Përse gjithë ky siklet për zotin Islami?

19 Dhjetor 2011, 20:29Blog TEMA

Nga Ulsi Manja

Të premten e kaluar, Kryesia e PS, ndonëse me vonesë, mandatoi grupin e saj parlamentar për të marrë në analizë qëndrimin e deputetit të PS, Kastriot Islami, në lidhje me qëndrimet e vazhdueshme që ky i fundit ka mbajtur ndaj aksionit politik të opozitës që pas zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe në vazhdimësi ndaj të gjitha vendimeve politike të forumeve kryesore të partisë.

Grupi parlamentar do të mblidhet të martën dhe si parapritë ndaj një vendimi të mundshëm të grupit për largimin e tij, në mediat vizive dhe ato të shkruara, por edhe nga kampi politik i Saliut dhe Ilirit kanë dalë avokatët mbrojtës të Islamit, ndërkohë, që vetë Islami në rrjetet sociale në internet ka tentuar ta barazojë procesin ndaj tij si procesin e zhvilluar ndaj Mehmet Shehut në byronë politike edhe pse realitetet historike dhe politike nuk kanë asgjë të përbashkët me atë kohë.

Të gjithë ata që përpiqen të përligjin qëndrimet pro Islamit e quajnë absurd vendimin e Kryesisë së PS, duke u munduar ta paraqesin Islamin si figurë etalon të së majtës pa të cilin PS rrezikon ekzistencën e saj politike, kur në fakt mendime të tilla nuk meritojnë të quhen veçse mjerim politik.

Disa të tjerë kanë shkuar edhe më tej duke thënë se pas gati 2 vjetësh aksion opozitar, sot, PS paska ardhur në tezat politike të zotit Islami dhe ky i fundit jo vetëm që nuk duhet përjashtuar por i duhet kërkuar falje në emër të bashkimit dhe fitores së zgjedhjeve në vitin 2013 dhe si për çudi i gjithë ky grup avokatësh që i dalin në krah, janë në qeveri me Sali Berishën ose hanë në tasin e tij të korrupsionit qeveritar.

Edhe nga brenda grupit parlamentar të PS ka disa zëra tek-tuk që janë shprehur për ta kaluar këtë situatë me argumentin se  nuk është momenti i duhur politik  për një veprim të tillë pasi do të dëmtonte PS, kur në fakt e kundërta pra vazhdimi i kësaj loje hidh e prit e  dëmton akoma më shumë aksionin politik të PS dhe opozitës në tërësi.

Po cila është e vërteta rreth këtij problemi dhe përse bëhet gjithë kjo zhurmë? Nga ç’pozita nisen këta politikanë apo analistë politikë që i bëjnë avokatinë e pamerituar Islamit dhe të ardhmes politike të PS? Po 800 mijë votuesit, qëndrestarët e vërtetë të regjimit politik të Sali Berishës që mbështesin PS,vallë a i ka pyetur ndonjëherë kush se çfarë mendojnë rreth rastit Islami?

Duke mos pretenduar se kam gjithë monopolin e të vërtetës me vete, unë do të përpiqem të jap mendimin tim rreth këtij fakti, por duke qenë se drejtoj degën e PS Dibër, ku jo rrallëherë jemi vënë në siklet nga pyetja e vazhdueshme e socialistëve të bazës “se ç’farë halli ka Islami që flet kundra PS ma zi se Sali Berisha”, besoj se në këtë artikull ndaj edhe shqetësimet e tyre, paçka se dikush që më njeh, do të nxitojë të më etiketojë si prurje e zotit Rama apo si mbështetës i tezave të tij politike në drejtimin e PS.

Por një argument i tillë dashakeq që përdoret sa herë që dikujt i duhet për të përçarë PS, ka pak rëndësi për debatin e aq më tepër për socialistët e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë që në plan të parë kanë bashkimin e votave të shpirtit për të larguar regjimin autokratik dhe të korruptuar të Sali Berishës. Pikësëpari, PS është një formacion i gjallë politik që në asnjë rrethanë nuk mund të identifikohet përgjatë historisë së saj politike me emrin e askujt, as të zotit Islami në veçanti.

Ajo përbën sot një aset kombëtar ku kanë kontribuar dhe  kanë derdhur djersë ndër vite një armatë e tërë njerëzish, madje në historinë tonë të afërt politike, më 21 janar, është derdhur edhe gjak në emër të lirisë dhe demokracisë, edhe pse dikujt ndoshta kjo gjakosje e demokracisë nuk i intereson aspak përballë ambicieve të verbra politike për karrierë apo pushtet personal dhe në këtë kategori ndoshta nuk bën përjashtim as zoti Islami.

Së dyti, PS si çdo grupim politik vullnetar, në momentin e themelimit të saj ka rënë dakord që vullnetet e çdo anëtari të saj t’i fiksojë në një dokument juridik që është statuti i saj dhe që përbën kushtetutën e çdo force politike moderne që duhet respektuar nga të gjithë.

Në këtë kuptim PS nuk është reparti ushtarak i Sali Berishës por nuk mund të jetë as orkestra pa dirigjent e Teatrit të Operas, ku secili ti bie veglës për qejf të vet ose më e keqja kur veglat përdoren për të goditur në trup PS në momentet e saj më të vështira të të bërit opozitë përballë gjithë llumit të pushtetit të shartuar të Sali Berishës.

Zoti Islami është njohës i mirë i statutit të PS dhe e di mjaft mirë që kur shkelen normat e vullnetit të fiksuara në këtë dokument juridik, forumeve të partisë u lind e drejta të marrin masa disiplinore ndaj kujtdo që i shkel ato përkundër vendimit të shumicës, por qëllimisht e përjashton veten nga ky rregull kur flitet për veprimet e tij. Pra  sipas logjikës së zotit Islamit i bie që statuti i partisë është bërë për të tjerët në PS sepse Ai e ndjen veten të imunizuar nga normat dhe rregullat e këtij statuti dhe mund të sillet si ti dojë qejfi.

Kam bindjen dhe në këtë pikë ndoshta jam i gabuar, por karriera e gjatë politike e zotit Islami në PS nuk e ndihmoi në rastin konkret t’i bëjë mirë llogaritë post zgjedhore të qershorit 2009, dhe kjo u duk qartë teksa doli hapur kundër aksionit politik të opozitës pas masakrimit të zgjedhjeve nga ana e Sali Berishës.

Ndoshta Islami dhe ata që e përkrahin në aksionin e tij politik brenda PS dhe jashtë saj, kudo që gjenden pavarësisht nga kampet politike, i kanë bërë gabim llogaritë e ndërrimit të elitave në krye të PS, i kanë bërë pa hanxhiun e vërtetë, armatën e madhe të 800 mijë votuesve të PS që durojnë përditë mbi shpinë kamxhikun e varfërisë ku i ka degdisur Sali Berisha.

Në fakt zoti Islami dhe ata që e ndërsejnë politikisht ndaj PS, nuk i kanë aftësitë e duhura për të parashikuar sjelljen e masës socialiste, sepse asnjëherë nuk i kanë fituar mandatet apo karrierat e tyre politike me mundin e tyre në teren, atje ku janë votuesit, por i kanë marrë për shkak të të qenit përherë afër tortës dhe kështu ndodhi edhe në 2009, ku zoti Islami pasi siguroi veten në listën fituese të PS  u mbyll në zyrë duke bërë kalkulime post zgjedhore.

Mirëpo matematika e tij nuk funksionoi dot përballë 800 mijë votuesve dhe mbështetësve të PS që kërkojnë të respektohen si njerëz në dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur nga pushteti.

Me një mendjelehtësi politike aspak të denjë për një politikan që pretendon se është profesionist, zoti Islami mendoi se socialistët pas traumës së zgjedhjeve të vitit 2009 do të përkrahnin në turmë tezat e tij politike, me kokën ulur para Sali Berishës, dhe duke identifikuar Ramën si personin që nuk na solli dot në pushtet, të rrokte majat në PS edhe pse kjo parti e kishte mbajtur përherë në ajkën e pushtetit përsa kohë ishte në qeverisje, por dështoi.

Socialistët me zgjuarsinë e tyre të kultivuar në 20 vitet e përballjes dhe rezistencës me pushtetin e Sali Berishës e kuptuan djallëzinë e tezave të tij dhe përkundër vetmisë politike të Islamit, u dyndën në sheshe dhe rrugë, me mijëra e mijëra si rrallëherë në historinë e kësaj force politike dhe i dhanë mbështetje biblike aksionit opozitar, sepse ishin të bindur që Sali Berisha i kishte vjedhur zgjedhjet e vitit 2009 dhe këtë e kishin provuar në kurriz të tyre në çdo qendër votimi nga Saranda në Vermosh.

Por e vërteta është se zoti Islami nuk e mësoi kurrë dhe as kishte dëshirë ta mësonte faktin se zgjedhjet ishin vjedhur dhe s’kish nga ta mësonte i mbyllur si “OSO KUKA” në zyrat e PS  ku ndiqte gjithë kërshëri nga televizori babëzinë e Saliut mbi votën e lirë.

Një gabim tjetër i zotit Islami dhe i avokatëve të tij, është se ndoshta besuan fort në ndihmën që do tu jepte  komunisti i viteve ’80  Sali Berisha, por ky i fundit nuk mund të ndihmojë më askënd pas vënies dorë mbi votën e lirë në 2009, madje tani ai nuk mund të ndihmojë më as veten.

Tani vijmë tek avokatët e tij politikë dhe pa u zgjatur tek të gjithë, dua të merrem vetëm me zotin Meta. Na doli në televizor dhe tha: nuk dua ta besoj këtë vendim të Kryesisë së PS, pasi nëse është e vërtetë ajo që ata mendojnë për zotin Islami, ky është kulmi dhe një absurditet politik për PS! Sa mjerim! Socialistët që e kanë dëgjuar këtë deklaratë të tij, që s’është vetëm e tija, nuk janë çuditur aspak dhe as e kanë patur mendjen se çfarë ka thënë ai për Kastriot Islamin, por menjëherë u ka shkuar mendja tek kaseta e Dritan Priftit dhe të inatosur, kanë menduar: Prapë na jep mend ky ciklop i korrupsionit?

Dhe në fakt me këtë deklaratë Ilir Meta jo vetëm që nuk e ka ndihmuar Islamin në betejën e humbur morale me PS, por ka farkëtuar më shumë mendimin e socialistëve se zoti Islami tashmë është një problem i tejkaluar për ta dhe se luftën e vërtetë opozitare e kanë me Sali Berishën, që deri ne brez të shtatë ka larguar gjithë socialistët nga puna, duke shtypur këdo që ka votuar PS dhe në këtë rrugë pa krye është ndihmuar jo pak edhe nga qëndrimet e deputetit Islami.

Në fakt Ilir Meta i vetëlarguar nga PS, tani sheh me syze 3D se si po i rrëshqet nën këmbë karriera e tij politike dhe duke i bërë avokatinë deputetit Islami kërkon të testojë grupin parlamentar të PS, pasi në filmin me ngjyra të korrupsionit që sheh orë e minutë kërkon të pastrojë veten me një bashkim apo rikthim të mundshëm në PS të dikurshme që e qan me lot por që moralisht e ka humbur përgjithmonë,njëlloj siç po e humb edhe zoti Islami tani.

Në gjykimin e rastit Islami, nga ana e grupit parlamentar,do të duhet të mbizotërojë mendimi se pas mbushjes së shesheve nga opozita socialiste  për votën e vjedhur, nuk ka më vend për mëdyshje sepse  vetë Islami e ka zgjedhur rrugën e largimit nga PS dhe forumet e saj dhe për këtë nuk mund të fajësojë askënd përveç vetes dhe mendjes së tij.

Këtu thjesht po flitet për përjashtim formal si respekt ndaj Kushtetutës tonë politike, Statutit të PS, dhe grupit parlamentar  do ti duhet vetëm të materializojë me një vendim moralin e votuesve të saj të cilët kanë kohë që e kanë braktisur zotin Islami në rrugën e tij politike dhe në këtë pikë i ka ndihmuar vetë Ai, teksa më 8 maj  pinte  kafe në Hotel Rogner, për shtatë palë qejfe, me Sali Berishën, ndërkohë që ky i fundit po përgatiste ti fuste thikën pas shpine PS dhe zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Ndaj, vendimi i grupit parlamentar lidhur me qëndrimet e deputetit Islami, nuk duhet të shpërfillë zërin e socialistëve që nuk kanë pse e mbajnë më në shpinë Kastriot Islamin veçmas nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Islami apo kushdo tjetër që vepron në kundërshtim me vendimet politike të forumeve të PS, të mara me shumicë votash, (këtu nuk kam parasysh mendimin ndryshe por veprimin ndryshe), nuk duhen lënë të na dëmtojnë nga brenda radhëve tona, por të pozicionohen si kundërshtarë politikë dhe të ndeshemi njëlloj siç po ndeshemi me Saliun dhe Ilirin. Ndaj besoj se në këtë moment nuk është koha për oportunizëm politik në dëm të vetë PS.

20 komente në “Përse gjithë ky siklet për zotin Islami?”

  1. Labi Vlore says:

    Urime zoterise per shkrimin.Njerez si ju i duhen Shqiperise.Ideale te larta dhe mendje e ndritur.Ju jeni nga Dibra e mendjes dhe e zakonit te Odes Dibrane.Jane shume te vegjel njerezit si Islami para njerezve si autori i ketij shkrimi.Por e keqja e vendit tone eshte se njerezit me vlera punojne me mund e pa bere ze e as pazare politike,kurse kurvaret si Islami,ose e thene ne menyre me te qyteteruar,prostitutat Intelektuale jane ne drejtim ne Tirane.Kur shoferi eshte i dehur per pushtet e per mashtrim,atehere socialistet e bazes qe e kane ndertuar me se miri kete makine gjigande rrezikojne te shkojne ne humnere me njerez si Islami.Tani Islami do te shkoje te spiunoje tek Saliu se c’fare ka llafosur gjithe keto vite me Ramen.Kush jane pikat e dobeta dhe te forta te tij,mundeisht edhe sekrete te tjera te strategjise se partise per zgjedhjet e ardhshme.Nuk ke se c’fare thua.Keta kane qene ne komunizem spiune,jane spiune dhe do te mbeten spiune te rendomte e te ndyre.Une jam djale i ri,vetem 26 vjec e nuk i njoh aq mire spiunet e Dulles,por me sa po kuptoj,ata jane qenie njerezore pa shtylle kurrizore,vemje ne forme krimbi zvarranik,qe vegjetojne ne pellgje gjaku,ose ne plage te infektuara.Ata nuk mund te mbijetojne ne nje trup te shendoshe.Nqs Shqiperia sherohet nga plaget,keta njerez qe ushqehen ne keto plage,vdesin.Prandaj nuk e duan Edi Ramen,e per kete jane bashkuar me Saliun.Sepse Rama deklaron boterisht se do te sheroje keto plage kur te vije ne pushtet,e krimbi nuk rron dot pa plage.Une e quaj te vonuar largimin e Islamit nga Ps-ja.Megjithate me mire vone se kurre.Dua te shpreh nderimin tim me te madh,per autorin e ketij shkrimi me Pathos pateriotik e me mendje te mprehte si brisku.Por dua t’i them dicka te dyte akoma me te rendesishme.Nuk jeni vetem.Jane me qindra mijera njerezit ne Shqiperi e jashte Shqiperise qe ju mbeshtesin me shpirt e me zemer,per kurajon dhe sinqeritetin tuaj intelektual.Une personalisht,kam filluar te bej fushate ketu ne Itali,tek njerezit qe njoh(jo shesheve).Nuk e di se sa njerez do sjell ne Shqiperi te qellojne ne lule te ballit me vote Saliun.Nuk mund ta them.Por e sigurte eshte qe do sjell.Qofte edhe 10 persona te sjell,une do jem i kenaqur.Natyrisht,deshira ime eshte te sjell me mijera,por ka edhe pengesa te shumta sociale,ekonomike dhe rrethanash te ndryshme,por e rendesishme eshte qe po punoj ne kete drejtim,sepse Edi Rama dhe njerezit si zoteria qe ka shkruar kete shkrim,ma kane mbushur mendjen,se Shqiperia po kthehet ne rrugen e drejte.Jemi me mijera studente universitare jashte Shqiperise e ne vecanti ne ketu ne Itali.Nje armate e madhe dhe shume e rezikshme per Saliun dhe Ilirin,sepse ne nuk jemi komunista dhe sahanlepires.Po mesojme e studjojme te behemi njerez te denje e intelektuale te vertete.E kush eshte intelektual i vertete,eshte i pa kompromentueshem,dhe armiku me i rrezikshem per regjimet si ai i Saliut.Nepermjet personalitetit tim,dhe respektit qe gezoj ne mendjet dhe zemrat e njerezve qe me njohin mire dhe i njoh,partia socialiste do te perfitoje vota nga une.E keto vota,nuk i perfiton PS-ja dhe Edi Rama,por vete ne.Po punoj per te ardhmen time dhe te femijeve te mij.Jo te kerkoj poste ne ndonje vend ne Ps.Kete nuk do ta bej kurre.Une do te vazhdoj rrugen qe kam nisur,qe kur erdha ne Itali.Si ka thene presidenti Keneddy??Mos pyesni se c’ka ben Amerika per ju,por c’ka beni ju per Ameriken.Rrofte Shqiperia.Me padurim po pres vitin 2013,kur nje lume votash Shqiptaresh te ndershem nga cdo cep i Europes,e sidomos nga Greqia e Italia,shto ketu dhe te ndershmit e Shqiperise qe jane ne Shqiperi,do te cmontoje perfundimisht mendjen dhe zemren e zuzareve,grabitqareve dhe cakenjve qe kane gllaberuar atdheun tone.

    1. dymi says:

      Labi… ti thua se tani Islami do te shkoje te spiunoje tek Sal-iu se c’ka folur me Ramen, pikat e dobta te PS etj. Te siguroj me 100% se keto ai i ka bere qysh pas zgjedhjeve te 2009, ne mos me perpara. Kjo u duk edhe ne punen e poshter te tij nen rrogoz kunder PS ne Tirane ne zgjedhjet e majit te ketij viti.

    2. PrapambetjetOsmane says:

      Bravo rinia !!!

  2. agim says:

    Me shume vemendje e lexova kete shkrim.Kam vite qe sme ka pelqye analise me shume se kjo.Gjithcka reale,e pjekur dhe pa asnje shtese.
    Ky njeri nuk e njof po me duket nje mencuri e rralle qe e karakterizoka,
    Une analistit i uroij suksese,ne punen e tij dhe paste shendet te plote ai dhe familja e tij.
    Per Kacin-Meten-Salen e Mediun skam cka them se dhe populli e din,edhe analiza e siperme e tregon.
    Me vjen keq qe Ps ben analizen shume vone per jashtqitjet e saje.

  3. Arturi Kavaje says:

    Pergezimet me te sinqerta autorit, nje analize mese logjike dhe shume profesionale. Plehra si Islami qe perdore dritaret e pushtetit per te share opoziten nuk kane vend ne opozite. Sa here hap tv abc dhe klanin me del Kastriot Islam legeni. Shporreni ate pleh. Urime dhe nje here Z.Mene

  4. Arjani says:

    Urime autorit, nje shkrim analitik e profesional. Te pershendes shume se Kastriot Islam Legenin e shoh cdo moment tek tv abc dhe klan duke shere opoziten.

  5. LORA says:

    Me vjen mire qe artikulli nga fillimi ne fund ka per reference bazen socialiste e pergjegjshmerine ndaj saj.Kjo eshte nje vlere qe mban per autor Edi Ramen,i cili po ta kishte degjuar me ca me shume kujdes popullin e Mallakastres me 2009-en(per mospranimin e tyre te nje kandidature si islami ne Mallakaster) do t’i kishte kursyer PS-se,popullit te majte e vetes se tij koston e madhe te pasojave te veprimtarise (si kolone e peste)rrenuese te k.islamit si relator i drejtperdrejte i shefit te tij gangster fatos nano.Islami e ka te hershem zanatin e spiunit me pasoja te renda politike e shoqerore.
    Besoj qe zoti Ulsi Manja,si jurist e si pjese e stafit vendimarres te PS-se duhet te kontriboje ne permiresimin e kushtetutes se kesaj partie(statutit te saj) qe te mos ndodhe me kurre trafikimi i votes dhe merkatoja parlamentare si ne pese vjetet e fundit.Ky do te ishte nje parameter besimi per Rilindjen Kombetare qe na premtoi Kongresi i 5-Nentorit i PS-se.

  6. Baca says:

    Nje pershendetje dhe nga baca per nje shkrim realist dhe jo te stisur ne aritmetiken e kacit dhe pisllekun dhe sofizmat e maskarait Artan.Hoxha qe nuk lene gje pa thene qe kembes ti themi koke,edhe njehere pergezime per kete shkrim me brume.

  7. dymi says:

    Shume i bukur shkrimi. Titulli me duket fantastik e mjaft domethenes. Po c’kane qe nervozohen e merakosen, vertet? Mire te majtet, shoket e tij te punes ne PS, mire analistet e shtypi ne pergjithesi, po Sal-iut pse i dhemb zemra per te? C’argument demokratik kane si kundervenie? Demokracia ka nje rregull themelor vec te tjerave. Per cdo ceshtje duhet diskutim, rrahje mendimesh qofte edhe debat.
    Pas diskutimit vendoset me vote. Te gjithe jane te detyruar te zbatojne ate c’ka eshte vendosur. Edhe ata qe kane votuar kundra.
    Megjithate askush nuk te detyron me polic qe te t’i bindesh vendimit po nuk deshe. Por ne kete rast, kur nuk te pelqen t’i bindesh vendimit atehere vetlargohesh. Po qe se nuk vetlargohesh atehere te largojne te tjeret. Kjo eshte demokracia. E kunderta eshte carap me lesh arapi(Kastrioti).
    Sal-iut i dhemb zemra per pushkatimin politik te Islamit. Po pushkatimi qe i beri me arme me 21 janar ne mes te bulevardit kater demonstruesve te pafajshem? Ku ishin, pse s’folen, pse nuk protestuan Meta, Zheji, Fevziu e te tjereve qe jane aq te shqetesuar e ju dhemb zemra per kete vemje te Partise Socialiste.

  8. eltoni USA says:

    Keta bukeshkale qe per interesat e tyre ekonomike dhe etjes per pushtet me ne krye Fatos Nanon, e hodhen ne kosh te plehrave PS dhe elektoratin e saj qe i majmi me para dhe pasuri perrallore dhe me fund e e tradhetuan duke u bere vegel e Bershes, aq sa habiten jo vetem Shqiptaret majtas apo djathtas por edhe te haujt kur degjojne se çfare thote Islami per zgjedhjet e 2009, 2011 apo parashikimet per ato te 2013.
    Keto mostra kene disa vjet qe deklarojne si te verteta zgjedhjet e vjedhura nga Berisha dhe aq me teper qe parashikone humbje e PS sepse ajo nuk udhehiqet nga ata burravece qe bejne gjithça per karrike dhe jo per Shqiptaret e vuajtur dhe te uritur ne shekullin e 21-te.
    Turpi i ka mbulluar me kohe te gjithe ata qe shiten per para dhe karrike.

  9. nora says:

    Nje zonje me 8Maj u thote bashkebiseduesve:-si ka mundesi Qytetaret e Tiranes ti japin vote vasesit?Dhe te mendosh se mund te kete qene nje vote e tille e Islamit,kjo eshte vrasje per se dyti.Prandaj nuk ke vend ne PS perderisa mbron vrasesin dhe hajdutin qe e pa gjithe bota ne TV,vertete “lufta”behet ne Parlament,por ne nje Parlament te votave te lira dhe jo te vjedhura dhe kjo kur nuk njeh pushteti i kalbur i berishes asnje lloj transparence sepse ai vodhi ne 8 Maj me transparence te plote,dhe sheshit duket qe duhet te largohet por pa vrare sala nuk leshon se e pret burgu andaj mbjell perçarjen me Nano e Islame qe duan karriere ne dem te votes se lire me tradheti me korrupsion me pisllek,por njerezit jane zgjuar nuk eshte koha e M.Sh.Komshia ime e zuri nga gryka tek Liqeni dhe e berigek-mek duke e peshtyre dhe kete e beri nje grua,po burrat apo jane bere gra dhe grate burra.Beteja per drejtesi vazhdon…..

  10. Ermali-Itali says:

    Bravo. Ky shkrim ka vlere per te gjithe sahanlepiresit e te gjitha partive. Ore perse nuk krijojne nje parti te tyren keta legena dhe ti lene rehat partite e tjera. Ah harova kane hallin ke te zgjedhin kryetar. Po ajo dihet Saliun Kryetar dhe Kaçin sekretar, te dy me probleme karakteri jane. Harova per Kacin, une nuk e njoh artikullshkruesin, por Kacin e kam patur pedagog, e ka pershkruar kaq mire sa edhe Kaci vete nuk shkruan dot per veten ashtu.Vetem djallezina i prodho mendja Kac Islamit. nese nuk shporet sot nuk kam me besim te PS. Tung

  11. Gani Guri says:

    Analize shume e dobet, e njeanshme dhe me doza te verberta militantizmi.
    Duke analizuar kete shkrim desha te kunderpergjigjesha me disa pika:

    1) Per sa i perket zgjedhjeve te 2009, nuk u vertetua asnje vjedhje dhe edhe Komisioni i Venezias u shpreh ne favor te kesaj teze.

    2) Per sa i perket numerimit te votave te hedhura gabim ne 8 maj, perseri komisioni i Venezias nuk i dha te drejte Edi Rames por tha qe vendimi per numerim ishte i drejte.

    3) Kunder vullnetit politik te grupit parlamentar te PS kane vepruar edhe deputete te tjere, ndaj te cileve nuk eshte mare asnje mase. Permendim ketu Ben Blushin qe votoi pro Fullanit ose mungesen e Majkos ne te njejtin votim per te cilin akuzohet Islami. Paradoksalisht me keta te tjeret nuk ndodhi asgje.

    4) Nese doni respektimin e statutit, atehere perjashtoni edhe Edi Ramen meqe ka kumbur dy pale zgjedhje. Cfare parashikon statuti per kete?? Apo keni ndertuar alibite e zgjedhjeve te vjedhura dhe me kete nen sqetull shkoni lart e poshte duke shitur kete demagogji si nje gje te vertetueshme me prova te pakontestueshme.

    Kaq kisha.

    1. galile says:

      Gani Propogande dhe militantizem po ben ti.
      Analiza jote eshte foshnjarake ,qartesisht e ushqyer nga prapaganda saliiste.
      argumenti yt se “komisioni i venecias per sa i perket zgjedhjeve te 2009 nuk vertetoi asnje vjedhje” eshte demagogji.
      komisioni i venecias nuk kishte tagrin , dokumentat dhe provat per kete gje. ai u morr vetem me proceduren.
      dhe tha:” edhe me ligjini me te mire ne bote . zgjedhjet ne shqiperi do jene me probleme” Sepse shqiperia ligjet i ka por jane ndryshe per salen dhe ndryshe per te tjeret.

    2. e verteta says:

      gani sahan lepiresi, me vjen per te vjelle kur degjoj moralizime te tilla. Votat u vodhen diten per diell e ti flet kodra mbas bregut. Nuk del dot nga sahani qe ha o mjeran.

    3. xhoni says:

      Qe je injorant,o Gani,kjo duket ashiqare!!!Per zgjedhjet e 2009-tes Komisioni i Venecies nuk u shpreh fare!!!Per votat e hedhura gabim ky komision jep rekomandime per te ardhmen,ndersa per rastin konkret,per keto vota percakton vetem KODI ZGJEDHOR!!!Po per SHQYERJEN E KUTIVE,tha gje Komisioni i Venecies,o dallkauk???Po per FLETET E VOTIMIT ME QINDRA ME SHUME SE VOTUESIT,foli gje Komisioni jot???Po per FLETET E QENDRAVE TE TJERA TE VOTIMIT TE FUTURA NE TE TJERA,a foli gje Komisioni jot???Po per VENDIMET,QE DUHET TE MERRESHIN ME 5 VOTA DHE U BENE ME 4 VOTA,foli gje Komisioni jot????Po per VENDIMIN E MARRE NGA BERISHA PER RINUMERIMIN E VETEM DISA KUTIVE,QE I INTERESONTE,a foli Komisioni jot i shpifur???VETEM KAQ MJAFTON PER TE VERTETUAR SE KOMISIONI I VENECIES NUK KA GJYKUAR ME DREJTESI,NJELLOJ SI OSBE-ja DHE TE TJERET PAS TIJ!!!EUROPA MBRON DIKTATORET,SIC MBROJTEN MUBARAKUN APO GERDAFIN DHE VETEM FURTUNA E POPULLIT I BERI FUQITE E MEDHA TE NDERHYNIN!!!Ty Gani te uroj sherbim te mbare si polic trafiku!!!Ik shpejt se mbaroi fasulja!!!

    4. guri shpum says:

      urime per nickun “gani guri”po ta kishe bo “GANI HURI” do te shkonte me shume.falenderoj gazeten tema qe nuk i censuron keta provokatore budallenj(se ka dhe te mencur si luan kolonja).
      une nga korriku 2011 nuk kam me besim tek edi rama por largimi i spiunit kac halabaku duhej te ishte bere qe ne 2009 dhe nje nga faktoret kryesore
      te humbjes te ps ne 2009 dhe ne 2011 ishte dhe ky kali trojes i mallakasteres

  12. Saliu says:

    Dhe peshqit e saliut u shfaqen!!! Lezoni Dymin! Po pse ju djeg ju gjanem, ca keni?! O pedera po ckeni ca te komentoni ndaj ju duket shkrim i dobet! Po ju shkruani opinionin tuaj dhe ta vleresojme me realizem. Nese keni argumenta une terheq kete koment me emerin qe kam, nuk e kam problem por jo keshtu! Autori te me fali qe nuk e njoh por ka vene emer dhe mbiemer ne fund dhe nuk i ka ne do ai se cfar shkruajm ne por ju cmendurira, jo budallaleqe, kjo nuk vlen ne kete forum. Edhe nje here urime Usli, te lumte edhe pse nuk nihemi te uroj suksese!

  13. Verteti says:

    Kush me shume eshte hidheruar qe Islami eshte larguar?Eshte Fatosi bashke me Salen qe e donin Kacin ngjalen.Qe ta kishin si spiun,po u iku dhe ju prishi pune.Dhe tani ngelen thate do te qajne dite e nate.Po e them me shume deshire qe e hoqen ,ben shume mire.

  14. LADI says:

    TE PERGEZOJ PER SHKRIMIN ZOTI MANJA I KENI BERE NJE ANALIZE SHUME TE VERTETE PERJASHTIMIT TE ZOTIT ISLAMI I CILI DE FAKTO EKA PERJASHTUAR VETEN ME KOHE NDERSA DE JURE ESHTE PERJASHTUAR TANI ME SHUME VONESE .TE VINTE PER TE VJELLE KUR FLISTE TEK KLANI DHE TEK ABC NEWUS KU ME SHUME KA FOLUR KACI SE BERISHA KUNDER PS DHE NE VECANTI EDI RAMES. ME VJEN KEQ KUR DEGJOJ DISA QE THONE NJE ZE NDRYSHE SEPSE AI HEDH BALTE MBI GJITHCKA TE NDODHUR NE PS.POR TANI JEMI MESUAR TE SHOHIM CDO DITE SAPO TU PRISHEN INTERESAT HIDHEN TEK KUNDERSHTARI KESAJ THONE PER INAT TE SIME VJEHRRE SHKON FLE ME MULLIXHIN.PRANDAJ SHOHIM QE NGA BAZA MENDIMET JANE ME TE PRERA SEPSE ATA TE SHKRETE SKANE CTE HUMBASIN VARFERIA KA PLLAKOSUR CDO FAMILJE SHQIPTARE PERVEC ATYRE QE JANE TE LIDHUR ME NJEMIJE E NJE FIJE ME PUSHTETIN QE EKA EMRIN KORRUPSION.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje