Berisha si Putini apo Putini si Berisha?

12 Dhjetor 2011, 22:51Blog TEMA

Nga Roel Korkuti

Do të qe jo e udhës, dritëshkurtër e keqndjellëse nëse ngjashmëritë do ti shihja mes dy vendeve e jo mes dy prej despotëve Eurpian të fundit të shekullit të XXI. Rusët po kalojnë përmes një situate të ngjashme me atë që neve na rezervoi prag-behari i këtij viti, pra organizim zgjedhjesh nga një dorë e vetme hajdute e ç’organizuar. Ndryshimi qëndron në faktin se Berisha armik kishte vetëm opozitën, ndërsa regjimit të Putini-t i ka rënë për pjesë që armikun më të madh të ketë perëndimin kapitalist. Kishin dhe një armik të përbashkët që rezultoi në të dyja situatat ta nxjerrë kokën në fund, llogaritë matematikore. Regjimi i Berishës, pavarësisht gjithçkaje, bëri për të dalë fitimtar jo nëpërmjet votës së lirë por nëpërmjet presionit, korrupsionit, premtimeve, transformimeve, ligjëratave e vjedhjeve pa dorashka nuk ja doli dot ti bënte llogaritë e sakta duke e lënë balancën e votave në Tiranë në -10 vota. Të njëjtën gjë bëri edhe Putin-i, pas manipulimeve nuk shkoi dot më shumë se 50% të votave.

Shqipëria dhe Rusia nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët me njëra tjetrën përveç disa rrugëtimeve historike pa ndonjë domethënie që i ka vënë bri për bri disaherë në kohë të ndryshme. Të përbashkët kanë fatin e post-diktaturës, liderët politikë, të cilët pasqyrojnë më së miri dekadat e mëparshme, të tashmen dhe ndoshta edhe të ardhmen e afërt. Zgjedhjet tona Bota i cilësoi si të organizuara mirë por me shumë probleme në ecurinë e tyre. Edhe rusëve të njëjtën ju thanë, por këta të fundit ndryshe nga ne duket se ju ka ardhur në majë të hundës fjala “regjim” dhe po kërkojnë medoemos ta zhdukin nga fjalori i tyre aktual nëpërmjet protestave. Diku andej nga fund janari i po këtij viti, kur regjimi ynë nuk ngurroi të vriste 4 njerëz të pafajshëm në mes të bulevardit, Berisha e cilësoi dhunën që solli protesta si të financuar nga opozita. Putin-i duke parë përballë tij si opozitë të vetme perëndimin, akuzoi këta të fundit me Amerikën në krye si nxitës të protestave që po vënë në rrezik të ardhmen e tij në krye të Kremlinit. As Berisha e as Putini nuk e pranojnë dot idenë se populli ka të drejtën e tij për t’u ngritur kundër çdo gjëje e çdokujt që del kundër interesave të tij dhe do të jenë partizanë të kësaj ideje deri në frymën e fundit.

Berisha dhe Putin duket se kanë qenë shpesh-herë larg të qenit të ngjashëm, por pasioni i tyre i madh për pushtetin i ka bërë të përdorin strategji të njëjta, të shihen njësoj nga populli, si të dashur nga një pjesë ashtu edhe të neveritshëm nga pjesa tjetër. Të dy kanë kapërcyer nga presidenca në kryeministri, e të dy e kanë trajtuar ligjin njësoj, si mjet për të arritur qëllimet e tyre dhe jo si të ishte pikërisht respektimi i ligjit qëllimi i vetëm i një shteti demokratik. Në këto ecejake nga presidenca në kryeministri e nga kryeministria në presidencë, duket se Putin është një hap përpara pasi tashmë e ka shpallur dëshirën e tij për t’u rikthyer në presidencë. Ky despoti ynë do të duhet të ndryshojë njëherë kushtetutën, e pastaj t’i vendosë vetes objektiv presidencën. Të dy e shohin figurën e tyre jo vetëm si lider politik të vendeve përkatëse por fantazia i shtyn ta shohin veten në pasqyrë edhe si lider shpirtëror të popujve përkatës. Përveç këtyre dhe biografisë që i sheh si pjellë e diktaturës së proletariatit, çdo gjë tjetër i ndan më shumë se i bashkon. Berisha mund të bëjë kompromis me çdo gjë që mund ta ndihmojë në plotësimin e qëllimeve të tij, ndërsa Putin ka treguar se deri tashmë kompromis ka bërë vetëm me të kundërligjshmen dhe çdo tjetër e ka arritur me forcat e tij.

Ndërsa shohim se si do të rrjedhin ngjarjet në Rusi, kemi kohë të reflektojmë për ato gjëra që mund ti kishim bërë ndryshe e për ato që kemi ende në dorë ti bëjmë. Nëse Putini i ka ditët e numëruara dhe në ditët në vijim do ta shohin në rënie të lirë regjimin e tij, të gjithë ne kemi të drejtën të shpresojmë se edhe regjimit të Berishës i ka ndalur koha dhe ata që kanë vazhduar të numërojnë orët e ngelura të Berishës të fillojnë të numërojnë orët e reja të Shqipërisë.

 

 

8 komente në “Berisha si Putini apo Putini si Berisha?”

  1. pisa says:

    te perbashket kane dhe pasionin per notin…por le te themi se ky “despoti” jone kopjon “patriarkun” rus :))

  2. Cakalli7 says:

    Te krahasosh drejtuesin e nje vendi me 28mije km2 edhe me ushtri prej 10 mije vetash me drejtuesin e vendit me te madh ne hapersire te botes edhe me me shume mbushje berthamore (+ rezerva te pafundme natyrore) nuk ka kuptim. eshte njesoj si te krahasosh miun me ariun.

  3. fule says:

    Dryshimi themelor Berisha eshte gati te shkaterroje dhe shese edhe vendin per te qendruar ne pushtet ndersa Putin eshte patriot.

  4. ILIRI says:

    Fytyrat e te njejtes medalie , ate qe eshte shtypur qe ne 1994-1945 dhe qe vazhdon te beje dhe te mbaje skllever .Por gjithmone mbeten fytyra te urryera sado qe te nderrojne pozicionin e tyre .

  5. Dean says:

    I mre apo i keq, Putin eshte trimn,ndersa ky BARBARI yn e luan rolin e trimit.Diference e madhe.

  6. timo says:

    Të dy janë, pak a shumë, njëlloj. Por qëndrimi i perëndimit është,kryekëput, i ndryshëm. Aty,moralisht, mbështetet ” protesta në rrugë” për ndryshimin e pushtetit, këtu jo. