Pasi Ilir Meta u largua nga PS-ja dhe krijoi LSI-në, Fatos Nano, në atë kohë Kryeministër i Shqipërisë, deklaroi me arrogancë se partia e Metës do të ishte vetëm një pikë uji në oqeanin e madh socialist. Një vit më vonë, në zgjedhjet parlamentare, “hirushja” LSI fitoi të paktën 8.3% të votës kombëtare. Dhe duke filluar nga ai vit, LSI-ja ka qenë partia e tretë në Shqipëri, e cila ka përcaktuar kush qeveris Shqipërinë dhe Bashkinë e Tiranës.
Kështu, garimi i LSI-së veças PS-së në 2005-ën u bë faktori kryesor për humbjen e pushtetit prej kësaj të fundit dhe riardhjen e PD-së në fuqi. Ndërsa garimi i saj në koalicion me PS-në në 2007-ën u bë faktori kryesor i fitores së kësaj të fundit në Bashkinë e Tiranës (Rama fitoi me një avantazh prej 22 votash, ndërkohë që LSI kontribuoi me 18.6 mijë vota).
Në 2009-ën, LSI-ja u nda përsëri nga PS-ja dhe i bashkoi mandatet me të PD-së, për t’i siguruar kësaj të fundit një mazhorancë prej 74 deputetësh në Kuvend. Ndërsa në 2011-ën, ajo garoi në koalicion me PD-në, duke i kontribuar të paktën 22 mijë vota në garën për Bashkinë e Tiranës. Pa atë kontribut, nuk kishte Ristan, Tomë e Sashenkë që mund t’i bënte derman Lulzim Bashës në garën me Edi Ramën…
Pas zgjedhjeve lokale të 2011-ës, dukej se rotacioni i pushtetit në Shqipëri mund të realizohej ose me revoltë popullore ose me një konfigurim të ri të trinomit PD-LSI-PS (jo më kot po e fus LSI-në në mes, sepse ajo ka lëvizur sa tek njëri krah, tek tjetri…). Dhe Edi Rama, pas një heshtje verore, deklaroi në një intervistë për Shekullin se “nuk duhej djegur Shqipëria pse Saliu vodhi votat, por duhej hequr Saliu nga pushteti pikërisht me vota”. Kjo deklaratë e Ramës u pasua nga një pakt i heshtur mossulmimi me LSI-në dhe dhënia e ndonjë mesazhi të “derës së hapur” për Ilir Metën, gjë që linte të kuptohej se po punohej nën radarin e syrit publik për një rikonfigurim të trinomit PD-LSI-PS.
Por në dhjetor ka ndodhur diçka (përsëri nën radarin e syrit publik), që duket se i ka ndërruar parametrat e ekuacionit elektoral në Shqipëri. Sipas informacioneve konfidenciale, më rezulton se një kompani sondazhesh me përvojë 15 vjeçare ka kryer një sondazh që ka treguar se Aleanca Kuqezi dhe partia që pritet të krijojë Presidenti Topi, së bashku, mund të marrin 13-17% të votës kombëtare, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot. Pra, i bie që ato të marrin 210-270 mijë vota në të gjithë vendin. Kjo shifër është shumë më e madhe se sa ka marrë LSI-ja qysh nga krijimi i saj — rekordin LSI-ja e pati në zgjedhjet e fundit lokale me 124 mijë vota. Dhe në mënyrë të ngjashme me LSI-në, dy partitë e reja, sipas sondazhit, i marrin votat kryesisht nga elektorati i partisë prej nga po shkëputen.
Duket se informacioni rreth sondazhit të sipërpërmendur ka rënë në veshin e dy partive të mëdha, sepse PD-ja filloi shumë shpejt sulmin ndaj Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuqezi, ndërkohë që PS-ja e prishi “paktin e mossulmimit” me LSI-në.
Por përveç dy partive të mëdha, informacioni rreth sondazhit duket se ka shkuar edhe tek diplomatët perëndimorë në Tiranë. Dhe këta, përveç interesit që kanë për zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë, kanë edhe interesin e madh të ruajtjes së stabilitetit në rajon. Meqënëse njëra nga partitë e reja të pritshme, Aleanca Kuqezi, ka dhënë shenja të forta kombëtariste në fazën e inkubimit të saj, kuptohet që do të vihej në qendër të vëmendjes së diplomatëve perëndimorë, pas sinjaleve se po i rritej përkrahja në elektorat.
Dhe në fund të janarit, ambasadori amerikan në Tiranë, së bashku me disa këshilltarë të ambasadës, takoi publikisht Kreshnik Spahiun në një lokal të njohur të kryeqytetit, ku diskutoi gjatë me të. Dy javë pas atij takimi, Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga KLD-ja dhe u nis për në Uashington, ku, në krye të një delegacioni të Alenacës Kuqezi, zhvilloi takime zyrtare në Departamentin e Shtetit, në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e Kongresit Amerikan, si dhe në Komisionin e Helsinkit në Uashington. Pas këtyre takimeve ai ishte i ftuar në studion e Zërit të Amerikës, ku deklaroi se Aleanca Kuqezi do të garojë në zgjedhjet e ardhëshme si subjekt politik, i pa lidhur me PD-në ose PS-në. Gjithashtu, në përgjigje të komentit të një zyrtari amerikan rreth përkrahjes që i jepte Uashingtoni kësaj futje në garën politike të Aleancës Kuqezi, por edhe rreth frikës se ajo mund të kthehet në faktor destabiliteti në rajon, Spahiu u përgjigj se objektivi i saj imediat është ndryshimi i elitave politike, të cilat po bëhen pengesë për bashkimin e shqiptarëve. Ndërsa vetë bashkimin ai e krahasoi me një maratonë e jo me një sprint, duke theksuar se Aleanca Kuqezi do të bashkëpunojë ngushtë me Uashingtonin dhe Brukselin për avancimin e kësaj kauze.
Me pak fjalë, mund të thuhet se tani Aleanca Kuqezi e ka sqaruar përfundimisht pozicionin e saj politik, si për faktorët e brendshëm dhe ata të jashtëm. I paqartë mbetet vetëm pozicioni i partisë së re që pritet të krijojë Presidenti Topi (për lehtësi po e quaj Partia “Topi”). Sidoqoftë, herë pas here dalin në media deklarata të politikanëve që po merren me organizimin e saj, nga të cilat kuptohet se kjo parti, njësoj si Aleanca Kuqezi, nuk do të garojë e lidhur me PD-në ose PS-në.
Duke e quajtur të mirëqenë se edhe Partia “Topi” do të krijohet së shpejti, mund të thuhet pa frikë se ajo dhe Aleanca Kuqezi nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me PD-në ose PS-në. Nuk ta do mendja se ato do të bëjnë gabimin e G99-ës, e cila rezultonte partia e katërt në sondazhet e hershme, por përfundoi e 15-ta, ngaqë bëri koalicion parazgjedhor me PS-në në 2009-ën.
Në këto kushte, pyetja më e rëndësishme është se çfarë do të bëjnë Aleanca Kuqezi dhe Partia “Topi” pas zgjedhjeve. Rezultati i sondazhit të sipërpërmendur tregon se të dyja së bashku nuk mund të formojnë qeverinë. Dhe a do të joshen ato nga PD-ja që të formojnë qeverinë e ardhshme në koalicion me partinë mëmë? Sulmet që i janë bërë Presidentit Topi nga Berisha & co. dhe ato që i janë bërë e pritet t’i bëhen Spahiut nga po të njëjtët aktorë, duket se i kanë këputur përfundimisht urat e një bashkëpunimi të ardhshëm mes tyre.
Por a do t’i bashkojnë mandatet ato me partitë e majta për të krijuar qeverinë?
Parti legenësh ku mund të mbledhë plera nga të gjithë krahët politikë.
I nderuar analist!Llogjikisht eshte keshtu sic ju thoni,por keni harruar nje fakt te thjeshte ate te qeniet e politikes kurve apo loje bixhozi.Dhe si kudo ne lojen e bixhozit bllofi ben cudira dhe kthehet ne percaktues.
i nderuar analist te respektoj per shkrimet q ben sepse ben vertet shkrime realiste por mos haro se lsi e tronditi skenen politike sepse eshte ilir meta kryetare nuk po hyj problmve te fundit por nuk mund te krahasosh as spahiun as topin me kete njeri nuk po them se eshte shnejtore se une ta them me siguri duke fillu nga nano te rama meta berisha e te gjith te tjtert jan te koruptuar koke e kemb por kan pas vete shum mbeshtetes une jam i sigurt dhe ke per te pare qe ak do te perfundoj si g99 ne 2009 shum frurje ne media qe kontrollontte ps sepse mbeshtesnin ramen dh shanin berishen dhe ne fund dolen nje blof ke per te pare dhe ak do te dal me keq s g99
Llumi i kombit, ose Plehu kombit po mundohen te marrin kredibilitet duke u marre me keta. Keta jane limona te shtrydhur qe nuk vlejne as sa Prifti, as sa Hoxha kaluar. Mos u merreni me keta se jane 50 vjet larg Shqiperise.
“Por a do t’i bashkojnë mandatet ato me partitë e majta për të krijuar qeverinë”? Me kete pyetje e mbyll Z.Zaloshnja shkrimin e tij.Mendojme se kjo pyetje e Z. Zaloshnja eshte shume e parakohshme dhe si e tille ajo e corienton lexuesin. Zaloshnja e ka thene edhe vete ne shkrime te meparshme se priten zhvillime, ose, se duhet te kete zhvillime te reja politike. Atehere, shtojme ne, kur te vije koha e aleancave paszgjedhore ato do te kene me vete edhe zgjidhjen e pyetjes se Zaloshnjes. Pra Levizja Kuq e Zi dhe partia Topi nuk jane produkte artificiale apo te rastit ne politiken e raskapitur shqiptare. Ato po vine si alternativa te besueshme, efektive, ctensionuese, gjithperfshirese etj. Pra si pjese te nje strategjie afatgjate… ku mpleksen drejt ne kushtet konkrete sot interesat e brendshme dhe te jashtme ne Shqiperi, Ballkan e me gjere.
Une nuk kuptoj se per cfare rreziku shkruan z.Zaloshnja? Cfare rreziku ka per nje hajdut votash si Sali Berisha dhe PD-ja.Edhe kete here si perhere.Ju lutemi mos harxhoni kohen me keto lloj sondazhesh dhe perllogaritjesh teorike,kur realiteti eshte komplet ndryshe.Sala,dihet,qe po nuk vodhi nuk fiton kurre,dhe fatkeqsia jone eshte qe nuk po e ndalojme dot.
edhe e mendoj si ty i fundit dhe ju te tjeret me lart, po pak me ndryshe ? si 50 vjet largpams !
neqoftese doni ta dini per mendimin tim llumi dhe plehu i kombit jane ata qe na kane udhehequr deri tani te mbeshtetur dhe ne njerez e llumra si puna juaj
Le te bejne koalicion edhe me DJALLIN vetem te na shporrin nje here e pergjithmone emrin aq te uryer ne popull- berish-