Standardi i të paprekshmëve

16 Janar 2012, 19:53Blog TEMA

1.

Në fillim të viteve ’90 në Shqipni, drejtësia mori nji vendim tue nisë kështu, nji standard të ri për kohën: dënoi me burgim ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano – për korrupsion. Përkundër protestave se ai ishte nji vendim politik, Nano i bani disa vjet burg deri në vitin 1997, kohë kur edhe u kthye në krye të qeverisë. Mirëpo Fatos Nano nuk u mjaftue me amnistinë e presidentit të atëhershëm Sali Berisha dhe hapi nji proces gjyqësor – të cilin e fitoi tue marrë kështu pafajsinë. Pa folë për faturën financiare që shteti u detyrue me vendim të drejtësisë me i pague ish-kryeministrit.

2. Pak kohë mbas shpërthimit të fabrikës së çmontimit të armatimit, më 15 marsit 2008 në Gërdec, ku u vranë 26 persona, ndaj minsitrit të atëherëshëm të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili edhe dha dorëheqjen, nisi nji process gyqësor. Mbas nji maratone shtymjesh të seancave, Fatmir Mediu lirohet nga të gjitha akuzat në lidhje me këtë çashtje. Madje mundet me u thane se ndaj tij thuejse nuk u ngrit kurrë çashtje – shkaku i imunitetit parlamentar. Ndërkohë, Fatmir Mediu përfshi në kabinetin Berisha 2, të dalë mbas zgjedhjeve të vitit 2009 në Shqipni.

3. Në vitin 2009 gjithashtu, nji tjetër politikan i naltë u përball me drejtësinë në Shqipni. Ministri i Transporteve, Lulëzim Basha në fakt, u lirue prej çdo akuze, pa nisë ndaj tij asnji gjykim, edhe pse akuzohej për korrupsion me mbi 200.000 euro në projektin e rrugës Durrës-Kukës. Edhe këtë herë, si në rastin e Fatmir Mediut, drejtësia foli.

4. Viti 2009 ka qenë nji vit i ngjeshun me procese të bujshme ndaj politikanëve në Shqipni. Në të njajtin vit mori pafajsinë për dënim të padrejtë disamujor zv/ministri i Transporteve, që menjiherë u zgjodh në krye të nji institucioni të biznesit në Tiranë.

5.Po i vitit 2009 asht edhe ai që u quejt skandal seksual i ministrit të Kulturës, Ylli Pango, shkarkimi i të cilit mbrenda 4 minutave nga kryeministri Berisha mundet me qenë rekord botnor. Mbas histerisë kolektive, Pango hapi nji proces të cilin e fitoi. Drejtësia i dha pafajësi Pangos, i cili edhe u rimor në punë nga i njajti kryeministër.

Në tanë këto raste, ka qenë drejtësia ajo që ka folë. Ajo që ka përcaktue standardet e nji vendi ku e drejta dhe e vërteta fitojnë gjithmonë mbi mashtrimin, montimin dhe shpifjen. Por ka edhe nji të përbashkët tjetër në tanë këto raste. Nji e përbashkët që asht ndoshta, standardi i vërtetë i vendosun në Shqipninë demokraciste: politikanët janë të paprekshëm.

4 komente në “Standardi i të paprekshmëve”

  1. Dike Mullai thote- says:

    Kete shkrim le t’a lexoje “GAGACI” Cili, qe me “analizen” e tije ngaterrohet me kembet e veta. TURP per kete “analist”

  2. LexuesiTemes says:

    ANALIZE SHUME E SAKTE!
    Analiza te tilla realiste duhen shkruajtur, sepse keshtu e verteta do te egzistoje qe dikur historia te shkruhet drejt!
    Dialekti Gegerishtes eshte pak i veshtire per ditet e sotme -me kujton disi Migjenin, por gjithsesi ai nuk e cenon fare brendine!
    (eeeeeh sikur te kishte mund dhe Jozefina me e fol dialektin Gegnisht!! Po ke ci ben, aq e ka nivelin e shkreta!!)

  3. TIlku says:

    “Mbas nji maratone shtymjesh të seancave, Fatmir Mediu lirohet nga të gjitha akuzat në lidhje me këtë çashtje.” Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha nuk jane gjykuar fare per shkak te imunitetit qe çoi ne mbarimin e afatave te hetimit!!!

  4. Gjergji says:

    Shkrimi pak konfuz.
    Ideja del vetem ne paragrafin e fundit.
    Kurse persa i takon gegnishtes, e perkryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje