Qeverisja XXL

13 Shkurt 2012, 20:35Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi

Në çdo dyqan veshjesh, numri më i madh i një bluze apo pantalloni xhins është XXL. Thënë ndryshe një masë që u rri mirë vetëm atyre që kanë problem me kilet e tepërta. Jashtë botës së madhe të artikujve të konsumit, XXL përfaqëson një simbol që lidhet me gjithçka që është e madhe, e tepruar dhe jashtë standardit normal. Nëse ne shqiptarët e vrasim pak mendjen, do të gjejmë për shembull, se kemi, veç xhinseve e bluzave, edhe një qeverisje të formatit XXL.

Le ta shpjegojmë konceptin, pasi është shumë i thjeshtë. Na është thënë këto vite se jemi ekonomia e dytë në Europë, pas asaj gjermane. Na është thënë gjithashtu se modeli ynë ekonomik është më i suksesshmi, më largpamësi dhe më i imunizuari nga kriza, aq e shpeshtë në këtë kontinent këto kohë. A nuk është ky një vizion prej “qeverisjeje XXL”?

Më tej akoma, na kanë thënë se në Shqipëri janë shtruar 9 mijë kilometra rrugë në gjashtë vjet e pak. Domethënë, sa largësia që na ndan nga të afërmit tanë diku në Nju Xhersi apo Detroit, paçka se shumëkujt kjo i duket një gënjeshtër e madhe sa një shtëpi! Na kanë thënë edhe se do të mbjellim 20 milion rrënjë ullinj, edhe se arrorët janë e ardhmja jonë, megjithëse me këto deklarata qeshin edhe fëmijët. Më tej akoma, na kanë thënë se Shqipëria do të jetë shumë shpejt fuqi atomike dhe superfuqi energjetike në Ballkan, megjithëse po t’ua thuash këtë mijëra familjeve në Veri e në Jug që sot kalojnë netët e ftohta në terr, merr mbrapsht një mijë të shara. Po ashtu na thonë se tek ne ka vetëm rritje pagash, ndërkohë që grekët e italianët po i shkurtojnë ato përditë, ashtu siç na tregojnë statistikat me miliona turistë (të padukshëm) që derdhen rrugëve të Shqipërisë çdo vit. Na thonë, më në fund, edhe se do të privatizojmë gjithçka, përveç shtëpive ku flemë e hamë. Gjithçka në ekstrem, e mesmja, laramania, relativja dhe e pjesshmja nuk kanë vend tek ne! Bollëku virtual ka zëvendësuar tërësisht varfërinë reale.

Ky stil qeverisjeje, i frymëzuar nga kryeministri Berisha in personam, nuk e njeh rrugën e mesme, as frikën e shifrave, as dyshimin e natyrshëm që duhet të ketë dikush që drejton një shtet të rrënuar si ky i yni. Vëreni shefin e qeverisë dhe anëtarët e kabinetit, apo edhe deputetët e maxhorancës! Nuk kanë asnjë hije dyshimi kur rreshtojnë statistika pafund, të cilat nuk i besojnë as vetë. Shtrohet çeshtja e heqjes së imunitetit, hidhen përpjetë që të hiqet ai për të gjitha postet, që të zhduket nga faqja e dheut. Dhe çfarë ka ndodhur?! Imuniteti është sërish aty, i paprekur dhe i plotfuqishëm.

Qeverisja XXL refuzon çdo gjë që nuk futet brenda imazhit idilik të vendit të lumtur, ajo shpërfill zerot, duke i shtuar e hequr ato sipas rastit, pa më të voglën mëdyshje. Fluturojnë qindra milion euro investime në të gjitha drejtimet, turma turistësh gjermanë e suedezë që s’i ka parë askush, oxhaqe fabrikash e linja prodhimi që egzistojnë faktikisht vetëm në letër, parqe eolike me shtylla të bukura plot elika që prodhojnë energji të pastër, por që ende s’dihet se ku janë. Është ndërtuar në këto gjashtë vjet një univers paralel, i cili s’ka asgjë të përbashkët me realitetin që jetojmë dhe që qeveria po mundohet t’ia imponojë shqiptarit të thjeshtë si lugë të mbushur supe. Një lugë e cila, në jetën reale, jashtë qeverisjes XXL, është bosh.

*Revista Java

12 komente në “Qeverisja XXL”

  1. alban says:

    Te gjitha te verteta jane. Edhe arsimin e kena cu ne faze prodhimi industrial, tan me shkolle e te ditun i bom. Per inat te pucistave.

    1. Devolliu says:

      Ore ti alban; a do me pas një diplomë “Doktor Shkencash”?
      Po shko or burrë te Çili e thuaji se je militant i Saliut të Viçidolit. Ke me e marrë diplomën me ulje çmimi.

    2. Epirioti says:

      Berisha i perket Shkolles se Vjeter asaj te PPSH(Monizmit). i keni harru Parrullat e Enverit??? Prpaganden e atij Regjimi??? Lajme e ores 20.00 qe flisnin per Traktorista qe kishin tejkalu cdo plan dhe punonin per vitet 2020…. 2030. Inxhiniera qe nxirnin Nafte nga Puset atje ku hidhten Kapelen Enveri. etj etj. edhe ky Berisha seshte asgje tjeter vec 1 Kopjo e shemtuar e Enverit, sepse me Enverin nuk ka shanc qe ti afrohet, qe tja kaloj. Berisha flet, mashtron. Parlamentaret zgerdhien Duartrokasin. Presidenti ha fara. Gjykates Prekurores i shpeton Shurra nga Presioni i Langove etjetj dhe keshtu shkon Koha rrokulliset Vendi patepjete derisa tu vej thika ne palce she te shperthejne dhe te djegin e shkaterrojne gjithcka, edhe perseri fillon historia nga e para me 1 Enver a Berishe tjeter

      1. Thana says:

        Genje, por me karar!
        Ajo historija e kapeles eshte ndryshe. Barcoleta i perket nje “puçisti”, kuader i naftes, i cili perfundoi ne burg.
        Me qene se te pelqekan prrallat po te tregoj edhe une dy:
        = Kerkuesit piketuan nje pus. Ngulen nje hu atje ku mendohej se kishte nafte.
        Erdhen te shfrytezimit dhe shpuan. Fontane!
        Me vone u bene rakordimet ne harte dhe u pa qe nuk ishte ajo pika e piketuar nga kerkimi. “Zbulimi” e zgjidhi enigmen. Nje fshatar kishte lidhur gomarin tek huri dhe ky e kishte shkulur.
        I shkreti fshatar, i frikesuar, e nguli ku gjeti gomarin….
        = Heren tjeter piketuan ne nje maje kodre. Sonda e shpimit devijoi nga vertikalja. Koka e sondes doli ne fushe. Katnari nuk gjeti hu. E lidhi atje. Kur u pa qe nuk kishte nafte, sonda u nxor jashte, per çudi me nje koke gomari. Filluan hipotezat e “shkancetareve”…..
        I lejova vetes pak humor ne keto dite te zeza Saliiste.
        Kishte te tilla idjotizma, por punohej e prodhohej ( mbi nje milion ton nafte ne vit).
        Sot prodhohen vetem lloqe e levdata. Ne vend te prodhimit nafta shitet me gjithe teritor tek greku.(Po ta linin Myslim Pashaj me shoke).
        Eshte merite e Mero Bazes qe i nxier bojen ketij kryeministri ZOG PA PENDE, QE KA DALE E LEVDOHET NEPER BOTE, “ME CIFLEN E VEZES MBI KOKE”, siç thoshte Shekspiri.
        Shendet!

  2. iliria says:

    o Skender ty te lumte dora per kete shkrim te perkryer por une do beja nje pyetje cila rruge eshte e perfunduar ?apo dhe ato qe fillojne dhe ato qe nuk mbarojne alla sali quhen te perfunduara? respekte gjithmon per shkrimet e tua .

