Kohët e fundit, edhe pse me tone të ulëta, kemi dëgjuar të flitet për mundësinë e aplikimit të votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Votimi elektronik përfshin disa mënyra votimi. Realizimi praktik i tyre parashikon instalimin e pajisjeve elektronike për aktin e hedhjes së votës si dhe për numërimin e votave.
Teknologjia e votimit elektronik mund të përfshijë skeda me vrima, sisteme skanimi optik dhe kioska speciale për votim. Në disa raste mund të parashikohet një sistem transmetimi i votave nëpërmjet telefonit, nëpërmjet rrjeteve kompjuterike private ose nëpërmjet Internetit.
Në përgjithësi, kemi dy lloje votimi elektronik:
1. votim që monitorohet nga përfaqësues të autoriteteve qeveritare ose të institucioneve të pavarura;
2. votim në distancë që nuk monitorohet nga përfaqësues të autoriteteve të ndryshme, por është plotësisht personal.
Teknologjia e votimit elektronik përshpejton në mënyrë sinjifikative numërimin e votave. Ky fakt fiton një rëndësi të veçantë nëse kujtojmë zhvillimet gjatë procesit sfilitës të numërimit, që shpesh nuk kishte asgjë të përbashkët me numërimin e thjeshtë algjebrik.
Përveç përfitimit në kohë, kjo teknologji ofron më shumë mundësi edhe për votuesit që mund të kenë kufizime fizike. Ky është një standard shumë i rëndësishëm për synimet europiane të Shqipërisë.
Ne rastin e sistemit DRE (direct-recording electronic voting) votimi bëhet nëpërmjet një ekrani me përbërës elektro-optike, që zakonisht aktivizohet nëpërmjet butonave ose duke prekur ekranin. Të dhënat përpunohen me një program kompjuterik dhe votat regjistrohen në memorie. Pas përfundimit të votimit, sistemi prodhon një tabulat të te dhënave të ruajtura në memorie si dhe një kopje të printuar. Ky sistem mund të ketë edhe një kanal për transmetimin e të dhënave nga zonat elektorale periferike në atë qendrore.
Një rast interesant të aplikimit të kësaj teknologjie e gjejmë në Brazil qysh prej vitit 2000. Gjatë zgjedhjeve për president në vitin 2010, ku morën pjesë më shumë se 135 milionë votues, rezultati u përcaktua 75 minuta pas përfundimit të votimit. Sistemi i përdorur në Brazil përbën sot një model edhe për vende të tjera.
Një variant i sistemit DRE është sistemi DRE në rrjet publik. Në këtë sistem, të dhënat e votimit transmetohen nëpërmjet një rrjeti publik. Transmetimi mund të bëhet i menjëhershëm për çdo votë individuale ose duke grupuar votat dhe duke kryer transmetime periodike gjatë procesit të votimit. Ky sistem përfshin edhe votimin nëpërmjet Internetit ose nëpërmjet telefonit.
Natyrisht, si çdo program kompjuterik edhe programi i administrimit të procesit zgjedhor paraqet probleme. Kjo çështje ka qenë objekt studimi për ekspertët e sigurisë së informacionit. Studimet kanë dokumentuar se është shumë e rëndësishme që administrimi elektronik i procesit zgjedhor të shoqërohet edhe nga dokumentacion në letër. Mundësia e gabimit është në natyrën e kompjuterave. Pikërisht për këtë arsye informacioni elektronik duhet të shoqërohet edhe me fletët e votimit. Një tjetër rezultat shumë i rëndësishëm i studimeve në këtë fushe është se programet kompjuterike që administrojnë zgjedhjet duhet të kene kod të hapur (open source). Nese të gjithe aktoret kane akses në kodin e programit, atehere gabimet zbulohen dhe korrigjohen më shpejt. Nga ana tjeter, një kod i hapur për kedo do të rriste ndjeshem besueshmerine e procesit zgjedhor.
Sistemet më të fundit të votimit elektronik ofrojnë zgjidhje që i lejojnë votuesit të verifikojnë nëse vota e tyre është regjistruar (numëruar) dhe kjo bëhet me metoda matematikore rigoroze, rigorozisht të ndryshme nga ato që kemi parë në ekranet tone gjatë numërimit të votave.
Nëpërmjet teknikave kriptografike ofrohen disa zgjidhje që i japin mundësinë votuesit të verifikojë votën e tij pa qenë nevoja për ndërmjetes dhe duke ruajtur anonimitetin e votuesit.
Këto zhvillime teknologjike nuk janë thjesht për konsum politik, por janë produkt i debateve dhe studimeve shkencore nëpër botë në këto 50-60 vitet e fundit. Në pergjithësi origjina e këtyre diskutimeve dhe studimeve janë shkollat dhe universitetet. Nga ky këndvështrim, në hapësirën universitare shqiptare ka një boshllëk të theksuar. Grupet studimore të universiteteve duhet të ishin ideatorët kryesorë të këtyre zhvillimeve, të paktën përsa i përket pjesës teknike. Për fat të keq, dhe këtu duhet theksuar se nuk është vetëm faji i fatit, realiteti tregon se këtë rol universitetet shqiptare nuk do ta luajnë dot as për shumë vite të tjera. Në këtë kuadër kujtoj se një model interesant u propozua para tre vjetësh nga një grup studimi i Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Vlorës. Propozimi merrte shkas nga një zgjidhje open source e realizuar prej disa ekspertëve nga universitete amerikane dhe kanadeze. Karakteristika më e rëndësishme e këtij sistemi ishte siguria e lartë gjatë procesit të administrimit të votave. Një garanci e madhe mbi sigurinë e sistemit ishte pjesëmarrja aktive në këtë projekt e Ronald Rivest, që është një autoritet i padiskutueshëm në këtë fushë. Qëllimi i grupit në Universitetin e Vlores ishte testimi i këtij sistemi në një skenar zgjedhjesh të simuluara dhe më pas zhvillimi në shkallë më të gjerë. Me ndryshimet e ndodhura në drejtimin e Universitetit të Vlorës, ndryshime të imponuara me vullnet politik, u pre rruga për iniciativa të tilla me karakter shkencor në atë universitet.
Në kushtet e Shqipërisë, kur faktori intelektual ka shumë pak ose aspak akses në vendimmarrje, përgjegjësia për të zgjedhur mënyrën e votimit i ngelet klasës politike. Një gjë është e vërtetë: garantimi i të drejtës së votës dhe e numërimit të saj ashtu siç është nisur do jetë sfida e muajve të ardhshëm.
*University for Information Science and Technology, Ohrid
o eustrat zhupi, ti shkruan per votim elektronik dhe harron te permendesh dy anet e medaljes, saliu dhe edvini nuk do pranojne qe te kene nje sistem qe nuk mund ta kontrollojne, sepse gjeja me e rendesishme dhe qe ti harron (me dashje ose padashje) qe ky sistem mund ti mundesoje voten edhe emigranteve, por ky model ka nevoje edhe per nje shoqerim me leter te ketij procesi, pra nepermjet postes i vihen personit ne dispozicion kodet per te votuar online….me kete dyshe sale-edvin (dhe shkurtabiqi ilir kokelopa) nuk kemi shprese
Haaa…Po Sala e hedh serverin ne kurriz dhe ben si ti doje qefi e do thote eshte vullneti i kompjuterit çfare qefi,per te qeshur e per te qare.
Nje artikull i shkelqyer.
Eshte e veshtire qe te pranohet nga politika (dhe sidomos nga PD) nje votim i tille, pasi atyre ju heq mundesine per te manipuluar.
Ndoshta faktori nderkombetar duhet te ngulmoje qe numerimi te hiqet nga duart e militanteve.
Saliu qe eshte kaq i dhene pas tenderave elektronike perse nuk e perkrah votimin elektronik?!!
Ne se mund ta dini, ne USA votat vidhem me mire se ne cdo vend tjeter “demokratic”. Nuk ke se kujt tia vesh fajin. Programohet kopmjutrit dhe nxjerr fituesin “e duhur”, si mund tu besohet popullit bageti se cili eshte politikani i mire per te udhehequr. Disa qe kane ne dore makinat e numurimit marrin udhezimet e duhura se cilit duhet te fitoje. Fituesi fiton me 0.37 %. Wow, cfare demokracie, per 64 vota humbi filani, ahh sa keq po me vjen. Hajde se votojme prap pas 4 vitesh.