Nga Arben Demo
Manuali i ashtuquajtur Çençeli e ka marrë emrin nga Massimiliano Cencelli, një funksionar i Demokracisë Kristiane, partia më e madhe italiane deri në fillim të viteve ’90. Ky dokument është hartuar ne vitin 1967 gjatë punimeve të kongresit të Partisë demokristiane italiane. Në atë kongres Cossiga, Sarti e Taviani formuan korrentin “pontieri” që duhej të shërbente si urë ndërmjet së djathtës dhe së majtës (në italisht ponte=urë). Vite më vonë vetë Cencelli shpjegoi se në atë Kongres ata morën 12% të votave dhe propozoi që si në një këshill administrativ të një shoqërie aksionare atyre iu takonin 12% të vendeve në Organet drejtuese të Partisë dhe eventualisht edhe në Qeveri.
Gjatë asaj periudhe (Republika e parë italiane), “Manuali Cencelli” shërbente për të ndarë postet për secilën parti në koalicion si dhe brenda vetë partisë. Kështu kur formohej një qeveri koalicioni kishte një numër të madh postesh për t’u dhënë secilës parti (ministra, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë të ndryshëm, si dhe nëpunës në struktura e ente të ndryshme qendrore dhe lokale). “Manuali” shërbente pra si një normë rregullatore për Qeverinë si dhe për ndarjen më tej sipas korrenteve brenda Partisë. Ky manual ishte një formulë e komplikuar matematike me vlera të ndryshme për secilin post. Kështu për shembull një ministër vlente sa dy zëvendësministra e gjysmë.
Le t’i kthemi rastit arbëror me ndarjen e karrigeve të mëdha dhe vendeve të punës në qendër e në rrethe me rastin e formimit të Qeverisë Berisha me koalicioni Berisha-Meta. Çdo njeri normal e kuptonte që LSI-së apo Metës, për të qene më pranë realitetit, nuk i takonin më shumë se pesë të shtatëdhjetë e katërtat e posteve dhe vendeve të punës (5/74), ndërsa Saliut gjashtëdhjetë e nëntë të shtatëdhjetë e katërtat (69/74), që po t’i llogarisim janë 7% LSI-ja dhe 93% PD-ja.
Pazari ndërmjet dy pronarëve të partive në fjalë u bë ndryshe: 20% LSI-ja dhe 80% PD-ja. Çdo koment do të ishte i tepërt për të kuptuar se për Sali Berishën mbajtja e pushtetit për vete dhe familjen e tij është më e rëndësishme se interesat e vendit dhe ato të anëtarësisë së Partisë Demokratike që u nxorr nga puna për t’u zëvendësuar me ata që rekrutonte rrugëve LSI-ja.
respublica.al
http://respublica.al/opinion/2012/1/27/manuali-cenceli-dhe-ai-meta-berisha
Morali eshte qe ne vetvete pazari nuk eshte problemi. Problemi qendron tek pazari i bere pa baza. Ne nje koalicion te mirefillte dhe pak a shume te ndershem ndahen edhe detyrat edhe privilegjet. Nderkohe keta tanet bejne per bythen e tyre ne kurriz total te popullit apo partise qe i perkasin. I tille eshte pazari Meta-Berisha sot, i tille ishte pazari Nano-Berisha para shume vitesh. Le te shpresojme qe s’do te kemi pazar Rama-Berisha pavaresisht se shume dyshojne qe ka te tille pazare (veshtire te gelltitet ajo dora e Edit tek supi i Sales me 15 mars 2008 pas Gerdecit).
Ciao.
keta prap te bishti ures (ponte) PD,LSI nuk jane parti jane grumbullim hadutesh dhe kriminelesh ,nuk kane asnje lidhje me patite politike
Autori ben nje paralele (te pasakte) ndermjet Italise se viteve 70-te dhe Shqiperise te viteve 2009-2012. E para pasi manuali Cencelli llogariste ndarjen e posteve ministrore dhe zevendesministrore ne kushte te tjera politike. Se dyti, pasi pakti PD-LSI zbatohet edhe ne nivele teper te uleta, duke i dhene fund cdo pretendimi per profesionalizem dhe meritokraci ne administrate.
Genti!
Nuk jam aspak i pa saktë sepse unë bije një shembull por them që vlente për një numur të madh vendesh pune. Po bije më poshtë çfarë ka për këtë manual wikipedia në zërin :”manuale Çencelli”
…Durante la cosiddetta prima repubblica italiana, il manuale Cencelli sanciva quanti e quali posti o cariche dovessero essere assegnati a soggetti appartenenti a ciascun partito e, all’interno di questo, a ciascuna sua corrente. Per esempio, in occasione della formazione di un nuovo governo, specialmente per un governo di coalizione, vi era un nutrito numero di cariche da assegnare o riassegnare (ministri, sottosegretari, direttori generali, funzionari speciali, presidenti, amministratori e consiglieri di enti e società partecipate, e così via) in funzione delle mutate condizioni politiche del momento….
Besoj se kam qënë mjaft i qartë, dmth. flitet për nivele dhe të ulta nëpunësie, sigurisht që tonët mundet dhe e egzazheruan, për interesa të pista. Me këtë rast shtoj çka nënkuptohej se koalicioni i turpit Berisha-Meta shkeli me këbë demokratët që u flakën në rrugë të madhe e vendet i shiti Iliri me Monikën.
Arben
@ Arben: Wikipedia nuk eshte nje burim informacioni i konfirmuar, une kam gjetur ne te shpesh pasaktesi (vecanerisht ne informacionet per kinematografine).
Te vijme te Italia e viteve 1970 dhe 1980. Sic permenda dje, kushtet politike atje ishin shume me te ndryshme nga ato te Shqiperise se viteve 2000 (p .sh. nje vecori e atjeshme ishte se pentapartito qendronte gjithmone ne pushtet). Lidhur me ndarjen e tortes, ne dijenine time ne nivele te tilla si specialiste neper ministrite italiane nuk aplikohej manuali Cencelli, ndersa ne Shqiperi LSI kerkon 20 % ne te gjitha nivelet.
Se fundi, shoh qe ne shkrimin tuaj – ashtu si edhe ne nje shkrim te E. Zaloshnjes – merret e mireqene se njerezit e LSI debuan ata te PD. Ne fakt ne rruge u hodhen me teper njerez pa parti. Nuk perjashtoj qe edhe njerez te PD te kene ikur nga puna, por me e lehte eshte te heqesh ata pa ndonje perkrahje politike se sa ata te PD ne nje kohe kur kryeminister vazhdon te jete Berisha.
Genti !
Me falni, por qellimi i shkrimit tim ishte te informonte lexuesit shqiptar se si formohen koalicionet gjetke.
Shembulli italian, ku dhe e kishin regulluar me nje formule matematike , tregon absurditatin e marrëveshjes Sali- Ilir, si dhe interesin e Saliut, vetem qe te mbesi ne pushtet, duke mos pyetutr se Iliri merrte poste e vende te thjeshta pune, ne kurriz te atyre qe PD-ja i kishte prej 4 vitesh ne pune (kryesishte anetare e simpatizante te vetet). Besoj se dhe ju e keni te qarte se keta te fundit nuk ishin aktivista apo simpatizante te PS-se. Zbritja ne nivele te ulta vetem se e nenvizon kete dukuri absurde.
Une nuk fola se ne çfare permasash qene keto spastrime ne dem te Pedisteve, por vetem fenomeni absurd me interesonte te dilte ne pah. Gjithashtu te jesh i sigurte qe nuk u hoq asnje punonjes nga Tropoja, Dibra, Kuksi e tjera rrethe qe sot kane pushtuar administraten edhe ne qofshin jo te djathte.