Pushkatimi i fundit

9 Shkurt 2012, 22:10Blog TEMA

Nga Daniel GÀZULLI

   – Dom Mikel Beltoja –

Martir i Atdheut dhe i Fesë

(17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974)

 

Viti 1966, Kongresi V famëkeq i PPSH, do të shënonte një ndër periudhat ma të zeza të jetës politike e shoqnore të Shqipnisë, thuejse si në vitet e përgjakëshme 1944-1949. Mbas tij erdhën si fortunë shkatrrimtare lufta kundër fesë, shkatrrimi barbar i Kishave e i Xhamive dhe kthimi i tyne në depo armatimesh apo prodhimesh bujqësore; kundër kulturës e artit ma të mirë kombtar e ndërkombtar; denigrimi i çdo tradite të shëndoshë shqiptare; militarizimi politik i shkollës; kthimi i grues në një robot sfilitës nëpër aksione (punë pa pagesë), stërvitje ushtarake e shpërfytyrime të tjera në emën të të ashtuquejtunit emancipim; tjetërsimi i rinisë; kallja e frikës tek të gjithë nëpërmjet riakutizimit të luftës së klasave, e sa e sa shëmtimeve të tjera.

Nuk kanë qenë të shumtë ata që mundën t’i banin ballë një presioni të tillë politik, social, ekonomik, psikologjik, e deri thjeshtë policesk. Ata që i rrezistuen pa u lëkundë një çast në udhën e një jete kalvar, ishin thjeshtë heroj. Mjaft të kujtojmë dy prej tyne: Të madhin At Pjetër Mëshkalla dhe stoikun Dom Mikel Beltoja.

Për njenin prej tyne, për të thjeshtin, por madhështorin, të paharrueshmin Dom Mikel Beltoja do të përpiqem të them dy fjalë.

 

Me pushkatimin e legjendarit Dom Dedë Malajt e të Dom Ejëll Kovaçit, sidhe dënimin me 20 vjet burg të At Kondrad Gjolajt, si të thuesh, ishte mbyllë cikli edhe i eliminmit fizik të Klerit Katolik Shqiptar. Tashma kundërshtari ma i vendosun e i nivelit ma të naltë të komunizmit ishte eliminue thuejse krejtësisht. Terrori psikologjik ndërkohë kishte ba punën e vet: Ata të paktë meshtarë që kishin ngelë ende gjallë, dhe ende “të lirë”, duhej të mësoheshin të heshtnin.

Në këto rrethana, e mbas izolimit të plotë nga bota perëndimore, veçanarisht nga Vatikani, Imzot Çoba u përpoq të zëvendësonte numurin e reduktuem të meshtarëve pothuejse në zero tue hapë pranë Arqipeshkvisë në Shkodër një kurs teologjik e filozofik të drejtuem prej atij vetë, që të mund të përgatiste edhe ndonjë meshtar të ri. Në atë kurs morën pjesë kryesisht ish studentë të Seminarit Papnor të Shkodrës, mbyllë në vitin 1946. Përjashtim bante vetëm një djalë i thjeshtë nga Beltoja, Hilë Gjergji, i njohun ma vonë me emnin Dom Mikel Beltoja.

Ata që ndiqnin atë kurs ishin të vetëdijshëm çfarë mund t’i priste: si paraardhësit e tyne – burgjet, pushkatimet, persekutimi i gjithëfarëllojshëm.

Por ndërsa të tjerët, në fund të fundit, e kishin pasë me kohë vokacionin drejt meshtarisë, ishin pra të përgatitun edhe shpirtnisht e psikologjikisht me përballë çfarëdo rreziku, çfarë e kishte shty atë djaloshin fshatar nga Beltoja me marrë në sy ashtu rrezikun?

Hilë Gjergji kishte le me 17 prill 1935 në një familje të thjeshtë fshatare, por të devotëshme ndaj fesë. U rrit në një mjedis ku thjeshtësia e një jete gati biblike dhe atdhetarizmi kishin rrajë të lashta: në ato treva historia shqiptare ishte shkrue me shkronja të arta, ashtu siedhe ruente në kujtesën e vet historike tradita të shqueme të katoliçizmit.

Një ndikim të veçantë në edukimin e djaloshit të ri pat edhe ishseminaristi Pjeter Gjoka, një prej studentëve të fundit të Seminarit Papnor të Shkodrës, i cili ishte dënue me 10 vjet burg në gjyqin famëkeq kundër At Gjon Shllakut, At Giovanni Faustit, At Daniel Dajanit e themeluesit të së parës organizatë demokratike dhe antrikomuniste në Shqipni, semianristit Mark Çuni, të katërt të dënuem me vdekje.

Vitet e para të jetës së Hilës së vogël nuk kanë asgja të veçantë për t’u shënue. Ai kreu shkollen e detyrueshme, 7-vjeçaren, si i thonin atëherë, punoi në kooperativë bujqësore ndër punët ma të randa për moshën e tij të njomë, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Asgja për t’u shënue në jetën e tij të përvuejtë, por me një devotshmëni shembullore ndaj fesë.

Paraqitja e Hilë Gjergjit në Arqipeshkvi për t’u regjistrue në kursin e meshtarisë ishte befasuese për të gjithë: për bashkfshatarët, që pyesnin, “po ky, a e di se çfarë do ta gjejë”; për vetë Imzot Çobën, i vetëdijshëm për nivelin e ultë arsimor të djaloshit, por i befasuem për kthjelltësinë dhe vendosmëninë e tij për të marrë rrugën e meshtarisë. Sa fillonte pyetjen Imzot Çoba për ta paralajmrue se çka mund ta priste e nëse ai ishte i përgatitun me i përballue vështirësitë, Hila i ri i përgjigjej pa mbarue: “Po, e di. Edhe Jezusi e dinte se do të shkonte në Kryq. Çka jam unë para Tij?!”

Mbas tre vjetësh përgatitje intensive, ditë e natë mbi libra të shejta, Hilë Gjergji u shugurue meshtar me datë 08/12/1961.  Andërra e tij me u ba shërbëtor i fesë së Krishtit e mos me lanë të krishtenët pa bari, ishte ba realitet.

Ata që e njohën nga afër do të kujtojnë se Dom Mikel Beltoja nuk dallohej për ndonjë gja të veçantë: Nuk ishte erudit si paraardhësit e tij; nuk shfaqte ndonjë mprehtësi të jashtëzakonëshme as në shtjellimin e predikimeve; nuk ishte ndonjë orator i shquem si përmendeshin At Anton Harapi, Dom Ndre Zadeja, Dom Kolec Prennushi etj.; por në vendosmëni e përkushtim ai nuk i lëshonte radhë askujt.

Po në fund të fundit edhe ato vite të pakta meshtarie, pse më 1967 u mbyllen Kishat, nuk asht që lanë ndonjë gjurmë të veçantë ndër besimtarë gjatë shërbimit të tij në Dajç të Bregut të Bunës, Shllak e Barbullush.

Kur famëkeqi revolucion kulturor çoi në mbylljen e Kishave, Dom Mikeli u tërhoq në Beltojë pranë familjes. Kishte fillue arrestimi në masë i atyne pak meshtarëve që ishin ende në shërbim (shumica e të cilëve e kishin provue burgun të paktën edhe një herë ma parë). Dom Mikeli u tërhoq në Beltojë, por nuk u tërhoq për anjë çast nga shërbimet fetare që ia kërkonin besimtarët. Ndërsa meshtarët tjerë, ende “të lirë”, ishin strukë të tmerruem në ndonjë barakë apo pranë ndonjë të afërmi, ai shkonte kudo e thërriste detyra: prej Barbullushit deri në Shllak, atje ku njerëzit kishin nevojë ma shumë të besonin se ky nuk mund të ishte fundi. Ai vinte kunora martese (tinëz, natyrisht), pagëzonte e krezmonte fëmijë, pa pyetë se cilat do të ishin rrjedhojat.

Prifti fshatar, i heshtun, por edhe i ambël, i thjeshtë deri aty, por edhe trim deri aty, nuk desht t’ia dinte si e ndiqte rrjeta e merimangës së zezë, Sigurimit të Shtetit. Kur ndokush e paralajmronte se çka po i përgatiste vetes, ai i përgjegjej buzëgaz: “Mirë, kështu thanka partia? Po ligji? A asht kund e ndalueme me ligj me pagëzue fëmijtë?”

Prangat e zeza, të trashëgueme pa numur qysh kur punët me Jugosllavinë ishin grunë, e “dhurue” me zemërgjansi për duer të shqipatrëve, ranë edhe mbi duert e ndershme të priftit fshatar. Ishte data 19 prill 1973.

Motivi? Agjitacion e propagandë kundër partisë. Ia dëshmuen dhe ai e pranoi se kishte thanë: “Dashnia e Zotit asht e përjetëshme, drejtësia (padrejtësia) e njerëzve asht e përkohëshme… Bashkë me bukën e përditëshme duhet t’u jepni fëmijëve edhe virtytin. Atdheu forcohet nga virtyti i bijëve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.”

Ja, pra, “agjitacioni e propaganda”, për të cilat dënohej deri në 10 vjet burg: “Atdheu forcohet nga virtyti i bijëve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.”

Prokurori kërkoi shtatë vjet burg e poaq i dha edhe trupi gjykues.

Por pikërisht atëherë, në fjalën e tij të fundit, aty në sallën mjerane të Kandit të Kuq (si quheshin atëherë disa godina gjoja për “edukim e argëtim”), para bashkëfshatarëve të tij, Ai, i thjeshti Dom Mikel Beltoja, u ngrit me tanë madhështinë e tij dhe tha: “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!”

A mund të parafytyrohet sot si iu hodhën bishat sipër, si ia shpunë trupin me biza, aty në sallë, para trupit gjykues e bashkëfshatarëve, a mund të parafytyroni se si gjaku i të pafajshmit Dom Mikel Beltoja shndriti mbi rrobat e tij e deri mbi dyshemenë e pistë të sallës, ndërsa Ai, kafshonte dhimbjet dhe lutej: “Fali o Zot, vëllaznit e mi, se nuk dinë çka bajnë!”.

Kanë kalue vetëm shumë vjet nga ajo ditë. Janë ende gjallë mjaft ata që u gjenden të pranishëm para atij masakrimi.

Gjykata vetë (jo Prokuroria) iu drejtue Gjykatës së Naltë të ”lejonte” zhvillimin e një gjyqi tjetër “plotësues”. Bashkë me kërkesën e saj, Aranit Çelës i arrinte edhe një relacion i Degës së Punëve të Mbrendëshme të Shkodres nga kryetari i saj Tomas Beqari dhe një shënim nga katili Feqor Shehu, ku kerkohej ndryshimi i denimit “për ta pushkatuar”.

Aranit Çela, që kishte firmosë pushkatimin e sa e sa klerikëve, nuk kishte si të mos e pranonte këte kërkesë.

Nuk vonoi edhe gjyqi i dytë. Me datë 04 shtator 1973 Dom Mikel Beltoja dënohet me vdekje me pushkatim.

Ç’fakte të reja u sollën në gjyq, që të përligjte ndryshimin nga shtatë vjet burg në pushkatim? Asnjë. Nëse “e re” nuk do të konsiderohej  fjala e tij e fundit në gjyqin e parë: “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!”

E Ai nuk pranoi as të bante ankesë, as kerkese për falje jete dhe as të shprehte pendim. Për çfarë pendim? Po, “jam i penduem se nuk kam mundë ma ba gja nga ajo qe duhej me ba po, jo se kam krye ndonjë vepër”.

Në pritje të “miratimit” të pushkatimit, Dom Mikeli provoi një ndër kalvaret ma ngjethëse në burgun e Degës së Mbrendëshme në Shkodër.

Ato ditë ishte arrestue edhe gjashtëmbëdhjetëvjeçarja shkodrane Laura Keçi, që do të ishte fqinje qelie me Dom Mikelin e që  ka shkrue në një letër të Saj këte dëshmi . Ja disa fragmente nga kujtimet e saj:

 

“Kur isha ende pa u arrestue, kisha ndigjue se një prift i ri predikonte pa frikë për Jezu Krishtin dhe bante shërbime fetare ……………… prandej edhe e dënuan me vdekje. Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt një njeriu të pafajshëm, që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë.

Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi, ishte: “Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë, do ta pushkatoja pa mëshirë me priftin që sonte…” – dhe, më futën në një birucë aty afër tij.

Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me zingjir në birucën e tij tue pritë vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët, mbasi nga djegëja e saj ndigjohej britma e Priftit, që nuk mund ta kapërdinte. Kur mbyllte gojën, dëgjohej krisma e tasit të aluminit, që rrokullisej nëpër çimento, mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë, ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, e veç kur ndigjohej krisma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta, sa që, betohem, se kam ndigjue me veshët e mi kockat e Don Mikelit tue u thye…

Një ditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne… E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët tonin dhe komandantin që ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna, si fëtyra të vdekunish, që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime, që shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçare… mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme, e u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!… Shihni si jeni ba!… Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli …… Ai ka fitue mbi ju, edhe pse fizikisht ndoshta Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej, mbasi nuk dini se për çka e torturoni. Kjo asht dishmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit, përmes dyshepullit të tij Don Mikelit …………

Përgjigja e tyne kje vetëm kjo: “Prandej asht tue ju ndihmue…”

Kur pashë gjunjëzimin e tyne, mora edhe njëherë zemër dhe u thashë: “Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni dhe Ai lutët për shpirtin tuej ……. Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju, që unë një vajzë e re nuk frigohëm aspak para jush?…

Veç një virrëm qeni ndigjova: “Dil jashtë!… Jashtë!…” Aq shumë ishte torollosë, sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrige. Kur u kujtue komandanti, më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht, por e kënaqun … fjeta …

Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikuesit të Ungjillit. Dom Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: “Mos torturoni vëllaun tuej… Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se, Ai asht aq i mëshirëshëm, sa ka me i falë mëkatet tueja………..

Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba, sa fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue ……. Tregoni atyne që me krimet që kanë ba, kanë shkretnue familjet shqiptare dhe kanë vorfnue kombin tonë… Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos vishni  në zi nanat, motrat e gratë shqiptare, që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë………….

Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluan me i ra me shqelma, mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne ………………..

………………………..

Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me të edhe unë, që ndigjojsha me veshë dhe shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë, ku vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë…por gjithmone zharg…

…………………………

Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë, dhe rrugës i kanë ba një inxheksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.

…………………………………..

Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit!

Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet  e mija!

Shkodër, 15 shtator 2000 Bashkëvuejtësja e Tij,  Laura  Keçi  d.v.

 

Dosja e Dom Mikel Beltojës, edhe pse ishim në vitin 1974, asht ndër ma të paplotat. Duket se fashikuj të tanë janë heqë prej saj.

Asgja nuk shënohet për rrethanat e pushkatimit të tij, nuk thuhet cili ishte prokurori që mori pjesë (nëse u pushkatue, apo u shkye gjymtyrësh, apo u vra gjatë rrugës për në Tiranë, ku ua kishin kërkue trupin e tij për studentët e mjeksisë).

 

Mjeku S. Rr. deklaron: “Na shumicën e herës as e dinim i kujt ishte trupi … Na thonin që ishte i një të pushkatuemi …. E mbaj mend mirë atë trup të gjymtuem para se të na e sillnin ne …. Por nuk e dinim i kujt ishte”.

Ku përfundoi trupi i masakruem i Martirit Dom Mikel Beltoja? Ku?!

Pa varr, si sa e sa Martirë të tjerë. Vetëm pse kishte thanë “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!”

Pa varr. Por në Pavdeksi.

22 komente në “Pushkatimi i fundit”

  1. kopliku says:

    Ky Dom Mikeli ka luftuar,qe Shqiperia te kishte SISTEMIN DEMOKRATIK,qe kemi sot!!!Haaaaa!!!Kemi 21 vjet,qe MJERIMI I POPULLIT SHQIPTAR KA SHKUAR NE HUMNERE,ME ZI SE ATEHERE!!!Prandaj kot shkuan edhe mundimet e tij,se KAPITALIZMI ESHTE NJE SISTEM I DEGJENERUAR DHE ANTI NJEREZOR !!!PROPAGANDA DHE DEMAGOGJIA NUK E MBROJNE DOT!!!Mos u mburni se keni luftuar KOMUNIZMIN,se keni luftuar per nje te ARDHME ME TE ZEZE PER POPULLIN SHQIPTAR!!!

    1. murtez ademaj says:

      Kopliku, me pelqen pergjigjja e juaj.Asnje Fe nuk lufton per demokraci por per me shum RRENA ,MJEGULL dhe OPIUM per Popullin.Meqenese Fete jane Bizneset me te pasura te botes te cilat sot çdo gje e kane futur ne grusht, ato shkaterrojne secilin sistem qe linde ne kundershtim me interesat e tyre.Vrasjet dhe Pushkatimet Komuniste nuk kane qene me te keqija se keto te sotmet demokratike. Por meqenese ato nuk jane thirrur dhe kryer ne emer te Krishtit dhe Muhamedit por ne emer te POPULLIT ,mallkohen me keq.Ne FE nuk ka demokraci por ka HIERARKI USHTARAKE siq ka patur ne KOMUNIZEM.As e drejta e shprehjes se lire,e kundershtimit te asaj qe te duket RRENE nuk lejohet se te shkon koka …si ne Komunizem.Une me pare pelqej denimin ne emer te POPULLIT se sa ne emer te KISHES-XHAMISE,DREQIT.RRENAVE per Engjujt,enderrat e Maries…etj.etj…Komunizmi ra sepse nuk kishte rezerva te grumbulluara te arit siq kane TERRORISTET fetare…dhe fete e tyre e jo pse ishte me i keq se keto…

  2. arber says:

    Thjesht nje i Shenjte, pavaresisht se nga familja jam i besimit mysliman, kam shume admirim per ate cka ka ba kleri katolik ne shkoder, shkencetare dhe njerez me virtyte te larta, EUROPIANE…prandaj ever hoxha dhe shpura kriminale dhe injorante kishin frike.
    AT Zef Pllumi dhe At Marin Sirdanieshte 1 tjeter, habitem PSE shkodra akoma sot beson ne sali berishen dhe shpuren e tij komuniste, kur vete keta te persekutuar kane dhene deshmi te gjalle qe sali berisha eshte pasardhesi i komunistave!!!

  3. hasan spacca tutto says:

    tropi i frocci sono dentro la chiesa catolica, una semplice domanda, perche tanti frocci?! tutti sano che i preti qunado mettono il talare sposano la chiesa. almeno in teoria, frocci e tanti pedofili ci sono dentro alla chiesa. vetm kete beri mire enveri qe i prishi te gjitha kisha e xhamija. italianet thone keshtu, feja eshte opiumi i te varferve.

    1. albaniafirst says:

      hasan spacca (se la vuoi in italiano) tantissimi frocci sona da per tutto non solo dentro ala chiesa cattolica. Purtropo gli puoi trovare anche dentro i muri delle mosche. La differenca e’ che la chiessa si trova nel mondo occidentale dove l’informazione si trova facilmente, invece nel mondo del islam non ce informazione al publico.
      S’mund te pergjithesosh veprime te disa individeve me te gjithe tufen. Une jam nga nje familje e besimit mysliman, megjithese asnje nga familja ime nuk beson dhe vete kam qene deshmitar i ndihmes se prifterinjve katolike per te varferit dhe refugjatet pamvaresisht nga besimi i tyre. Po keshtu jo te gjithe komunistet ose anetaret e partise komuniste kane qene gjaksore dhe kriminele. Kishte plot nga ata komuniste te thjeshte qe besonin ne ate ideologji dhe punonin me ndershmeri e perkushtim. I vertete eshte fakti se sa me teper te ngjitesh ne pushtet aq me pak idealist behesh. Enveri me shoke ishin sadista se kishin frike se i merrnin pushtetin dhe bashke me te eshe privilegjet qe kishin krijuar per vete dhe familjet e tyre. Po keshtu nuk jane italianet qe thone se feja eshte opium per te varferit. Ka qene Marksi qe ka thene i pari ate shprehje, e cila u perdor me vone nga komunistet per te shfarosur klerin. Qellimi ishte i thjeshte. Nuk kishte vend per ideologjira te tjera ne nje vend komunist pervec asaj komuniste. Il famoso lavaggio del cervelo

  4. Ben Dibrani says:

    z. Gazulli, ju pergezoj per artikullin, nje deshmi rrenqethese e nje te kaluare kriminale sidomos ndaj klerit. Ata ishin njerez, ata i donin njerzit dhe vendin dhe pavarsisht nga ndryshimi i pikpamjeve vrasja nuk mund te justifikohet kurrsesi. Pergezimi imi vecante per shkrimin ne Gegnisht, e shkelqyer.

  5. n.kola ny says:

    Fillimisht shpreh keqardhjen per kete viktime te sistemit te kaluar por do te shtoja dhe ca mendime per kete artikull.
    Nuk e kuptoj perse pikerisht keto dite ky zoti gazuli po publikon keto
    rrjeshta te laura kecit te shkruara qe ne vitin 2000? Nuk kane nevoje shqiptaret per propogande kunder komunizmit se ne rradhe te pare i kane pare me syte e tyre dhe ne rradhe te dyte po behen mbi 20 vjet qe po na cani derrasat me nje gje qe ka vdekur me kohe dhe vetem blendi bythziu me shentorin arvizu po hane akoma supe me kockat e vdekura te enver hoxhes.Une mendoj se fajtoret e sistemit te kaluar nuk bejne me shume se 5% te popullit shqiptar po ashtu dhe viktimat e tyre te verteta nuk kalojne kufirin e 5%.Te persekuturit mund te behen me shume nqs do futen dhe nje kategori tjeter si:
    MEHMET ELEZI
    TRITAN SHEHU
    CAJUP RUSMAJLI
    GENC RULI
    GRAMOZ PASHKO
    ARBEN IMAMI
    DINASTIA VOKSHI
    BLENDI BYTHZIU
    DASHNOR MAMAQI
    GENCI POLLOSHI
    qe kane lene lesht nga torturat e tyre nga ana psiqike dhe mendore
    sepse e dinin qe enveri ishte diktator por nuk kishin cfare t’i benin
    dhe bonin gallate si puna e atij kirurgut malsor qe qenka kenaqur
    duke bere leksione me zemrat e ketyre reaksionarve.doktor shala i ka pasur pike te dobet sidomos ca tipa si HYSEN SHOSHORI qe donte ta varte
    qe atehere te palma e mesila dodes.
    Me qe permendur ate COBEN e zhelefines a di gjo qe kjo rrace e ndyre
    gjysem te perndjekur dhe gjysem me partine ja u kane futur juve sa krahu mbas shpine.A e din ti o GAZHULI qe ajo ka qene “fukse” me emrin dizenjatora dhe ti don me u marre me enver hoxhen qe po bon
    30 vjet qe ka vdekur .Si nuk ndegjova ndonje te perndjekur(permjerrur)
    politik te thote nje gjysem fjale per gjithe keto perversitete te klases politike qe e ka cuar vendin dhe shtetin ne kufinjte e absurdit.
    E vetmja gje qe keni bere eshte rradha qe keni zene te arka e shtetit
    per demshperblimet qe po ju japin persekutoret tuaj qe tani po shesin atdheun,po vrasin njerez si qen rrugesh etj etj etj..
    Enverin e kishte hak ta shaje deri diku nga 1997-1998 kurse sot or zotni kur nuk egziston shteti shqiptar bej pak pushim mos u merr me enverin por hajde ta ngreme shtetin dhe dinjitetin dhe pastaj merru
    me fantazmat..
    Dhe e fundit PO E NXJERR KTE MIKELIN MA TE MADH SE SKENDERBEU DHE JOZEFINA BASHKE
    TUNG!

  6. Gjergji says:

    Lavdi herojve te kombit!
    Lavdi klerit katolik shqiptar!
    Rrofte Shqiperia!

    1. Robi says:

      Amin o Gjergj!
      LAVDI PARTIZANEVE TRIMA!
      LAVDI HERONJVE TE LUFTES NACIONAL- CLIRIMTARE! KETYRE DJEMVE TE RINJ TE POPULLIT TE THJESHTE SHQIPTAR QE I DOLEN ZOT VENDIT KUNDER NAZI-FASHIZMIT!

  7. Robi says:

    Ajo qe me ben pershtypje ne kete shkrim ,(pervec vuajtjeve cnjerezore te ketij prifti),eshte se,kjo,Laura Keci ,sipas ketyre qe shkruan me shume heroizon vehten e saj duke treguar se ne moshen 16 vjecare paska qene kaq dizidente,kaq e qarte politikisht e kaq rezistente ndaj regjimit.Paska qene simbol i dizidences antikomuniste.Vetem se,lind pyetja : Pse eshte arrestuar kjo 16 vjecare?Kete nuk na e thote! Me duket si ai monologu i famshem :A doni me per Belulin?

  8. tomori i beratit says:

    Ndjeste Paste dhe i perjetshem qoft kujtimi per kete person qe u vra nga regjimi komunist. POR: Shihni sot se çndodh.Nje mori njerez PARAZIT te integruar neper parti te tipit-musliman,ortodoks,katolik,bektashinj,helvetinj,rufainj,jahovinj,bahahinj,protestant,evangjelist,budist,,trapist,idiotist e qindra emra qe mund te permend.Ku punojn gjith keta parazit.Ku hane keta parazit .Te me falni por TALLIN BYTHEN per dite edhe pes here ne dite edhe njezetekater ore ne dite nuk bejn gje tjeter por vetem tallen.Kan gjetur nje turme te madhe njerzish per mendimin tim me nje ngritje dhe kulture teper te ulet ose te pa mjaftueshme per tu perballur me punen,jeten ,zhvillimin teper te lart te shkences me menyren teper te vrullshme dhe teper te veshtir qe bota po kalon sot.Pra keta te derguar te zotit kane gjetur rugen me te thjesht.Te mos punojn vet POR te urdherojn e detyrojn te tjeret qe te punojn edhe per ta.DHE TE VERBERIT I BESOJN.

  9. cuf dabjoni says:

    shkrime te tilla duhen per te kuptuar komunizmin dhe autoritarizmin.
    Por a edini se Aranit Cela merr pension suplenmetar per punen si katil?

    1. tuc maku says:

      or cuf
      Atij aranit celes ti bohet gjak e dhjame pensioni kur ka krimba si puna jote qe jeni kaq frikacake.nqs ti ose gazhuli apo “heroina “15 vjecare
      laura keci e njihni agresoret dhe gjakpirsit tuaj shko dhe hakmerru dhe mos na boni si te persekutuar te perjetshem..jeni bere si te ai emisioni
      dikur “heroizmi i popullit shqiptar ne shekuj” ku gjithmone fitonin partizanet as nje humbje as nje barazim.boll mo se jeni bere te neveritshem.Sa per ato priftat katolik (edhe te feve te tjera) po lene koqen e namit me veprime te pabesueshme me pedofiline dhe abuzime te tjera
      pornografike. nuk dua te jap fakte se jane mbushur faqet e gazetave biles dhe po mundohen dhe ti mbulojne se ka shume shume raste.

      1. cuf dabjoni says:

        Tuc !

        Ke shume te drejte se Araniti e ka pas hak ate qe thoni Ju.

        Por, kete duhet ta bente shteti dhe te mos i jepte pension sepse per punen si kriminel nuk ka shperblim.

        Kur kam punuar une ne shtet Aranitin e denuam me burg dhe asaj kategorie nuk i dham keto lloj pensionesh.

        Keto gjera po perseriten (Gerdeci, 21 jenari) sepse nuk po i denojme krimet dhe kur ndokush na i kritikon, si ky shkrimi, ju nxeheni. Mos u gezo se nuk ke pesuar gje ti, nuk i dihet jetes prandaj duhen denuar krimet dhe kriminelet te cilit do krahu politik qofshin.

        Gjithe te mirat dhe te prift e mbara Tuc !

  10. hasan spacca tutto says:

    shiko albaniafirst! une po te flisja me shume nga ana fetare. dmth kur prifterinjt vendosin talarin ata votojen edhe kastitetin, gje qe bie ndesh kundra natyres. nuk mund ta besoj njeri qe nje prift nuk kryen marrdhenje seksuale, shume nga keta abuzojne me grate e besimtareve, helbete u vene ne shtrunge. mos flasim per pedofiline pastaj. kurese hoxhallaret kane grua e femije , kjo ka nje llogjike. po e them prape se e kam thene disa here ne kete forum, Enver hoxha dy gjera beri shume mire, emancipoi gruan dhe e shpalli vendin tone ateist, zotri nuk sheh hajer nga fete, jane percarese , vrastare. urrejne , te shtyjne te urresh . shiko nje farabut me emrin shefqet krasniqi nje hoxhe nga kosova, shife sesi flet dhe fut edhe ben nje koment, edhe une musliman jam si puna jote po vallahi s’para marr kollaj flake per islamin.

  11. godfather says:

    Mjerane popull kur duan te komentojne se kleriket jane parazite.
    Jeni te zgjuar ju korrak, perdor termin i Turkofagesit sepse ne qe nuk patem klerike per 50 vjet u beme te pasur e ndersa bota qe kishte plote klerike ra ne varferi.
    Oh mortja qe nuk u ha megjithese kerdine po ben nder ju e nuk shihni as degjoni.
    Ai gjak i derdhur i klerikeve te paepur katolike,pavaresisht fjaleve te tyre te fundit fali o Zot se nuk dine cfare bejne eshte mallkimi qe i eshte dhene ketij kombi.
    Ja kjo eshte filozofia e islamikeve shqiptare qe mendojne se mund te ndertohet e ardhmja mbi gjakun e pafajshem e sidomos te klerikeve te shenjte katolike.
    Edhe Jezusi kur po gozhdohej ne kryq iu lut Atit te tij qiellor’Fali o Ate se nuk dine se cbejne.Ai vertet iu lut ti falte ate popull,por Zoti nuk eshte vetem dashuri por dhe drejtesi qe do thote ndeshkim per krimet dhe e dini shume mire se cfare vuajtjesh e ndoqen populli e izraelit pas vdekjes se Jezusit.Per dymij vjet nuk e shkelen token e tyre por shkuan si skllever ne vendet e tjera plus persekutimet ne ato vende ku ishin.
    Te mos harrojme se vetem Hitleri vrau dhe i dogji te gjalle mbi 6 milion cifute.
    Pothuajse e njejta gje ka ndodhur me kombin tone qe po vuan perjetesisht sepse jo vem e kemi tradhetuar Krishtin por vazhdoni dhe sot e kesaj dite ta injoroni.Ta dini se mbi kokat tuaja dhe te femijeve te tu do bjere ky ndeshkim.
    E di se nuk mund tua ndryshoj dot mendjen tuaj sepse ju i jeni dorezuar plotesisht djallit dhe djalli ka per ta shperblyer popullin shqiptar.

    1. me vrane...tunxh o bir.. says:

      or ty t’lumt or mejc leshfather
      nuk ka aresye te mallkosh te tjeret qe nuk kane besim te njejte me ty ose nuk besojne fare.te rekomandoj te lexosh librin”pirati behet pape” dhe aty
      ke cdo gje te dokumentur se cfare mund te bejne keto njerez te zotit qe e kalon cdo imagjinate.ti vazhdo te besosh eshte biznesi juaj ..une per vehte i respektoj ato qe besojne te cdo lloj feje por nuk ua lejoj te me bejne propogande dhe diversion fetar.por nje gje po ta them: gjuha qe perdor ti eshte si e atij priftit te filmi “udha e shkronjave”.

  12. hasan spacca tutto says:

    o padrino! ju keni pjerdhur nga trute

  13. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Te gjykosh mbi nje denim qe ka ndodhur dhjetra vjet me pare dhe te jesh njeheresh objektiv eshte e veshtire .Eshte e veshtire sepse veprat kriminale kane vlesesimine e kohes si dhe eksperjencen e te shkuares deri ne ate kohe. Me kalimin ose kapercimin e asaj kohe ato marrin ngjyrimin e ri ,me nje eksperience me te pasur.megjitheate une do perpiqem te jap mendimin tim nga kendveshtrimi qe kam, ndryshe nga autori i shkrimit qe , siç duket sheshit, kapercen me urrejtje çdo moment per te qene objektiv qofte dhe per nje çast.
    Ndjenja e urrejtjes kunder klerikeve te inkriminuar ate kohe kur u denua ky prift nuk ishte nje rufe ne qiell te zbrazur por, ashtu si edhe sot, mjafte nga keta ja kishin prure ne maje te hundes popullit sepse perfitonin nga ndjenja e dobesise se njeriut si te themi “si rob i perendise” dhe keto perfitime shkonin deri ne perversitet , jo me pak se ato qe ngjajne sot nen kupolat e shume kishave apo manastireve te botes se qyteteruar.Krahas ketyre, ne kundershtim me prirjen mbare boterore,para fillimit te luftes se Dyte boterore, shume nga hjerarket e kishave katolike e pershendeten dhe e bekuan daljen ne skenen e historise te Nazifashizmit deri ne ate mase sa gati e institucionalizuan kete bekim. Kete pozicion morren edhe shume nga prifterinjte katolike por edhe perfaqesues te feve te tjera ne vendin tone.Nderkohe pati edhe nga ata qe u vune ne radhe me luftetaret antifashist.
    Pushtetin e fitoj PPSH.Me force, me organizim ,me bindje apo si te duam ta quajme, ajo e fitoj dhe si ne çdo rast tjeter ne mbare boten ligjin e ben fituesi.
    Napoleoni, kur mori kuroren e perandorit ne France, me nje lloj neglizhence fyese u shpreh per kishen:”e çmund te bej kisha per mua” dhe pas kesaj ai i vuri alternativen o me mua dhe ne sherbimin tim ose kunder meje.
    E solla kete shembull nga historia per te bere nje analogji me ate qe do te ngjiste pas ..44 ne vendin tone.
    E verteta eshte qe kisha, sidomos ajo katolike u perzje shume ne punet politike duke kaluar deri ne plan te dyte punet e zotit .Punet arriten deri atje sa qe ne disa kisha grumbulloheshin armatime per kryengritje te armatosur kunde regjimit.Ishte koha qe Shqiperia e shkaterur duhej ndertuar.Populli donte buke dhe dituri se po te ishte per kishen dhe regjimin e meparshem injoranca e trasheguar ishin te mjaftueshme per te ruajtur pushtetin e tyre
    .Sistemi i ri nuk kish si te falte ata qe i kthyen institucinet fetare ne vatra te edukimit politik antishteteror dhe antikomunist.Ne asnje vend te Europes kishes, xhamise e kujtedo institucioni fetar nuk i lejohet perzjerja ne punet e shtetit dhe te politikes.Keto rregulla ishin edhe per Shqiperine.
    Ne keto situata u vendos heqja e fese(si institucion dhe funksion)Dalja ne kundershtim me kete ligj dhe konspiracioni per ti organizuar njerzit kunder ketij ligji nuk mund te mos ishte e denueshme dhe keshtu u denua edhe prifti ne fjale.Disa mund te ngrihen sot dhe ti bejne homazh, po eshte e drejta e tyre.Veçse nje gje.Une jam gati i sigurte se sikur mos ishte denuar nga ai sistem, ky prif sot, po te ronte, do ishte po aq i dashur dhe i uryer saç jen mjafte te tille anekend Shqiperise.
    Kane kaluar 20 vjet dhe feja morri perseri “liçencen” e ndikimit mbi “njerzit e perendise” por , per fat te keq nen petkun e saj, po fshihen deri dhe antishqiptar siç eshte rasti flagrant me kryehjerarkun e ortodoksise, nen petkun e saj po fshihen politikan qe flasin ne favor te interesave te ketij apo atij shteti, nen petkun e saj po fshihen persona me moral te dyshimt.Shtroj pyetjen: sikur ne kuadrin e ketij sistemi, keta te denohen per kete gje, nese koha do evoloj dhe nje sistem tjeter do dali ne skene,(nuk e kam fjalen per sistemin komunist) do te duhej qe keta ti shpallte martire.
    NUk mund te jete martire nje njeri qe denohet se shkeli ligjet e kohes kur u denua.Ka vetem nje perjashtim per ata personalitete qe vetsakrifikohen per interesat e njerzimi. Nuk perjashtohet mundesia te jete edhe prifti ne fjale i tille, por me falni zoteri, kaq prifterinj dhe hoxhallar martire paska pasur Shkodra asaj kohe kur populli shqiptar vunte nga injoranca, urija malarje dhe skllaverimi per hiret e njerezve te paras dhe te “perendis”
    Sot eshte koha ti hapim syte mire se na ka hyre ujku ne tufe dhe jo, me historira te tilla, te qajme per ato qe kane ngjare asaj kohe dhe te harrojme ujkun. populli thot nje fjale te mençme edhe per kete: “Ne themi ujku kurse ti thua gjurma”.Aq bajate jane bere keto tema ne keto dite te veshtira qe po kalojme sa shpesh, jo pa arsye te shkon mendja se edhe autoret e tyre jane pjese e atij mekanizmi qe po shtrydh dhe fashite energjite e popullit tone te telendisur keto 21 vjet.

  14. sorge says:

    Te pershendes Sali Serbi-SS!!!Shume llogjik ne ato qe shkruan!!!Fetaret pas 7 prillit 1939-tes ,JO VETEM,QE NUK I KANE DHENE GJE SHQIPERISE,POR JANE BERE BASHKEPUNETORE ME PUSHTUESIT DHE PAS CLIRIMIT NDIHMONIN BANDAT DIVERSIONISTE,QE DONIN PERMBYSJEN E PUSHTETIT POPULLOR ME FORCE,POR NUK MUNDEN DOT SE U KAPEN SI MIU NE CARK!!!Edhe sot ,pas 90-tes,ne emer te FESE,kane mbire ne Shqiperi dhjetra e qindra ORGANIZATA FETARE ME EMRA NGA ME TE CUDITSHEM,qe propagandojne fene DERE ME DERE!!!CFARE KLANE BERE FETE NE SHQIPERI KETO 21 VJET PER ZGJIDHJEN E HALLEVE TE POPULLIT???ASGJE!!!Vetem ne veri,qe jane ngujuar qindra familje nga GJAKMARRJA mund te kishin bere docka,me qe andej ka shume besimtare KATOLIKE!!!U mbush Shqiperia me KISHA E XHAMIA,por njerezit duan te HANE E TE STREHOHEN e jo te shikojne FETARET NEPER TRIBUNA ELEKTORALE NE KRAH TE SALI BERISHES!!!PA FOLUR PER PEDOFILET E SHUMTE,QE I NXORREN BOJEN KISHES!!PA FOLUR PER JANOLLATOSIN,NJE ANTI SHQIPTAR I DEKLARUAR!!!

  15. gjon marku says:

    Nuk ka njeri ne shqiperi qe nuk i vjen keq per keto viktima.Por shikoj
    qe keto po perdoren vend e pa vend.Ne kete rast zoti d.kaculi duket sikur
    po balancon kamikazin e berishes artan brocit qe beri keto dite nje xhest teper te ulet. Titulli”pushkatimi i fundit” duket i papershtatshem dhe pa kuptim.Pushkatimi i fundit eshte 21 janari qe e eklipson kete artikull sepse berisha dhe banda e tij ishin veglat e diktatures te tipit berishe qe ishi ne krahun e ultrakomunisteve.DHE VETE DOM MIKEL BELTOJA PO TE COHEJ NGA VARRI DO TA PESHTYNTE KETE GAZULIN QE PO BEN BIZNES ME FIGUREN E TIJ TE NDRITUR.

  16. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    GODFATHER
    Leri demagogjite me gjakun e prifterinjeve qe i kthyen kishat, shtepite e zotit, ne depo armatimi per te vrara njerzit.
    Leri perifrazimet per krishtin se jane dokra per injorantet. Shqiptaret u shkolluan gjate 45 vjeteve dhe nuk e hane më sapunin per djath.
    Krishti ishte nje shpirt njeriu qe u sakrifikua per te varfrit dhe jo per vrasesit e njerzimit siç ishte Hitleri.Ky , pra hitleri, mori bekimin e Kishes katolike kur leshoj hordhite e tij kunder njerzimit dhe kisha edhe sot e kesaj dite nuk ka kerkuar falje , perkundrazi edhe kryeprifti i sotshem, papa ne Vatikan, eshte pjelle e atij mentaliteti-biografia e tij ne rini e ka dokumentuar kete.Nuk dua te them se hjerarket mysliman jane me te mire, njesoj do ishte edhe sikur psikologjia hitlerjane te kish lindur ne vendet myslimane, sepse feja prej dhjetra shekujsh eshte shndruar, nga nje ngushellim per te vobektit ne nje mjet te rafinuar per ti mbajtur ata te neneshtruar sipas interesave te klases politike ne pushtet.
    Lexo Migjenin e madh, kete simbol te qytetarise dhe guximit Shkodran, kete poet nga me te famshmit e asaj kohe te erret.Lexoje “Lulin e vocer”lexoje “Parathenjen e parathenjeve”: -dhe njeriu nuk e di/a asht zoti pjella e tij/apo ai-vete pjella e zotit/por e shef se âshe kot i kotit/me mendue mbi nje idhull: qe nuk pergjegj.apo tek “blasfemi”-“notojne xhamijat dhe kishat neper kujtimet tona/ e lutjet pa kuptim e shije perplasen per muret e tyre…zani i hoxhes dhe i priftit ne nje kange te degjenrueme/o pikture ideale, e vjeter njemijë vjeç. Ky eshte personalitet apsolut me te cilin e meriton Shkoder lokja me u krenue dhe jo kriminela qe mbjellin vellavrasje per interesa te pushtetit apo hjerarkise se degjeneruar fetare.
    Po po , ne per 50 vjet u pasuruam ne krahesim me ate qe trasheguam nga injoranca mesjetare ku na mbante pushteti i Zogut dhe dogma fetare, sepse nga 4-5 shkolla te mesme qe kish shqiperia para..44 u hapen per “lulin e vocer” disa qindra te tilla ne mbare vendin, disa dhjetra shkolla te larta ane e kend, u hap universiteti shteteror dhe disa filjale te tij ne qytet kryesore, u elektrifikua vendi, u mbush me rruge ,hekurudha fabrika uzina e kombinate dhe te gjitha keto i pergjigjeshin jo me 800 mije banoreve ne ..44 por plot 4 fishit prej me se 3.5 miljon banoreve te ushqyer gjithesi,me sherbim shendetesor falas , pa malarje, pa morra dhe tartabiqe si ne kohen e Zogut dhe te fetareve parazita qe kane mbire sot si kerpudhat pas shiut. Ajo kohe ishte lufte dhe nje lufte qe populli shqiptar e fitoj me sakrifica, e fitoj dhe shpetoj nga asimilimi dhe zhdukja si komb. Kjo eshte pasurija qe trasheguam nga ajo kohe. Mos e mat ate kohe me ate qe nuk mundi te bej po mate me ato qe ja doli te beje per vendin dhe popullin. Me thuaj te lutem, çfare eshte bere sot per te siguruar jeten e popullit- po jua them une -jane bere disa rruge qe i kane kushtuar miljarda popullit, jane bere kisha e xhamija pa fund nderkohe qe varferia po thellohet dhe per mbi te gjitha, vijon vit pas viti,mbyllje dyerve te shkollave ne zonat e thella dhe e mjafte qendrave spitalore dhe institucioneve kulturore sepse shteti , banditet qe drejtojne ate ,jane ata qe shkateruan dhe dogjen pasurine e krijuar nga djersa dhe gjaku i popullit per 45 vjet socializem.Saliu, banda e tij dhe ju vet mund te mbureni vetem me ato qe keni shkateruar qe kurse keni ardhur ne pushtet por kursesi me ndertime.Propocionalisht , per 21 vjet, pa llogaritur indeksin e rritjes se teknologjis i bje qe Saliu duhej te kish ngritur nja dy tre hidrocentrale por paradoksalisht ai nuk eshte ne gjendje te mirmbaje ato qe fatmiresisht u ndertuan gjate socializmit e jo me te bej shaka per te ndertuar te reja
    Zoteri, eshte kollaj te vjellesh vrere, por kur hyni ne llogari dilni zhele, Shqiperia ka nevoje per buke dhe edukim dhe jo per qorollepse shpirterore qe mbjellin kishat dhe xhamijat ne luften e tyre te paprincipte dhe hakmarrese kunder te kaluares.Populli pret te ushqehet, te mjekohet, te shkollohet ne shkolla serjoze, kurse papritur , si per tallje, shtohen ndertest fetare, hoxhallare prifterinj te lloje lloje sekteve a thua se njerzit do mbushin barkun me dokrat e tyre. Ja kjo eshte ironia e kesaj kohe qe po u thur lavdi krimineleve te mbuluar me petkun fetar dhe po zhyt ne skamje dhe pasiguri per te nesermen nje popull te tere i cili si rrugezgjidhje ka gjetur vetem braktisjen e vendit. Ne se ju dhe kallepi i juaj nuk jeni ne gjendje ti zgjidhni hallet e tij te pakten kini meshire dhe heshni per ato gjera qe atij i kallin krupen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

4 Komente

  1. D
    DR GUS TEO

    Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshkën tuaj . Emri im është DOCTOR GUS am konsulent neurolog ndërkombëtar në HOSPITAL MOUNT ALVERNIA. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe të tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator përkatës. Ne jemi të vendosur në Singapor, Turqi, SHBA, Malajzi, Indi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 393512676198 Viber: 393512676198 Përshëndetje, DR GUS TEO. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.PHDLL.CDC

    Përgjigjjuni
    1. D
      DR G. MAXWELL./.

      Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash 500,000 USD dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshka juaj. Emri im është DOKTOR MAXWELL jam konsulent neurolog ndërkombëtar në Spitalin BILLROTH. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe Kirurgjinë e tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator të gjallë dhe përkatës. Ne jemi të vendosur në Indi, Angli, SHBA, Malajzi, Australi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 447463920079 Telegrami: 447463920079 Përshëndetje, DR MAXWELL .PHILIP. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.PHDLL.CDC .Neurokirurg.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DR G. MAXWELL./.

        Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash 500,000 USD dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshkën tuaj. Emri im është DOKTOR MAXWELL jam konsulent neurolog ndërkombëtar në Spitalin BILLROTH. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe Kirurgjinë e tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator të gjallë dhe përkatës. Ne jemi të vendosur në Indi, Angli, SHBA, Malajzi, Australi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 447463920079 Telegrami: 447463920079 Përshëndetje, DR MAXWELL .PHILIP. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.PHD.CDC .Neurokirurg.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DR MAXWELL

          Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash 500,000 USD dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshkën tuaj. Emri im është DOKTOR MAXWELL jam konsulent neurolog ndërkombëtar në Spitalin BILLROTH. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe Kirurgjinë e tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator të gjallë dhe përkatës. Ne jemi të vendosur në Indi, Angli, SHBA, Malajzi, Australi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 447463920079 Telegrami: 447463920079 Përshëndetje, DR MAXWELL .PHILIP. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.PHD.CDC .Neurokirurg.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje