Ajo që pritej, ndodhi. Gjithkush që ka humbur besimin tek kjo drejtësi e dinte se ç’vendim po gatuante Gjykata e Lartë, e cila nga ana e saj, nuk na surprizoi. E kam trajtuar shpesh këtë çështje dhe gjithnjë kam lënë një hapësirë shprese për një vendim të drejtë nga gjykata. E kam bërë jo sepse nuk e ndjeja këtë që ajo prodhoi, por s’kam dashur të jem kategorik në gjykimin tim. Fundja, ata janë elita e gjyqësorit shqiptar, shkalla më e lartë e hierarkisë së tij, të mbrojtur e trajtuar më mirë se kushdo gjyqtar tjetër në republikë. Kësisoj, duhej më tepër rezervim edhe pse mënyra sesi ata gjyqtarë po operonin qysh në fillim të procesit, nuk të ngrohte për asnjë çast.
Gjykata e Lartë në të vërtetë humbi një shans të madh, që s’para qëllon t’i vijë shpesh në dorë. Them i madh, sepse siç kam theksuar edhe në një shkrim tjetër, këtu nuk bëhej më fjalë për Ilir Metën si individ a politikan, por edhe për ombrellën e tij që i doli krah, vet kryeministrin, që ditët e fundit e bëri shumë demonstrativisht këtë gjë, me takime në familjen e të pandehurit Meta apo në sallonet mondane të hoteleve luksozë të Tiranës. Gjykata e Lartë po vendoste në këtë rast, jo vetëm për një rast të pastër korrupsioni në hierarkinë më të lartë të Ekzekutivit, por edhe për mënyrën sesi Shefi i Ekzekutivit po ndikonte (jo për herë të parë) për ta mbyllur pa pasoja këtë çështje.
Janë disa vendime që në momente të caktuara lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën historike të gjyqësorit; vendime që i japin kurajo niveleve më të ulëta që në vetvete i kanë si busull orientimi ato vendime që jep shkalla më sipërore e tij. Gjykata e Lartë me gjyqtarët e saj nuk e bënë këtë, ata u trembën nga hija e Berishës i cili nuk rreshti nga presionet, herë direkte e herë indirekte, as në momentet që ajo po jepte verdiktin. Në formë piramidale, këtë trembje ata ia kanë përcjellë tashmë edhe kolegëve të tyre më poshtë. Pushteti i Tretë humbi shansin për t’i dhënë një mësim të mirë kujtdo politikani, sot e në të ardhmen, se ligji është i barabartë për të gjithë e përpara tij nuk vlejnë as gradat, as ofiqet e as lojërat e pista për mbijetesë individësh në politikë.
Kur institucionet qeveritare të kërkojnë të denoncosh
Kujtdo që i ka qëlluar të hyjë në faqet e internetit të shumë prej institucioneve qeveritare, padyshim që i ka rënë në sy se në një vend të dukshëm të faqes të tyre, këto institucione kanë lënë një hapësirë njoftimi për denoncime nga publiku të fenomeneve korruptive të administratës. Ato i bëjnë thirrje të gjithëve që nëpërmjet numrave pa pagesë 0800, atyre celularë ose postës elektronike të vënë në dijeni personat e ngarkuar me këtë detyrë për çdo lloj shfaqje korrupsioni e abuzimi me detyrën të nivele të ndryshme të administratës. Ndër më kryesorët po përmend:
Këshilli i Ministrave: “Denonconi aktet korruptive në numrat pa pagesë …”;
Ministria e Ekonomisë (METE): “Denonco …”;
Ministria e Financave: “Denonconi veprimet Korruptive në Ministrinë e Financave dhe në Institucionet në varësi të saj …”;
D.P.Tatimeve: “Ju lutem na ndihmoni që t’ju ndihmojmë. Denonconi nje rast korruptiv. Ju mund të telefononi …”;
D.P.Doganave: “Ju keni mundësinë të denonconi Aktet Korruptive të cilat konstatohen nga Ju! …”, e kështu me radhë.
E njohim zellin e titullarëve të institucioneve qeveritare për të gjetur cironka e për t’i zëvendësuar me peshq pak më të rritur, por që janë të të njëjtit soj. E dimë se i mirëpresin denoncimet për rastet korruptivo-abuzuese në nivelet e ulëta për t’i bërë shembull po brenda këtyre niveleve. Ndërkohë që për veten e tyre ndjehen imun, pra të paprekshëm, ndaj çfarëdolloj hetimi për raste flagrante të përfshirjes në korrupsion.
Pas vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, këto ftesa duket më hipokrite se kurrë më parë. Sepse në çështjen “Meta” denoncues nuk ishte një individ i thjeshtë, nga ata që qeveritarët i shtypin me këmbë apo i vrasin me mënyra të atilla që edhe vet familjarët besojnë se u erdhi nga Zoti. Ai ishte as më pak e as më shumë po një ministër dhe deputet bashkë, pra me dy funksione të larta shtetërore. Pati guximin që të bëjë atë që pakkush i llojit të vet do e bënte, për më tepër, për liderin e partisë së tij. Çfarë besimi u japim ne njerëzve tani e në të ardhmen kur nivel kaq i lartë “dështoi” në denoncimin e tij?! Sa besim do ketë një qytetar i thjeshtë që ndeshet përditë me korrupsionin se do jetë i mbrojtur në denoncimin e tij dhe që i denoncuari do përfundojë pas hekurave? Shembulli që na dha Gjykata e Lartë ishte vrastar për të gjithë ata që besojnë në një drejtësi ku korrupsioni dhe krimi duhen ndëshkuar. Ai vendim mbart në vetvete inkurajim për më shumë korrupsion e zhvatje, abuzim e shpërdorim, arrogancë e dhunë qeveritare. Ai vendim ka trysnuar shumë gjyqtarë e prokurorë, sepse kur gjunjëzohet Gjykata e Lartë, askush më poshtë nuk do guxojë të ndërmarrë “aventura të rrezikshme”. Ajo pesëshe e meriton t’u futet emri në historinë e gjyqësorit, por ama në kapitullin e turpeve të saj.
E ardhmja e Metës në qeveri
Ilir Meta ka të drejtë të gëzohet, sepse i ka ardhur dita për ta bërë këtë. Ka të drejtë gjithashtu të festojë, sepse ia dhanë këtë mundësi. Sot Ilirin e gjen me 2-3 kronika televizive në ditë. Edhe më shumë ka për t’i shtuar në të ardhmen. Duhet kompensuar një vit i tërë, ku i fshehu publikut ku të mundte, fytyrën e bërë pis nga korrupsioni.
Tani ai ndjehet i lirë në lirinë e dhuruar. Dhe s’ka për t’u nxituar për t’u rikthyer në qeveri. I duhet pak kohë të marrë veten, pastaj të fillojë turet nëpër rrethe për të përçuar “triumfin” e tij. Pikërisht ato ture që s‘mundi dot t’i realizojë gjatë fushatës për zgjedhjet vendore. Ai kërkon kontaktin e drejtpërdrejtë me bazën e vet, që ta shohin me sytë e tyre sesa të “bardhë” e ka lëkurën e faqes. E për të marrë sa më shumë frymëzim prej tyre me thirrjet: “Meta-Meta, e vërteta!”
Iliri do rikthehet padyshim në qeveri, por në një moment të dytë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do e gjejnë atë me pozita të forta në qeveri, pasi vetëm në këtë mënyrë ai do ketë autoritetin e nevojshëm dhe mbështetjen e duhur për t’iu imponuar elektoratit, atij elektorati që gënjehet në prag zgjedhjesh me një vend pune apo të mirë materiale që pushteti t’i ofron me bollëk.
Berisha-Meta, një dyshe e pazgjidhshme
Pas “pafajësisë” që mori, Ilir Meta është në borxh të madh me Berishën. Ky i fundit është arkitekti i gjithë atij “triumfi”, pa ndihmën e të cilit sot do flisnim ndryshe. Berisha tani mund të ndjehet i shlyer prej borxhit që kishte ndaj Metës si personi që e mbajti në pushtet. Meta nga ana e tij s’mund të kërkojë më shumë se kaq. E bleu “pafajësinë” e vet me një çmim shumë të shtrenjtë, gjunjëzimin tash e tutje të partisë së tij e të atij vet ndaj padronit fuqiplotë, Berisha. Asnjëlloj kërkesë në formë presioni për votat që zotëron në Kuvend, s’mund të ketë më prej Metës. Fati i tij politik u lidh pazgjidhshmërisht me atë të Berishës. Ky i fundit ka arsye për t’u ndjerë krenar para të tijve pasi arriti që me një të goditur të vrasë dy zogj; të përulë sërish para këmbëve të veta gjyqësorin si dhe aleatin problematik që po krijonte shumë pakënaqësi në bazën e demokratëve.
Aspak vend për dëshpërim nga populli
Ka një farë dëshpërimi ndër njerëz nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Dëshpërim që përkthehet në humbje besimi tek drejtësia. Kjo sjell indiferencë tek njerëzit dhe secili përpiqet të shohë punën e tij, pa u përzier shumë tek ajo çka pjell politika e mbrapshtë qeveritare. Pikërisht, kjo është ajo që kërkon Berisha në këto momente, të frikësojë popullin, t’i lëjë të kuptojnë se ai është i paprekshëm, çfarëdolloj krimi që të bëj ai e kushdo që ndodhet nën hyqmin e tij. Tiranitë nuk vijnë menjëherë, ato e nisin ngadalë duke kapur e vënë nën kontroll çdo institucion të shtetit. Paralelisht përshkallëzojnë dhunën fizike e psikologjike mbi gjithë shoqërinë, nga qendra në bazë. Duke parë tulatje e mosreagim popullor, tiranitë bëhen më të egra derisa tregojnë dhëmbët duke ekzekutuar shtetasit e vet.
Nëqoftëse si popull vijojmë ta lëmë Berishën të livadhisë pa frena, atëherë i kemi dhënë me dorën tonë të drejtën për të na sunduar. Po a do e pranojë një popull i tërë që një grusht njerëzish t’i tërheqin prej hundësh? A do pranojë që një njeri i quajtur Sali Berisha të dalë më i fortë se vet populli? Më 21 janar 2012, secili prej nesh e ka një mundësi për ta treguar veten. Le të jemi aty, në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, të gjithë bashkë, nga çdo skaj i Shqipërisë, jo vetëm për të respektuar kujtimin e dëshmorëve të një viti më parë, por edhe si një mesazh të fortë që duhet t’i dërgojmë klikës në pushtet, se populli i Tiranë e i gjithë Shqipërisë s’mund të nënshtrohet e përdhunohet në të njëjtën mënyrë si Gjykata e Lartë. Me pjesëmarrjen e të gjithëve ne, 21 janari duket të kthehet në pikënisjen e fundit të pushtetit për Sali Berishën.
mos e kerkoni fajin diku tjeter,ai gjyqsor ata korrake gjyqtare kane dale nga ai popull,jane bijte e atij populli,si te tille perfaqsojne ate popull,ok!
mos harroni se,ai popull ka 600vjt me koken poshte e bythen lart,,,,,!!
popull zvarranik……
ku jane popujt e tjere???????
Te jesh hajvan nuk eshte virtut,
O turkofagos u turi mut!
Ti je nje “grek i ndyre”,
Pak me shkurt je “qelbesire”!
Dhe pak dite Greqia jote,
Do te behet kashte e koqe!
Ku do shkosh more i ngrate?
Ketu do kthehesh prape!
Mbaje mend, se po te zura,
Nga mbrapa hune ta vura!
O ”tourkofagos”?,te kam pyetur edhe 1 here tjeter se cfar do te thote ”Korrak”,se ma hoqe trurin fare.
Sa here qe e lexoje kete fjale,me shume me gryen perbrenda qe nuk e di.Po pate kohe dhe po qe se e lexon kete komentin tim m’a shpjego edhe 1 here,se nuk me kujtohet cfare shpjegimi me ke dhene.Lol
Sa per shkrimin s’ka nevoje t’a gjunjezojne popullin shqipetar.
Populli i ndritur shqipetar kete vit feston 100 vjetorin e Gjunjezimit,ndersa keto me nder ”Institucione” jane sa per Gallate.Sa per t’u treguar te huajve se edhe ne kemi ”ministri” dhe ”Institucione drejtesie”.
Kombi QYFYRE i shqipeve me sqepin nga menderja.
O ALTIN Komplimente o djal trim.Ti ke shume te drejte por te them une nje llaf plaku.Ne jemi POPULL MUTI.E them me dhimbje por JEMI te TILLE.
Shqipekar[nga Kaukazi]mos u shiko shume ne pasqyre,se shpesh syte gabojne….
per tu siguruar,merru pak ere sqetullave te tua e do te kuptosh se cili je,c’te besh Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj,ti qe pa fat qe linde……korrak!!!!!!
tfagos – lexova ne nje koment ketu se do i bashkohesh Aleances Kuqezi…te ka frymezuar Kreshniku edhe ty me duket, na fol dicka me teper