Duke shfrytëzuar organet e shtypi dhe kanalet televizive, Lulzim Basha shpërndau gjithandej lajmin se po shkonte në Uashington si i ftuar i homologut të tij amerikan, z.Vincent Gray. Dhe për ta përforcuar akoma më shumë këtë, shfrytëzoi një takim paraprak me ambasadorin amerikan në Shqipëri, z.Arvizu.
Për gjithkënd që ndjek zhvillimet politike të ditës nga gazetat dhe televizionet, fillimisht besoi se ajo ishte vërtetë një vizitë zyrtare. Ndërkohë, shtypi opozitar nisi investigimin për të marrë vesh diçka më shumë rreth kësaj vizite. Të dhënat e para na dhanë të kuptojmë se vizita e Bashës në Uashington ishte organizuar nga një Universitet privat, i cili kishte shfaqur edhe programin në faqen zyrtare në internet.
Gjithsesi, kureshtja ende mbizotëronte rreth çështjes së ftesës. Gazetarët e agjencisë Balkan Insight, arritën të kontaktojnë me zëdhënësin e kryebashkiakut Gray dhe nga përgjigja e tij mësuam se, citoj: “Një takim i shkurtër do të zhvillohet të martën. Një banor i qytetit, me origjinë nga Shqipëria, i kërkoi kryebashkiakut të presë në një vizitë kortezie kryebashkiakun shqiptar dhe ai pranoi pasi shpesh zhvillon të tilla takime”.
Pra, takimi na paskërkesh qenë i natyrës së kortezisë. Për çfarë i duhej Lulzim Bashës e gjitha kjo duke ditur që në kohët e sotme informacioni përcillet në kohë reale aq sa s’ke kohë të marrësh dot frymë?! Basha s’kishte asnjë arsye të investohej në një propagandë të gënjeshtërt. Askush s’ e ndalon atë të shkojë në cilindo shtet të dojë, me ftesa zyrtare, me ftesa private, apo me ftesa të sponsorizuara nga vet ai apo miqtë e tij.
Çfarë do i kushtonte t’u thoshte qytetarëve të Tiranës se “po shkoj në SHBA pasi kam një ftesë nga një universitet privat për të dhënë disa leksione për Tiranën. Me këtë rast, do shoh mundësinë për një takim me homologun uashingtonas apo edhe zyrtarë të lartë amerikanë”. Me një fjalë, një rrugë e dy-tri punë. Deri këtu, çdo gjë do ishte korrekte dhe askush nuk do përpiqesh të rrëmonte për shkakun e vizitës.
Takimi në Bashkinë e Uashingtonit sigurisht që u realizua, sepse z.Gray e kishte pranuar paraprakisht kërkesën e shqiptaro-amerikanit ndërhyrës; ai i respekton ata që ndodhen përkohësisht në qytetin e drejtuar prej tij, aq më tepër një homolog. Por e gjitha kjo s’i jep kësaj vizite rëndësinë e një vizitë zyrtare, e cila sipas rregullave parapërgatitet me një protokoll të ndërsjelltë ku renditet të gjitha çështjet që do shtrohen për diskutim. Të dy delegacionet, secili me stafin e vet, bien dakord për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që do jepet për çështje të caktuara, për të cilat, sipas traditës, nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimit midis titullarëve.
Lulzim Basha u shfaq në zyrën e z.Gray, vetëm nën shoqërinë e ambasadorit tonë në Uashington, gjë që do të thotë se s’kishte asnjë lloj parapërgatitje për një takim zyrtar ndërinstitucional. Edhe nga kronikat televizive rezultuan se të dy bashkëbiseduesit kishin ndarë pikëpamje të përgjithshme për qytetet respektive, e në ndonjë rast edhe për diçka specifike, por që gjithsesi, siç u shpreh z.Gray, “të vazhdojmë të komunikojmë”. Pra, asgjë konkrete, por me shpresën se kryebashkiaku i Uashingtonit do kujtohet t’i telefonojë homologut të Tiranës për të parë mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen që s’dihet sa e afërt do të jetë.
E gjithë kjo situatë që u mbërthye thjesht tek fakti nëse ftesa ishte zyrtare apo jo, në pamje të parë të jep përshtypjen sikur po kapemi me gjëra të vogla e pa rëndësi, demek, “e lagu s’e lagu, rëndësi ka që e takoi”. Por duke qenë se Lulzim Basha ka shumë probleme me të ”vërtetat” e gënjeshtërta në të kaluarën e tij jo fort të largët, atëherë asgjë që lidhet me aktivitetin e tij nuk mund të thjeshtëzohet e anashkalohet. Askush ndër ne nuk ia ka për borxh të fyhet, qoftë edhe me këto gënjeshtra të “vogla”, ashtu pa zarar, sepse shembujt që Lulzim Basha na ka dhënë në vazhdimësinë e tij politike po i krijojnë çdo ditë e më shumë profilin e një politikani që s’i bën më përshtypje të gënjejë për çdo gjë. Përfundimisht ai duhet ta kuptojë se s’ka gënjeshtër të madhe apo të vogël; gënjeshtra mbetet gënjeshtër në çdo rrethanë që të bëhet e t’i shkurton këmbët, sado të gjata t’i kesh fizikisht. Sigurisht, nëse do ketë vullnet për ta kuptuar ndonjëherë rëndësinë negative të gënjeshtrës!
pinokos i ritej hunda sa here mashtronte, matjani hunden lulit te shihni qe i eshte ritur.luli eshte i ri, dhaskalin e ka me metodat qe i ritet hunda.
Ikni ore social_pucista. Ne i falem Lulit tone 200milion$ rrush per kumbulla, jo me nje cop genjeshtre te vogel.
O zoti Altin,lodhesh mekot se nuk degjohen haleja nga pordhet.Keta politikanet tane meritojne medaljen e arte ‘GENJEN PA U SKUQUR”
O zoti Altin ,lodhesh me kot pasi nuk degjon haleja nga pordhet.Keta politikanert tane meritojne medaljen e arte:”Genjen pa u skuqur”.
Mero, me $500 donacion tek fushata e tij merr nej vizite.
Eshte krejt kollaj
genjeshtrat e lulit,saliut and ko. nuk perbejne lajm
lajm eshte kur ndonjehere saliu thote te verteten
Ashtu si genjeshtra mbetet genjeshter, qofte e madhe apo e vogel, edhe faji per vrasje njerezish te pafajshem eshte i njejte, qofshin 4000 si ne Siri, qofshin 4 si ne Tirane.
Sa leke ( me mire EURO )ka vjedh ai nuk e ka problem qe te paguaje ashtu si kane bere deri me tani (LOBIMET ) ai e Saliu.
Ndonje dite do te lobojne se -“kush eshte me i bukur “- Luli.Sala e dreqi me brire.
Cfare kane lene pa bere keta horra?
Ej MIQ ! Po ku eshte futur ai spurdhjaku Wolfarth??? Ka humbur si kripa ne uje ,per te qeshur apo jo?
Thanks like your Lulzim Basha, gënjeshtari me këmbët e shkurtra | Gazeta Tema