Feti Vogli dhe minatorët

1 Mars 2012, 12:39Blog TEMA

Nga Fiqiri Xibri

Vetëm para pak ditësh opinioni shqiptar u njoh me incidentin e dy ushtarakëve shqiptarë të forcave paqeruajtëse në Afganistan, ku kapiten Feti Vogli humbi jetën. Në ditët vijuese u bëmë të gjithë dëshmitarë të një shpërthimi, sipas meje të pajustifikuar, patetizmi institucional, politik dhe mediatik.

Kapiten Feti Vogli u shpall nga Ministria e Mbrojtjes “Dëshmor i Atdheut”. Presidenti Bamir Topi u ka dhënë familjarëve të tij “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për merita të veçanta. Varrimi i bëhet tek „Varrezat e Dëshmorëve të Kombit“. Një pjesëmarrje në homazhe për t’u admiruar, që nga koka dhe figura të spikatura të shtetit dhe politikës e deri tek trojka e ambasadorëve më të shquar. Institucionet, politikanët dhe mediat lëshojnë pa doganë lloj- lloj vlerësimesh superlative për të, duke e quajtur deri edhe hero!

Me gjithë respektin për të rënin në krye të detyrës dhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, nuk rri dot pa thënë mendimin tim, se i gjithi ky nderim për Voglin nuk është veçse një rast për politikanët, që të bëjnë politikë, të na hiqen patriotë dhe të denjë për NATO-n.

E di se më të shumtit e politikanëve do ta injorojnë këtë qëndrim timin, ose edhe nëse do prononcohet ndokush syresh, do të më akuzojnë për herezi. Por unë megjithatë do këmbëngul, se incidenti me pasojë vdekjen e kapiten Voglit nuk përbën kurrsesi një rast të veçantë për kaq shumë pathos, pasi është thjesht një fatkeqësi ‘në punë’.

I aksidentuari me vdekje gjatë punës, kapiten Vogli nuk ka asnjë dallim nga të gjithë ata mijëra minatorë, që kanë humbur jetën në punë në 50 vjet (vetëm në Bulqizë këto 3 vitet e fundit janë afro 20 minatorë të aksidentuar me vdekje). Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë (apo të tjerë shqiptarë profesionesh të rrezikshme) janë në vëndin e punës që kanë zgjedhur vetë, pa i detyruar kush (paçka se nga halli e bëjnë). Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë e kanë marrë parasysh probabilitetin e lartë të rrezikimit të jetës për punën që kanë marrë përsipër. Si ushtarakët shqiptarë të NATO-s, si minatorët shqiptarë janë të gëzuar që e kanë atë vend pune, sepse ushqejnë familjet e tyre. Minatorët paguhen 18 USD dita, diçka më mirë se profesionet e tjera, ushtarakët e Natos paguhen 100 USD (50 USD po qe se heqim parapagesën e korrupsionit), pra shumë më mirë sesa minatorët.

Minatorët përveç rrezikut për jetën përballen përditë me kushte të rënda pune, që u shkaktojnë probleme me shëndetin dhe shkurtim të jetës, ushtarakët jo. Minatorët bëjnë pjesë (jo më kot) tek kategoria “A” në specifikimin e profesioneve, bashkë me pilotët dhe polumbarët, ushtarakët jo. Pra minatorët duhet të ishin më të privilegjuar në paga, trajtim social, pensione etj. ndërkohë që ndodh e kundërta. Etj.

Sipas përkufizimit gjuhësor, as ushtarakët e as minatorët nuk mund të quhen dëshmorë, pasi dëshmor quhet «ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut». Si ushtarakët, si minatorët do mund të përfshiheshin në përcaktimin

përkufizues «ai që fal jetën për të mirën e popullit dhe atdheut», vetëm nëse togfjalëshin “fal jetën” do ta zëvendësonim me “humb jetën”.

Ky është një lapsus në përkufizim, mund të më thotë dikush. Jo. Këtu nuk ka kurrfarë lapsusi. Ka dy raste, kur dikush që humb jetën, e meriton emrin dëshmor. E para: – Kur dikush gjatë pjesëmarrjes së tij vullnetare në një veprimtari dhe i nxitur nga ideali i tij «vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore». E dyta: – Kur dikush, i cili paguhet për ushtrimin e një veprimtarie, gjatë së cilës në rrethana të caktuara kushtëzohet arritja e objektivit me sakrifikimin e jetës, me vetëdije të plotë dhe i nxitur nga ideali i tij «fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut».

Humbjen e jetës të të nderuarit kapiten Feti Voglit mund ta quajmë rastësi, pakujdesi, incident, aksident, pabesi apo ku di unë se çfarë akoma, por nuk arrij të shoh këtu asnjë shenjë bindëse për sakrificë, vetëmohim, princip të veçantë moral ose idealist, akt sublim ose heroik. Nuk i jap të drejtë askujt, që të ndjerin Vogli ta quaj thjesht mercenar, ngaqë ai ndodhej në një vend të huaj. Jo, sepse ai ishte aty në kuadër të NATO-s, ku ne bëjmë pjesë. Ama me plot gojën mund ta quaj atë rrogëtar.

Me këtë nuk dua t’i heq askujt të drejtën për të folur për kapiten Voglin ashtu siç e ndjen dhe siç frymëzohet, me pathos apo me superlativa. Me shpalosje respekti apo shpalosje patriotizmi. Këto janë gjëra për të cilat nuk ka etalone matëse. Po  pikërisht pse nuk ka etalone, ndodh shpesh që pas patetizmit fshihet demagogjia dhe hipokrizia.

Ngushëllime familjes! Iu prehtë shpirti në paqe!

9 komente në “Feti Vogli dhe minatorët”

  1. Ramy says:

    saluku nuk le rast ti shpetoje, per ta shfrytezuar per pushtet.
    Analize e ekuilibruar e Zoteri Fiqiri Xibri.
    Minatoret vriten ne miniera per buken e gojes.
    Ushtaraket shkojne ne afganistan per dicka me shume.
    Politika i shfrytezon per qellime perfitimi .

    1. Vlora1912 says:

      … Grua na u prish kandari
      ….Nuk eshte me ai i pari
      Keshtu shkruante çajupi…

      Fiqo te eshte prish kandari me duket, jo ai i çajupit po ai i trurit..
      Ti mor Fiqo thua qe ai nuk ishte mercenar por thjesht me pagese, hajde gjëne ndryshimin këtu..

      Ti ben krahasimin me minatorin, dhe mir ben xhanem… A thua se kur i japin lopaten ne dore apo trapanin minatorit ai Betohet se do ta mbroj atdheun me çdo kusht deri ne vdekje(un vet jam inxhinjer minierash ne pension)…

      Ushtar Vogli nuk ishte aty thjesht per pagese(edhe per ate xhanem se me ate mbante frymen) por me se pari ishte aty si pjes e Betimit te tij ndaj atdheut…. Po pse aq larg do thuash ti Fiqo???

      Sepse mor Fiqo pas antarsimit ne NATO, te cilen e perkrahen mbi 90% e Shqipove, jane shtyre kufijt e Sigurise deri tek ato te Sigurise Kolektive…

      Fiqo ben gabim qe ben krahasime te tilla( me vjen keq, qe kam patur e kam respekt per kauzat e tua, tonat) aq sa duket se thua pse e nderoni kete ushtarin…

      Ndoshta se ke me zemer te keqe, ndoshta ta ka fajin menyra e te shprehurit…

      1. Fiqiri Xibri says:

        Për Vlora 1912

        Do kesh shumë kohë në pension,
        Prandaj të qënka prish kandari,
        Kur ti dot fjalët nuk i peshon,
        Nuk mi bën nder asnjë ushtari.
        Që ti ta gjesh ndryshimin,
        Nga mercenari tek rrogëtari,
        Duhet që t’ja dish kuptimin,
        Por këtu nuk hyn kandari.
        Këtu hyn shumë gjuhësia,
        por s’ësht mjaft vetëm të lexosh,
        Ti duhet që fjalët e mija,
        pikësëpari ti kuptosh.
        Tjetër gjë ësht të betohesh,
        për flamur apo ferman,
        krejt gjë tjetër të flijohesh,
        për ideal, moral apo vatan.

        Po ti o Vlora heroike nuk i kupton dot mirë këto gjëra. Ja po të them unë ty, meqë qënke inxhinier miniere. Që ti kuptosh këto lloj mendimesh, duhet pikësëpari ti ndjesh. Ti ndjesh jo thjesht me tru, por në radhë të parë me shpirt e me zemër.
        Minatorët kanë shkruar një faqe të lavdishme të demokracisë në Shqipëri më 91-shin.
        Por që ta dish ti o inxhinier miniere, ju inxhinierët e minierës(përveç një inxh. Elektrik) u fshehët të gjithë pas fustanit të mamasë dhe më pas vrapuat për poste në qeveri duke valëvitur sakrificat e minatorëve. Ndoshta je edhe ti njëri prej tyre.
        Edhe këto vitet e fundit, që minatorët trima dhe vetëmohues janë rropatur shesheve të protestave, ju inxhinierët përsëri keni ndënjur fshehur, por kur minatorët ta fitojnë statusin e tyre të merituar, ti me shokët e tu inxha, përsëri do jeni të parët që do vraponi të merrni frutet.
        Ku di dhia se çfarë është tagjia. Ku di një frikacak se çfarë është dëshmori ???

  2. arsenali says:

    Një shkrim shumë i drejtë, nuk ra ne krye te detyres por pas nje grindje banale.Informacioni eshte shume i sakte.Respekte.

    1. anticensurë says:

      e mbështes kmentin tënd me citimi e dy kushteve për të qën dëshmor i atdheut,të shkruara nga artikull shkruesi:
      “E para: – Kur dikush gjatë pjesëmarrjes së tij vullnetare në një veprimtari dhe i nxitur nga ideali i tij « vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore ».

      E dyta: – Kur dikush, i cili paguhet për ushtrimin e një veprimtarie, gjatë së cilës në rrethana të caktuara kushtëzohet arritja e objektivit me sakrifikimin e jetës, me vetëdije të plotë dhe i nxitur nga ideali i tij « fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut ».”
      dhe duke ngushëlluar familjen si për humbjen e djalit vëllait burrit ose babait të tyre!
      duke iu thënë që të mos pranojnë talljet e politikanëve tanë të ndyrë që përfitojnë nga fatkeqësitë e tyre,fam.vogli, dhe nga fatkeqsija tonë!që kush me hir e kush me pahir i ka zgjedhur dhe i mban mbi shpinë!

  3. Illo says:

    Artikull i spikatur . Llogjike e plote dhe politese e domosdoshme shprehje . Te qinten e ketij gjykimi duhet ta kishin qeverritaret , por nuk kane as hijen e tij . Qeverrisemi nga njerez me intelekt shume me te ulet se niveli medioker shoqeror . Ndoshta u duhet marrezija , per te mbukluar zullumet Illo

  4. artiles says:

    Si nuk paska more derdimen!

    Minatori vertet ka pune te veshtire, por ne nje fare menyre eshte i detyruar nga kushtet e jeteses, nga mungesa e arsimimit, nga nevoja per te mbijetuar.

    Nuk besoj se ka njeri ne bote qe ka si ender apo sadisfaksion te behet MINATOR.

    Ndersa te jesh anetar i forcave te armatosura eshte nder, krenari dhe prestigj ne te gjithe boten. Dhe per tu bere oficer duhet te studiosh te pakten ne nivelin e universitetit 3 vjecar sot.
    Dhe kur del ne pune je i privuar nga nga disa gjera te cilat cdo shtet mundoet ti kompensoje me forma te tjera. E mbi te gjitha, Deshmori Kapiten FETI VOGLI me jeten e tij i ka sherbyer atdheut, sepse ishte atdheu qe e dergoj me mision. (Mos nenkupto Salen dhe Imamin).

    Respekti per humbjen e jeteve njerezore duhet te jete i njete, por vleresimi nuk mund te behet njelloj ndermjet atij qe i sherben shtetit dhe atij qe i sherben me se shumti vetvetes.

    1. Fiqiri Xibri says:

      Ti z. artiles me duket se qenke ushtarak. Eshte zgjedhja jote, ashtu siç eshte zgjedhja ime te jem minator.
      Ti me te drejte thua se: «…te jesh anetar i forcave te armatosura eshte nder, krenari dhe prestigj ne te gjithe boten.»
      Por e ke teper gabim kur thua: « Nuk besoj se ka njeri ne bote qe ka si ender apo sadisfaksion te behet MINATOR.»
      Dhe une dua te te siguroj, qe une jam edhe me krenar qe jam minator, sesa je ti pse qenke ushtarak. Madje edhe ne 3 te nates te me zgjosh edhe sot, do zgjedh sakaq te jem minator e jo ushtarak.
      I nderuari, ndjese paste, Feti Vogli nuk u dekorua dhe u shpall deshmor pse ishte i shkolluar, as pse ishte oficer. Kjo nuk perben kurrfare parakushti. Keshtu qe eshte krejt e pavend kur me thua se: «…per tu bere oficer duhet te studiosh te pakten ne nivelin e universitetit 3 vjecar sot.» Pa u shtyre asfare me tej e per te thene se ne Shqiperine tone, te kesh sot nje dipllome nuk edhte domosdo prove aftesie apo vlere te veçante.
      Sa per dijenine tende, ne tironcit nuk kemi enderruar kurre per te pasur krenarine dhe prestigjin « per te qene anetar i forcave te armatosura». Jo pse jemi njerez me mungese krenarie, as pse jemi me pak trima apo kemi me pak dashuri dhe ndjenje sakrifice per atdheun.
      Me kete nuk dua aspak te vendos ballanca kush ju e kush ne, pse ju e pse ne, me te mire ju apo me te mire ne, etj.etj.
      Thjesht dua te them se zgjedhja eshte personale ashtu si edhe kendveshtrimet.
      Ti mendon se ushtaraku ka zgjedhur ti sherbeje shtetit, kurse minatori me teper vetvetes. Une mendoj ndryshe, une them se minatori, i cili nga natyra e vet eshte me modest, i sherben shtetit me shume dhe me me devocion sesa nje ushtarak, i cili ne natyren e vet eshte me karrierist dhe i sherben shtetit me teper nga egoja personale per lavdi e karriere.
      Seicili eshte i lumtur ne lekuren e vet dhe eshte e pavend qe debati te çfokusohet tek gjera qe nuk kane lidhje me thelbin. Une e kam mbeshtetur ate qe them ne moral dhe ne percaktimin gjuhesor, bere nga burra me te pregatitur se ti dhe une. Ti mbeshtetesh ne demagogji.
      Ketu debati shterron.

  5. me duket shume i drejte mendimi i gazetarit te vjen keq qe humbi jeten nji nje i ri shqiptar ne dhe te huaj ashtu si do te me vinte keq per qdo shqiptar qe vdes larg atdheut ne nje pune .te varrosesh nji mercenar ne varrezat e deshmoreve te kombit eshte fyeje per gjithe ata njerez qe dhane jeten per atdheun e kombin . kurrsesi nuk munt te jene nje varreze qemal stafa vojo kushi adem jashari isa boletini qerqiz topulli e shume te tjere me feti voglin .kjo eshte sa absurde dhe irrituse .asnjehere nuk do te rriten femijet e mije dhe brezat qe do vijne me idealet e feti voglit.kjo eshte nje loje politike qe shfrytezojen partite politike per te ruajtur pushtetin .ne rastin kokret sali berisha.per tu bere puthadore i natos e perendimet shfrytezon njenjat me njerezore te familjareve te viktimes.shpirti i feti voglit u prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje