen e tij.
Turp perfundimi dhe konkluzioni i juej qe asht se:”atomit PD,i largohet nji elektron duke ndryshuar valencat e tij”????tue i dhane kesaj levizje vlerat e nji reaksioni kimik qi shumica e shqiptareve kujtojne se je tue fluturue ne qiell!!Per ke je tue fole moj zoja pedagoge e gazetarise?
Ulu ne toke moj zoje dhe mos u merr me “kimi atomike ” dhe se me keto shkeputje “elektronesh” dhe ndryshim “valencash” nuk mrrin me shndrrue ngjyren e metalit PD te Sales , as te Topit dhe as te Oketes.
Jane i njajti mall!
Dakort me Anticensure dhe Gjini prej Mirdite!qe partia e Topit sic po i thone,(sa per dijeni keshtu i leverdis Saliut te quhet kjo Parti mire e ka thene Mero Baze),me kete Oketen dhe me ata Deputete dhe ish PDista qe priten ti bashkohen nuk eshte aq e besueshme sac po duket,pervec se nje loje e ndyre ne kurriz te Popullit Shqipetar.Si mund te jete e besueshme thenia e Oketes,ketej i iken PDse dhe po ketu thote qe do te votoj pro PD e Saliut,po si te jet i besueshem K.Spahiu kur perdite po hedh balt me te drejte kundrejt Saliut,e po prap thote qe nuk bej koalicion as me Topin e as me Opoziten,keshtu i bie te jete loje ne kurriz te popullit dhe perseri te jete Saliu ne balle.A thua kaq medioker qenkerkan keta sa ti perdori akoma Saliu edhe pse po i peshtyn dita dites ne publik? Jo nje rruge eshte te largohet S.Berisha