Riktheni atje ku ishte, rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit!

30 Dhjetor 2011, 18:44Blog TEMA
Riktheni atje ku ishte, rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit!

Nga Altin Ketro

Rreth 68 vjet më parë, në një natë të errët të 14 shkurtit 1944, nazistët gjermanë në bashkëpunim me Xheferr Devën, ish-ministër i Brendshëm në qeverinë kuislinge të Rexhep Mitrovicës, realizuan në Tiranë një akt terrorizmi, masakrën e përgjakshme në të cilën vranë 84 qytetarë të Tiranës si dhe arrestuan e internuan mbi 500 të tjerë. Një masakër e pashoqe në kontinentin tonë po ta marrësh për frymë popullsie të kohës. Kishte midis të vrarëve njerëz të të gjitha moshave e kategorive, përfshi edhe tre italianë të strehuar nga vendasit qysh prej kapitullimit të Italisë. Në mëngjesin e 5 shkurtit qyteti u gdhi me pellgje gjaku e kufoma, nga ajo që u quajt, “Nata e Shën Bartolemeut”. Për nder të këtyre bijve të Tiranës, në kujtim të jetëve të pafajshme që u morën atë natë, njërës prej rrugëve më kryesore dhe elitare të kryeqytetit shqiptar iu dha emri, “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

68 vjet më pas, 29 marioneta berishisto-metiste të drejtuara nga Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm në qeverinë krimbërëse të Sali Berishës, në një vendim mesnate, i njëjtë si simotra e saj, ia hoqën emrin rrugës që e identifikonte për disa dhjetra vjeçarë dhe e spostuan më tej, në një rrugicë të ngushtë, duke i rivrarë për së dyti ata dëshmorë. Në vend të saj, vendosën atë të ish udhëheqësit kosovar, të ndjerit Ibrahim Rugova.

Një rrugë me emrin e z.Rogva ka qenë në Tiranë dhe nëse Këshilli Bashkiak donte t’i rezervonte një rrugë më të mirë, një ide mund të ishte edhe një pjesë e segmentit të ri të Unazës së Madhe të Tiranës. Besoj se kështu edhe emri i respektuar i Dr.Rugovës do ishte më shumë i vlerësuar.

Por zotërinjtë talebanë të Këshillit Bashkiak nuk e menduan shumë gjatë dhe piketuan pikërisht atë rrugë, emri i të cilës simbolizonte një nga bashkëpunimet më fatzeza nazisto-ballisto-zogiste, për të mos i dhënë rëndësinë që mbartte, por të konsiderohej si rrugë-aneks e dorës së dytë. Ndoshta e kanë patur në mend për ta shkrirë fare, por mbase kjo do jetë pjesë e një operacioni të butë në të ardhmen, për të mos rënë në sy menjëherë.

Bashibozukët e udhëhequr nga Lulzim Basha mendojnë se me këtë veprim kanë nderuar emrin e Dr.Rugovës, përkundrazi, e kanë bërë hasha me të gjithë ne që s’mund të pranojmë që përkujtimi i 84 qytetarëve të Tiranës të përdhoset kësisoj. Personalisht do u bëja thirrje të reflektonin dhe në mbledhjen më të afërt te Këshillit Bashkiak të revokojnë vendimin e marrë e t’i rikthejnë rrugës emrin e vet, “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Rrugën me emrin e z.Rogova, siç edhe sugjerova, mund ta spostojnë tek Unaza e Madhe apo diku gjetkë ku nuk preken ndjeshmëri të forta të qytetit. Në rast se nuk e ndërmarrin një hap të tillë, ta dinë mirë se ky ndryshim që bënë do e ketë jetën e shkurtër, sa vet mandati i Lulzim Bashës.

42 komente në “Riktheni atje ku ishte, rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit!”

  1. arber says:

    Lajmi eshte shume trondites dhe ma merr mendja se eshte vetem hapi i pare. Ndryshime te tjera, akoma me te renda do te ndodhin ne Tirane dhe gjithe Shqiperine. Por, per hir te etiketes gazetareske, si dhe te gjobave gjyqesore, si gazetar i vjeter e keshilloj Z. Altin Ketro (qofte edhe pseudonim)qe te mos perdore fjale te panevojshme apo te padobishme per ngjyrimin e informacionit si: talebane, krimberese, marioneta berisho-metiste, bashkepunim nazisto-ballisto-zogiste (zogistet nuk kane qene ne qeveri)etj. Po ashtu, gazetari njofton, analizon, komenton, por kurre nuk jep direktiva, pasi nuk e degjon njeri dhe nuk eshte kjo detyra e tij.
    Miqesisht

    1. fatmiri says:

      Ti paske dhe emrin arber! Posi do ta lejosj te shkaterrojne arberine more arber dhe te ardhka rende qe u thone kriminele etj, pse nuk jane? Pse nuk eshte kriminel Lulezim Basha qe vrau kur ish minister i brendshem 4 veta ne Bulevardin “Deshmoret e kombit” dhe rrahu e plagosi qindra te tjere? Po si mor arber nuk ish Luli me Saliun qe firmosien ti japin detin shqiptar grekut? Po çfare do ti tu themi ketyre patriot si Esat Toptani? E keqja perkrah te keqen, por eshte fatkeqesi per ne shqiptaret se kemi shume te keqinj. Dhe krimi me i madh eshte kur njerez shkruajne e duan te zbusin viktimen qe krimineli eshte i mire. Dhe keta jane disa here kriminele. Nje i tille je dhe ti arber, por jo Arberia.

      1. arber says:

        fatmir, bindja ime eshte se Saliu dhe Luli i kane kryer krimet qe ti i permend, por nuk luftohen me te shara grash nga kompjuteri, por me Polici, Prokurori e Gjykata. Une jam flakur nga puna me porosi direkte te Sali Berishes dhe flas nga “prapa diellit”, siç thote populli; por kam pershtypjen se edhe ti nuk flet nga Shqiperia. Nese je ne Shqiperi, çfare pret, pse nuk vendos “Hakmarrje per Drejtesi”?!

        1. fatmiri says:

          Arber! Vetem se pelqeu replika jote, po rishkruaj. Duket qe kam te bej me nje njeri te kulturuar dhe terheq sadopak ato qe kam thene. Eshte e vertete qe une nuk jam atje dhe kam shume vite. Por shpesh here irritohem per ato qe ndodhin dhe ata qe shkruajne. Te flenderoj per pergjigjen dhe te uroj gezuar vitin e ri 2012!

    2. Gjergji says:

      Kosovaret duhet t’i kerkojne publikisht FALJE qytetareve te Tiranes per masakren e 4 shkurtit. Kjo duhet bere menjehere sepse ka nje njolle turpi mbi ta qe nga ajo dite.

  2. Tani97 says:

    te lumte pena!

  3. Lulzim Mucaj says:

    Ore nuk ju kuptoj jeni ne vete apo si e keni hallin turp eshte qe ne kosov nuk lan ven pa emertu me ket titist te perbetuar tani edhe ne Shqiperi zoti basha pate then ne kuvendin e Shiperis se je me perardhje nga drenica e ky far rugova yt ka shkue ne at bot me mall qe nuk mujti me e djeg edhe niher si shkau drenicen po spaske gjet kosovar tjeter me nderu veq ket komunis qe nuk la ka pa diferencue ideopolitikisht ne perishtin qe bijt me te shtrejt te kosoves ata qe luftuan shkaun i quante dor e zgjatur e serbis qudi si lejojn qytetaret e tiranes te poshtrohen ne ket menyr…

    nga ti o puntor i UNMIKUT nuk quditem se ti ke shef DAMIR FAZLLIQIN…

  4. merdani says:

    u lumte kur moren pushtetin bash bozuket mund te bejne cte duan..turp

  5. ivani i madh says:

    e po ska gje xhafa me rexhen vrau ne kohen e luftes 84 te pa fajshem dhe sala me lulken smeben prapa xhaxhallarve te tyre tani ne kohen moderne vrane 4 te pa fashem te paret vajten ne hale po keta te dytet qe i kemi ne kry te kendit cdo bejme apo ishalla fillon viti i mbare per popullin e keta te shkojne me xhaxhallaret e tyre sa me pare te jete e mundur

