Kreshniku thyen "mitin" Berisha në Kosovë!

21 Janar 2012, 22:01Blog TEMA
Kreshniku thyen "mitin" Berisha në Kosovë!

Nga Faik Krasniqi

Sulmet e vazhdueshme të Berishës ndaj Kreshnikut (sulmi i fundit tentativa për shkarkimin e Kreshnikut nga KLD-ja) po bëhen për faktin se, Kreshniku u bë më popullor se Berisha në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në kohë rekord i mori popullaritetin. Kreshniku tash është në moshën kur Berisha hyri në politikë 42 vjeç dhe kjo i krijon epërsi madje me një CV (biografi) dhe të shkuar, të shkëlqyer dhe të pakrahasueshme me të shkuarën komuniste të Berishës para se të bëhej president….

Kreshniku zbuloi disa nga tradhëtitë kombëtare të Sali Berishës si,
1.Marrëveshja e ujërave;Sali Berisha deshi t’i shesi(fali) 353 km2 det Greqisë, por kjo marrëveshje e ”fshehur” u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
2.Varrezat greke;Sali Berisha ndërtoi varrezat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, gjoja qenkan vrarë duke e ”mbrojtur” Shqipërinë nga nazistët gjermanë.
3.Ndryshimet e kombësive shqiptare në greke, regjistrim i popullsisë i porositur nga Greqia; Saliu në Parlamentin e Shqipërisë miratoi ligjin për regjistrim të popullsisë (sipas qejfit të Greqisë), me vetëdeklarim të kombësisë dhe fesë, por falë Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, e cila muaj më parë patë dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për moslejim të ndryshimit të kombësisë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për ndryshimin e kombësisë.
4.Refuzimi i Berishës për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën; Sali Berisha ishte dhe është kundër pajtimit kombëtar që çoi mosrealizimin e bashkimit shqiptar, sepse mos pajtimi krijon përçarje dhe s’mund të arrish qëllimin për bashkim në të gjitha pikëpamjet me rëndësi kombëtare.

Muaj më parë Berisha sulmoi Kreshnikun dhe ”Aleancën Kuq e Zi” si të pa fe, ateistë, pa identitet etj. Pas një miqësie 20 vjeçare ai sulmoi Kreshnik Spahiun. Sipas kryeministrit që ka përsipër vetëm zhvatjen e vendit dhe paratë e popullit, ”Aleanca Kuq e Zi” është pa identitet.
Epo kur flet për patriotizëm një qenie komuniste që i shiti naftën serbëve gjatë luftës në Kosovë dhe i fali si pa të keq detin grekëve, dihet se nuk e ka për gjë të përdhosi çdo lloj aleance qoftë për flamur a identitet kombëtar.
Enveri si diktator shfrytëzonte popullin për të qëndruar në pushtet, por Saliu ”idhulli” i shqiptarëve të Kosovës dhe ish”idhulli” im nuk e ka për gjë të shesi popullin, vendin edhe ”prapanicën” e vet po që nevoja për të mbajtur pushtetin.
Kontributi i Berishës në rënie dhe marrëveshjet me grekët, numurori pro Berishë i shqiptarëve jashtë territorit, të cilët të mos jenë haberisur se ishte tamam” idhulli” i tyre (dikur dhe i imi) që u dhuroi grekëve, për hir të karrigës së vet, 353 km katrorë territor me pasuri të pallogaritshme nëntokësore! Sjelli në krye të autoqefalisë ortodokse shqiptare priftin nacionalist grek Janullatosi. Lejoi ndërtimin e varrezave gjoja për ushtarët e vrarë grek në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Miratoi ligjin për regjistrimin e popullsisë, ose më saktë vetëdeklarimin në baza etnike dhe fetare, regjistrim të cilin ështe e kundërshtuar ashpër dhe hapur që nga fillimi Kreshnik Spahiu dhe ”Aleanca Kuq e Zi”, sepse është regjistrim në favor të grekut dhe shumë i dëmshëm për kombin shqiptar.

Lidhjet e Saliut me UDB-ën serbe dhe Damir Fazliçin!

Pikërisht ishte Saliu ”idhulli” i shqiptarëve të Kosovës që gjatë embargos kundër Serbisë(atëbotë Berisha ishte President i Shqipërisë), bënte biznes me serbët duke futur ”ilegalisht” në Serbi naftë dhe cigarre.Dihen edhe bizneset e tij me biznesmenin e dyshimtë serb Damir Fazliç, kriminelit serb( i afërt me Klanin e Zemunit) të cilit i fali me qindra hektarë tokë dhe i shiti shumë ndërmarrje shoqërore në Shqipëri ………por i lidhur edhe me bizneset tjera serbe.Fazliç është shndërruar në një nga njerëzit më të pushtetshëm në rajon pikërisht për faktin e përdorimit të dosjeve sekrete të UDB-së, shef i të cilit për vite me radhë ka qenë daja i tij, Stanishiç.Lidhjet e Berishës me UDB i patë deklaruar më parë edhe vejusha e diktatorit Hoxha, e cila ka deklaruar në media se Berisha ka pasur vjehrrën agjente të UDB. Pra kemi një lidhje të çuditshme midis Berishës dhe Stanishiç, Berisha dhe vjehra e tij(Nexhmije Hoxha: Vjehrra e Berishës, agjente e UDB. Ndër të tjera e veja e Hoxhës sqaroi edhe faktin pse nuk kishin marrë kardiologun Sali Berisha në grupin e mjekëve të Enver Hoxhës. Ajo sqaroi se propozimi për përfshirjen e kardiologut Sali Berisha pranë grupit të mjekëve të Enverit e bëri Hysni Kapo. Në fakt, rrëfen Nexhmije Hoxha, ne kërkuam se kush ishin kandidaturat e tjera dhe Hysni Kapo prezantoi dhe Ylli Popën. Kandidatura e Ylli Popës u pa e arsyeshme sipas familjes Hoxha pavarësisht faktit se kishte bashkëshorten rumune. Ndërkohë që kur dëgjuan propozimin për Sali Berishën, Nexhmija deklaroi se e kontestuan kandidaturën e tij për arsye se ai kishte vjehrrën agjente të UDB, shërbimeve famëkeqe sekrete të asaj kohe. “Saliu në shtëpinë tonë është futur nga dera e pasme. Ai ishte një komunist fanatik. Bënte të pamundurën edhe atëherë që nëpërmjet zellit të tepruar të tentonte të vinte në pushtet”).
Mos vallë kryeministri shqiptar na del i mbërthyer nga agjenturat serbe.Faktet e fundit mesa duket e implikojnë rëndë kryeministrin shqiptar, për më shumë ardhja pompoze dhe e dhunshme e Fazliç, konfirmon faktin që kryeministri shqiptar është peng i dosjeve të Stanishiçit.
”Nëse nuk gaboj Saliu ka qenë profesor edhe në Universitetin e Tiranës, dhe mesa kam dëgjuar (aty ku jepte leksione) nëse shifte dikë me flokë pak më të gjata sesa “standartja” j’u bënte namin, gati edhe në përjashtime, dhe masa të rrepta si këto shembuj. Pra Saliu deri në kohën që punonte për Partinë Komuniste luante një rol të flaktë në atë organizatë, dhe ndershmërisht i dhuroj vullnetin e tij Partisë Komuniste. Kjo gjë do të thotë se ai e kishte zemrën aty(dhe akoma e ka), në atë parti”.

Dallimet mes Saliut dhe Kreshnikut!

Kur Berisha hesht ndaj serbëve dhe grekëve, Kreshniku flet me zë të lartë( Në Qershor ishte hera e parë që del një zyrtar i Shqipërisë kaq hapur me një deklaratë kundër Daçiqit; ”Spahiu porositi Daçiqin: Larg duart nga Kosova dhe presidentit të Serbisë Tadiq, e këtë gjë e bëri Kreshnik Spahiu, kurse Berisha mbajti gojën mbyllur ndaj provokimeve të shumta serbe kundrejt Kosovës. E vlerësoj Kreshnikun për iniciativën që ka marrë bashkë me ”Aleancën Kuq e Zi” (ku edhe unë jam anëtar) , dhe që po përpiqet që edhe nëpërmjet mediave t’i japë një shuplakë uzurpimit grek në jug të Shqipërisë. Deri më sot në 20 vjet “demokraci” është hera e parë që një zyrtar i lartë shqiptar akuzon hapur Greqinë për atë çfarë po mundohet të kurdisë me regjistrimin e popullsisë( gjë të cilën ia arriti me regjistrimin e popullsisë, duke e rritur artificialisht numrin e grekëve në Shqipëri). Deri më tash këtë gjë nuk e ka bërë as Saliu as Nano, as Rama dhe askush tjetër.

–Origjina e dyshimtë e Berishës dhe origjina natyrale e Kreshnikut nga Kosova(Prizreni) dhe Shqipëria!

Saliu nuk di ç’është identiteti, sepse atë nuk e ka as vet, as atë kombetar e as atë fetarë. Identitetin kombëtar e ka humbur pas binacionalizimin familjar, atë fetarë e ka humbur duke u servilur para PPSH(Partia e Punës së Shqipërisë) si ateist dhe pa besim në ZOT. Shoku Sali dha dhënë fjalën se do regjistrojë shqiptarët ashtu siç duan ata serbomalazez apo greke, vetëm shqiptarë më pak, dhe këtë gjë ia arriti me regjistrimin e popullsisë duke ia bërë qejfin Greqiësë, Serbisë dhe shteteve të tjera sllave. Ky është “demokrat” si serbomalazez apo Genc Pollo grekofil. Saliu ka strategjinë e paraparë dhe të premtuar para atyre që kanë paguar këtë si të quhen ndryshe, më vjen keq, por nuk ka fjalë më të butë se TRADHTARË.

-Egoizmi i Berishës për të mbajtur autorësinë dhe monopolin e patriotizmit e çon në luftë ndaj patriotizmit modern të Kreshnik Spahiut.

Simpatinë e madhe që kishin shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare për Berishën, dalë nga dalë ka filluar të zbehet ajo simpati për të, për faktin se Berisha vitet e fundit shqiptarët jashtë kufijve të Shqiperisë i ka lënë anash dhe po i përdor vetëm për marketing politik dhe pseudopatriotizëm, dhe këtë simpati me hapa gjigant është duke e fituar patrioti i flaktë dhe modern Kreshnik Spahiu, që ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari për veprimtarinë e tij kombëtare duke i kundërshtuar hapur politikat nacionaliste sllave, politika të cilat me ndihmën e politikës se mbrapshtë dhe servile shqiptare, po shfrytëzohen mjeshtërisht nga qeveritë dhe organizatat e ndryshme nacionaliste sllave në dobi të interesave të tyre kombëtare dhe në dëm të interesave të kombit shqiptar në përgjithësi.

-Saliu përçarësi më i madhë i kombit shqiptar!

-PD-ja edhe pas 20 viteve si parti nuk kaloj dot Kosovën, ku simpatia e madhe e shqiptarëve te Kosovës, Maqedonisë etj, që kanë ”patur” për Berishën ka ngelur vetëm në mendjen e fanatikëve të flaktë ku Berishën e shohin si politikanin më patriot shqiptar, kurse të majtën në Shqipëri e shohin si parti antikombëtare dhe anti-”kosovare”, kurse në anën tjetër AK(Aleanca Kuq e Zi) ështe shtrirë në çdo trevë shqiptare ku me një shpejtësi të madhe ka mbledhur me dhjetëra mijëra anëtarë dhe dita-ditës po i shtohen me mijëra të tillë, si dhe rreth vetes ka arritur të rreshtojë intelektualë të mirëfilltë dhe patriotë të vërtetë, dhe kjo falë punës kombëtare që po bën Kreshniku bashkë me Aleancën Kuq e Zi .

-Në Kosovë dhe Maqedoni Berisha preferencial dhe njëkohësisht përçarësi më i madhë i partive shqiptare.

Në Kosovë dihet se Berisha ka qenë i afërt(dhe është) me partinë e Presidentit Historik të Kosovës, të ndjerit Dr.Ibrahim Rugovës, LDK-ën, por dihet edhe njëkohësisht se Presidenti Rugova me vite të tëra nuk ka folur me Berishën, për shkak të injorancës dhe veprimeve të tij antikombëtare. Në Maqedoni ka qenë dhe është i afërt me PDSH-ën e Menduh Thaçit, dhe si në Kosovë , poashtu edhe në Maqedoni, Berisha për të ruajtur simpatinë që kanë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërise për të, ka bërë përçarje të mëdha mes partive shqiptare dhe popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore(Luginën e Preshevës), madje duke i ushqyer kokat naive me propagandë se e majta në Shqipëri është antikombëtare dhe anti-”kosovare”. “… Kjo dukuri shqetësuese ka shkaktuar përçarje mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. E them këtë sepse PS-ja në Kosovë (dhe në Maqedoni) perceptohet si parti me ndikim grek. Në mënyrë indirekte edhe votuesit e kësaj partie perceptohen si të tillë. Si rezultat i kësaj ka ardhur deri tek mosrespektimi i mjaftueshëm i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në varësi të kujt është në pushtet….”
Njeri prej fruteve më të hidhura që ka prodhuar mendja diabolike e Berishës.Historia do ta etiketojë dhe dënojë, si përçarësin më të madh të unitetit të shqiptarëve, këtë njeri. Kurse Kreshnikun e vlerësoj si idealist për bashkim kombëtar dhe aleancë shqiptarësh. Kreshnik Spahiu është një figurë nacionaliste e një patrioti të vërtetë. E vlerësoj si një ndër personazhet më të larta në realitetin e sotëm.

Epërsia dhe popullariteti i Kreshnikut kundrejt Saliut!

-Berisha është politikan konservator dhe egoist. PD-ën e ka shndërruar në një çerdhe të panjohurish, me të gjithë intelektualët e vet të shpërndarë në parti të tjera(rasti i fundit gjatë Kuvendit të PD-së mospërfshirjen në kryesinë e partisë disa nga themeluest e PD-së, si Besnik Mustafaj, Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa etj) , të larguar jashtë shtetit ose të vrarë. Në mes qëndron akoma doktori(Saliu), dështak në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.Ky është një njeri i aftë për të ndejt në krye të partise së vet e tepër mediokër dhe i rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.Për mua Saliu është njeri i dështuar dhe përveç faktit që ai bashkëthemeloi Partinë Demokratike nuk do të lërë gjë tjetër në historinë e këtij vendi.Kreshniku liberal dhe i pranueshëm nga diplomatët e huaj.
– Epërsia e moshës që ka Kreshniku ndaj Berishës e bëjnë shpresëdhënës për të qenë arkitekti i Shteteve të Bashkuara Shqiptare…. Berisha nuk mundi t’ia arrij sot e kësaj dite në jetën e tij politike por ndoshta vetëm biologjike.
– Sulmet ndaj Kreshnikut dhe ”Aleancës Kuq e Zi” do dobësojnë Saliun dhe konsolidojnë Kreshnikun.Frikën që ka Saliu ndaj Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, humbjes së popullaritetit(sidomos tek shqiptarët e Kosovës që shumica e kanë patur ”idhull” të tyre) tek shqiptarët në përgjithësi dhe për shkak të popullaritetit të madhe që ka fituar Kreshniku dhe Aleanca Kuq e Zi në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare, Saliu nga frika është hedhur në një sulm qesharak si pula pa kokë kundër Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, duke tentuar si sharlatan gjoja ta njolllos figurën e Kreshnikut dhe të anëtarëve të AK-së me etiketime të lloj-llojshme.
– Berisha duhet të pranojë kontributin dhe trashëgiminë patriotike nëse do të mbetet në kujtesë edhe për ato vlera që ka pasur dhe jo të marr njolla.
– Afrimi dhe jo ndasia apo urrejtja do jenë prova dhe çelsi nëse Berisha donë të ruaj atë simpati që kanë shqiptarët e Kosovës apo do ta humbasë.Shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë që Berishës kur i duhemi ne shqiptarët e Kosovës për marketing politik thotë se ”JAM KRYEMINISTËR I TË GJITHË SHQIPTARËVE”, kurse në praktikë harron që ekzistojmë diku, por shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë që ai neve s’na i var fare njëlloj sikurse dikur monstra Enver apo Nano. Ideja epike e mbrojtjes së identitetit kanë mbledhur një përqindje rekord të simpatisë që në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore(Luginën e Preshevës) të rinjtë të ndjehen Kreshnik. Berisha nuk duhet dhe nuk mundet tu thyej mitin pasi kjo do të ngjallë reaksion.
– Fundja askush nuk do ta besoj Berishën se Kreshniku është armiku i rradhës pasi ai e ka mbështetur Berishën në ditët e tij më të vështira kur komunistët tentuan ta arrestonin….Këte gjë populli shqiptar e di shumë mirë( por edhe vetë Saliu), sepse akoma është e freskët në mendjen e çdo shqiptari.
Kosova kishte nevojë për mbështetjen dhe zërin e Berishës ashtu si sot e ka të domosdoshme një rilindje të eposit të Kreshnikëve që garantojnë një seriozitet për të ardhmen e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Do vijë dita që edhe më i trashi të kuptojë se duhet të ndryshohet çdo gjë për t’i lënë hapësirë një vizioni të vetëm, atë të Shqipërisë as blu e as rozë por Kuq e Zi. Kombi shqiptar tashmë e ka kuptuar se alternativa e vetme për ta bërë Shqipërine-Shqipëri nuk është Saliu( se Sala dhe Edi duhet dhe do të ikin), por duhet dhe do t’ja lëshojnë(se s’bën) vendin patriotit të flaktë dhe liberalodemokratit Kreshnik Spahiut, sepse Shqipëria do të ri-bashkohet vetëm me Kreshnikun dhe Aleancën Kuq e Zi.

35 komente në “Kreshniku thyen “mitin” Berisha në Kosovë!”

  1. ZQK says:

    “… gjoja qenkan vrarë duke e ”mbrojtur” Shqipërinë nga nazistët gjermanë.” – mos doje te thoshe “… gjoja qenkan vrarë duke e ”mbrojtur” Shqipërinë nga fashistet italiane.”? Lufta italo-greke u be ne 1940, jo me 1943 kur hyne gjermanet ne Shqiperi.

    1. endri says:

      kreshnik spahiu dhe aleanca kuq e zi duket e vetmja alternative qe mund te largoje berishen nga pushteti. e vertet qe kreshniku eshte 30 vjet me i ri dhe ka nje karier premtuese dhe te padiskutueshme triumfuse perball tradhetarit berisha. qartazi eshte i vetmi zyrtar i cili ka rrezikuar karriken dhe ja ka plasur ne surat dhe me vendosmeri berishes. shprehjane tij “sali, pushka top tu befte, nuk ta hapim krhun” donhyj je historin e figurave me kurajo qyetetare. vertet kreshniku e meriton popullaritetin ne kosove me shume se berisha

      1. raimondi says:

        Saliu eshte antishqiptar –ndaj Kreshniku te krijoje partine e tij patriotike ,
        ku ti mbledhi gjithe shqiptaret ,temajte e te djathte qete fitoje zgjedhjet ,
        dhe pastaj ta rrasi Saliune ne burg per tradheti ndaj Atdheut

    2. zefi says:

      Shkruesi i ketij shkrimi i quajtur Faik Krasniqi,perpiqet te jete realist,i vertete dhe idealist,por kur thote se,..” shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë që ai(Sali Berisha) neve s’na i var fare njëlloj sikurse dikur monstra Enver apo Nano!”,verteton se eshte nje NACIONALIST I VERBER DHE PERCARES I KOMBIT SHQIPTAR!!!E para,zoti CETNIK Krasnicevici,Enver Hoxha pasi CLIROI SHQIPERINE ME FORCAT E VETA TE POPULLIT SHQIPTAR ,PA NDIHMEN E ASNJE USHTARI TE HUAJ(i vetmi vend ne Europe ,qe u clirua pa ndihme),URDHEROI 4 DIVIZIONE TE USHTRISE SE LAVDISHME NACIONAL -CLIURIMTARE ,te kalonin kufirin e te LUFTONIN KUNDER NAZIZMIT deri ne CLIRIMIN E TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI!!!Vetem me ndihmen e PARTIZANEVE SHQIPOTARE,KOSOVA KRIJOI BRIGADAT E SAJ PARTIZANE(deri atehere benin pjese ne brigadat maqwedonase),gje qe u dha mundesine e KRIJIMIT TE KRAHINES AUTONOME TE KOSOVES si popull, FITIMTAR I LUFTES!!!Per nje vit LUFTE,DERDHEN GJAKUN E TYRE PER JU 650 BIJ E BIJA PARTIZANE HEROIKE SHQIPTARE,qe nuk u a kishin BORXH KETE GJE,POR SI VELLEZER TE NJE GJAKU,NDERSA JU ZAGARET E SOTEM CETNIKE,MOHONI GJAKUN E TYRE!!!TURPI JU MBULOFTE PER JETE!!!Kur Fatos Nano drejtonte Partine Socialiste te Shqiperise,ne 1999-ten dhe KRYEMINISTER ISHTE PANDELI MAJKO,RRETH 700-88 MIJE KOSOVARE U STREHUAN NE SHQIPERI KU U PRITEN SI VELLEZER,DUKE I SHPETUAR NGA TANKET SERBE,QE SALI BERISHA I FURNIZONTE ME NAFTE KUNDER JUSH!!!HISTORIA ESHTE ME FAKTE,O SERB I MALLKUAR E JO SI TE INTERESON TY DHE KLIKES TENDE!!!Ne se ke marre persiper te BASHKOSH shqiptaret,SULMO ARMIQTE E SHQIPTAREVE E JO TE SULMOSH EDHE ATA,QE KANE LUFTUAR PER ATA!!!PLEHRA SI BERISHA E RUGOVA DUHEN SHPORRUR NGA MENDJA E CDO SHQIPTARI!!!ATA JANE HERONJ VETEM NE REGJISTRAT E UDB-se SERBE!!!

  2. Avniu...Gjilan says:

    Vertet eshte hera pare qe nje zyrtar i Shqiperise flet hapur kunder grekkqinjeve edhe shkive,derisa greket ndertojn varre n Shqiperi,berisho vici nuk guxon asnjeher te permend masakrat kunder Cameve….RROFT ALEANCA KUQ E ZI – RROFT VETVENDOSJA ….

    1. ALEANCA KUQ E ZI,VETVENDOSJE,LEVIZJA PER BASHKIM,DHE TE GJITHA ORGANIZATATPATRIOTIKE NACIONALISTE SHQIPTARE……DUHET TE BASHKEPUNOJNE DHE TE BASHKOHEN PER NJE QELLIMTE VETEM.BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE..DHE KRIJIMIN E NJE SHTETI TE VETEM SHQIPTAR.TUNG TE GJITHEVE…..

  3. Drini says:

    Z faik.
    Pershendetje per artikullin. E lexova me vemendje te madhe. Ne artikull ka shume te verteta sikurse edhe pasaktesi. Nje te mete te madhe qe konstatoje,me duket si shume i pa sinkronizuar. Prsh. me siper na i deklaron me fakte (ka kohe qe i dime te gjithe) saliun agjent te UDB dhe peng i dosjeve te stanishic. Ok po ne fund ci ke ato rekomandime per saliun? Qe te ruaj reputacionin tek kosovaret ose shqiptaret e maqedonise etj sikur nuk shkon. Agjenti ngelet agjent dhe do kryej me perpikmeri detyrat. Me fal po ketu tregon naivitet. Edhe superlativat per Kreshnikun nuk jane edhe aq bindese(po nejse ti je militant partie) E para Kreshniku nuk ka aq reputacion sa thua ti, te garantoje. E dyta suksesi ne politike nuk varet nga mosha. Une e urrej deri ne vdekje saliun, po jepi hakun, eshte karizmatik. Kreshniku lepin buzet nja 10 here pastaj nxjerr fjalen. E katerta dhe e fundit, Ky kreshniku jot qe na e paraqet Skenderbe e kaluar Skenderbeut dhe ka patur nje pozicion goxha te larte ne piramiden e drejtesise, pse ka heshtur per gjithe keto zullume qe permende zotrote me siper. Pse nuk e ka hapur gojen njhere per krimet e saliut? per te gjitha ato qe ke shkruar me siper. Pikerisht kjo e zvogelon Kreshninkun me te vogel se ceshte ne te verete. Po te kishte vertet ato ndjenja qe na pershkruan ti me siper do kishte marre masa. Ka patur dhe ka ligjin ne dore. Po sot e pickoi sala dhe sot e hapi gojen Kreshniku.
    Megjithate ngelet per tu pare, zhgenjimi qe kemi pesuar nga politika na detyron ta shohim me skepticizem edhe Kreshnikun.
    Pershendetje Faik.

    1. NENA says:

      Me te vertete Kreshniku kishte ne dore dicka ne dore por ama ajo ishte DIKUR pasi po ta lexosh mire ndryshimin qe u be nga mareveshja mes berishes dhe rames do ta kuptosh fare qarte se sa fuqi i lan Kreshnik Spahiut per te folur qe nga ai pozicion ku ndodhej. Ki kujdes pasi ne te tilla raste per ti kuptuar me mire situatat, keta njerez duhet ti shohim jo thjeshte sa na lejon pamja normale por do te na duhet dicka e tipit 3D…

    2. X says:

      me mire te lepish buzet 10 here sesa te zgerdhish ato dhembet ndryshkura te saliut.

  4. fogert says:

    berishovic e thacovic jan tradhtaret e shqiperis.dhe zhgenjimi i shqipetarve.rroft kreshnik spahiu jam me ty ne dite veshtira jam me ty ne dit te mira.nuk do te nderroja ty sikur berishovic te me denonte me varje ne litar.jam me ty se je kreshnik jam me ty se kam te njejtin mendim.jam me ty sepse dhe un e dua shqiperin e bashkuar.jam me ty se dhe un jam kuq e zi.rroft aleanca kuq e zi.rroft shqiperia etnike.dhe shqiperia do te behet me shqipetar e jo me serb e grek

  5. Al83r7 says:

    Ne nje kohe kur Berisha na mbush tokat e te parve me varre dhe lapidare Grekesh, Camet e debuar nga trojet e tyre nuk lejohen as ti vizitojn varret e gjysherve te tyre. Turp per kete njeri dhe akoma me turp per ata qe i dalin ne mbrojtje. Rrofte Aleanca Kuq e Zi, rrofte populli Shqipetar.

  6. erjoni says:

    te lumte Faik se ja paske thyer turinjte Sali tradhetarit, lum shqiptaret qe te kemi ty dhe Kreshnikun qe po i dilni Zot atdheut.

  7. pelivan says:

    Te lumte z.Drini! komenti juaj bindes… une s’po kam besim fare pothuajse tek ky kreshniku(Ah,sikur te ish Kreshnik vertet!),pasi me duket teper i vonuar.Ka qene deshmitar i te gjitha te zezave te shefit te tije dhe, nje hic pruri.Le qe mua me eshte ngulitur ne mendje per nje loje me se fine,(Pamvarsishte zhurmes, apo sherrit gjoja)per te mbledhur votat ne 2013,sepse nuk ka me asnje shanc per ti vjedhur ato!Mor,me qe ra fjala z.Spahiu me ke do i bashkoj votat neser?

    1. Rajmonda says:

      Dihet me ate qe ka kontradikta me shume,dhe per te miren dhe integrimin e vendit ne BE,si gjithmone,dhe si te gjithe me Salen.

  8. adrian says:

    BRAVO KRESHNIK HIQJA SALES NJE MERITE QE NUK E KA PASUR KURRE:ATE TE PATRIOTIT…KOSOVARE SHIKONI MIRE SE BERISHOVICI ESHTE SERB

  9. Mallakastrioti says:

    Mbeshtes, c´do nisem me karakter kombetare, dhe si te tille dhe c´do Figure Udheheqese , qe do te kontriboj per Bashkimin Kombetare…
    Kuptohet se Sali Berisha, do te behej “Komunist i Flakte” sepse ashtu i kishte Udhezimet nga UDB-ja..kjo gje eshte Klasike, te gjithe ata qe i sherbejne nje Agjenture te huaj, jane “Aktive” te “Vendosur” dhe “Patriota” thjesht per te humbur Gjurmet…
    Turp i Madhe per Politikanet Shqipetare, do te thoja per Opoziten, qe lene te na Qeverise nje Serbe…
    Azem Hajdari nuk u Vra kot neen Kembet e Sali Berishes…dhe Berisha ishte ai qe donte ta Hiqte Qafe, e para per faktin se Azem Hajdari ishte i pari, qe Hulumtoj ne menyre Private Dosjet e Spiuneve..Berisha e hoqi qafe per te “Mbuluar” veten e tije….
    Rrofte Bashkimi kombetare….Shiqipe ETNIKE..kudo qe flitet Shqip…lol

  10. muharremi says:

    alenca kz dhe k. spahiu nuk lufton kunder berishes sepse ai eshte nuk po them analfabet por shume afer por luftojne kunder serbise dhe greqise sepse ato e mbajne ate ne qeveri votat tona skane pasur vlere e kujtoni qendrimin e berishes kunder greqise para 97-tes e kujt ja priste mendja qe berisha ishte kunder bashkimit kombetar pra te majte te djathte apo ku di une te gjithe jashte duhet ta fillojme nga e para KUQ E ZI GJITHMONE

  11. suzana says:

    une besoj se vetem Bamir Topi eshte ai qe do te mund te nxirrte Shqiperine nga ku eshte katandisur, asnje tjeter, zoti Topi eshte nje politikan i zgjuar, i pashem, me kulture europiane dhe patriot.
    Kreshniku dhe Albini jane njerez “te vegjel” nga shtati, prandaj edhe perdorin fjale te medha, pasi qe ndryshe, nuk do tua varte askush.
    Bashkimi i shqiptareve mund te ndodhe vetem nga politikane te zgjuar,
    (siq eshte B. Topi), puna dhe veprat e politikaneve do te bindin popullin se cili eshte i mire e cili jo, me duket se ne kete kohe eshte shume e demshme per neve te zgjedhim politikane “populist” siq jane keta dy “vogelushet” qe permenda me lart. Apo keni harruar se qfare ndodhi me “patriotet populist serbe”.

    1. X says:

      Qoftja e tirones do na beka bashkim kombetar ai topi eshte vetem per skedina e per te pa ndonje ndeshje pyete njecik kur e ka ndeshjen tirona aman

  12. deso74 says:

    sa naive jemi ne shqiptaret,si kendej si andej kufirit….doli Sala ne ’91 e fliste me pathos nacionalist,,,,o burra ,e beme Skenderbe,doli Kreshniku me floke me xhel,me keq,,,O FAIKO,qe dukesh,te me falesh,qe se njeh aq mire realitetin shqiptar,,,ca te verteta nga KRESHNIKJA,,,ne ’96,n/kryetar i kom.q.te zgjedhjeve,,,zgjedhjet me te keqija ne histori,qe para 3 vjetesh,n/kryetar i keshillit te drejtesisie,,,d.m.th.ai eshte bosi i gjyqtareve,qe ndrrojne kombesite,qe s’fusin ILIR METEN NE BURG,NE LEGALIZOJNE VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE,pse ne shqiptaret eshte kollaj te na percajne,si Sala,si te tjeret?,,,,,,,,,,,jemi injorante,analfabete,sjemi te mprehte,i hame gjerat kalluf dhe bejme tifozllik pa e ditur se kush na ben mire e kush jo,,,KRESHNIKU,OR LUM MIKU,ESHTE NJE TJETER KARRIERIST,SI SHUME TJERE QE U SHKEPUTEN NGASALA DHE PO I LEPIJNE DOREN ATIJ,,,DO TE ZHGENJEHENI DHE NGA AI,,,

  13. artur says:

    Shqiperia do behet vetem me Kreshnik Spahiun ne krye. Tradhetarit sali berishes i erdhi fundi komunisti dhe zagari i enver hoxhes duhet te futet ne historine e tradhetareve te popullit Shqiptar dhe te mari denimin qe meriton. Populli i vuajtur Shqiptar ka pritur nje patriot qe tia beje endrren realitet, endrren e bashkimit te trojeve Shqiptare, kete e ben vetem Aleanca kuq e zi me Kreshnikun ne krye

  14. brace says:

    Te lumte Z Faik Krasniqi,qenkeni burre i zgjuar,rrespekte e suksese per punen tuaj,kjo eshte burreria,te flitet hapur kunder antishqiptarve,i tille eshte komunisti tropojane,Kreshnik Spahiu eshte figure e paster,i pa perzier ne krimet komuniste,provohet edhe me emrin qe ka zgjedhur per partine e tije qe do te drejtoje,AK i sherben kombit SHqiptare pa dallim.

  15. A Celi says:

    jam antar i Aleances Kuq e Zi qe nga vitet 1997. me Kreshnik Spahiun gjeta 1 grupim shume te madh njerezish qe jane me te njejta ide si une: poshte sebiqia-greqiqia. RROFSHIN SHQIPTARET E BASHKUAR, RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR

  16. mujo says:

    Mire more Faik,qe Kreshniku eshte ” kreshnik”,e njohim ne ketu ne Shqiperi,por me mire vone se kurre.Ky kreshniku eshte krijese e sales dhe e pasuesve te tij.Ke degjuar ndonjehere qe Ky kreshik te flase per vjedhjen e zgjedhjeve 1996(masaker eshte quajtur,pasojat e saj vazhdojne edhe sot) se ky kreshiku ishte sekretar i KQZ-se? etj etj ,bema te kesaj qeverie qe eshte ashtu sic thoni ju.Si perfundim,andej nga jam une ne njhe dasem ku motra mburrte vellain e saj dhender,nusja qe mori kengen ,kendoi:”mos e mburr ,mos e levdeo neser mbremna do ta shoh…”!Pershendetje

  17. Ramy says:

    z.faik per sa thua per saliun jam i nje mendimi me ty
    ne e kemi thene me kohe qe ka qene agjent i serbeve,shyqyr qe po e kuptoni disa nga ju kosovaret.
    vetem mos votoni per saliun si bete me 8 maj

  18. arjani says:

    Kreshnik Spahiu ka terhequr gjithe rinine shqipetare dhe gjithe krahun patriotik ne shqipri. duhet ta ebeshtesim aleancen kuq e zi te dal force e pare ne zgjedhje

  19. kosovari be says:

    KRESHNIK SPAHIU E ALBIN KURTI JANE DY INDIVID ME GJAK SHQIPTARI QE PO UA TREGOJN DHEMBET GREKUT E SERBIT .

  20. FRROKU says:

    Kreshnik Spahiu ka terhequr gjithe rinine shqipetare dhe gjithe krahun patriotik ne shqipri. duhet ta ebeshtesim aleancen kuq e zi te dal force e pare ne zgjedhje

  21. FRROKU says:

    Kreshnik Spahiu ka terhequr gjithe rinine shqipetare dhe gjithe krahun patriotik ne shqipri. duhet ta ebeshtesim aleancen kuq e zi te dal force e pare SHQIPTARE

  22. Viktor says:

    Z.Faik
    Eshte hera e pare qe lexoj nje artikull nga nje gazetar Kosovar kunder Saliut tone.Ne pjesa e njerezve te shkolluar e njohim te verteten e shkruar nga ju per Salen tone,por do te lutesha te shkruani me shume per Kosovaret qe akoma e trajtojne si hero.Kam debatuar me shume prej te njohurve te mi apo edhe njerezve te njohur rastesisht ne Tirane nga trevat e Kosoves rreth problemit te mitit te Sales si patriot dhe nuk i kam bindur dot per te kunderten .Prandaj shkruani me shume per ta .
    Shkrimi ka ndonje pasaktesi qe nuk ja ul vleren.Kreshniku ne Shqiperi do te jete me i besushem nese flet edhe per zgjedhjet skandaloze te vitit 1996 ku ishte edhe sekretar i KQZ se asaj kohe.Kreshniku nuk ishte i pari qe zbuloi marreveshjen e kufijve me Greqine se ne ne Shqiperi e dime qe qe nje njeri tjeter i thjeshte i popullit nje kolonel ne pension dhe gazeta shqipetare.Megjithate suksese te metejeshme per informimin e publikut sidomos atij Kosovar.

  23. AY says:

    Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve.
    jam i bindur se ne 2013 qeveria shqiptare do te drejtohet nga Koalicioni i turpit PD-LSI-AKZ.
    Ky kokexheli eshte vegel e Berishes.E ka katandisur drejtesine si mos me keq. Akoma cuditem nga injorantet qe i besojne. Nuk flet asjehere per problemet e shumta qe po e mbysin Shqiperine por kujtohet qe duhen bashkuar kampionatet e futbollit. Vaj medet. Fshati digjet dhe k..va krihet. Mjere ne ku kemi katandisur.

  24. Igli Canaj says:

    Kur Sali Berisha mbante qendrime te hapura kunder spiuneve greke ne Shqiperi shumica juaj qe komentoni ketu keni qene po njesoj kunder Sali Berishes.Dhe tani na beni leksione patriotizmi.Mos e krahasoni Sali Berishen me liliputer se late name.Nuk ndodh shpesh qe kombeve ju vine burra shteti si Sali Berisha !!!

    1. Kopenhagen says:

      Ha ha ha,
      O Igli, ku punon?
      Ne bashki apo te garda?

  25. leotrimi says:

    me ju than drejten kape njani mshaj tjetrit thojn ne drenic si sala si hashimi njejt ama shkrusit te me me hershem qe tregoj per brigadat qe i ka dergu enveri ne kosov muj ti thom qe ka pas shum burra tkosoves qe kan vdek per shqiperi,ndihmen qe na keni dhan nkohen eluftes e vlersojm shum po dihet na keni pas borgj si vllaut e njejt edhe kosova kish ba per ju e mos te tham edhe ma shum,per bashkim kombtar nuk ka nevoj se met vertet dallojn njerz e shqiperis met kosoves kemi bashkimin qe se kem pas kurr ma shum ska nevoj joo.klinë

  26. kabisa mbt says:

    mbt shoes store locator Kreshniku thyen “mitin” Berisha në Kosovë! | Gazeta Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje