Në këtë periudhë festash ndjeva një nevojë të shkruaja diçka të mirë për Kosovën, me kushtin e domosdoshëm profesional gazetaresk që të jetë edhe e vërtetë. Si shpëtimtare më erdhi një anketë e Fondacionit Bamirës Botëror për indexin ndërkombëtar të bamirësisë që nxjerr kosovarët si popullin më bamirës në rajon. Ja pra diçka e mirë për të cilën jemi të parët, ndonëse mbetemi më të varfrit
Nga Augustin Palokaj
Fundi i vitit, afrimi i festave të Kërshëndellave dhe i Vitit të Ri, është një periudhë reflektimi kur njerëzit mendojnë më shumë për të afërmit e tyre, për familjet, por edhe për ata që nuk janë të afërt e kanë nevojë për përkujdesje, që dikush të mendojë edhe për ta dhe t’u ndihmojë. Sidomos nëpër vendet e zhvilluara perëndimore dukshëm rriten kontributet për ndihma humanitare, televizionet organizojnë spektakle të mbledhjes së donacioneve, njëlloj bëjnë kompanitë e mëdha, organizatat fetare, shkollat dhe asociacionet e ndryshme. Është një kohë kur njerëzit bëhen më të dashur, më pak të vrazhdë dhe më të butë seç janë gjatë tërë vitit. Mundohen t’i lënë për një kohë anash lajmet e këqija dhe të mendojnë për gjëra të mira.
Edhe unë këto ditë ndjeva një nevojë që të shkruaja diçka të mirë për vendin tim, për Kosovën. Ndjeva këtë ide, sepse nganjëherë gazetarët e kanë një lloj roli të “avokatit të djallit” kur duhet të raportojnë për gjithçka që ndodh, e ato janë shpesh negative. Kosova është vendi më i varfër në rajon. Kosova nuk njihet nga 5 shtetet e BE-së, gjë që e lë jashtë rrugës formale të integrimit në BE. Populli i Kosovës është i vetmi në rajon që nuk ka liberalizim vizash. Në Kosovë krimi i organizuar dhe korrupsioni janë shumë të përhapur dhe nuk ka sa duhet luftë kundër këtyre dukurive. Edhe shpëlarja e parave është dukuri me të cilën shpesh identifikohet Kosova. Ka pasur rritje edhe të dukurive të tjera të këqija. Këto kanë qenë shpesh thënie në Bruksel, kushtuar Kosovës në vitin që po lëmë pas. Për këto kam shkruar shpesh në vitin 2011. Dhe tash doja me doemos që të shkruaja diçka të mirë për Kosovën, por me kushtin e domosdoshëm profesional gazetaresk, që ajo që shkruaj të jetë edhe e vërtetë. Çka të gjej të mirë në këto rrethana jo edhe aq të mira.
Si shpëtimtare më erdhi një anketë e Fondacionit Bamirës Botëror, që i nxjerr kosovarët si popullin më bamirës në rajon. Kjo anketë, nga 153 shtete ku janë bërë anketat, Kosova radhitet në vendin e 71-të për nga bamirësia e qytetarëve të saj duke u radhitur kështu bindshëm si e para në rajonin e Ballkanit dhe duke qenë diku në mesataren botërore. Deri tek këto rezultate është arritur përmes anketës së organizatës Gallup, e cila ka anketuar njerëzit duke i pyetur: “Sa keni dhënë para për çështje humanitare muajin e fundit, a keni punuar vullnetarisht për ndonjë organizatë humanitare, a i keni ndihmuar ndonjë personi të panjohur?”
Rezultatet e këtij publikimi janë shokuese për disa popuj të cilët mendojnë se janë shumë humanitarë e sidomos për ata që mendojnë se popujt e zhvilluar të botës veriperëndimore janë më egoistë sesa ata të Jugut dhe Lindjes që, sipas disa paragjykimeve, do të duhej të ishin më zemërgjerë. Për shembull, në vendin e parë për nga bamirësia janë amerikanët e pas tyre Australia dhe Zelanda e Re. Nga evropianët shtetet me popullatë më bamirëse janë Irlanda dhe Britania e Madhe që ndajnë pozitën e 5 në botë e pas tyre është Holanda. E pikërisht holandezët konsiderohen në paragjykime si koprracë dhe për këtë ka edhe shumë barsoleta. Shtetet jugore të Evropës me popullatë kryesisht katolike do të duhej të mendohen mirë, sepse shumë flasin për humanizëm dhe pak bëjnë. Portugalia për shembull është e 127-ta në botë dhe Italia zë vendin e 104-të. Disa shtete e kanë marrë shumë seriozisht këtë anketë, ndërsa radiostacionet në Perëndim parashikojnë që në predikimet gjatë meshave të festave nëpër kisha të zërë vend edhe kritika për ulje të gatishmërisë për të bërë mirë. As shtetet me popullatë myslimane në Lindjen e Mesme nuk qëndrojnë shumë lartë në listë, edhe pse shumë flasin për fenë që bamirësinë e kushtëzon edhe si obligim të besimtarëve. Me përjashtim të Katarit, në pozitën e 19-të, Emirateve të Bashkuara Arabe në pozitën e 47-të dhe Kuvajtit në vendin e 52-të, shtetet e tjera nuk kanë popullatë që do të mburrej se kanë bërë shumë vepra të mira në ndihmë të tjerëve.
E rajoni i Ballkanit qëndron jashtëzakonisht keq. Kroatët në pozitën e 149-të. Fqinji i tyre verior, Sllovenia, për qytetarët e të cilëve kroatët tregojnë barsoleta për koprraci, janë për 110 vende më mirë në pozitën e 36-të në botë. As maqedonasit në pozitën e 132-të, malazezët në pozitën e 144-të, Bosnja po ashtu ndan pozitën e 144-të, serbët në atë të 147-të nuk qëndrojnë mirë për nga bamirësia. Ndonëse kryetari i shtetit e ka emrin “Bamir” bashkëkombësit tanë në Shqipëri janë të fundit në rajon për nga indexi i bamirësisë dhe në mesin e vendeve të fundit në botë për nga bamirësia, duke zënë vendin e 150-të. Më keq se Shqipëria janë vetëm edhe Greqia në pozitën 151-të dhe Burundi në pozitën e 153-të. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm i Kosovës që të jetë dy herë më e mirë sesa të gjitha vendet e rajonit në gatishmërinë e qytetarëve të saj për të bërë mirë.
Ja pra diçka e mirë për të cilën jemi të parët në rajon, ndonëse mbetemi më të varfrit. Si popull që kemi përfituar nga mirësia e të tjerëve, si popull ku edhe varfëria tejkalohet falë ndihmave njëri-tjetrit, duhet ruajtur këtë virtyt dhe të mendojmë gjatë tërë vitit e jo vetëm tash në kohët e festave.
Si ka mundesi qe Kosovaret kane kaq dallime me Shqiptaret duke pasur parasysh qe jemi nje popull?
u takon te jen bamires!se gjerat kryesore i kan fituar me bamiresi !nga Fashistet i cliruam ne shqiptaret,nga Serbet i cliroi NATO,u ka ndritur fati ndaj ju takon ta derdhin:))eshte me “shaka” se mos merzitet ndonje “patriot i Cakallosur edhe fillon e shan”
Ne fakt kosovaret ndihmojne shume njeri tjetrin deri ne ate menyre sa vete mund te jetojne edhe ne geto si ata zezaket e dikurshem ne Amerike vetem e vetem per tiu krijuar kushte te favorshme per jetese te afermeve te tyre.
Duhet respektuar kjo dukuri pavaresisht se si e thashe me siper ata ndihmojne te afermit e tyre dhe jo si amerikanet apo te tjere perendimore qe derdhin ndihma lume per njerezit e botes se trete qe as nuk i njohin as nuk i dine vendet e tyre por thjeshte bejne sic e ka thene Jezu Krishti qe kur ta japesh lemoshen eshte mire qe dora e majte mos ta dije se cfare dha dora e djathte.
Ne vertete si shqiptare bejme per te afermin e ndihmojme ate por pak per mos te thene aspak bejme per ate qe eshte larg nesh dhe qe e dime se ka nevoje per ndihme.
Fenomen tjeter qe nuk eshte pozitiv pavaresisht ndihmes qe i japim atij tjetrit ne duam qe i ndihmuari nga ne te jete mirenjohes perjetesisht dhe te falenderoj ne cdo rrethane dhe situate ne rast te kundert ne e shpallim mosmirnjohes dhe armik.
Pra ndihmen e bejme me shume per opinion dhe per ti rritur vlerat vehtes se sa te meritojme mirenjohje nga perendia qe me siguri do na krijonte ate qe thote bibla se ai qe jep do ti jepet.
luis,ne kosovaret kemi qen te rrezikuar ndihma per njeri tjetrin ka qen mekanizem mbrojtes,nuk eshte e vertet se ndihmoim vetem te afermit,ka shume fondacione qe mbledhin para nga populli per tu ndihmuar te varferve,semureve,shkollim etj,me donacionet e kosovareve cdo vit dergohen per sherim jasht vendit qindra te semure,kosovaret me donacione kan mbajtur arsimin,shendetesin ne periushen 1990-1999,mergata kosovare ka financu luften e UCK.Ne kete periudhe kan lind dyshime per keqperdorimin e fondeve,si pasoje kosovaret me shume preferoin ndihmen direkte,ke me qindra raste kur bashkohen disa mergimtar po edhe biznismen te Kosoves e ju ndertoin shtepi te varferve.
Kosovaret jane solidar,ja edhe nje shembull,ne qender te Prishtines eshte ndertu katedralia “Nena Tereze”shumica e mjeteve jan dhuru nga qytetaret katolik e mysliman,kjo per mediat tona nuk perben lajm,per to eshte lajm kur ne Prishtin demonstroin 500 vehabist te financuar nga sauditet.
Duhet te vendosim simbolet perfundimisht:Nuk ka popull te Kosoves,por vetem popull shqiptar qe jeton ne Kosove.
Me pelqeu teksti. Ndoshta dallimi mes shqiptareve te Kosoves dhe atyre te Shqiperise eshte se ne Kosove kane ruajtur sadopak vlerat tradicionale. Ne Shqiperi komunizmi e pastaj tranzicioni kane ndikuar qe te rritet egoizmi. Me vjen keq te shoh ketu se disa komenhtues vetine e bamiresise e quajn primitive. Shqiperia eshte ne fund ndersa ne pozitat e para jane kryesisht shtetet perendimore. Pra a jan edhe Amerikanet5, Australianet dhe Holandezet primitiv pse ndihmojne te tjeret.
nuk ka popull kosovar ,por popull shqiptar.as tadici nuk u referohet ne kete menyre.dhe boll shate shqiptaret per mungese bamiresie.ka kerkuar ndonjeri ndihme dhe nuk ka marre?
Kosovaret popull Bamires??
Hahahahahahah, kjo eshte per tu shkruar ne librin e Guiness. Kosovaret edhe kur shkojne ne WC e shikojne mire se sa kane bere per te bere bilancin me vone.
Une jam nga Vlora dhe ne bazen e eksperiences sime me kete, besoj se nuk ka popull me kurrnac dhe me te ngushte ekonomikisht pervec se Kosovareve. I kemi pare gjate stines se vertes, kur vijne per plazh. Jane njerez qe edhe qindarken e llogarisin sikur te ishte milion. Nuk ka ndonje gje te keqe me kursimin, por ne ekstremin qe e bejne keta, eshte dicka shume e peshtire!
Kosovaret popull Bamires??
Hahahahahahah, kjo eshte per tu shkruar ne librin e Guiness. Kosovaret edhe kur shkojne ne WC e shikojne mire se sa kane bere per te bere bilancin me vone.
Une jam nga Vlora dhe ne bazen e eksperiences sime me kete, besoj se nuk ka popull me kurrnac dhe me te ngushte ekonomikisht pervec se Kosovareve. I kemi pare gjate stines se veres, kur vijne per plazh. Jane njerez qe edhe qindarken e llogarisin sikur te ishte milion. Nuk ka ndonje gje te keqe me kursimin, por ne ekstremin qe e bejne keta, eshte dicka shume e peshtire!
Vlonjat a nuk e lexove se keto jane te dhena nderkombetare. Nuk matet bamiresia me mutin qe bejn Kosovaret ne WC tuaja dhe cmimin qe paguajn. Keshtu krijohen paragjykimet. Kosovaret kane mbijetuar duke ndihmuar njeri tjetrin.