Kur Mediu "urdhëronte" Rulin në emër të Greqisë

9 Janar 2012, 23:10Blog TEMA

Nga Idriz Tafa

Fatmir Mediu i ka kryer studimet në fakultetin Gjeologji-Miniera, dega e inxhinierisë së nxjerrjes së naftës. Në vitet 1990-1991 ka qenë inxhinier në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës, Patos. Pikërisht Mediu,  kur ishte ministër i Mbrojtjes, një vit para katrahurës së Gërdecit, kishte biseduar me … ushtarakët grekë për punë nafte në zonën Himarë-Sarandë, duke i kërkuar ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli të mos i jepte koncension një kompanie britanike për kërkim nafte dhe gazi, sepse do të ndryshohej kufiri detar.  Ky fakt aktualizohet në kuadrin e tenderit të ditëve të fundit të Athinës për nxjerrje nafte dhe gazi në afërsi të Sarandës.

Nuk është e vërtetë se grekët vetëm në vitin 1984 mësuan për ekzistencë nafte dhe gazi në Korfuz. Në vitet 1950-1960 gjeologët sovjetikë kanë bërë sondazhe në det për naftë e gaz që nga Bisht-Palla e Durrësit deri në Sarandë. Dhe kanë gjetur naftë e gaz. Kanë hapur puse prove me specialistët shqiptarë. Ne vitin 1959 një grup sovjetik ka dorëzuar në arkivin e Institutit të Naftës dhe Gazit, atëherë në Vlorë, studimin për gjetjen e naftës në det në zonën Himarë-Kepi i Stillos (G.I. Shushkov dhe I.P.Tkaçev në vitin 1959 kanë rilevuar në rajonin e Himares dhe e kanë përshkruar në studimin “Geologiçeskoje stroenjie i perspektivi neftegaznosnosti Himarskoj plloshçadi”  – Ndërtimi gjeologjik dhe perspektivat e naftë-gazmbajtjes së platformës së Himarës -,Vlorë 1960). Lexoni librin e akademikut Teki Biçoku (1926-2009) “Historia e kërkimeve gjeologjike në Shqipëri”.

Shihet se grekët i kanë ditur me kohë këto fakte, prandaj më 6 maj 1971 vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe Kolonelët e Zinj mohuan ekzistencën e “Vorio-Epirit”. Bënë prova me Enver Hoxhën dhe pastaj me Ramiz Alinë për të përcaktuar kufirin detar, por nuk u eci.

Në vitet 1993-2006 grekët bënë prova me Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën dhe prapë me Sali Berishën. Ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli ka sqaruar publikisht, në analizën vjetore të dikasterit të tij, më 4 shtator 2006, se “në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes (Fatmir Mediun) është zgjidhur problemi i kufirit detar jugor të bllokut Joni-5, ngritur nga pala greke… Joni 5 është blloku detar më jugor dhe fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë”. Pastaj Berisha, pasi modifikoi zonën e kërkimit, nxori VKM-në për kompaninë britanike.

U takon Berishës, Mediut, Rulit të sqarojnë këtë problem, kurse Prokuroria le të bëjë hetimet përkatëse nëse ka dhe shkelje kushtetuese, penale lidhur me ndonjë akt tradhtie apo korrupsioni.

 

 

7 komente në “Kur Mediu “urdhëronte” Rulin në emër të Greqisë”

  1. Ramy says:

    E ca jane 300km2 det me nafte i sakrifikuar per te qendruar ne pushtet Doktori? Ndaj rrini e mos beni si gore

    1. raimondi says:

      hahahahaahahaha ca shkerhate qe je ti .hahahahahahaha

      Po gjithe difekti ne kete pune eshte prokuroria –Se po te ishte prokuroria tamam ,
      niste hetimet, bente dosjen gati per shkeljet kushtetuese qe kane bere Sala dhe Mehdiu-

      -Dhe kete dosje prokuroria mund tja conte edhe Strasburgut ,sepse tani ne inspirojme
      te jemi pjese e familjes europine …

  2. Mallakastrioti says:

    me mire te “Shesesh Detin” apo me mire te vrasesh Njerez..Fatmir Medihoxha…c´thua..o “Urith”..keshtu i therrisnim Studentet e Gjeologji-miniera…u bere edhe ti “Politikan” dhe c´fare politikane se..i “Madhe” sikurese Ilir metovici..dhe qe te dy me GJera te “Mdhaja” merreni…per ato qe ke bere fatmir mediu, te shikon Zoti, Aspirina dhe kinina leket e Shqipetareve, do ti besh nuk do ti hashe gezuar…specje e peshtire…..

  3. aleksandri i madh says:

    Ky Mediu e ka harram emrin cam sepse eshte nje filo-grek qe bashke me Rulin,Bashen e padyshim Vucidol Vucidolovicin kane shitur detin dhe jane fajtor per kriminet e gerdecit. Keta te gjithe e kane vendin ne burg.

  4. o popull sa mbrapa jeni mediu vrau 28 veta dogji dy fshatra odhi ne er 80 000 000 dollar dhe ja ku esht as i ruet per njeri
    shikoni allet tuaja se as mediu as meta sbejn burg
    ju uroj tua bejn me keq
    murati boston

  5. mirdita says:

    po kjo puna e naftes dhe gazit esht kollaj, le ta shfrytezojme edhe ne ne pjesen tone, se ajo nuk esht e prer me thik , sa per greket ata kane puse nafte dhe gazi te gatshme dhe nuk po i shfrytezojne , veq po erdhen te huajt , amerikant , anglezet , izralitet , te pakten lajn ato borgje ..dallavere kane ba dhe do bajn gjithmon shqiptaret per interesa personale , jemi komb i tille ne , historikisht , kemi fakte te tilla qe nga kohet e lashta .

  6. i says:

    ju jeni shume te papare, mediu eshte thejsht ai qe del ne pah per pislliqet e sales, me te vertete mendoni se eshte mediu ai qe vrau ne gerdec apo cdo gje tjeter? jo zoterinj eshte zoti sali me VKM antikushtetues , qe edit as qe i shkon ne mendje ti kundershtoj apo ti coj ne gjykat kushtetuese (gerdec, census, deti… e shum e shum te tjera)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje