U bë kohë pa shkruar, por ka raste që kompromiset me vetveten zhbëhen kur veprimet e nxituara të një lideri politik cenojnë dhe demoralizojnë çdo idealist që jeton mbi këtë dhe.
Përpara rreth 3 muajsh, në vazhdën e lojërave sfilitëse politike që palët prej kohësh ndjellin njëra- tjetrën, u hodh si mish për gjah dhe një ndër institucionet kushtetuese të shtetit të brishtë shqiptar, Avokati i Popullit. Kur Kryeministri shqiptoi ofertën ndaj opozitarit të vet Rama në raport me këtë institucion, pata bindjen e brendshme që zoti Rama ose këshilltarët ligjorë, por edhe politikë pranë tij, do e orientonin që mos binte në këtë kurth shumë’dimensional për të dhe reputacionin e tij si shtetar i ardhshëm. Mbas kësaj oferte, titullarë partiakë të Ramës dolën dhe e konsideruan ofertën qesharake (gafa e parë), e konsideruan Avokatin e Popullit një karotë që ata, d.m.th PS nuk do e hante. Mbas një periudhë heshtje si jo rrallë herë në kampin e çuditshëm opozitar filloi ngritja me pompozitet e komisionit cilësisht partiak për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. Sërish burrëria prej politikani, intuita shtetare dhe vizioni kushtetues i liderit opozitar cedoi, ai shkoi si cjapi tek kasapi në thertoren e më të fuqishmit, sërish tundi shaminë që i vari në dorë ai që përherë ja ka varur. Por nuk është kjo çka mua më shqetësoi dhe më uli të shkruaj këto radhë pasi kjo ka të bëjë kryekëput me performancën e çalët të zotit Rama në raport me ndjesinë e shqiptarëve dhe Kushtetutën, ç’ka mua më shqetësoi ish referimi dhe në c’bazë kushtetuese dhe ligjore bazohej zoti Rama kur filloi të kapte për flokësh këtë institucion kaq demokratik dhe dinjitoz. A ja ka thënë kush zotit Rama se si zgjidhet Avokati i Popullit në bazë të legjislacionit shqiptar. Ku, nç ç’rrjesht e ka të shkruar procedurën e fundme ad hoc që ka shpikur, pse eksperimenton, me kë, si kush vallë?!
Njoh nga afër këtë institucion, punën e stafit të tij, punë dhe staf i cili në dhjetë vjet krijoi emrin dhe besimin në këtë xhungël shtetare, staf i cili tejkaloi dhe i mbijetoi politikës me dhe pa Zeus, pavarësisht se supermena bukëshkalë për një rikthim në Iden pështyjnë me mashtrim aty ku kanë ngrënë.
Falë moshës, profesionit dhe tallazeve të jetës njoh pjesën më të madhe të këtij Komisioni Ad Hoc, çdo shqiptar do pyeste, po vetë ky Komision si u zgjodh?!! Pse cilësisht është me vartës partie të zotit Rama, nga 7 anëtarë veç dy janë të pavarur. Duke njohur mirëbesimin e përjetshëm që udhëheq Profesor Omarin, por edhe heshtjen dinjitoze të zotit Kosta, do e kisha të vështirë të mendoja aftësinë e tyre bllokuese në një Komision tërësisht dhe cilësisht politik. Por nuk dua të zgjatem më në këtë këndvështrim pasi problem im është të shikoj Hënën dhe jo gishtin që tregon atë.
Për mendimin tim zgjedhja e Avokatit të Popullit i tejkalon 33 të parët, por edhe 12 të dytët, Avokati i Popullit ashtu siç përcakton Kushtetuta është një super personalitet që i bën nder vendit dhe detyrës që do i ngarkohet, personalisht jam e bindur se shumë personalitete nuk kanë çmuar të gjykohen nga një Komision Politik, nuk kanë çmuar pasi gjykimi i tyre nuk është oratoria momentale përpara Komisionit, por performance jetësore në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Gent Ibrahimi do i bënte nder këtij pozicioni, Aurela Anastasi po ashtu, Adrian Klosi, Kozara Kati, Fatos Lubonja, por ndoshta kurrsesi s’mendoj se personalitete të tilla do vinin të konkurronin tek Miss Avokati i Popullit. As në Danimarkën e vlerës dhe origjinës nuk zgjidhet kështu Ombudsmani=Av.Popullit. S’kam dëgjuar kund që klishe dhe Komisione të tilla që pa i paragjykuar mund të jenë një shkallë më poshtë se ata që gjykojnë të zgjedhin si tek tregu i kaposhave një titullar të lartë të shtetit. Pa paragjykuar 12 Kandidatët, përkundrazi duke i përgëzuar për kurajon, mirëbesimin dhe performancën me keqardhje kuptoj se zoti Rama ende është larg koncepteve kushtetuese ku bazohet një shtet. Fatkeqësisht kujtova se 21 Prilli i 2008 do kish lënë shenjë në performancën e tij si shtetar por gabova, sërish indirekt zoti Rama politizoi dhe goditi një institucion kushtetues, sërish indirekt zoti Rama hëngri një karotë që nuk i takonte, karotë e cila për fat të keq ai pak e paska njohur dhe akoma më pak ja paska ditur vlerat. Duke e mbyllur, jo më kot votimi i Avokatit të Popullit kërkon votim të cilësuar parlamentar çka tregon performancën, peshën dhe mbështetjen mbarëpopullore që duhet të ketë ky Institucion por si jo rrallë herë politika shqiptare ka shndërruar në pazar të vogël luftën e saj me maska.
Te lumte Briseida,nje shkrim analize qe tregon klounaden origjinale alla Rama ne zgjedhjen e avokatit te popullit.Komisioni me performance partiake dhe aspak profesinale ku perjashtoj 2 juristet e respektuar Omari dhe Kosta gjithsesi te keqperdorur, kompromenton kete proces aspak ligjor qe duhej ta parandalonin juristet Omari e Kosta.Ky shembull tregon se Rame me shume se ligjti dhe institucionit i jep rendesi fasades duke e shitur ate si alternative.Zhgenjimet nuk paskan te sosur edhe kur mendon se dikush duhet te mesoje nga pesimet e jo te beje te njejtat gabime si nxenesi i fillores.
Nuk e di ne e hengri apo jo Edi Rama kete “karrote” ose ndoshta me mire te them e hengri po me vetedije.
Tani se sa vlere ka Avokati i Popullit, qe kjo zonja thote qe e njeh mire, u pa pas 21 Janarit kur mbylli sy e vesh per te varet dhe rrahjet ne mase ne Komisariate. Nderkohe qe duhet te cante dyert e Evropes per te kerkuar ndeshkimin e dhunuesve.
uffff, jam i bindur, zonje, se te gjitha menyrat e zgjedhjes se personit publik, me pushtet, ne kushtet tona, do kishin mjaft subjektivizem e partitizem… me sa kupoj une, ai po perdor nje rast per te dhene dhe nje imazh te zotimit te tij per meritokraci ne zgjedhjen e njerezve qe do kene pushtet ne jetet e shqiptareve… mund te jete vertet dicka qe nuk shkon me rastin, por synimi eshte tjeter, e per me shume, nuk besoj se integriteti, serioziteti apo impenjimi i pretendenteve cenohet aq shume nga kjo menyre… dhe politizim do kete ne menyre te kuptueshme… dhe sa i perket karrotes se Berishes… ai maskara nuk po jep alternative tjeter… deri me sot kjo qenie e pacivilizuar nuk ka degjuar vullnetin e popullit te vet per ta lene pushtetin me te mire… nuk di se c’mendon zonja ne lidhje me kete teme… si te vendose populli se kush do manaxhoje pushtetin…
Shume qendrim i drejte zonja Gjikondi.
Avokati i Popullit nuk eshte vend(e) pune per dike apo per disa persona.
Avokati i Populit eshte nje institucion demokratik, ne sherbim te te gjithe qytetareve.
Mendoj se rruga qe po ndiqet, e ka kompromentuar rende misionin e shenjte te ketij institucioni.
Jam plotesisht dakort me mendimet tuaja per kete ceshtje.
Duhet zgjidhje e qendrueshme ligjore, ndryshe Avokati i Popullit do te jete formal dhe demokracia do te cungohet.
Ke te drejte dhe ke shkruar me kompetence z. Gjikondi po mua me duket si pune koti ky avokati i popullit se nuk kemi degjuar gjithe keto vite te zgjidhe ndonje ceshtje
O, il Korvo!Mos te duket gje Nene Tereza,kjo Brizida ty???E kush eshte kjo anonime,qe del e u jep mend nje partie te tere se si duhet te veprojne??/Vetem nje DELIRANTE si kjo mund ta beje!!!Jane mbjelle ne media plot alla-anal-iste sot dhe na jane bere si hoxha e prifti dikur!!!Ne se nuk ka profesion tjeter,le te shese gazeta ose banane,por te mos matet me SHQIPONJAT,SE VETEM NJE BRESHKE ESHTE!!!TEMA E PARE,QE KJO BRIZIDA MUND TA PROVOJE VETEN ESHTE PASTRIMI I RRUGEVE TE TIRANES!!KUSH E BEN,SI E BEN DHE A MUND TA BEJNE ME MIRE???PER TE TJERAT,ESHTE AKOMA NE KOPESHT!!!
Emo ca tha e shkreta se kunatin po mbron. Artur Lazebeu qe punon tek Avokati Popullit kandidoi per Avokat Popullit dhe nuk fitoi. Tani sic duket ajo e ka ditur me pare dhe eshte nevrikosur se e donte te sigurt pa perzgjedhje dhe konkurs…. Gjynah eshte nisur nga interesi personal dhe jo nga idealizmat
Te lumte Gjikond vec ti guxove ti shkruash keto gjera qe te gjithe menduam. Me vjen mire qe u ktheve perhere me kane pelqyer analizat e tua Ke kurajo.
Te lumte moj vajze se edhe njeriun tend nuk e paske kursyer, por e paske futur tek 12-ja e te “pamerituarve”.Ketij i thone qendrim parimor!
Geri qenke langaraq si gru e keqe arixhija e lagjes. skuptoj cte kercet ty qe shan Gjikondin s’kuptoj se me sa lexova ajo vec Ram Edit qe i bje si politikan pa vizion smeret me tjater. ti e paske gjemuar mire e paske fiksim do e heqesh dhe me ceremoni, dhe pse e paske fiksim se njifke fare.
I cmoj mendimet tuaja. Por niveli i komisionit eshte ku e ku me lart se niveli juridik i atij palo parlamenti qe do ngreje kartonat
Briziden e kam patur ne shkolle dhe per pak koh ne pun ne M Drejtsise, genjen ky mashtrusi me emrin Geri. Brizida ka ikur nga Avokati i Popullit me doreheqje personale pasi shkoi me ngritje Drejtore e Pergjithshme e Gjendjes Civile te Shqiperise dhe u perplas me Blushin dhe firmosi kunder per nje tender megakorruptiv. Me pas e ftoi Meta dhe ajo me idealizmin e saj punoi me te tjeret prane tij, ajo me kurajo bashke me Xhufin dhe figura te tjere jane larguar ne 2009 kur Meta u bashkua me Berishen. Historine e saj, kurajon dhe shkrimet ja njohin te gjithe. Shkrime qe asnje burre nuk guxon ti shkruaj. Mos shpif per Gjikondin ajo smbetet kurre pa buke pasi ka nje familje te pasur si nga i jati dhe nga burri por dhe vete e ka flori mendjen. Eshte turp kur shpif per personalitete.eshte turp kur shpif per gra. vetem ne shqiperi ndodh kjo. palo burra
Shkrim i mire fiks per Ramen qe la nam si qefull i Sales. Brizida goc e mir ndaj turp kush rren. Vec ajo iku nga Meta kur plasi peshku
skuptoj pse jane nxehur ca me kete shkrim ketu ska asgje qe te nxeh dhe per vec emrit te atij Klosit qe me duket si gagac shkrimi eshte mire
brizi kurre si eshte afru PS eshte ne opzite por jo militante