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Se une…Ju garantoj ju…E mrekullueshme…E paharritshme…Historik…Vendimtar…
    Vetem llafe ju ka premtuar or te mjere…Ngopeni me budalliqet dhe ofendimet e nje njeriu te prapambetur qe nuk le njeri pa pergojuar…I kane filluar dhe simtozat e Alzhajmerit tani dhe hajde gjeja fillin Plakut Mere…Nga ulliri e zhega, deri tek celularet e njerzve qe kendojne si bilbila..Shqiperia ka nje jave qe jep lajme ne gjendje kritike nga moti, ky kerric gomari del dje dhe jep gjendje alarmante…Hajde mendje hajde…

  4. BERTI says:

    NE 97 E SHKATERROI SHQIPERINE ME LUFTE TANI NUK BEN DOT LUFTE DHE ESHTE I MIREINFORMUAR NGA ATA QE E MBESHTESIN QE TE GJITHE E DIME SE KUSH DHE PER TE MOS U FUTUR NE EVROPE MBAN KORRUPSIONIN NE QIELL TOKAT PO I VJEDH TE KUJT JANE KETO INTERESA PERSE VALLE SHQIPERINE E DUAN KESHTU DHE PER KETE MUND TE PYEIM MIQTE TANE TE AMBASADAVE MIKE DERI KUR PERSE VALLE

  5. Treviso says:

    Zoti Minxhozi, eshte nje artikull qe nuk ke shtuar asgje.Vetem ke lene jasht XXX, qe nuk i mungon kesaj qeverie.
    XXX per ato qe se kuptojne si simbol, tregohet vetem per moshat e rritur ne oret e vona te televizorit.Besoj qe eshte e pa
    kundershtueshme.

    Te falenderoj per shkrimin thumbues.
    Emigranti

  6. I liri says:

    Shtet i falimentuar ne te gjitha.Shpall gjendje emergjence.E cfare ndryshoi per zonat e thella nga dje ne sot.Po c’pret nga nje shtet qe s’ka ushtri.Gjithsej,ne gjithe Shqiperine 7 borepastruesa.Kater me defekt.Dhe ato te treja s’ka qene me erè qe i gjen.Edhe Kosova si shtet i ri,ka me shume ushtri se ne.Po sikur te ndodhi paralelisht edhe nje situate tjeter,nga do mbaje me parè ky shtet.Se keshtu e kane keta…,kur ndodh dicka.Versulen te gjithe rremuje,ne nje drejtim,dhe harrojne se njerezit kane dhe halle te tjera.Te shkosh per nje hall ne nje ministri apo drejtori,kembe njeriu nuk,gjen.Gjoja jane me problemet e kohes se keqe,por te gjithe jane neper lokale,duke bere qejf.Mjere ata qe kane hall…

  7. mekaniku says:

    Tani nje gje nuk po arri te kuptoj,kta deputetet e opozites dhe gazetaret a din arifmetik ne SHqipri,nuk du te ofendoj askend por,qe te kesh shtru 9 mij kilometra rrug esht nji soj si te kesh shtruar rrugrn Tiran Athin plot 18 her,sepse territori SHQIPTAR nga SHkodra ne Sarand esht gjith e gjith 500km,po te bosh llogari per 9mij kilometra,i bie qe kta te perdal dhe mashtrus ti ken ren SHqiperis plot 18 her nga SHkodra ne Sarand me shtrim rrugesh,mir kta plera qe genjejn me paturpesi se ashtu jan msu,po deputetet kur ja thon ket gjo si rrin me goj hapur dhe nuk kundershtojn kte te pavertet skandaloze,po gazetaret nuk e pyesin kte kryeminister sharlatan SI I JUSTIFIKON KTO 9 MIJ KILOMETRA RRUG,apo shtron rruget e jugosllavis me taksat e SHqiptarve ky lloj idioti,boini llogarit dhe perplasiani mashtrimin ne fytyr kti mostre se ndryshe po ju kthen te gjithve ne gazin e botes ky klloun.

  8. idal says:

    Duke respektuar gjithe shkruesit e meparshem per kete ceshtje, une them qe keto 9 mije km.rruge jane bere.Jane bere me letra se jane mar
    re, me falni jane vjedhur parate e taksapaguesve Shqiptare. Ndryshe si do te vidheshin ato?

  9. fiorel says:

    ketu une votoj me kenaqesine me te madhe. kjo eshte gazetari, ketu ndesh publicistike, mendim dhe analize te vertete. urime dhe adhurime z. minxhozi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje