Kryetaro-parti që kurrë s’u rritën

22 Dhjetor 2011, 21:43Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Po flitet këto ditë për një bashkim të partive me peshë të vogël elektorale, si një grupim i vetëm, për t’i dhënë më tepër rëndësi pranisë së tyre në jetën politike të vendit. Afërmendsh që ekzistenca e tyre është e domosdoshme në shoqërinë tonë, sepse sido që të jetë, e thyejnë sadopak hegjemoninë e dy forcave të mëdha, PS-PD, duke ndihmuar në zbutjen e klimës politike që jo rrallë herë tejnxehet shqetësueshëm.

Në këtë këndvështrim, unë e shoh pozitiv hapin e tyre, qoftë edhe si mënyrë rezistence ndaj të mëdhajave. Ndonëse ndër vite këto parti janë parë si shtojcë a fasadë e dy partive kryesore, ato kurrë s’u rritën, por mbetën ashtu, të vogla. Unë e shoh në dy aspekte këtë handikap të tyrin.

Së pari, në elektorat ka një perceptim negativ për këto parti, sepse sa herë u është dhënë mundësia për të bashkëqeverisur me njërën nga dy partitë e mëdha, e kanë shfrytëzuar jo si një mënyrë për të shpalosur një vizion të kundërt drejtimi e menaxhimi nga ato, përfshi këtu transparencën, duart e pastra, meritokracinë, etj., por si një mënyrë për të nisur një valë punësimi, qëllimi i të cilët është shtimi i radhëve të partisë me anëtarë pa ideal, por interesaxhij të momentit për një vend pune; përfitimi i fondeve dhe shpërdorimi i detyrës nëpërmjet veprimeve korruptive që pastaj kanë ulur ndjeshëm besueshmërinë në sytë e publikut duke i treguar me gisht si parti parazite, misioni i të cilave nuk paska qenë shërbimi ndaj njerëzve, por klientelizmi dhe mjelja e sa më shumë të mirave publike përsa kohë ndodhen në qeverisje.

Së dyti, ajo çka i dallon këto parti në raport me PD-në dhe PS-në, është se ato identifikohen dukshëm vetëm me emrin e kryetarit të partisë që i drejton. Sa herë na duhet t’i përmendim, për to përdoret rëndom togfjalëshi, “partia e Metës, e Gjinushit, e Milos, e Ndokës” e kështu me radhë. Po të shohësh edhe përbërjen, do vësh re se askush në nivelet e dyta të tyre nuk ka sharmin dhe karizmën e kryetarit. Këta të fundit, janë përpjekur që të trysnojnë çdo individ për të dalë si alternativë nesër, ose të paktën nuk i kanë dhënë më shumë liri veprimi për të qenë edhe ata protagonistë si përfaqësues të partisë së tyre, kësisoj kanë siguruar një vend të sigurtë në drejtimin e partive respektive për disa dhjetëvjeçarë. Ekziston mundësia edhe e mungesës së kapaciteteve të duhura njerëzore, por sërish këtu është faji i kryetarëve aktualë që s’kanë ditur të përthithin kontigjente të formuara politikisht e profesionalisht, dhe sidomos, të kenë autoritet dhe emër të mirë në publik.

Sado që të kërkosh, nuk gjen kurrkund një emër pasuesi tek PSD-ja, PDS-ja, PDK-ja, PR-ja, …. Sa i përket LSI-së, për të cilën mund të thuhet se ka një peshë më të madhe se të tjerat, duket që edhe ajo nuk do mundet të ekzistojë më pa emrin e Ilir Metës. Ato pak emra me autoritet që mendoheshin se do ishin një ditë në drejtim të kësaj partie, u larguan, ose më saktë, gjetën mënyrën për t’i larguar. Pavarësisht se Meta u ka dhënë disi hapësirë individëve të tillë si Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto a Panariti, besoj që edhe ata e shohin se ndjehen shumë inferiorë për të ngjitur në elektorat e bërë për vete atë. Fakti që ata e të ngjashmit e tyre në partitë e tjera, asnjëherë nuk kanë mundur dot të krijojnë një personalitet të vetin para elektoratit, ka sjellë që të vetmen shpresë mbijetese në politikë ta shohin tek kryetarët e tyre të përjetshëm.

Në kontrast të fortë me to, dy partitë e mëdha, të cilat akuzohen shpesh herë se janë nën diktatin e Berishës dhe Ramës, kanë mundur të zhvillojnë pasuesit e mundshëm të kryetarëve të tyre. Ndonëse PD-ja e ruan ende hijen e rëndë të Berishës, duhet thënë se aty kanë dalë individë si, Bamir Topi (dikur një emër shumë i fortë, i djegur nga Berisha), Topalli, Basha, apo edhe ato zëra racionalë me peshë në elektoratin blu që kanë treguar integritet e mbase presin momentin e duhur për të ridalë sërish në skenë.

Ndërkohë në kampin tjetër, Partia Socialiste në vite ka treguar se u ka dhënë hapësirë kujtdo që ka tentuar të vihet në drejtim të saj. Ashtu si dikur Rama, sot gjenden të gatshëm plot personalitete brenda radhëve të saj. Emra të tillë si, Pandeli Majko, Ben Blushi etj., kanë kohë që janë evidentuar në publik si potenciale të fuqishëm drejtimi në të ardhmen.

Është kjo arsyeja përse dy partitë e mëdha do vijojnë të mbeten dominuese të jetës politike, pasi kanë arritur gjithmonë të shfaqen në periudha kohe me disa fytyra të ndryshme nga ajo e kryetarit, duke u dhënë shpresë shumë të tjerëve për të patur një mundësi karriere e rritur kësisoj fuqinë e burimeve njerëzore që besojnë tek to. Ndërsa partitë e vogla do mbeten gjithmonë të tilla, përsa kohë nuk do arrijnë të heqin dorë nga babëzia që shfaqin se herë janë në qeverisje, të tregojnë se janë të ndryshme nga partitë e mëdha që jo rrallë herë kanë abuzuar rëndë në qeverisjen e vendit dhe njëkohësisht, të fillojnë të nxjerrin në pah individë a grup individësh të tjerë të spikatur, që do jenë e ardhmja e partisë. Vetëm atëherë ato do bëhen të besueshme për të fituar atë elektorat jo të pakët që ndjehet i zhgënjyer nga partitë e mëdha, duke dhënë njëkohësisht mesazhin se kanë dalë nga guacka e mbyllur e kryetaro-partisë e s’do shuhen bashkë me ta. Në fundit të fundit, që edhe ato parti të fillojnë të rriten, për të mirën e demokracisë.

15 komente në “Kryetaro-parti që kurrë s’u rritën”

  1. tani97 says:

    nje koment shpejt e shpejt: si shume i shitur po me duket ky autori i shkrimit. te konkludoje qe PS dhe PD jane demokrate nga brenda eshte nje marrezi. PD ka me 1997 qe drejtohet ne forme totalitare prej Berishes dhe vetem po vdiq se shpejti ka shans te ndryshoje. Nderkohe qe PS ka 6 vjet qe e drejton Edi Rama plus 2 te tjere te agrantuar bejne 8. Mendoni sikur Edi te fitoje me 2013, do ta kemi per 12 vjet ne krye te PS-se. Kjo eshte demokracia??

    Nderkohe te mbyllesh deren partive te vogla sepse Ilir Meta, Gjinushi apo Ndoka na kane zhgenjyer disa here, eshte te pohosh qe jemi kollaj te genjyeshem dhe atehere me mire mos te provojme fare. Kjo eshte marrezi e papare.
    Dhe qe nje parti e vogel te prodhoje shume figura dhe jo vetem nje sic kerkon autori i shkrimit duhet te nise njehere te loze, mundesisht pa i vjedhur votat Edi apo Sala. Pastaj te rritet nqs. populli e deshiron dhe e voton.

    Kush je ti i dashur autor i ketij shkrimit qe te gjykosh qe une si qytetar duhet te zgjedh o Edin o Salen, derisa sa ty te te pelqeje ndonje tjetet? A kam dhe une te drejte qe te pelqej ndonje tjeter? Apo duhet te marre autorizim nga ty?

    Demokracia nis nga liria e perfaqesimit dhe liria e zgjedhjes. Me artikullin tend tregon qarte pse sot jemi ketu ku jemi. Ne vend numro!

    1. raimondi says:

      Keto partite e vogla bejne nje gabim skandaloz

      –Keto parti te vogla nqs duan te behen parti kryesore qe tua marrin elektoratin ketyre partive te medha –duhet te perqafojne nje poltike Patriotike

      Dmth ,Nqs partite e vogla lozin karten e patriotizmit–ato behen direkt parti kryesore
      (sepse shqiptaret jane nje popull patriot, por asnje parti nuk flet per patriotizmin )
      dhe PD & PS nuk ju aforhet njeri, me perjashtim te spiuneve te grekut dhe budallenjve

      -Keto 2 parti, PD dhe PS nukduhen votuar sepse ketoparti i ka kapur per gryke sherbimi sekret grek—dhe keto hiqen sikur bejne politkene shqiptareve,por jo.

      –Keto dy parti marrin votat e shqiptareve dhe bejne politken e grekut-

      Mirpo e bukura eshte , se greku eshte nje shtet i falimentuar –dhe tani keta
      si do e justifikojne qe i behen ure grekut ,pasi Zonja Markel tha para ca javesh qe per problemet e ndryshme ne EU nuk do kerkohet
      me vota
      e te gjithe anetareve te EU ,por vetem vota e anetareve kryesore —

      __Pra Greqia del automatikisht jashte loje ne lidhje me gjasme voten e saj kur ne do pranohemi ne Eurozone

      –Pra ketu del hapur fare se keta te PD dhe PS-se jane spiune te rendomte te grekut –

      -Mirpo kjo gjendje nenshtrimi ndaj politkes qesharake & kriminale ne te njejten kohe
      te Greqise ,ndihmon ate qe eshte ne pushtet, jo opoziten

      -Pra ne kete gjendje politke nenshtrimi ndaj Greqise ai qe fiton eshte Berisha

      -Ndaj ata qe jane kryetare te Partive te vogla duhet te ndjekin nje politke patriotike ,

      ——Politika patriotike eshte kjo :….. Ti akuzojne direkt keto partite e medha
      per tradheti ndaj Shqiperise dhe ta shikoni ju pastaj ,qe te nesemren gjithe elektorati
      do behet kunder PD dhe PS–
      ——–Natyrisht kete une e them per Partine e Gjinushit dhe te Ngjels qe jane pro shqiptare,

      Ndersa se ata te tjeret me Paskal Milo etj –ata jane spiune te konsumuar te grekut –

      1. Tani97 says:

        Raimond, ideja qe hedh ti eshte plan pune per politikane te ndryshem, ose mund ta quajme plan marketingu. Te tille plan po ndjek edhe Kreshnik Spahiu. Problemi nuk eshte ketu. Problemi qendron tek inati qe shume qytetare, dhe besoj se jemi dakort qe ka shume te tille, ndjejne kundrejt ketyre partive te vogla qe shpesh kane bere tradhti ndaj votes qe kane marre. Zgjidhja ndaj ketij problemi nuk qendron tek heqja e drejtes se perfaqesimit (berja parti) por tek mosvotimi i atij qe te mashtroi. Se nuk mund te kerkohet qe te ndalohet krijimi i partive te reja, se vitin e kaluar me ka mashtruar Sala!!! Kjo do te thote te luajme pikerisht lojen e Edit dhe Sales. Si kemi ndermend t’i heqim diktatoret, duke i hequr atyre kundershtaret?
        Pastaj sa per plan marketingu secila parti ka idete e saja.

    2. Altin Ketro says:

      Më duhet të ndërhyj pak për të sqaruar komentuesin “Tani97”. Kam përshtypjen se nuk e ka kapur thelbin e çështjes dhe dukshëm është keqkuptuar. Qysh në krye ashtu edhe në fund, kam inkurajuar rritjen e partive të vogla, si në sasi (numra), ashtu edhe në cilësi (përbërje). Qëllimi im ka qenë që të nxjerr në pah se demokracisë sonë i duhet prania e tyre, pasi e ndihmojnë pluripartizmin dhe ulin në periudha të caktuara peshën e ngarkuar të tensionit që e ngrenë dy partitë e mëdha. Unë kapa dy aspekte, privatizimin që u kanë bërë kryetarët si dhe sjellja e keqe që shfaqin sa herë kanë qenë në bashkëqeverisje. Ti solle shembullin e dy të mëdhajave. Pikërisht unë në këtë pikë u përqendrova, që ato të mos jenë abuzuese në pushtet si të mëdhatë, pra të sjellin shembull të kundërt të tyre. Pra i ikurajova që të heqin dorë nga ato aspekte negative që kanë shfaqur tash 20 vjet demokraci, me qëllim që ashtu siç ti beson tek to, edhe pjesa tjetër e zhgënjyer nga të mëdhatë, të shpresojnë se ka edhe alternativa të tjera qeverisëse. Përsa i përket elitave, duhet thënë se dy partitë e mëdha i disponojnë dhe në këtë pikë besoj se biem dakord, ndërkohë që tek partitë e vogla mungojnë fare. Në fund më lejo të të them që në të ardhmen të mos tregohesh emocional në komentet që bën ndaj artikullshkruesve.
      Miqësisht, Altini

      1. Tani97 says:

        Z. Altin,

        te falenderoj per pergjigjen tende. Je nder te paktit qe pergjigjet komentuesve. Per kete meriton (me e pakta ? ) respekt. Une jam munduar te mos fyej askend, sidomos shkruesit dhe gezoj respekt te vecante per personat qe shkruajne tek temat, por ndoshta ndonjehere na shpeton ndonje koment acarimi.

        I kthehemi artikullit tend. Une e lexova me kujdes dhe jam dakord qe ti vendos disa “kritere” mbi partite e vogla me qellim qe ato t’i sherbejne kombit. Por gjithashtu, ne syte e mi, ti i mbyll plotesisht deren, sidomos duke pasur parasysh nje numer te pafund lexuesish dhe komentuesish qe nuk lejne gje pa thene per cdo politikan apo parti qe shfaq nje mendim ndryshe nga PD+PS.

        Ti thua qe PD dhe PS kane elite. Cilen elite? Nuk kane prodhuar dot nje program ekonomik ne gjithe keto vite problematike. Nuk kemi pasur asnje reforme te mirefillte, por vetem shtojca mbi situaten ekzistuese (plotesisht te mjerueshme). Nuk kane prodhuar as programe-ide mbi situata jo ekonomike, sic eshte sistemi i drejtesise, apo ai shendetsor. Nga ana e Edi Rames kemi pasur disa gafa mbi TVSH-ne, taksen e sheshte, apo taksen mbi pagen (ekonomikisht jane gafa, politikisht ndoshta edhe Tema i pelqen, por kjo s’me ndalon te shpreh faktin qe jane gafa). E lejme fare Salen se nuk ia vlen me humb kohe. Po permend disa emra te ketyre dy elitave dhe ti me thuaj se cili prej tyre eshte i rendesishem ne aspektin teknik te ekonomise apo ndonje tjeter fushe me rendesi per qeverine:

        1. Olldashi (o zot fibrat optike dhe rruget tona)
        2. Ruli (o zot minierat)
        3. Bode (o zot sistemi i doganave)
        4. Mediu (o zot plehrat)
        5. Bregu (o zot integrimi)
        6. Nishani (o zot policia hetuese)
        7. Vasili (ishalla mos te semuresh kurre)
        8. Imami (ah ai deti grek, apo me fal, ishte shqiptar)
        9. Haxhinasto (duam droge kudo jo vetem ne Ceki)
        10. Halimi (dua nje pushke me helm, dhe nje cader me plumb)
        11. Tafaj (je per nje toefl)
        12. Bumci (mos te vjedhshin makinen kurre)
        13. Pollo (CENSUS, CENSUS, CENSUS, urrahhh)

        A ka me ketej nga e djathta?

        Dalim majtas, por duke qene se nuk jane ne qeveri po ta le ty detyren te me thuash se cfare kane bere te mire:

        1. Edi Rama (bojaxhi pallatesh ne Tirane, kryesisht tek pallati me shigjeta)
        2. Arben Isaraj ???
        3. Arben Malaj (eksperience e gjere tek firma Cenaj)
        4. Arta Dade (e thene me fjalet e Nanos, angleze me teteklase shkolle)
        5. Ben Blushi (romane, romane, romane)
        6. Besnik Baraj ?
        7. Ditmir Bushati (bashke me Gjiknurin ligjin elektoral 2008-2009)
        8. Erjon Brace (ketij i heq kapelen per moslodhjen ne denoncim)
        9. Eglantina Gjermeni (komision sekret per avoketer)
        10. Gramoz Ruci ???
        11. Lindita Nikolla
        12. Mimi Kodheli (taksa mbi fitimin jo taksa mbi pagen)
        13. Namik Dokle ???
        14. Pandeli Majko (eshte ky i tunelit Vlore-Brindisi)
        15. Saimir Tahiri (edhe per kete vlen komenti mbi Erjonin)
        16. Shkelqim Cani
        17. Valentina Leskaj
        18. Vangjush Dako

        ——————-

        I kthemi partive te vogla qe mund te hapen (ne kete moment vetem nje duket ne horizon). Nuk po them qe keta te tjeret mund te jene te shkelqyer. Por nuk shoh arsye per t’i perjashtuar a priori. I duhet lene kohe qe te tregojne veten. Per aq kohe sa nuk kane shprese te drejtojne nje qeveri (sepse veshtire te fitjone zgjedhje) por maksimumi mund te kene ndonje minister, nuk shoh pse u duhet mbyllur dera me argumentin qe Ilir Meta, Dritan Prifti, Camet, Mediu e te tjere kane vjedhur perpara tyre. Ketyre qe ti mendon qe kane vjedhur apo kane shkelur angazhimin me zgjedhesin e tyre, ti mos i voto me. Eshte kaq e thjeshte. Por meqenese zgjedhesi i LSI-se prape e voton Ilirin, sepse Iliri di te shperbleje me vende pune, nuk eshte faji i te tjereve. Kjo do te thote qe ne popullsine tone kemi shume hajduta. Eshte fakt i ditur, thjesht po e konfirmojme.

        Sidoqofte, une jam per mundesine per te ndryshuar. Ne kete sistem qe kemi mberritur sot duhen bere ndryshime. Nuk po kerkoj perralla si zakonisht nga ana ekomentuesve te cilet kerkojne ate te plotfuqishmin qe zgjidh tere problemet. Po kerkoj thjesht mundesine te jap voten time me garancine qe nuk ma vjedhin ndaj politikanit qe preferoj. Dhe ky politikan ndoshta akoma nuk ka dale ne skene. Dhe do te kisha shume deshire qe “elitat ekzistuese” te mos ma hiqnin kete shans dhe te drejte.

      2. raimondi says:

        O Altin qe te riten partite e vogla ne numer votuesish gje qe con direkt
        ne ritje te numrit te kuadrove te cdo partie te vogel –duhet qe partite e vogla te dalin perpara popullit shqiptar me ndonje Alternatieve idesh e cila ben te mundur galvanizimin e elektoriatit rreth tyre

        –Tani ne shikojme se partite e medha ne politken e tyre jane teper te neneshtruara nga poltika greke

        –Ky eshte nje handikap skandaloz i politkes sone dhe asnje shqiptar i thjeshte
        nuk e pelqen kete lloj politike prej sherbetori ndaj nje shteti qe eshte vet sherbetor ,Greqia

        –Ne kete jete nuk ka gje me poshteruese se sa te jesh sherbetor i sherbetoreve-

        Te gjithe shqiptaret e ndjejne kete poshterim qe i bejne Shqiperise
        dy partite e medha ,por nuk kane ku ta gjejne rugedaljen ,sepse asnje parti tjeter ,
        nga keto te voglat,nuk merr guximin te beje nje politike Dinjitoze
        dhe ti vere kufirin tek thana politkes kriminale qe ben Greqia ndaj nesh

        ———Nqs kete handikap te partive te medha do e shfrytezonte ndonje nga partite e vogla ajo do bente elektorat te konsiderueshem
        dhe do ishte pjese kryesore e politkes .Ne te njejten kohe ajo do i jepte politkes nje drejtim te shendeteshem dhe modern

        ——–Sepse deri tani po leme nam ,bejme politke per te plotesuar tekat e Greqise ne dem te interesave jetike te Shqiperise –

        —-Ndersa po te vinte nje parti e trete me te vertete patriotike ,
        atehere cdo gje do ndryshonte ne favor te interresave te Shqiperise–dhe edhe ekonomia do ecte me mire

        -Sepse ja psh , pavaresisht se cfare thote tani PS-ja ne lidhje me zhvillimin e biznesit ne fshat
        nqs do vinte ne pushtet PS-ja,ajo nuk mund ti ndaloje prodhimet bujqesore greke
        qe te favorizoje prodhimet shqiptare ,sepse PS-ja duket hapur fare qe eshte nje Parti zgjatim i parrtive dhe interesave greke –Eshte me keq se Partia e Sales

        –Edi vajti ne Selanik vetem e vetem qe tu jepte nje sinjal qetesimi grekeve
        se vajtja e tij ne Kosove e Maqeoni ishte e detyruar nga rrethanat dhe jo se ai e ndjente ate

        –Dhe eshte me te verte nje cudi kjo lloj politike e Partive te medha
        Ne shikojme se sado leshime skandaloze i ben Saliu Greqise –Edi eshte gati te qendroje gjithe jeten ne opozite dhe te mos thote asnje fjale kunder Sales ne kete drejtim

        -Pra sipas meje ,mjafton qe ndonjera nga partite e vogla te dali kunder politkes neneshtruese ndaj Greqise dhe ajo do behet nje faktor kryesor ne politken shqiptare

        –Dmth ndonje nga keto partite e vogla te beje politken qe ben Maqedonia kundrejt Greqise –

        Maqedonia e cila ben nje politike me te vertete dinjitoze kundrejt Greqise dhe ne shqiptaret e shofim kete politike dinjitoze
        dhe plot personalitet te Maqedonise dhe na vjen inat qe pse partite tona kryesore bejne nje politke kaq poshteruese per Shqiperine

        –Sa per ate qe partite e vogla identifikohen me liderin e tyre ,ajo nuk eshte ndonje gje –se edhe keto te medhate identifikohen me liderin e tyre –

        Psh PD-ja ka shume kaudro ,por atje vetem Sala eshte me i afti
        –Hiqi Salen PD-se dhe PD-ja kthehet ne parti furgoni

        ———Po ashtu edhe PS-ja .Vetem Edi eshte i afte –ata te tjeret nuk kane nivel fare per azgje –

        Ata nuk dinin te hartonin nje shkrese ligjore –jane pyke fare .
        Nuk dijne si te perdorin forcen e fjales per te ndaluar psh nje privatizim,
        sic eshte privatizimi i Albpetrolit –Kur ata mund te benin nje deklarate si grup parlamnetar qe nuk do e njifnin privatizmin
        dhe kete deklarate
        tua conin kryesise se EU ne Bruksel ,dhe nje kopje tjeter diplomateve te EU ne Tirnae
        –Ne menyre qe ta Nderkombetarizonin fjalen e tyre mohuese per privatizmin e assetit kryesor te Shqiperise dhe e vinin para pergjegjesise morale pushtetin

        -E thashe kete me teper si shembull qe ata nuk dijne as gjerat me te thjeshta
        –ndaj eshte normale qe ne te gjitha partite te njihen nga kryetari i tyre ,
        sepse i tille eshte niveli i partive tonae

        Apo nje pjese tjeter ne PS jane shume te ligj dhe komplet te pa afte
        –Kane drejtuar ne kohe te Nanos dhe e bene cdo gje hale fare .Ndersa tani duan prape te jene ne krye dhe te sjellin prape Nanon –
        -Kur ata nuk kane as konceptin me fillestar te politkave socialiste ,se privatizuan cdo gje me shume seS ala –dhe po ashtu ishin totalisht te koruptuar
        Ata kane vetem nje cilesi, qe jane te shitur tek greku

        ———Sipas meje qe te riten Partite e vogla duhet te zgjedhin ato lloj idesh
        te cilat e terheqin elektoratin drejt tyre duke i goditur Partie e medha
        tek difektet e tyre thelbesore qe jane :>… Neneshtrimi i tyre ndaj Greqise dhe Korupsioni

        –Kjo si fillim,
        pastaj po ju rit elektorati partise ,atehere ajo fillon dhe e rit kryesine e saj me intelektuale cilesore etj

        —-Gjithe problemi eshte tek ajo se cfare te re o sjelle Partia e vogel
        krahasuar me te medhate

        Dmth –te jete parti e vogel,por me ideale te medha lol ,shaka kjo lol

  2. Sal Palla says:

    tani97… ja fute kot per artikullshkruesin. Po ta lexosh me vemendje do korrigjohesh nga komenti qe ke bere.

    1. Tani97 says:

      nuk ia futa kot. Ai ne dukje do te tregohet sikur po i qan hallin partive te vogla. Por thote qe deri sa te behen serioze nuk jane gje. Kjo perkthehet qe me mire te mos nisin fare se jane te vogla. Kur te behen te medha te nisin. U be si ajo ceshtja e pules: kush doli perpara, pula apo zogu?

      Qe nje parti e vogel te rritet dhe te ndihmoje per popullin e saj, ajo duhet te mos i vidhet vota. Kaq dhe pike. Nuk ka nevoje as per ndihma nga Arvizu as per bekimin e perendise. Mos i vidh voten dhe le te gjykoje populli personat parti. Apo Sala dhe Edi jane dy me te pelqyerit e tere Shqiperise?

  3. Vlora says:

    po cfar parti quhen keto mor aman……

    te gjith keta kryetar partish dikur kan qene deputet ne nje nga dy partite e tjera…..dhe duke ngrene inate kalamajsh kan dale me vete si parti………….
    e mira eshte qe keto parti te shuhen se per asgje nuk i sherbejne ketij kombi…….
    mer partine e camve qe gjoja lindi per nje qellim.
    cfar po ben per camet ??????????///asgje…. bile sot po kthehen me shum cam ne kufirin e greqise.
    jan sistemuar me drejtori me para dhe po ngrene perdit bizneset e tyre.

    1. Tani97 says:

      eshte e thjeshte fare zgjidhja ne situaten qe ti pershkruan:

      nqs. ti mendon se partia e cameve te ka zhgenjyer mos e voto me. por nuk mund te ndalosh te tjere qytetare te votojne te tjere parti. Apo nga pakenaqesia e binomit Edi-Sala do mberrijme ne konkluzion qe s’duam parti fare. Mos harro se dhe Edi dhe Sala me votat tona po zgjidhen (plus vjedhje), keshtu qe fajtoret e pare jemi ne qe i votojme. Demokraci nenkupton te mos i votosh me nqs. te kane genjyer. Kurse interpretimi juaj do te thote me mire te mos kemi parti fare se sa te genjehemi prape.
      Kjo me duket si puna e nje femre qe zgjedh te mos shkoje me me djem, se keta te paret e mashtruan pa bereqet!! ? Kuptohet qe ndonje burre kete arsyetim s’do ta bente ?

  4. perlat spahiu says:

    SHQIPETARE,MORE BYTHE GRISUR,NGELET DUKE KAKARISUR.DUA TI THEME KETIJ,GAGJETARI,ALTRIM KETRIT,ME PAK SHKRIME,PER KOOPERATIVAT E VOGLA,E TE MEDHA,ME SHUME ,TE SHKRIME,PER PLEHRAT QE JANE RRUGEVE,PER MJEKET,QE NE SPITALE SHTETERORE,KERKOJNE LEKE,SE NDRYSHE JE I NGORDHUR,PER SHKOLLAT E KOOPERATIVES,SHQIPTARE ETJER.

  5. Altin Ketro says:

    Plotësisht dakord Perlat. Veç pa fyerje e tjetërsim emrash. Secili prej nesh, unë, ti, tjetri, duhet të vendosim çdo ditë një tullë në murin e denoncimeve që u duhet bërë atyre fenomeneve negative me karakter politik e social që po ndotin ambientin shqiptar.

  6. perlat spahiu says:

    JU KERKOJ NDJESE,PER FJALET FYESE,ZOTI ALTIN KETRO,POR KUR NEPER GAZETA,SHKRUHET E FLITET,PER NJEREZ QE I KANE BERE DEME E KEQE,POPULLIT,NJE NJRI SI UNE REVOLTOHET.DOJA TJU PYESJA JUVE E STAFIN E GAZETES SUAJ,CFARE DO TE THOTE TE JESH SHQIPTARE.A SHIKONI JUVE CFARE NDODHE SOT NE SHQIPERI.BESOJ SE PO,ATEHERE,JU KENI FATIN ME TE MADH,SE KENI KU MUND TE SHKRUANI E TE TREGONI,PROBLEMET E VERTETA TE VENDIT TONE.

  7. I duruari says:

    Shkrimit te Z. Altin,me dashamiresi, do ti shtoja vetem verejtjen (ama thelbesore) te “Tani97”: -Vota e patjetersuar- eshte themeli i renditjes se Partive,i programeve ekononmike,politike,sociale…dhe fotografi e elitave te tyre.
    Sa per temen e shkrimit,mendoj se eshte e qelluar,jo e parakoheshme, analizuese e mire per qellimin qe ka shkrimi. Konkurenca e ndershme ne tregun politik sidomos ne vendin tone…ç’te themi me teper!!!

  8. nora says:

    Partite e vogla duhet te mbajne qendrimin e tyre ne qeverisje dhe jo te mbajne anen e mazhorances qofte kjo e gabuar qe tu ndihet zeri,psh,vrasjet me 21 Janar duhej te ishin distancuar nga vrasesi partite e vogla apo votimi i ligjit i “plehrave” ,pra te shohin interesin Kombetar nga pikepamja e tyre duke dhene vote kunder Parlamentit,atehere do behen “te medhenj”,por thone dakort me kartona e nuk ndihen edhe pse jane kunder me mendime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje