Prostituta dhe moralistë!

24 Shkurt 2012, 21:32Blog TEMA

Nga Klodi Leka

Kohët e fundit në Shqipërinë e mbijetesës të përditshme disa organizata jo-qeveritare shtruan si propozim në komisionin parlamentar të ligjeve idenë e legalizimit të prostitucionit, ide e mbështetur dhe nga individë të shoqërisë publike. Po ashtu kjo ide, ndoshta më e pazakonshmja, ka shkaktuar konflikte dhe kundërshti në të përditshmet e shkruara. Pozicionimet, siç na është shndërruar në traditën e demokracisë tranzicionale, kane zënë të shndërrohen në ndasi dhe shumëkush do ta kundërshtojë këtë nismë nisur nga norma morale të pashkelshme; ka dhe të tjerë që do ta kundërshtojnë edhe më sistematikisht, nisur nga argumenti se shteti nuk mund ta koordinojë dot këtë sipërmarrje dhe krejt çka do përfundojë në një degjenerim a kriminalizim shoqëror. Si Qenie Politike dhe racionale duhet të nisim e të mendojmë mbi këto propozime që mund të ndryshojnë dhe kanë të bëjnë me komunitetin tonë të përbashkët, ndaj kritikën do e zhvendosim fillimisht te moralistët që janë shndërruar dhe në kundërshtues të emancipimit shoqëror, me anë të barrikadave të primitivizmit historik. Moralistë, nëse prostitucionin e konsideroni si kancer, si imoralitet, si antivlerë e një komuniteti të shëndetshëm, ndaj jush bie pashmangshëm një pyetje edhe më e athët : A është më e moralshme shitja e bijave në skutat më të humbura të Serbisë, me të moshuar që bijat na i shohin në këndvështrimin e një shtaze ku duhen ngjizur medoemos trashëgimtarët e testamentit? A është më e ndershme ta shesësh a ta shtiesh bijën në katalogët e disa individëve të paskrupullt në shkëmbim të heqjes qafe të një barre a një sasie parash? S’është! Është edhe më imorale dhe i shkel dhunshëm pragjet e racionalitetit njerëzor, sepse po shet një krijesë njerëzore si shtazë a skllave, pa e marrë në konsideratë mendimin e saj, duke e trajtuar atë si një objekt a “instrumentum vocale” dhe jo si subjekt të vetëdijshëm. Dhe ju moralistë e keni katandisur në këtë gjendje femrën shqiptare, normat ‘morale’ që ndrydhin karakterin e saj, e moshojnë, dhe më në fund e shisni si send. Si një barrë ku dhe bija tëhuajësohet dhe hesht sepse e sheh veten si një barrë. E determinuar mekanikisht në një destinacion të përcaktuar nga vullnete moralistësh që nën dukje janë edhe më të pandershëm sa ndershmëria që shesin.

‘’Shihet si e nevojshme që zvogëlimit sistemik të popullsisë dhe plakjes së saj t’i kundërpërgjigjemi me sjelljen e femrave zezake në Serbi që të shtojmë racën’’, – tha një ministër serb kohë më parë, me argumentin se afrikanet janë shumë pjellore dhe mund të shiten lehtë. Dhe ashtu drejtpërsëdrejti komunikatës së tij iu kundërpërgjigj Radomiri, një vejush serb nga të gjashtëdhjetat në një hulumtim televiziv mbi këtë fenomen, në kohën kur zgjidhte mbi katalog: “Janë pjellore, të moralshme dhe të shëndetshme për një trashëgimtar. Pse e ndërmorët këtë zgjidhje? Se s’ka femra në fshat! Të gjitha ikën në Beograd,në kryeqytet,për një jetë edhe më të mire”. Pra femra serbe po emancipohet, po del nga mediokriteti provincial ndërkohë shqiptarja shitet në provincë, si lopë që fshatari e konsideron të shëndetshme dhe që do i sjellë viça edhe më të shëndetshëm. Por absurdi s’ka të sosur. Nacionalistët serbë ulërasin të shqetësuar për zaptim shqiptar, po ashtu dhe shqiptarët, në qejf, ndërkohë sekseret sillen si kozmopolitë, si dishepujt të dashurisë. Pra,moralist i dashur, ku është nderi këtu? Ndaj mos u ndjej keq kur të them se një prostitutë është edhe më e moralshme se bija juaj. Jo bija si qenie autonome me të drejta dhe sistem vlerash racionale, por si krijesë zakonore, morale, e detyruar që të shfrytëzohet nga ju që fshiheni pas saj si tjerrës të shfytyrimit femëror. u moralistët jeni prostitutat e vërteta që pandershmërinë ua huazoni krijesave tuaja. Një prostitutë është më e ndershme se shitet disa minuta për bukë, bukën që ia mohon shteti dhe shteti që e përndjek; më e denjë, se e kundërshton dhunimin fizik, se flet; më e drejtë, se nuk ka nevojë për maska dhe ashtu siç është mundohet ta ndryshojë fatin e saj. Ndërsa bija shitet përgjithmonë si barrë, kalon nga njëri shfrytëzim mbi tjetrin, e heshtur, dhe nuk mundet të ndryshojë destinacionin: të shitet. Patriarkalizmi si institucion moral po e shkatërron familjen si institucionin më të rëndësishëm shoqëror, dhe determinizimi i saj ne kufinj absurdë po sjell inçeste mes babait dhe bijës; përdhunime, dhunë skizofrenike mbi gruan, vetëvrasje, dhe ekzekutime të njëpasnjëshme.

 

Post Scriptum: Ju mund të thoni se këta norma morale janë përmbledhje e urtësisë ndër shekuj të shqiptarëve për ta legjitimuar prizmën e kundërshtimit. Por jo zotërinj, s’janë shqiptare. Femrat na kanë udhëhequr dhe ishin organizatoret e rezistancave kundrejt perandorive, organizueset e një shoqërie demokratike dhe emancipimi unik të atëkohshëm. Dhe kishte prostitucion, publik madje. Ndërkohë, kundërshtuesit shtetarë që e kundërshtojnë këtë nismë si imorale, janë po ata që  zhvillojnë prostitucionin në institucione shtetërore si meritokraci, dhe shembujt i kemi: Kazusi i mbërtheckave që s’zbërtheheshin dhe Shamikuqja e Kamzës. Po ashtu dhe prostitucionin oral dhe jo etik. Prostitucion ambasadash. Prostitucionin politik ku zhvirgjërohen katër milion shtetas. Dhe e kanë të legalizuar, Sovran dhe vendimmarrës madje, e kjo kundërshti fekset si dhunim i vetvetes shtetërore, si legalizim i evazionit fiskal, se prostitutat nuk e  paguajnë TVSH-në 20%’ëshe. Po e mbyll me thënien e Markezit de Sade, imoralit të krejt kohërave: “Si do të arrihet të tregohet që një shtet imoral për nga detyrimet e tij, të ketë thelbësore që shtetasit të jenë të moralshëm? Unë them më shumë: është mirë që të mos jenë të tillë. Pa mëkat s’ka emancipim. Liri seksuale!”

7 komente në “Prostituta dhe moralistë!”

  1. tourkofagos says:

    Me pak fjale,Shqiperia eshte katandisur nje bourdhelo……dhe kjo eshte fatale!
    Existon nje ide mes shqipfolesve myslimane se, motra apo gruaja e tjetrit eshte kurve dhe se ajo mund te perdoret per te nxjerre leke[kjo duket ne % e atyre trimosheve,qe kane mbushur rruget apo bourdhelot e Evropes,me femra shqiptare]
    Poshtersia dhe pabesia arrin der aty sa,per te grabitur keto femra /viktima nga familjet e tyre,jane perdorur menyra nga me c’njerzore…..fejesa fallco,grabitje me dhune,mashtrime,joshje kundrejt nje pagese,etj.
    Sot keta cnjerzore,kosiderohen trima,VIP-a,bisnesman,bejne politike,mund te vrasin e grabisin pasuri,gjithmone nen ombrellen mbrojtese te politikes fashiste te PD….!!!!
    Keta VIP/kriminele mund te jene te martuar,por kjo nuk i ndalone te kene te dashura dhe femije te paligjshem…..!!
    Ky eshte Albanistani i anadolleve…..

  2. hajriu says:

    O Klodi Leka , artikullit titullin me mire tja kishe vene: greke dhe moraliste……….shkon ne menyre te perkryer.

  3. gjini says:

    Nji shkrim shume i dobet dhe ksenofob qe gazeta Tema nuk duhej ta botonte.
    Nuk na thote asnji fjale ,pse legalizimi i prostitucionit apo “kurvenise” ka me e emancipue dhe zhvillue femnen dhe shoqnine shqiptare?
    Ai ne shkrimin e tij personat qe nuk jane dakord me lejimin e prostitucionit i quen moraliste dhe keto,simbas tij , e kane fajin se shume vajza shqiptare “shiten” nder serbe!!!!!
    Keto vajza nuk shiten as nuk falen prej familjes,ato shkojne dhe martohen me serbe per te krijue atje nji familje te re ne kushte te reja te hapjes se Shqipnise.Pse jo me serbe???
    Asht e vertete se ato qe e bajne kete shkuesi edhe mund te shperblehen prej pales serbe,por jo se vajzat i shet atje familja e tyne.Per nji familje te vorfen, qe shteti nuk mendon me i gjete pune,apo strehim, martesa me nji serb me shtepi dhe me pune dhe pa shpenzime martese, asht nji zgjidhje ma e pelqyeshme per nji familje te ndershme shqiptare se me e dergue ne tregun e mishit te zi si prostitute, aty ku rekomandon artikullshkruesi !

    1. çimi says:

      Të lumtë tastiera Gjin!
      Përgjigje perfekte.

  4. XHIMI says:

    NE QOFTESE KY ARTIKULL SHKRUSI PRANON QE NE BORDELLON E PAR TE FUSI GRUN?NONEN DHE MOTREN E VET,nuk i vej faj per ket nisem qe ka mor,per degjenerimin e families SHqiptare sot,se nga degjenerata vetem degjenerim pret.

  5. andi says:

    1-kur thuhet legalizim prost…. nuk permendim faktin qe ato femra mund te jene edhe te huaja.
    2- cili nga ju nuk ka pas apo ka nje mardhenje jashte martesore ?
    cili prej jush kur shikon nje zog te bukur nuk e ndjek ate me sy deri sa te zhduket ne horizont ?
    o njerez qe ju ka len sulejman pasha 1 mije vjet mbrapa por harroni qe ata i kane krijuar haremet shm heret.
    Shijojeni jeten me te gjithe te mirat qe ka krijuar natyra sepse edhe sexy eshte shm i rendesishem.
    Cilin e genjen mendja dhe beson ne moralin e gruas apo motres te tij ?
    Te gjithe Q…me grate dhe motrat apo te dashurat e njeri tjetrit , kjo vjen nga uria sexuale o njerez . Valle keni inat se ato femra do bejne shm para ?
    nese do te hapen bordellot un do shkoj ti frekuentoj i pari ,
    kur te je ne moshen e trete do kenaqem me zogj te njome dhe te bukur .
    Mendoni pak edhe per veten o njerez , harrojeni turqin e sules

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje