Në vitet 2006 e 2007 qarkullonin opsione pa fund për Kosovën. Nga institute e organizata të ndryshme ndërkombëtare, nga politikanë e diplomatë të llojllojshëm, propozoheshin opsione për statusin e Kosovës. Thuhej se statusi i Kosovës do të mundë të ishte kështu e ashtu, me këtë detaj shtesë apo atë element mangut. Prej Tajvanit e Açehut, e deri te Tiroli Jugor e modeli i dy Gjermanive ofroheshin si alternativa të mundshme për statusin e Kosovës. Mandej, gjerë e gjatë pasonin diskutime e polemika të cilat ndërpriteshin vetëm nga propozimi tjetër i radhës i cili njësoj pasohej me diskutime e polemika të reja. Sigurisht që në vazhdimësi po matej pulsi i palëve dhe faktorëve të ndryshëm rreth çështjes së statusit të Kosovës.
Në vitin 2012 po nis qarkullimi i opsioneve për veriun e Kosovës. Ashtu qysh dikur konsiderohej që statusi i Kosovës është i panjohur dhe ai duhet përcaktuar, sot e njëjta gjë bëhet për veriun e Kosovës. Autonomi, status special, Ahtisaari Plus, 6 Pikëshi etj. janë vetëm uvertura e asortimanit të opsioneve me të cilat do të bombardohet opinioni publik i Kosovës teksa normalizohen negocitatat për veriun e Kosovës. Solucione nga më të ndryshmet të sjella nga të katër anët e botës do të prezentohen si shembuj që do të mundë të përdoren për veriun e Kosovës. Porsa e trajton cilindo prej këtyre solucioneve menjëherë do të konsiderohesh si pjesë e këtij tregu të madh opsionesh ku përplasen ofertat e ndryshme ndërkombëtare me qytetarët e politikanët vendës të shndërruar në konsumatorë.
Gjithçka i përngjan një pazari të madh ku çdo gjë ka çmim dhe çdo çmim është i negociueshëm. Secili proces mëton të jetë i atillë që i paraprin këmbimit kur dakordohet shitblerja. Malli i caktuar stabilizohet në vlerën e caktuar të këmbimit. Kësisoj, doktrina e stabilitetit afatshkurtër politik, në fakt, i përket doktrinës së tregut të lirë të shitblerjes së mallrave. Thjesht, ai që ka fuqi më shumë përfillet më shumë dhe rreth tij organizohet stabiliteti dhe rendi i gjërave. Nga vlera këmbyese, nga fuqia vlerore e mallit në treg, sajohet balansi që varet prej rëndësisë së aktorëve. Përderisa prodhimi detyrimisht lidhet me planifikimin afatgjatë, shitblerja konsiston te stabilitetet afatshkurtra. Midis shitblerjeve kemi veçse negociatat për shitblerjen e radhës.
Ndërkohë që Kosovës i bëhen oferta për veriun e territorit të saj, ato në të vërtetë paraqesin kërkesa të Serbisë në kushtet e ndërmjetësimit të BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Është Serbia ajo që shtron kërkesa për veriun e Kosovës (dhe jo vetëm për atë) për statuse me mëvetësi të shtuar, duke shkaktuar asisoj oferta ndërkombëtare për veriun e Kosovës që i servohen Kosovës. Pranimi i këtyre ofertave ndërkombëtare s’është gjë tjetër përpos pranim i modaliteteve që i sillen rrotull kërkesës së Serbisë që së fundi u artikulua si 4 pikëshi i kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq. Serbia kërkon, ndërmjetësit ndërkombëtarë e shndërrojnë atë kërkesë në ofertë, dhe mandej Kosovës i thuhet ta përzgjedhë njërën prej atyre ofertave. Kosova mund të zgjedhë gjithçka dhe cilëndo prej ofertave mirëpo ajo nuk mund të mos zgjedhë. Sepse, Kosova tashmë ka hyrë në pazar për veten e saj duke iu falenderuar kësaj Qeverisë së tanishme të Kosovës. Pasi që Kosova ta përzgjedhë njërën prej ofertave, ndërmjetësit ndërkombëtarë shkojnë dhe e testojnë nëse Serbia është e kënaqur me përmbushjen e kërkesës së saj. Në qoftë se Serbia thotë që kërkesa e saj është plotësuar, atëherë bëhet marrëveshja dhe realizohet shitblerja. Në qoftë se Serbia nuk ndjehet e kënaqur, atëherë ndërmjetësit ndërkombëtarë eventualisht bëjnë pak trysni mbi Serbinë por, më parë se kjo, sërish sajojnë oferta të reja për Kosovën me shpresë që ajo që do ta përzgjedhë Kosova më pastaj do të jetë e pranueshme për Serbinë, duke vazhduar kështu deri atëherë kur Serbia të jetë e kënaqur. Serbia është kërkesa që gjeneron oferta ndërkombëtare të cilat bëhen trysni mbi Kosovën.
Çfarë do të jetë kjo shitblerje? Kush, çka po shet e çka po blen? A është shkëmbimi i këtillë shkëmbim territorial siç flitet? Pa dyshim që jo. Nuk po shkëmbehen kurrfarë territoresh. Te togfjalëshi “shkëmbim territorial” vetëm fjala shkëmbim është e saktë. Njëmend kemi shkëmbim por jo shkëmbim territoresh. Vetëm Kosova pritet të japë territor në këtë pazar dhe për kundërvlerë Qeveria e Kosovës të mbetet në pushtet. Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, por dhënie të territorit për pushtet. Ne po japim territor, në mënyrë që të marrim pushtet për kryeministrin. Rruga e Serbisë për në Bruksel kalon nëpër Kosovë, kurse rruga e Qeverisë së Kosovës për në Bruksel kalon nëpër Beograd. Serbia është e varur nga Kosova për të vazhduar me procesin e integrimeve evropiane pa e njohur Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, për të qenë e pranuar nga Brukseli, Qeveria e Kosovës është e varur nga Beogradi. Drekat e kryeministrit të Kosovës me Baroneshën Ashton përgjatë vitit 2011 ishin shumë të shtrenjta – ato rregullisht i kemi paguar me koncesionet e bëra ndaj Serbisë në dialogun midis Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviqit.
Pse kjo trysni mbi Kosovën shumë më e madhe sesa mbi Serbinë? Pse BE-ja dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë janë të prirë që procesin ta zgjasin më parë drejt pranueshmërisë së Serbisë sesa të Kosovës? Duket që kemi situatë të ngjashme sikurse te lidhja paralele e rezistencave elektrike. Aty tensioni është i njëjtë kurse rrymat e veçanta në secilën prej degëve paralele janë në proporcion të zhdrejtë me rezistencat: sa më të mëdha rezistencat aq më e vogël rryma elektrike nëpër to. Brukseli është tension konstant, Beogradi e Prishtina janë rezistenca të lidhura paralele. Meqë Qeveria e Serbisë bën rezistencë shumë më të madhe sesa Qeveria e Kosovës, asaj i sillet shumë më pak rrymë dhe, rrjedhimisht, ajo nxehet më pak. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës me rezistencën e saj të ulët po na sjell tepër shumë rrymë në Kosovën që rrezikon të digjet territorialisht në këtë dimër të ftohtë.
Une e perkrahi Albin Kurtin per mbrojtjen e Kosoves, por edhe jam i rezervuar nga disa deklarata kunder Amerikes dhe me edukimin islamik ne shkollat e Kosoves. Mund te then qe eshte i nxituar me deklaratat qe ben ndonjehere.
Futja kot edhe ti te shprehesh nje mendim nuk do te thote se je kunder amerikes se po te jemi te gjithe te nje mendimi atehere cfare u pa, mandej edhe amerika ben gabime,se kur u dorezua sebia duhet te vendosej pika mbi i dhe te mos lihej zvare kjo puna e kosoves, nese shtetet qe kane akses ne kete pune gjerat duhen te ndahen njehere e mire dhe te mos e lene si palestinen me izraelin ketepune.
Kurre sbon me leshu mitrovicen po qe se keni vdek gjithe kosovaret lejeni tja u mari serbi mitrovicen…ne 99 e bome nje lufte,e po qe se evropa ka menje tjeter gati do jete dhe lufta tjeter..por kesa radhe nuk do lihen me punet pergjysem…do shkoj deri ne fund me te gjithe fqinjet tane..camet do kthehen ne shpi tvet e ulqinaket sdo majne me flamurin e malazezve e shqiptaret e maqedonis do vendosin vete fatin e tyre..albin mos e lem shkaun me e perdhos kosoven perseri,bohu me dhelper pregatituni ne heshtje sic bejne dha ata,e kur te vi dita do vime tju ndihmojme si ne 99…
shkurt sakte , prere. paragrafi i fundit thote gjithchka me nje gjuhe te thjeshte
Te lumte goja Albin Kurti. Martin Luther King njihet vetem sepse alternativa ndaj tij ishte radikali Malcom X.
Ti duhesh te jesh i ndergjegjshem se per ty s’ka te ardhme politike por sherbimi qe po i ben Kosoves eshte i pacmuar. Kosova do te ta dije per nder. Rrofsh e qofsh. Kurre mos ndalo.
Shume e qarte!Keta leshkot e pushtetit te Prishtines dhe Tiranes shkembejne per pushtetin territore dhe çfare te duash.Pse,nuk shkembeu saliu 350 km/2 det per perkrahje nga greku?Gjithe keto takime me serbet po behen per tu dhene veriun e Kosoves.Kini kujdes dhe hapni syte!Evropa nuk ka dhembe per ti trembur serbet,mendoni vete!z.Albin,ty nuk te duan te huajt,dhe duhet ta marresh per kompliment!
I nderuar z.Kurti!Idealizmi dhe pragmatizmi nuk perjashtojne njera tjetren, por shqiptaret nuk kane nevoje per nje idealizem alla palestinez por nje pragmatizem si ai i Ismail Bej Vlores.JU e dini fare mire se shtetet shumekombeshe as kane patur te ardhme as do te kene, dhe kur te kujtoheni ju apo pasardhesit tuaj per ta shkembyer luginen, do te jete boshatisur nga shqiptaret dhe do te jete vone. Shqetesimi juaj eshte me vend se do te duhet te shkembehet nje territor shqiptar me nje territor po shqiptar, por precedentin e keni ne kufi, rrethinat e Nishit dhe Pazarin e Ri.
AlBINI ka vizion ka ide,por keto ide apo vizione nuk jan te pa kapeshme,kto ide apo viziona,jan perkasten ne kosove te pa kapeshme,per ket kasta te kapeshme dhe te realizueshme jan,korrupcioni,mafilleki.kercenimi.servilizmi.mediokriteti.dhe aspak politika reale e dalur dhe e kerkuar nga bota demokratike e EUse .pra albini nuk kerkon diqka qe popujt tjere nuk kan vetum ate qe popujt tjere europian veq e shijojn e prekin qdo dite ne praktik,d,m,th shtete sovran kjo eshte kryesore.pastaj tjerat me pun dhe angazhim nuk ka klas poltike qe smund ti arrin,dhe kur ja shton dhe vullnetin kjo mund te arrihet edhe ma shpejt se dikush mendon,por per kto kasta qe tash per tash jan te instaluar ne krye te popullit shqipetar jan iluzion ide te pa arriteshme.kto kasta veq kan deshmu deri me sot se nuk kan ndermend te bejn ate qe duhet bere,por te mirren mete keqen e kesaj qe thash,dhe populli ne tiran ne prishtin ne shkup akoma do vuj,bejn koncesione bejn allashverashe bejn tregeti me pasurin e popullit,bejn tregeti me territor,behen servil karshi bashkesis nderkombetare,them deshiron bashkesia nderkombetare kesi kasta te korruptuara,them po,pse vjen pytja,shum thjesht kurr bashkesija nderkombetare nuk zgjedhe probleme ,por ajo gjithmon mundohet vetum ti menagjoj ato ,sepese bashkesija nderkombetare nuk ka vetum trojet shqipetare ,por ka shum probleme ne bot ,dhe vetum vendosahmeria kemmbngulja dhe vullneti ,ateher ata dotena dexhojn dhe dotena perkrahin ,pra per ket them se ALBINI ,por jo vetum albini e tere vetevendosja me konceptin dhe plateformen qe ka dhe njeretzit qe udheheqin ket levizeje dote munden qe ato iluzione per dike te behen realitet,Albini eshte njeri i thjeshte por shum konsekuent dhe i vendosur ne bindjet e levizjes se tij dhe ato qe albini po i thot une si qytetar ne gjermani i perjetoj i prek qdo dit,pra albini eshte shum konkret shum realist por ka dhe vullnetin para albin