Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili, sa here qe ndodhet para një mikrofoni, pushtohet nga një gjendje e të folurit pafund, me fjalë të “zgjedhura” e me fjali të gjata që jo rralle është vështirë t’i gjendet kuptimi. Mirëpo, skena që panë ata shqiptarë që ndoqën intervistën e tij në prag të Vitit të Ri në një nga televizionet pranë Qeverise (ABC News) mbi sukseset e reformës në sistemin shëndetësor, i tejkaloi të gjitha parashikimet. Me një ton të prerë e të sigurtë që nuk pranon dyshime e diskutime, plot pasion, me fjali të gjata e me fjalë që shpesh s’ishte e lehtë t’ia gjejë kuptimin, z. Ministër u përpoq të bindte shqiptarët që në shëndetësinë tonë “dielli ka lindur këto dy vitet e fundit”. Po cilat janë këto “suksese” të bëra publike nga z. Ministër të cilat mendoj se duhen analizuar?
1. Përdorimi i pjesëmarrjes së Ambasadorit Amerikan në një ceremoni në Koplik mbi promovimin e një projekti të USAID-it mbi edukimin dhe promocionin e shëndetit, si vlerësim i SHBA ndaj reformave të implementuara në shëndetësinë shqiptare. Këtu duhen dalluar dy momente; e para, është detyre funksionale e Ambasadës Amerikane që përfaqëson z. Arvizu që të inkurajojë, ndihmojë dhe mediatizojë çdo projekt që realizohet me paratë e taksapaguesve amerikane në çdo fushë në Shqipëri. Gjate këtyre 20 viteve të tranzicionit, këto projekte kanë qenë të shumta, sidomos në reformimin e shërbimit shëndetësor parësor. Ne këtë kuptim, nuk është hera e pare që një Ambasador amerikan ose drejtues të tjerë të lartë të Ambasadës ose USAID-se marrin pjesë në aktivitete promovuese të projekteve të tyre në shëndetësi. Z. Vasili në funksionet që ka pasur për një kohë të gjatë si Drejtor Drejtorie dhe me vonë zv.ministër në disa qeveri socialiste, besoj e kujton pjesëmarrjen në aktivitete të ngjashme të ambasadoreve amerikane si Limpreht, Xhefri, etj. E dyta, sipas komenteve të medieve, Ambasadori amerikan në këtë ceremoni ka folur mbi rëndësinë e edukimit dhe promocionit shëndetësor në mbrojtjen e shëndetit publik, e aq, pra nuk ka dhënë vlerësime mbi suksesin a dështimin e reformave në shëndetësinë shqiptare.
2. Reforma spitalore e cila perifrazoj përgjigjen e z. Ministër; “ka njohur disa kulme në këto dy vjet” dhe me tej për të ilustruar këtë “reforme” rendit disa arritje si “ngritja e spitalit të ri të urgjencave në QSUT, instalimi i akseleratorit linear për neurokirurgjinë, rehabilitimin e gjithë sistemit të ashensorëve në të gjitha spitalet e QSUT-se, dhe deri vendosjen e hidroklavës për menaxhimin e mbeturinave spitalore”. Z. Ministër, nëse ka realitet për të cilin jo vetëm që nuk duhet të mburresh është gjendja e spitaleve publike sot në vendin tonë. Janë me dhjetëra mijëra shqiptare që provojnë mbi shëndetin e tyre mungesën drastike të medikamenteve e që detyrohen t’i blejnë ato në privat, janë ato mijëra mjeke, infermiere e personel tjetër mjekësor që shpesh u mungojnë edhe mjetet më të domosdoshme të punës e të mjekimit, që punojnë në kushte të rënda higjieno-sanitare ti z. Ministër, pa t’u dridhur qerpiku, i krahason me spitalet më të mira të rajonit e më gjerë. Besoj se e ke parasysh që në rajonin tonë është Zagrebi, Lubjana, Sofia, Athina, etj. e jo Mogadisho apo Addis Ababa. Meqenëse jemi te spitalet, në cilin spital shkove (publik apo privat) për trajtim pas aksidentit automobilistik që të ndodhi në Mars të këtij viti?
3. Menaxhimi i sistemit shëndetësor. Perifrazoj: “në këtë 2-vjeçar, disa ceshtje të mëdha që kanë të bëjnë me futjen e shëndetësisë në hullinë e modernizimit dhe një menaxhimi bashkëkohor, kanë marrë përgjigje të rëndësishme”. Z. Ministër, me vjen keq të të them, por koncepti juaj për menaxhimin e shendetesise është në thelb i gabuar. Blerja e pajisjeve dhe aparaturave për spitalet, rikonstruksioni dhe ndërtimi i reparteve të reja është një “sport” i vjetër dhe i mirënjohur që është luajtur “me sukses” edhe me parë, pasi do të thotë më shumë tendera, pra përfitime. Por ky “sport” lidhet fare pak me menaxhimin e mirë dhe eficient të shëndetesisë. Menaxhimi i mire ose i keq i spitaleve përcaktohet nga organizimi dhe aplikimi i modeleve të suksesshme të administrimit e të financimit që nxisin përdorimin eficientë të parave dhe prodhimin e sa më shumë shëndet për popullatën, zgjedhja e njerëzve të aftë, të shkolluar e të ndershëm në pozicionet menaxhuese e jo militantët partiakë që dinë mirë vetëm të ‘rrjepin”, etj., Intervista juaj megjithëse shumë e gjatë, nuk kishte asgjë në këtë drejtim pasi vete gjendja e vështirë e spitaleve megjithë rritjen e buxheteve në këta vite, është treguesi më i mirë i keqmenaxhimit e i dështimit.
4. Citoj; “Jam një njohës shumë i mirë i sistemit shëndetësor”. Z. Ministër, ne intervistën tuaj të stërgjatë, demonstrove edhe “simptoma” të një vetekenaqesie të shkallës së lartë, gjë që tregon se “frytet” e punës që po bën të kanë ngrohur shumë e të kanë mjegulluar sistemin e vlerësimit. Me lejoni z. Ministër që, më shumë dashamirësi t’ju jepja një këshillë, tregohuni më modest, lërini të tjerët t’a thonë këtë për ju, pra t’ju vlerësojnë. Përvoja e këtyre 20 viteve të trazicionit në vendin tonë ka provuar të kundërtën, pra që drejtimi i shëndetesisë, në mjaft raste, i është besuar njerëzve që e kanë njohur pak ose aspak sistemin shëndetësor. Nga ana tjetër, ne intervistën tuaj në së paku dy raste ke treguar se ke mangësi në njohjen e sistemeve shëndetësore. Se pari i referohesh SHBA-ve si “..vendi që ka mjekësinë më të mirë në botë,..”. Është e vërtetë qe SHBA-të janë superfuqia e vetme e botës, janë të parat në shumë drejtime, por sistemi i tyre shëndetësor, sipas klasifikimit të Organizatës Botërore të Shëndetesisë, renditet i 37 në botë. Megjithëse shpenzojnë 17% te GDP-së e cila është gati sa dyfishi i shpenzimeve të Britanisë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, etj. treguesit bazë të vlerësimit të sistemit shëndetësor i kanë më të dobët se vendet e mësipërme, p.sh. vdekshmërinë foshnjore e kanë gati dy herë më të lartë, kanë rreth 43 milionë amerikanë që janë të pambuluar me siguracion shëndetësor, etj. Kjo është arsyeja që prej kohësh presidentet amerikanë, përfshi Obamën, duan të bëjnë një reformë të thellë. Se dyti, në gjithë atë interviste aq të gjatë ke përmendur pak shifra, kur duhet të ndodhte e kundërta, pasi një njohës shumë i mire i sistemit shëndetësor duhet të të binde me fakte. Edhe numrin 6 milionë vizita që realizon sistemi ynë shëndetësor në vit e që ju e përmendet me mburrje, është në fakt tregues i dobët pasi kështu, një shqiptari i bie mesatarisht 2 kontakte në vit me sistemin shëndetësor ndërkohë qe mesatarja e vendeve te BE është 6.9 kontakte për person në vit, pra jemi gati 3.5 herë me dobët. Statistikat e ditëve të fundit nuk po ua përmend pasi kanë ndodhur pas intervsitës tuaj por që në fakt kanë marrë jetë njerëzish dhe jo pak po katër dhe e gjitha kjo në katër ditë!
5. Dy probleme teknike. Me lejoni z. Ministër t’ju vë në dukje edhe dy probleme teknike të cilat nëse do ti merrni në konsideratë do të përmiresojnë përformancën tuaj në intervistën e rradhës. Së pari toni juaj është shumë i prerë, pasionant, i vendosur që s’le shteg për asnjë dyshim a diskutim në ato që thoni. Siç edhe e patë me sipër, shumica e tyre (në mos të gjitha) ia vlen të rishikohen pasi kanë shumë pasaktësi e deformim të realitetit. Nga ana tjetër, ky ton është i njëjtë me atë qe ke përdorur deri në vitin 2009, kur ishe në opozitë me këtë qeverisje. Ne veshët e shqiptareve ende oshtin timbri i zërit tuaj, ku me të njëjtin pasion, forcë e vendosmëri shaje e mallkoje sistemin shëndetësor të Qeverise “Berisha 1” si sistemi më i korruptuar i planetit me një mijë e një te zeza, dhe e kanë të vështirë që të besojnë se në këta dy vite gjendja ndryshoi si me magji nga fakti që u bere ti ministër. Së dyti, pyetjet që të drejtonte gazetarja, të cilën gjejë rastin edhe t’a falënderojë, dukeshin që larg që ishin “qepur me pe të kuq”, pra ishin të parapërgatitura nga stafi yt, pasi të “preknin” vetëm aty ku mendoje se kishe “suksese”. Pse nuk provon të shkosh në ndonjë televizion tjetër më të pavarur e të debatosh me njerëz që e njohin shëndetesinë e politikat shëndetësore? Atëherë edhe shefat e tu në Qeveri e parti, edhe shqiptaret do të njohin më mire zotësinë tënde e do të vlerësojnë me mire “diellin që lindi në këto dy vitet e fundit”, vitet e “mbretërimit” tënd.
Edhe ky minister ka semundjen e shefit te tij ” i dh…., por krenar”.
Shendetesia shqiptare eshte ne kushtet e nje mjerimi dhe katastrofe te vertete dhe ky mburret. Turp!
KOPJON USTAIN E VET DHE KY.PERDERISA USTAI KA SUKSES PERSE VASUA TE MOS KETE?
Bravo Klodi.I ke thene te verteten ketij demagogu te peshtire e mburravec
Tjeta shume i nerum shoku dhe zoti minister:
Jom shume i impresionum prej arritjeve te shumimit te smunlliqeve tpasherueshme. Kishim dekada qe u munojshim te futshim ndonji virus, sidomos agjenturat e huja, duke shfrytzu atdhedashurine per vendit te ish diversantave, donin te na jepnin gratis ca smunje qe ai satrapi Enver, (i kerkoj ndjese Prof. Dr. Dc. Skenderbe Salih Berisha, qe po ja shaj pak mesuesin), i zhduku, duke na lene ne shqiptaret te pa informu, rreth smunjeve vdekjeprurese.
Zoti Vasili, u hidherova shume kur degjova se ju ishit aksidentuar, disa ore me kapi nje inat dhe ne cast mendova, se mos kishin dore pucistet, se dihet qe pucistet mundohen te shkaterrojne unitetin rreth partise, per kete isha i vetedijshem, fale dhe veprave te mesuesit te lavdishem Enver, qe sna la duarthate, qe dhe pushken edhe kazmen, por dhe syrin pishe, na tregoi se si armiqte e popullit, duan te eliminojne udheheqjen. Ketu me shkoi mendja, thash me vehte, Edi esht, se ai te vret dhe pa te prek, do te kishte dale ashtu nudo dhe shoferin do ta kish zen frika. Por shyqyr qe sishte kjo.
Si te shpjegova dhe me lart, semundjet shyqyr zotit Berrish, na u kthyen prap, fale kenetezimit te Maliqit, Terbufit, perbytjes madheshtore shkodrane, ku shpend dhe kafshe, nga gezimi, notonin ne ujin demokratik, apo fale hedhjes se mbeturinave spitalore, neper vende te fshehta, ku populli nuk i sheh, vetem se perzihen me ujin qe rastesisht kalon aty e tjera e tjera.
Planin e vdekjeve per 2011, u realizua, por me sa po shohim, ky vit ka filluar i mbare.
Sipas marreveshjeve dypaleshe konstruktive ndermjet firmave funerale dhe spitaleve, parashikojm nje tejkalim te planit te vdekjeve.
Por vetem nji dyshim kemi, se kete vit te 100-vjetorit, vdekjet kane filluar me seksin femer, tre rradhazi, mos duhet te nderhyni tek doktori yne i nderuar, qe ta shohi kete pune? se dyshoj se mos ka pune armiqsore, se duke pare qe kryetarja jone e nderuar e parlamentit, udhetoi me kembe dhe u takua me mijra gra, per ti sqaruar se semundja e gjirit duhet kuruar, pikerisht ne spitalet qe drejton ti i dashur minister, por edhe shoqja Liri Berisha, ka bere pune te madhe, per sqarimin e semundjeve te femres. Ja u thashe keto qe ju vete ti shikoni, se duhet filluar urgjentisht me vdekjen e seksit mashkull, mos bini pre e firmave funerale, se atyre si intereso seksi, vetem vdekje te jete dhe mjafton per ta realizimi i planit.
Me respekt nje horr bulevardi i depolitizu.
Spitalet shqiptareha ha ha ha ha ha ha ha h,pse ka spitale Shqiperia?!
artikull medioker kjo deputete qe eshte edhe mjeke nuk ka bere asgje gjate keture 2 viteve per te atakuar dhe denoncuar sistemin e korruptuar shendetesor, me vonese dhe duket si buletin lufte dhe jo publicistike