Nga Pirro Prifti
Përsa i përket z. Islami problemi nuk qëndron nëse do të largohet apo jo nga partia ky individ, dhe unë nuk besoj të ketë përjashtime nga partia, por që duhet të largohet nga drejtimi kjo është një masë e nevojshme për të. Z.Islami ç`ka dhënë e ka dhënë dhe rezultati është praktikisht zero në politikat e së majtës shqiptare e aq më pak për Shqipërinë, sepse çdo gjë që e ka bërë ka pasur parasysh atë që e ka vendosur në krye të së majtës gjithë këto vite: R.Alia, së bashku me të tjerët. Prania e tij ka bërë që PS të dukej më shumë komuniste sesa socialiste apo social-demokrate apo më pak, një parti e majtë perëndimore, sepse këtu nuk qëndron problemi se sa herë ka shkuar dhe dëshiron të shkojë ky individ në kryeqytetet e Europës perëndimore, por se kush e ka çuar (në të kaluarën) por dhe sot, dhe çfarë mesazhesh i ka sjellë së majtës dhe elektoratit.
Sigurisht një nga përfaqësuesit më në zë të bartjes së mentalitetit të vjetruar dhe anakronik në drejtimin e të majtës është dhe trockisti i vjetër Kastriot Islami, i cili pavarësisht se përbënte në fillimet e `90 një nga `të rinjtë me eksperiencë të përfaqësueses të së majtës së reformuar`, eksperienca tregoi se edhe ai së bashku me xhaketat e vjetra, pjesë të ish-nomenklaturës së kuqe, nuk i dhanë asgjë demokracisë së re që po ndërtohej, përjashto rastin e Fatos Nanos, i cili dhe disa mesazhe emancipimi.
Përveç qenies së tij si përfaqësues i nomenklaturës së kuqe, z. Islami (së bashku me gardën e vjetër të së majtës, e cila u fut në të gjitha partitë e majta e të djathta me porosi), ka qenë një nga pengesat e shumta, i caktuar nga Ramiz Alia, dhe është gjithashtu një nga faktorët për shkak të të cilëve Shqipëria po e merr kthesën kaq ngadalë, që Shqipëria mezi po integrohet, sepse prania e tij, ashtu si dhe e ish-nomenklaturistëve të tjerë në PS, ishte dhe është shkaku që Europa dhe SHBA nuk e shihnin dhe e shohin me sy të mirë këtë parti pseudo të majtë,e cila brenda një dite na u shndërrua si me magji në një parti të majtë të sistemit të ri demokratik, ishte ky shkaku që konflikti politik me partitë e djathta ishte, është dhe do të jetë i ashpër derisa këta individë të mos jenë në drejtim, është ky shkaku së bashku me ish-nomenklaturistët e kuq në të dy krahët e politikës shqiptare që nuk u miratua ligji për lustracionin që në 1992-1993 ashtu sikundër u miratua në Poloni, Çeki dhe Slloveni, por dhe sot e kësaj dite projekt-ligjet për këtë qëllim bëhen jo të sakta, por evazive.
A nuk është turp që këta individë të ankohen tek organizmat e huaja porsi kalamaj duke u thënë: “Na ndihmoni që të mos na përjashtojnë nga partia…?”
Unë me këtë rast nuk dua ta mbështes Edi Ramën në konceptet e tij autoritariste, por mendoj se ai ka të drejtë të largojë nga postet 20 vjeçare drejtuese këta pinjollë të komunizmit. Le të rrinë këshilltarë apo le të merren me analiza politike, por jo të drejtojnë apo të bëjnë rolin e të dyzuarit edhe të ndërmjetësit pa i thënë kush, ose të bëjnë rolin e kritizerit vetëm kur i lëkundet karrigia. Këta njerëz më mirë le të dalin në pension.
Problemi tjetër që dua të shtoj në vazhdim të problemeve që ka PS dhe e majta në përgjithësi, qoftë për shkak të mos gjetjes së rrugës së drejtë për të përballur të djathtën, qoftë për mungesën e programit elektoral të saktë dhe premtues, është se si duhet të vijë në pushtet kjo e majtë. Dihet nga çdo kush se maxhoranca e ka kapur drejt zgjidhjen e disa aspekteve kardinale për të ardhmen e vendit si:
-Zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike të cilën e majta nuk e zgjidhi dot.
-Zgjidhjen e problemit të përmirësimit të rrugëve të cilat shkurtojnë kohën, nxisin tregtinë, shtojnë mundësitë e punësimit, afrojnë integrimin.
-Problemin e ujit, i cili gjithashtu është i rëndësishëm.
Atëherë del pyetja: si do ta konkurrojë e majta në zgjedhjet e ardhshme maxhorancën e sotme? Duke sharë Berishën? Nëse do të drejtojë bateritë politike me sharje do të bëjë shumë gabim. Apo duke mos bërë fare program sepse e di që elektorati i majtë voton verbërisht? Gjithashtu shumë gabim dhe kjo.
Me këtë rast po paraqiten këtu disa opsione, të cilat xhaketat e vjetra e kanë penguar ose nuk kanë dashur t’i japin si alternativa.
Lëvizjet e shumta taktike dhe organizimi i ri politik i Partisë Socialiste sigurisht është një pasojë e presionit ndërkombëtar, i kombinuar dhe me presionin e brendshëm të liderëve të tjerë politikë të së majtës, të cilëve nuk u pëlqen autoritarizmi.
Mosqenia dakord me autoritarizmin është një dukuri e vazhdueshme sot në të gjithë politikën shqiptare, por vërehet gjithashtu edhe paradoksi i njohur shqiptar që na kujton fare qartë aforizma shqiptare: “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. E vërteta qëndron se edhe kundërshtarët më të vendosur të autoritarizmit në të majtën shqiptare pa dyshim që do të silleshin si autoritarë nëse do tu jepej mundësia të drejtonin jo vetëm partinë politike, por dhe kudo, dhe kjo për shkak të mentalitetit drejtues të kësaj klase politike (përfshi dhe të nderuarin e të respektuarin Kastriot Islami), klasë e cila ende nuk është reformuar, por ka në njohuritë e saj vetëm një mënyrë e metodë drejtimi, mënyrën e drejtimit të Partisë së Punës, të vetmen mënyrë të cilën e kanë mësuar mirë.
Sigurisht demokracia shqiptare, e cila paraqitet para shqiptarëve dhe para syve të europianëve perëndimorë, është një demokraci e cunguar pa standardet që kërkohen dhe e mbarsur me elementët reminishente politikë, ekonomikë dhe socialë të së kaluarës,.
Mungesa e demokracisë brenda partive të mëdha dhe më tepër tek partitë e koalicionit të majtë, sigurisht vazhdon të reflektojë dhe mungesë të demokracisë në shoqërinë shqiptare, por e ardhmja sigurisht është kalimi gradual në një demokraci të zhvilluar në të ardhmen sepse brezat e rinj krahas arsimimit të lartë po marrin dhe kulturën perëndimore të të menduarit dhe të drejtuarit.
Prania e Edi Ramës në drejtim, me gjithë pasojat negative të disa veprimeve të pastudiuara të tij, është duke dhënë disa rezultate pozitive si: largimi nga drejtimi i xhaketave të vjetra në të cilat përfaqësuesi kryesor është z.Islami, (por jo nga partia), si dhe organizimi dhe menaxhimi më i mirë i resurseve partiake dhe mbështetësve dhe simpatizantëve të së majtës përballë kundërshtarit të fortë dhe shumë konkurrues PD, koalicionit të saj dhe kryetarit gjithashtu autoritar të saj Sali Berisha.
Nëse gjatë këtyre viteve strategjia e PS ka qenë kundërshtimi i rreptë deri në ekstrem (bojkoti) ndaj veprimeve të maxhorancës, kjo ka pasur arsyet e veta të justifikueshme në katër drejtime:
-Dyshimet për korrupsion të rëndë ne rrugën Durrës Kukës.
-Dyshimet për korrupsion të rëndë në ngjarjen e Gërdecit.
-21 janari
-Dyshimet e rënda për manipulim të zgjedhjeve të 29 qershorit 2009 dhe të majit 2011.
Në këtë drejtim një nga zërat kundër veprimeve të forta të së majtës ka qenë z. Islami, i cili kundërshtimet e tij i ka pasur mesa duket më tepër klienteliste se sa parimore dhe kjo mund të konfirmohet nga këmbëngulja e tij ndaj qëndrimeve të maxhorancës sidomos kundër bojkotit, por në asnjë rast ky zotëri nuk ka dhënë ndonjë alternativë të dobishme se si mund të bëhet oponencë dhe se si veprimi opozitar do të mund të ketë sukses ndaj veprimeve të dyshimta të maxhorancës.
Nëse e majta po vazhdon të reformohet, ajo do të mund të bëhet një faktor me të vërtetë konkurrues për të marrë pushtetin vetëm duke realizuar disa detyra kryesore, të cilat përputhen dhe me 12 kërkesat për integrim të formuluar nga BE:
-Largimin nga drejtimi i të majtës i xhaketave të vjetra
-Realizimi i një programi elektoral konkurrues.
-Krijimi i një koalicioni të gjerë me partitë e majta dhe me faktorë të tjerë të shoqërisë pa asnjë paragjykim.
-Bashkëpunimi me maxhorancën për probleme kombëtare.
Fermentimi i vazhduar brenda së majtës, e kryesisht brenda PS, është në fakt një dukuri pozitive dhe do të japë efektet e saj në zgjedhjet e 2013 nëse do të realizohen ato pika që përmenda më sipër, pavarësisht nga zërat e xhaketave të vjetra të cilat mesa duket deri në fund do të pengojnë integrimin pavarësisht argumenteve në dukje të sakta, por sikundër se thuhet- argumentet e sakta të thëna nga njerëz të gabuar mund të kenë efekte negative në procesin e zhvillimeve pozitive në gjirin e së majtës shqiptare.
Po kush po pyet me per kaçera e per harasanera. Ketu po iken barra e vajit,dhe ju kerkoni kokren e ullirit.E mbaruan racionin keta,Piroooo. Tani e ka fjalen tjeter njeri.
Nuk e lexova shkrimin fare se s’ja vlen, po ti Pirro paske bo gabim qe ke humb kohen tu shkrujt per Kaç Islamin, ncncncn mos e bej mo kete gabim Pirro.
Krejtesisht dakord; nuk ia vlen te harxhohen me shume se dy rrjeshta me Islamin. Njeri pa dinjitet eshte!
JO OOOOOOOOOO Z.Prifti ! Me mire lakuriq sesa nje xhakete e tille.
Kac islami duhej te largohej me kohe nga PS, jo sepse ishte xhakete e vjeter por sepse ishte ne sherbim te pd-se dhe i deshtuar ne tere angazhimet elektorale te ps-se. Keto analizat e zotit pirro per xhaketat e vjetra jane aq te vjetra sa dhe xhaketat per te cilat ai flet. Ngelet duke u marr me xhaketat e vjetra te ps-se a thua se ato e kane fajin qe po ngel ne opozite ps-ja, nderkohe qe pd-ja nuk ka levizuar as xhaketat e vjetra e as banditet e vjeter e madje rekruton dhe kriminele te rinj dhe prape eshte ne pushtet duke mbaruar rehat rehat mandatin e dyte.
Prandaj, boll lloqe kavaje per xhaketa te vjetra e tanga roze, se ps-ja ka disa vite qe ka rinovuar si kurre me pare forumet e veta, dhe nuk kemi pare ndonje cilesi me te mire nga xhaketat e reja.
Nqs rama do qe te fitoje, duhet te heqi xhaketat blu, ku kaci ishte i pari, ben blushi eshte i dyti, e ndonje tjeter.
Si do i dukej zotit prifti ti themi tani mos shkruaj me se je xhakete e vjeter, le te shkruajne keta lapsat e rinj.
Keto analiza te skaduara ndihmojne mbajtjen e saliut ne pushtet, pasi jane thirrje per spastrime halucinante ne ps. Psh, sipas zotit prifti i bie te hiqe gramoz ruci e te mbahet ben blushi!
sipas zotit prifti i bie qe hiqet namik dokle e te mbahet arben malaj.
apo te hiqet arta apo ermelinda e iku e te mbahet harasani.
Nje analize halucinante qe ne vend te sjelli ps-ne ne pushtet e mban ps-ne ne opozite pergjithmone dhe e le ramen te rrethuar nga blushi malaj, harasani etj si keta.
Pastrimi i partise socialiste s’duhet te behet nga vjetersia e xhaketes, por nga kontributi per te larguar qeverine. Ky duhet te jete kriteri per ata qe duan te largojne qeverine. Ata qe duan te mbajne qeverine e banditeve te vjeter le te flasin per xhaketa te vjetra me penen e tyre akoma me te vjeter.
shkrim me te dobet nuk kam lexuar. I mungon teresisht logjika dhe arsywtimi. Mos botoni artikuj te tille. Gazeta juaj eshte ne rruge te mbare sigurisht pa keta artikuj pamoral. Shkruani more te zinj njehre per ate palo te djathte ne shqiperi.
Je shume e sakte! Pershendetje.
Shume e vertete.
Mero, ruaje kete hapesire per vete, e mos e lesho per kedo qe pretendon se mund te beje nje analize.
Tema cfare e keni kete fushate kunder z. Islami?! Ky zoteria sinqerisht me duket si xhakete e vjeter, por e arnuar qe ka shkruar keto rreshta me lart… sulmet ndaj Islamit brenda PS jane thjesht per largimin e vemendjes prej problemeve kryesore qe ka PS sot, te cilat jane me te vertet shqetesuese per te ardhmen e PS, po te meresh me perjashtime, i thone praktika te vjetra me metoda te reja…
Mos u merzisni se keni shokun Gramoz Rucin xhakete e re ahahahahahahah
Sdi pse e Kane duruar kaq shume Kacin. Ai dy dite para zgjedhjeve lokale dha interviste ne Panorama se Rama humb. Sekretar elektoral I Ps qe I sherben kundershtarit. Ky eshte kulmi. Hiqeni halen
PS i mungon disiplina partiake per çeshtjet kryesore.Ajo qe bie ne sy eshte tradhetia e te votuarve lokal.Kryetaret e bashkive kujdesen per votat e tyre si per djalin e vetem,kurse me ato te qarkut bejne pazare me partine ne pushtet.kjo eshte te tallesh me ata qe te votojne.Per sa i takon xhaketave,jo te gjitha jane pa karakter.Do ishte me mire te mos perfshiheshin ishkomunistset ne pluralizmin partiak,por ata ja dinin vlerat politikes me mire se kushdo tjeter.Duke patur kete eksperience dhe lufta per ekzistence i beri ata aktive.Ligji nuk i ndaloi atehere,tani eshte e papranushme dhe pa vlere ti perjashtosh.
BYTHELEPIRESIT E NJE BYTHELEPIRESI!
– Lideri historik i PS-se Nano “pret ndjese e jo ftese nga Rama”… jo nga Padrinoja Berisha qe e shkerdheu para e mbrapa per vite te tera…!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Bythelepirja eshte bere sot nje dukuri qe ka mberthyer politiken shqiptare. Shembulli i Ilir Metes e Genci Pollos , i Neritan Cekes e i Kastriot Islamit, i Andis Harasanit e i Dritan Shehut, i Shpetim Idrizit e i Spartak Brahos, i Aleksander Frangajt e Ylli Manjanit, i Blendi Fevziut e Arjan Canit, i Artur Zhejit e Frrok Cupit ….. e deri edhe vete ” liderit historik” te PS-se Fatos Nano jane nje pamje e shemtuar e kesaj semundjeje foshnjarake te politikes shqiptare.
Behet fjale per nje dukuri, per nje semundje qe po merr permasa te rrezikshme ne politiken shqiptare, qysh nga dhjetori 1990, kur drejtimin e levizjes demokratike dhe frutet e saj po i shijojne mercenaret e Katovices, klanet okulte te fanatikeve dhe te kolones se peste ish- komuniste me Sali Berishen ne krye .
Te vjen peshtire deri ne vjellje kur degjon nje prej liderve ne funksione kryesore drejtuese te PS-se Kastriot Islami, ish- kryetar i Kuvendit Popullor. ish- Minister i Jashtem…. qe bythelepirjen e Berishes orvatet ta shese si ” sakrifice te madhe”. Ishte pikerisht ky cartan qe pak vite me pare shkoi deri aty sa te beje thirrje makaber “per thyerje kafkash” te Berishes dhe opozites se asaj kohe, pra te vellezerve te vet shqiptare.
Te vjen ndot deri ne neveri kur sheh e degjon taksidaret e Nanos Harasani e Idrizi, Manjani e Ilir Meta, Vangjel Tavo e co. te pergjerohen per “interesa e bashkim kombetar” . per “interesa te larta demokratike” e “integrim evropian” kur perkushtimi i vetem i tyre eshte te mbushin xhepat e vet me mundin e djersen e popullit te vet.
Eshte revoltuese se si ata per interesa meskine e korruptive jane gati ti fusin flaken Shqiperise duke nderruar qendrime e vende ne sherbim te qeverise me te korruptuar e atdheshistese qe ka pasur ndonjehere Shqiperia ne gati njeqint vjet pavaresi formale por jo reale. Ngrysen socialiste e gdhihen demokrate, zgjohen demokrate e erren socialiste… Tamam si hienat qe mezi presin ndonje kocke nga pushtetari i radhes……
Shembulli me tipik i kesaj dukurie eshte vete ish- lideri i sterkourrptuar i PS-se Fatos Nano. Nga Rama , tha kjo jaraneshe e Berishes, “une pres ndjese e jo ftese”. E rrenoi fizikisht e politikisht, e shkerdheu para e mbrapa per kater vjet ne Bence te Tepelenes, e perdhunoi moralisht me dallaveret e pazarlleqet e pafytyra Kadafi shqiptar , krye- kusari i Shqiperise Sali Berisha dhe Fatos Nano pret ndjese nga Edi Rama jo nga perdhunuesi i tij Sali Berisha!!!
A ka ku te shkoje me larg bythelepirja!? Nuk thone kot ne Tropoje se po nuk i … bere nenen dikujt nuk te therret babe! Ja pse Fatos Kurva e quan Berishen babe dhe i sherben si nje Shvejk i vertete bashke me “Pig” un- Derrin mac te LSI-se nga Skarapari Ilir Shtateqindmije Meta, Buldozerin e kusarise pa maska e ne flagrance…
O Zot sa bythelepires paska ky vend!!!. Nuk po flas per servilizmin skajore te deputeteve, ministrave, te gjykatesve lokale e te larte, zgjedhore e Kushtetues… te cdo funksionari te PD-se ndaj Padrinos Berisha… Bythelepirja eshte kthyer ne nje dukuri gjitheperfshirese, eshte kthyer ne nje vlere morale e kult i politikes te mbrapsht shqiptare!
Njesoj si kusaria! Njesoj si korrupsioni! Njesoj si krimi i organizuar! Njesoj si kurveria! Njesoj si imoraliteti !
E dini pse!? Sepse edhe vete kryeministri shqiptar eshte nje nder bythelepiresit me te medhenj te cdo diplomati, te cdo qeveritari te huaj… Ai eshte gati tu lepije jo vetem bythen, por edhe… cilitdo lideri perendimor qofte edhe per nje fotografi. A e keni pa si vrapon e caraveshet si nje llavesh per nje foto te tille ! Sa bythelepires me te huajt aq mujshan, aq zullumqar, aq despot,aq tiran me bashkekombesit e tij…!?
O Zot sa shume bythelepires paska ky vend! Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene! Ne duart e kusareve dhe vrasatareve, ne duart e bythelepiresve te bythelepiresve.
SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 12 QERSHOR 2011…
PS-së do t’i bënte nder të largohej vetë K.Islami, A.Harasani e ndonjë tjetër që i ka detyrime Nanos e Berishës (ndoshta dhe Metës). Po kështu duhej të largohej edhe G.Ruçi pa asnjë mëdyshje. Për tre ditë të gjithë do të harroheshin.
Islami nuk ka qene asgje me shume asgje me pak ne keto vite ,pervec se kolona e peste e Partise Sigurimit Shtetit(te ashtuquajtures PD apo pederasteve )ne mes te PS..tani historia e nxorri jashte si plere dhe eshte i lire te shkoi aty ku meriton… te plerat e pleres Vucidolit..kategoria e karagjozve si Nano e Islami me kompani tashme eshte vetem leter e djegur dhe e diskredituar
Po gjynaf pse e hoqen te shkretin nje pjat kos po hante dhe ai lol
eshte sekondar fakti qe K.Islami eshte xhakete e vjeter apo jo,se termi trajton tjeter gje,dhe kryesisht nuk jam ithtar i kemishave te reja,se ti japim hakun ashtu si u takon,keto kemishat e reja te çunakeve te tranzicionit rrallehere prodhuan ndonje te sakte si Oketa i PD,apo si ndonje çun me merita i PS(imagjino sa me dhimbset qe s’gjej emer te perveçem),te tjeret si basha e alibeu,bumçi&co.u bene lolo dhe vegla ne duart e pushtetit.K.Islami doli jashte kuadrit te debatit brenda partise,iu ngjit edhe segmenteve te PD ne dem te partise ku militonte.Nuk e lexova dot shkrimin,se edhe s’pata kohe,por gjykoj,si lexues i rregullt,qe editorialet(biles ky ishte bis editorialesh jo fort i qelluar)duhet ti kthehen dores se drejtorit,ose k/redaktorit,e ndonjehere per fatin tone dhe ne ndonje rast te skajshem,te ndokujt qe e do momenti.Nuk ia vlen editorialin dalja nga skena e PS per nje individ,qe aq me shume eshte zgjatur nga po ky vete.Ik,mor z.Islami,ler teseren dhe gjej autobusin e rradhes,qe po te pret:Shqiperia eshte dy leke vend,dhe po grise pantallonat ne ndonje gardh te gjejne edhe ferren se nga doli gjembi.