Vetëm një ditë më parë, nëpërmjet drejtorit të saj ekzekutiv, Aleanca Kuq e Zi kërkoi unifikimin e kampionatit shqiptar të futbollit me atë kosovar, duke dhënë propozime dhe rekomandime konkrete se si mund të arrihet një marrëveshje midis dy federatave. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e ideve që ka hedhur Aleanca Kuq e Zi, e cila shumë shpejt pritet të bëhet parti politike (si për të mos i mjaftuar shqiptarëve ato 50 e ca parti që kanë deri më sot – i paçim me kimet), që prej krijimit të saj, prej të cilave mund të përmendim atë “një komb, një pasaportë” ose atë që vetë kryetari i kësaj lëvizjeje, z. Kreshnik Spahiu, artikuloi kundër toponimeve sllave, greke dhe atyre osmane.
Shqipëria në ditët e sotme ka shumë problematika dhe sfida, të cilat kërkojnë impenjimin e të gjithë klasës sonë politike për t’i dhënë zgjidhje. Kuptohet që sfida më e rëndësishme është ajo e marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, gjë që iu refuzua vendit dy herë radhazi. Po ashtu, marrja e masave për shmangien e krizës ekonomike, që ka përfshirë sot shumë vende të rëndësishme të Evropës, është një tjetër prioritet që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Për të vijuar me atë që është më e rëndësishmja në një vend demokratik dhe perëndimor, e që është forcimi i shtetit ligjor, i institucioneve të pavarura, reforma në drejtësi etj.
Deri më sot Aleanca Kuq e Zi nuk ka artikuluar asnjë prej këtyre përparësive për vendin, të cilat i janë lënë Shqipërisë detyra shtëpie nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, gjë që e bën këtë një lëvizje pa motiv të qartë, të kompromentueshme dhe lehtësisht të qortueshme.
E themi pa motiv të qartë, edhe pse është e nënkuptueshme se kush fshihet në të vërtetë pas saj, mirëpo motivi do të ishte i qartë nëse kjo lëvizje do të kishte sjellë në diskursin e politikës shqiptare risi përsa i përket debatit të politikës ditore, gjë që nuk ka ndodhur, të paktën deri më tani. Po ashtu, kjo lëvizje është e kompromentueshme, kur dihet tanimë se drejtuesi aktual i kësaj lëvizjeje, që drejton një institucion mjaft të rëndësishëm, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucion që ka peshën kryesore për reformën në drejtësi, ka lënë punët e shtetit dhe merret me punët e lëvizjes-parti, duke shkelur në mënyrë flagrante besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet e pavarura të këtij vendi. Të gjitha këto bëjnë që lëvizja të jetë e qortueshme deri në zanafillë të saj.
Edhe një lëvizje si “Mjafti”, shumë shpresëdhënëse në fillimet e saj si pjesë e shoqërisë civile artikuloi dhe hodhi në “tregun” shqiptar disa ide dhe nisma konkrete, të qarta dhe me impakt të drejtpërdrejtë në ecurinë e punëve të vendit.
Aleanca Kuq e Mbrapsht nuk din ku e ka koken dhe pretendon bashkim pakrye! Krishnik Spahiu po shkel edhe kontraten duke abuzuar edhe me punen ne drejtesi!
Ky nuk eshte shkrim per tu nxjerre ne gazete o Tema. Ky nuk ka bere gje tjeter vetem ka kopjuar komentet tona ketu.
“Kuqezinjtë”, kan aq shum motive sa qe miopet nuk mund ti shohin,
Per arsye te spektrit te ngushte.
Edhe vet emri Kuqezi, eshte një motiv.
” Qente le te lehin karvani shkon perpara “
Ma mer mendja se Levizja kuq e zi e interpetojn sipas deshirave te tyre se asnjihere nuk e kan degjuar dhe e kan ndjekur se cfar kerkojne me te vertet.Kush nga ju me thote qe aleanca kuq e zi ka ne paresi berjen e nje partie politike.Aleanca Kuq e Zi ka ne themel bashkimin e trojeve shqiptare, ka perqellim te ndergjegejsoj te gjitha familjet shqiptare qe jetojn jashte shtetit qe femijeve te tyra tu mesoj te flasin dhe te shkruajn shqip, eshte e angazhuar t’ju tregoj atyre njerezve qe dergjen neper dyert e konsullates greke duke kerkuar Lemosh,dhe gjeja me kryesore ti tregoj qeveritareve se po shesin shqiperin ne sy te te gjitheve shqipetareve sikur ta kene vilajetin e tyre.
O Namir lapardhaja.Nga na dole ti o KOK E MADHE e PD qe del me keto konkluzione kaq te hapura kunder ALEANCES KUQ E ZI.Me siguri e mer rrogen nga pushteti vrastar i sotem.
Eeeee o Namir djali!? … edhe ti dole kunder Kreshnikut kuq e zi? Kreshniku leviz me super benz, ndersa ti me ate karakatunen 2400.
Duket qe kjo levizje pikerisht nga kjo “remuja e ideve” po duket se eshte me teper nje mekanizem i Berishes me tollovit shqipatret me tema kot me kot dhe pa bereqet. Qe ne fillim kam pasur dyshime qe ky Kreshniku qe i vjen verdall botes me duret si shqiponje ku valle i gjen leket??? me sa di une ajo shoqate nuk paguan leke per antarsim, pra i bie qe paska donatore! dhe natyrshem lind pyetja se kush jane donatoret?
Eshte mire qe para se keto lloj levizjesh apo shoqatash qe ne kete kohe kur populli s’ka buke me ngrene merren me formacionin e kombtares me duken me teper dashakeqe se dashamirse. E kujt i kercet se eshte apo nuk eshte Bamiri te kjo shoqate, e kujt i kercet se si do luaj kombtarja, ajo qe na duhet ne eshte se c’far do i japim kalamojve me honger o Kreshnik Protopapa qe medemek je patriot kokxhel. Shqipria ketu eshte e ketu do jete ore maskarenj qe kerkoni me c’do kusht te kapitalizoni emocionet e nejrezve, Ju nuk do jeni e do pirdheni ashtu sic keni ardhur
Bravo Namir.Qe nje levizje te kete motiv duhet patjeter te marre leje tek ai qe i lepin bythen ti, tek Saliu. Po pse mor ka motiv me te madh se ai i bashkimit te kombit?
O shqipetare te 90%+10%,bij te ketij populli qe ka per atdhe Shqiperine !
O shqipetare te 90%+10%,bij te ketij populli qe ka per atdhe Shqiperine !
O NE qe jetojme ne kete Atdhe dhe Ne qe jetojme larg Tij, por kembet nuk na bejne te vijme ketu, qofte dhe per nje vizite te shkurter turistike!
O NE qe dje na ndane ne “male dhe ne hale” dhe sot na ndajne ne turq, grek,serb, italjane…ne te djathte e ne te majte!
Kur do ta kuptojme se kjo percarje si dje ashtu edhe sot,i leverdis vetem klases politike?
Kur do ta kuptojme se ne Shqiperi nuk ka as te djathte as te majte,por eshte vetem “dora e ngrohte e partise nene” qe pas 1991 na u shperbe ne “dy duar te ngrohta” dhe sahan-lepiresit e tyre,qe dje ngopeshin me nga nje “flete-lavderimi” ndersa sot me therimet qe u hedhin njeshat e tyre.
Kur do ta kuptojme se ne Shqiperi sundon nje geto gangsteresh-politik,qe para karrikes tyre veshin me te zeza nenat e tyre dhe jo me tonat.
Kaq i forte eshte ky drogimi politik 70vjecar qe na ka mberthyer,saqe kemi frike te zgjohemi prej tij?
Kaq i frikshem eshte ky zgjim,saqe presim me ankth mos te na ndodhe gje tek dera e shtepise dhe kur na ndodh atehere zgjohemi?
TE ZGJOHEMI, TE ZGJOHEMI nga ky drogim i frikshem politik,te gjejme vetvehten,shoket te afermit,shqipetarin tone te ndershem dhe besnik ku koha e ka vertetuar se nuk gabon.
KERKO VETVEHTEN tek facebook shefi perendimit, nese nuk je i perlyer me politikanet e sotem dhe nderto te ardhmen tende dhe te familjes.
Ti leme partite shume-ngjyreshe qe krijojne keta politikane.
MOS tju shqetesoje emri im “shefi”,sepse une jam shefi me me pak te drejta tek “Shefi”,nga cdo shef tjeter tek “Shefi”.
Ja ke vendos kapakun. Ke fol me vend
Ke 100% te drejte.
me ne fund leshmexhel vendosi te beje parti, doli edhe ajo qe dihej qe nuk do beje parti me topin (dmth nuk eshte kunder berishes po nje parti aksesor i PD), te shome sa vota do mbledhe me patriotizmin e tij, a do ta arrije partite nacionaliste ne vendet e ballkanit.
Le ta themi hapur , edhe vete Spahiu fshihet pas hijes se vet. Edhe ne intervisten e fundit qe dha te Vizion Plus nuk dha nje pergjigje te prere per asgje rreth se ardhmes , duket qe ruhet si skuth. Prandaj dhe ne Shqiperi me shume te bind Albin Kurti se Kreshniku me imunitet .
Kreshniku u shpreh shume qarte ne intervisten me Alfred Pezen. Kush e kuptoi e kuptoi, kush e ka inat patjeter qe do ta shaj, ndersa kujt nuk i pelqen se gacmon kriminelet, do ta kundershtoje. Aleanca Kuq e Zi eshte forumi me i larte kombtar qe mund te transformohet ne parti dhe mund ti jape zgjidhje çeshtjes shqiptare qe po rrezikohet nga keta politikane te sotem deri ne shdukje si nacionalitet. Keqardhje per ata qe nuk e mbeshtesin. Nuk e di, zoti Lapardhaja, mos eshte nga fshati Lapardha? Do te bente mire te shkonte te kendonte me Nazif Celen se sa te shkruante.