  6. Donjet Liridoni says:

    Personalisht e kam të qartë se kush është në të vërtetë urdhërdhënësi i këtij ndryshimi absurd natën e hajdutçshe dhe s’do të rresht kurrë të tregoj fytyrën e misionarit antishqiptar e antikombëtar atë të Sali Berishës. Kur thua deshmoret rrenimtaret e ketij vendi, mbase kane parasysh shumesin, por jeta e marre e tyre eshte sa bashku, aq dhe e pervecme dhe, trashegimtareve te tyre ende s’iu eshte bere gjaku uje. Nqs slogani i Lulezim B… ishte “te paret jeni ju, qytetaret”, atehere lind pyetja se cilet pyeti ky zoteri? Perse u dashka ky ndryshim? Si arritje e bashkise me procedure? Ky eshte nje provokim i madh dhe i hapur ndaj familjeve te terrorizuara te 4 shkurtit, ndaj antifashizmit shqiptar, i cili per fat keq (fashizmi) ka rilindur e po jetesohet nen petka demokratikase. Kjo paralajmeron edhe njehere se cfare katrahure e pret 100-vjetorin e Pavaresise nga Sali Berisha, i cili kushedi se c’ka programuar me diabolizmin e tij pas deshtimit te berthamores (jo berthamave te harroreve)etj. Ky eshte gjithashtu edhe nje provokim tjeter ndaj vete kujtimit te figures se Ibrahim Rugoves, i cili s’ka nevoje te fshije historine, per te rishkruar te veten. Qellimi kundervenes (si nuk e doni Ibrahim Rugoven ju?)eshte kaq i mbrapshte sa, ne veri thone “s’di kush me e tregue”. Ne kete kontekst besoj dhe shpresoj ne vetdijen e familjareve te I. Rugoves dhe reagimin e menjehershem te tyre mosmiratues.
    Vini re, kur kur realizohen te ashtuquajturat ndryshime, ne prag festash, te shtunave e te dielave, si qindra e mijera ndertime te paligjshme, te cilet te orientuara per t’u ndertuar ne kete kohe nga bashibozuket e Salih Berishës i shkerdh..en qytetet dhe fshatrat e Shqiperise, saqe ngriten edhe “shabanerine” e legalizimeve.
    Vlora e ka paralajmeruar Saliun qe te mos luaje me Pavaresine, ne shtyp eshte shkruar se edhe nga Dibra, Shkodra (ende Heronjte e Vigut tymosen ne vendhedhjen e plehrave te qytetit)Lezha 9 i hiqet emri i Heroit te Popullit Manush Alimani pallatit te kultures)Korca, Gjirokastra etj. i kanë çuar “selam” “ndalu beg se ka hendek” mos luaj me me historine, mos luaj me me te shkuaren, te sotmen e te ardhmen e vendit.

  7. Robi says:

    E kam thene disa here dhe e perseris: Shqiperia eshte nen pushtimin me te turpshem fashisto-mafioz ,e perdhunuar nga “bijte” bastarde te saj,nga pinjollet e,kuislingeve ,spiuneve e ballisteve,te cubave me ne krye antishqiptarin me te madh qe ka pare historia e saj,Sali Ram Berishen.Une u drejtohem te gjithe bijve e pasardhesve te atyre partizaneve te lavdishem,gjithe shqiptareve te ndershem:Ngrihuni,rrembeni armet e fatin e Shqiperise e te brezave te ardhshem ne doren tuaj.E keni detyrim ndaj vendit,ndaj femijeve tuaj,ndaj gjakut te te pareve tane,gjak i cili vlon e nuk eshte bere uje sic e kane keta kelyshe mafioze e pasardhes te hordhive nazisto-ballisto-zogiste qe,sebashku me maloke te pabese qe vrasin mbapa shpine apo pas kangjellave te pushtetit,mendojne se do gjunjezojne e poshterojne shpirtin e vertete shqiptar.Ka ardhur koha (ashtu sic thote dhe Arben Duka ne nje varg te tijin)te therresim si te paret tane:Para partizane! V.F.-L.P.

  8. ALBAN says:

    Zevendesimi i ketij emri kaq te ndjeshem me nje tjeter emer shume te ndjeshem per shqietaret e Kossoves eshte bere nga perfaqesusi i Greko-Slaveve ne SHqiperi Sali Berisha dhe eshte thjeshte zbatimi i njerit nga shume planet te tyre per te percare Shqiptaret. Kujtoni artikullin e botuar koheve te fundit te dokumentit te nxjerre nga sherbimet sekrete turke nga kryeministria Greke ku eshte e zeza ne te bardhe se si do e shktarrojne Shqiperine dhe shqiptaret dhe ku Berisha eshte Gjenerali i tyre ne Shqiperi.

    Ashtu si cben edhe autori i ketij shkrimi ne duhet te bejme kujdes qe te mos biem viktima te ketij qellimi anti-kombetar. Te ndjerit Ibrahim Rrugova ti japim nje shesh dhe nje rruge shume me te rendesishme.

  9. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Lulzim Bashen e ndjek mallkimi dhe lotet e femijve te 4 martirave te vrareve me 21 Janar,prandaj ka frike nga Rruga”Deshmoret e 4 Shkurtit”,sepse i kujton masakren qe ai dhe Berisha bene ne Tirane,duke vrare 4 burra te pafajshem.Ata kane frike nga numri 4 sepse e dine qe nje dite do te japin llogari.

  10. ari says:

    deri kure do duroje ky popull me keta injorante e zagare qe jane ne kete qeveri te felliqur dhe fashiste se te mohoshe dhe te heqesh ata emra qe si vuri enveri por populli shqiptare dhe ata qe i heqin sjane shqiptare deri kure do vazhdoje kjo pjell e keqe te korruptoj shqiperin te shese shqiperin te shkaterroje ta mbyse ate vend ne borxhe te rrite vella vrasjen te ushqej kriminel e ti mbroje ata te te publikoje neper mitingje te huaja se ne jemi zvicra dhe ne fakte jemi afganistani i ballkanit bolle nuke me duhet kushe te vije ne qeveri i majte apo i djatht apo qender vetem te jet shqiptare e te mbroje kulturen trojet vajzat djemet qe po qelben ne burgje te huaja me dhe te pa drejt te pastoje emrin e shqiptarve dhe ti mbroj ata dhe jo ti heq kushe i heq sesht shqipetar ju faleminderit

  11. albana says:

    Njihet mire fytyra pa fytyre e Sali Berishes, por me kete veprim, qe ka per qellim te reabilitoje fytyren e kriminelit Xhafer Deva, Ilir Meta na dha edhe nje prove tjeter se asgje nuk e ndane nga Sali Berisha perpos vdekjes fizike.

  12. sali trapi says:

    Te lumte ALTIN, kam respekt per ate qe ndjen dhe shkruan.Por po ta them:qe te rregullosh keto maskaralleqe te sales dhe “lulit” te sales,duhet nje “4 Shkurt” tjeter dhe pastaj vihen vete gjerat ne vend.Gezuar vitin e Ri Altin!

  13. emigranti athine says:

    Turp.Nuk ka me turp.Zoti i vrafte.Mallkimi i popullit te Tiranes rafte mbi ta.Dhe i gjithe Shqiperise.

  14. todi says:

    Kllouni qe erdhi ne bashki me vota te vjedhura del haptazi se eshte nje pasardhes i bashibozukeve ballisto zogiste dhe eshte e qarte se deshmoret e atdheut i vrasin syte, ndaj ata duhen fshire nga kujtesa. Por harron ky vrases se deshmoret do jetojne ne jete e mot ne kujtesen e popullit dhe eshte e afert dita kur ky zagar bashke me ustain e tij te cilit i sherben, do te pergjigjet per te gjitha keto paudhesi.

  15. xoni says:

    po per ata qe vrau komunizmi o altin di gje ndonje rruge ti.

    1. sorge says:

      Qe kemi si SUNDIMTARE nje KLIKE FASHISTE,e KAM DITUR ME KOHE,por se kjo KLIKE FASHISTE do shkonte kaq hapur kunder HISTORISE SE SHQIPERISE,NUK MA MERRTE MENDJA!!!Ja pse keta barbare nuk e njohin CLIRIMIN E SHQIPERISE ME 29 NENTOR 1944,sepse misioni i tyre ,vene nga REGJIZURA SERBE,eshte :TE ZHDUKIN HISTORINE E SHQIPERISE dhe pastaj edhe vete SHQIPERINE!!!Ne se e heqin veten anti komuniste,PO ME DESHMORET E PAFAJSHEM TE 4 SHKURTIT 1944 ,CFARE KANE,se nuk ishin as KOMUNISTE???Ndersa per ty,o xoni,ate pyetje beja FASHISTIT TEND,SALI BERISHES!!!Pyete se sa ngafemijet apo nipat e mbesat e te VRAREVE TE KOMUNIZMIT,ka bere deputet,minister,ambasador etj???Pyete Saliun ,se sa ish te perndjekur ,sot pas 21 vjet demokraci fashiste, banojne ne BARAKA apo nuk kane buke per te ngrene???

    2. gk says:

      ktu qendron ndyresia e ktyre pushtetareve se e heqin veten per kundramuizmit..

  16. Zgjohuni says:

    Askush nuk ka moralin apo guximin te shkele mbi gjakun e njerezve te pafajshem qe dora gjakatare e mercenareve te pushtuesve gjerman e bashkepuntoreve te tyre ne keto krime makabre,ja mori jeten e tyre ne emer te pushtetit te krimin.Populli shqiptare o sot o kurre duhet te ngrihet e te flake jasht keto provokatore,grabites e vrases qe krekosen me fuqin e pushteteve nga poltronet e zyrave shqiptare.Politikanet burgosen dhe vdesin,por popujt dhe historite e tyre rrojne dhe do te trashegohen nga njerez te ndergjegjshem e Patriote.Motra e vellezer shqiptare dhe sa do te durojme te na marrin neperkembe keto palo pololitikane qe vetem fytyren kane njerezore se gjaku i tyre ka prejardhje mostrash e djash qe nuk kane apo njohin njerzillekun por vetem ushqejne boten e krim-korrupsionit ne vite,qe po na grabit,percmon e po rimer jete te tjere njerezish te pafajshem.Djaj te tile si Sali Ram Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta dhe Lulzim Basha me shoke e moq,duhen flakur sa nuk eshte vone jasht pushteteve dhe t’i jepen drejtesise per qindra e mijra krime ne vite.Kush nguron te protestoje per te flakur tej keto palokriminele nga te tre pushtetet nuk ben gje tjeter vetem sepercmon veten e behet pjese me to.Nderim e rrespekt per jete per DESHMORET E KOMBIT.Askush nuk ka te drejte te percmoje ATO.DESHMORET E KOMBIT jane fytyra e vertete e nje populli qe kerkon Liri e Demokraci e jo ortakeri me krimin.Te fillojme protestat shqiptare ne mbrojtje te nderit tone e te DESHMOREVE qe babezia per pushtet e para po ben c’mundet per te cvleresuar sakrificat e popullit Tone gjate luftes me pushtuesit e tradhetaret e vendit.Ti pergjigjemi fyerjes dhe percmimit me protesta masive e te panderprera deri ne rrezimin e kesaj lukunije uqerish e djajsh qe kane zaptuar te tre pushtetet.Zoti eshte me Ne.Besoni e binduni.

  17. haskoduka says:

    Lul Basha(me mandat të vjedhur të kryetarit bashkisë) kërkon të rregulloj imazhin e bashkëpunëtorve të nazistëve gjermanë gjatë luftës 2-të Botërore Rexhep Mitrovica e Xhaferr Deva. Këta tradhtarë do të mbetem përjetë në kujtesën e popullit të Tiranës dhe të mbarë kombit shqiptar.

  18. Ky është krim me përmasa kombëtare! Ti heqësh emërin rrugës së dëshmorëve të 4 shkurtit nënkupton rikthim i terrorit nazi-fashist të Rexhep Mitrovicës dhe Xhaferr Devës. E gjithë bota evropiane nderon me respekt të vecantë dëshmorët e luftës së dytë botërore, ndërsa në Shqipëri këta dëshmorë përdhosen në format më makabre nga regjimi fashisto-kriminal i Sali Berishës.
    Kjo rrugë tani pagëzohet qëllimisht me emërin e Rugovës për t’i rikujtuar popullit të Tiranës se vrasjet e kryera nga nazistët dhe terroristi fashist kosovar Xhaferr Deva ishin të legjitimuara. Ky vendim është njësoj sikur ti heqësh emërin e Ana Frankut njëres prej rrugëve kryesore të Amsterdamit. Vendim i cili do të shkaktonte reagim të fuqishëm jo vetëm në Hollandë, por dhe me gjerë. ky akt barbar është fyerje direkte për popullin e Tiranës i cili i dha përkrahje të fuqishme luftës nacional-clirimtare.

  19. king says:

    Nje lajm vehtem me mbushur faqet e gazetes ne fillim artikulshkruesi thot me 14 shkurt me posht thot me 5 shkurt rrrugica u gdhi me pellg gjaku/ska gje se ky esht niveli i artikullshruesi /kot nuk thojn neper kafe ku e ke lexuar te Tema ka mbetur barcolet cdo genjeshter

    1. fazllic berisha says:

      o kingo kape nje cike kte timin ktu poshte eshte marre nga dokumente zyrtare
      amerikane te muajve te fundit .
      ”’The 21st Division of the SS Skanderbeg was created following the Nazi invasion of Kingdom of Yugoslavia in 1941. Throughout 1942 and 1944 both the Wehrmacht and SS sought to utilise local manpower to maintain law and order, and fight off Yugoslav Partisan and Albanian Resistance activity in the region. ”
      Nuk shoh ndonje ndryshim te madh midis asaj kohe dhe juntes se sotme te fashizmit demokratik te krimineleve berishe & basha qe po bejne saktesisht ate qe bene deva & mitrovica .Ne kater shkurt ataa deklaruan
      1 DITE TERROR = 10 VJET QETESI.. POR HISTORIA I FSHIU NGA FAQJA E DHEUT KETO PLEHRA DHE E NJEJTI FAT DO PRESE DHE DEVILIN BERISHE & BEJBIN LUL.
      HISTORIA VONON POR NUK HARRON . TUNG

  20. Joli says:

    TE lumte Altin, nje pershkrim i goditur, me epitetet qe meritojne. Nuk ka mbetur me letersi e paster, qe mund te pershkruaj ate, se cfare keta tirane te ndyre po i bejne ketij populli. Vazhdo sic e ke nisur. Per njerez si ty ka nevoje shoqeria. Te pershendes.

  21. Trust_no1 says:

    Lul Berishbasha te ndjekte per 100 breza mallkimi i gjakut te deshmoreve te 4 shkurtit dhe 21 janarit.

  22. fkpartizoni says:

    Vdekje Fashizmit – Liri Popullit!

  23. Elio Gora says:

    Ne kuadrin e rishikimit te ngjarjeve historike ne librin e tij “historia e sherbimit sekret ne Shqipperi” Kastriot Dervishi ngul kembe me “argumenta” se edhe ngjarja e 4 Shkurtit 1944 ne Tirane eshte manipuluar nga komunizmi.Ky autor nenvizon se eshte hiperbolizuar masakra e 4 Shkurtit ne Tirane,se ate dite te zeze per qytetaret e Tiranes nuk jane masakruar 84 vete,por vetem 12 vete.Ky autor ju referohet arkives se Ministrise puneve te brendeshme te asaj kohe.Atehere kush eshte e verteta.Ne diten e 4 Shkurtit 1944 u vrane 84 vete sic permendet ne historine e shkruar nga clirimtaret,apo 12 vete sic pretendon Kastriot Dervishi?Mirepres cdo mendim ne lidhje me kete problem,sidomos nga banore te vjeter te Tiranes apo pasardhes te tyre.

    1. piro says:

      Vetem ne familjen e xhaxhait tim ate dite te zeze te 4 shkurtit 1944,krimineli nazist ,KOSOVARI Xhaferr Deva bashke me KELYSHIN ANTI SHQIPTAR,i vene kryeminister nga naziste,Rexhep Mitrovica,u MASAKRUAN 4 NJEREZ TE PAFAJSHEM,qe u vrane sapo dolen nga porta e shtepise se tyre!!!!Kosovareve duhet t’u vije TURP,qe NAZISTET GJERMANE ZGJODHEN PER TE SHTYPUR SHQIPERINE DY KOSOVARE,qe bene TERROR ne emer te URREJTJES NDAJ SHQIPTAREVE!!!KOSOVARE ishin edhe ata,qe FORMUAN DIVIZIONIN FAMEKEQ NAZIST “SCANDERBEG” ne Kosove,prap ne sherbim te PUSHTUESVE!!!NDERSA SHQIPERIA PER KOSOVEN KA DHENE PROVA LAPIDARE ATDHEDASHURIE KOMBETARE,DUKE FILLUAR NGA LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT ,LUFTA E 4 DIVIZIONEVE PARTIZANE SHQIPTARE ,PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI,duke dhene jeten 660 DESHMORE,dhe DUKE PERFUNDUAR TEK NDIHMA VELLAZEROREW PA INTERES GJATE LUFTES PER CLIRIM KUNDER SERBISE!!!KOSOVARE:GJEJENI VETE SE CFARE JENI:VELLEZER ME NE APO ARMIQTE TANE????Mos harroni se rreth 30-40 MIJE CETNIKE KOSOVARE,TE PAJISURA ME PASAPORTA FALLCO NGA KLIKA SERBE E BERISHES,ERDHEN E VOTUAN NE TIRANE PER TE SHPETUAR “NDERIN”(ku i ka ngelur gje ketij fashisti) e Berishes ne zgjedhjet e 8 MAJIT TE VJEDHURA HAPUR E TE TRANSMETUARA LIVE NE TV!!!

    2. Gjergji says:

      Info ne Dep Amerika nte Shtetit.
      amerikane te muajve te fundit .
      ”’The 21st Division of the SS Skanderbeg was created following the Nazi invasion of Kingdom of Yugoslavia in 1941. Throughout 1942 and 1944 both the Wehrmacht and SS sought to utilise local manpower to maintain law and order, and fight off Yugoslav Partisan and Albanian Resistance activity in the region. ”
      Numri ne kete rast nuk e ul peshen e krimit. Qeveria demokratike e Kosoves duhet te kerkoje te falur per ngjarjen e tmerrshme te 4 shkurtit.

  24. sherifi says:

    Po keta e kane ne programin sekret te tyre qe te shkaterroin dhe te ndryshoin cdo gje ne kte shqiperi,se keta tashme dihet qe jane antishqiptare te vendosur.keta te vrasin dhe nuk pergjigjen,keta vjedhin dhe nuk pergjigjen,keta prishin dhe nuk pergjigjen,keta te mbysin dhe ja hedhin fajin zotit qe pse bie shume shi.oh sa te tjera kemi per te pare dhe degjuar sa te jene keta ne krye ashtu si degjuam para pak kohe per labidarin e pamvaresise ne vlore. se keta nuk jane ne ato karrike se i ka zgjedhur populli por bene cmos qe te uleshin ne ato karrike edhe duke vrare e masakruar njerez qe te vjedhin dhe te shperbein shqiperine.keta si saliu apo luli nuk jane te shkullit qe jetoim por jane si te kohes se imperatoreve qe jeta e njeriut kushtonte me pak se e nje mize.dhe si perfundim me keta kote e kane opozitaret dhe nderkombetaret qe po i futin shume hundet ne keto pune dhe u thone opozitareve uluni,me kta nuk ka ulje ne tryeze,nuk ka kompromis.me keta soji ka vetem kryengritje mbare popullore.

  25. SKENDER BEU I VJETER says:

    MIRE BEN QE KERKON TE KETHEHET EMRI I RRUGES 4 SHKURTI NE KUJTIM TE ASAJ DITE MAKABRE TE ETERVE TE ATYRE QE BASHKEPUNUAN ME FASHISTET, KALABORACIONISTEVETE CILET JANE NE PUSHTET ME MASHTIME DHE VJEDHJE.POR UNE SHKOJ ME LARG DHE U BEJ THIRJE BIJVE ,NIPERVE MBESAVE DHE BIJAVE TE ATYRE QE BENE FAQEN ME TE LAVDISHME TE HISTORISE SE SHQIPTARVE EPOPESE TE LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE QE TE GJITHE BASHEK TE DALIN NE SHEH POR JO ME DRU POR ME ARME DHE TE REZOJNE KETE QEVERI TE KALBUR KODOSHE ,HAJDUTE DHE VRASTARE TE SHQIPTARVE DHE BEJNE DEMOKRACINE E VERTETE DUKE I RIKETHYER PUSHTETIN E RREMBYER POPULLIT.TE GJITHE FORCAT QE DUAN ME TE VERTETE SHQIPERINE DHE UREJNE PADREJTESINE TE BASHKOHEN DHE JAPIN KONTRIBUTIN NE KETE PERPJEKJE .

  26. Gazi says:

    O cpo ja ben mire……………
    Dua ta di, a ka ndonje ketu nga ata qe i dha voten Lul K****T…….
    Mire tu behet tiranasave se donin Lul K****N keto. Ta gezoni tani

  27. tani says:

    shiko kur u shit balkanweb one fillova me lexu temen po kshtu mendoj dhe shum te tjere.Mirpo ju nuk po boni gazetari kombtare por e keni kthy ne gazetari filokomuniste.
    Po marr shkas nga ky shkrim se ju flisni per 4 shkurtin.
    Nga gojdhanat e te parve te mi ajo nuk u krye mbi te pafajshem por per kelyshe komunistash te cilet nuk u mujten me u asgjesue dhe na bone gjomen per 50 vjet.
    Gjithashtu ndjej detyre te them se Xhaferr Deva ishte nji nga patriotet me te medhenj shqiptare dhe kurre nuk u shit por u mundu per bashkimin e kombit te cilin pederasti enver kishte urdher ta pengonte.
    Po se postute Hajt motren ku e keni

    1. Duket sheshit se të parët e tu paskan qenë koloboracionistë dhe bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve. Sipas stilit të shkrimit dukesh se je kosovar. Për dijeni Xhaferr Deva ishte direkt ministër kusling i nazistëve. Disa ditë para clirimit të Shqipërisë ai u largua me një autokolonë gjermane për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ishte në kërkim nga aleanca anglo-ruse-amerikane si kriminel lufte. Populli shqiptar e di mirë se cfarë krimesh ka bërë ai në Shqipëri.

    2. ciu says:

      NJE DOKUMENT I DEKLASIFIKUAR I CIA-s PER vogelushin tani

      Xhafer Deva was the first Albanian political leader to declare himself ready to collaborate with the Germans. He had met Hermann Neubacher, German special representative for south eastern Europe, in Belgrad
      From 1948-1950, Deva was on the fringe of a CIA-led intelligence and paramilitary operation run by Italian intelligence officers.
      In 1956 Deva emigrated to New York with his German wife.
      He died in California in 1978. His funeral was attended by his close friend, the late ex-CIA officer Roger Hollingshead

    3. shpati says:

      Per Tanin,kelyshin e bashkepuntoreve nazi-fashiste:Ne se ANTI SHQIPTARI XHAFERR DEVA PASKA QENE PATRIOT,PSE NUK LUFTOI KUNDER GJERMANEVE,POR GJERMANET E KISHIN AQ TE BESUAR SA E BENE MINISTER TE BRENDESHEM!!!Terrori i 4 shkurtit 1944 nuk u realizua ndaj komunisteve,por ndaj njerezve te thjeshte,kushdo gjendej ne rruge fatalisht!!Ne se ti e di me mire,NA JEP NJE EMER KOMUNISTI NGA TE VRARET E 4 SHKURTIT!!!Nuk eshte rastesi,qe PUSHTUESIT GJERMANE ZGJODHEN KOSOVARET ME TE ZINJ SI REXHEP MITROVICA -KRYEMINISTER DHE XHAFERR DEVA MINISTER I BRENDESHEM!!!Kosovaret gjithnje jane rreshtuar me ARMIQTE E SHQIPERISE!!!VETEM FERIZAJ PO E TREGON VETEN SE JANE ATDHETARE TE DEVOTSHEM!!!

    4. Gjergji says:

      o Tani, kerkoj rrenjet e familjes tende dhe do te te dalin nga Azia.

  28. Shefqet Cela says:

    Tentojme te hyjme ne Evrope me mendesi aziatike. Kete e tregon edhe “hakmarrja” makaber karshi rrugeve. Ndrojme emrat e rrugeve per te futur sherre dhe ndasi kombetare.
    Eshte e trishtueshme: Viktimat e Kater Shkurtit ishin nga dora e nje kosovari, per llogari te gjermaneve.
    Tani keta maskarenj duan tja heqin emrin kesaj rruge dhe tja vene nje tjeter kosovari.
    A NUK ESHTE NJE VEPRIM I POSHTER PROVOKATIV, PERCARES?
    Cfar s’pret nga kjo klike antishqiptare!

  29. where the boys are....? says:

    o ceti po pse po bon te paditurin..lexo cka ka shkrujt komentusi “ciu”
    dmth amerikanet kane aktivizuar nazistin xhaferr deva per diversion
    ndaj nje vendi qe ishte dikur aleat me amerikanet kunder gjermaneve.
    Dhe vete kongresi amerikan ka denuar veprime te tilla qe jane aktivizuar nga sherbimet sekrete kriminele naziste per interesa te shba.
    Ne shqiperi sot eshte instaluar nje neonazizem me pinjollet e fashisteve dhe zogisteve.Ata zbarkuan ne vitet 1990-1991 me ura zjarri ne dore ne hakmarrje kunder cdo gjeje shqiptare deri sa arritem ne ditet e sotme.
    Keshtu berisha dhe basha thjesht po vene ne jete ate qe ata duan:
    instalimin e kesaj diktature.Ti zoti cela mos shko larg ne 4 shkurt 1944 ..ti ke 21 janarin qe e pa “live” bota kur berisha vrau 4 veta dhe krenohet se zbatoi ligjin duke masakruar popullin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje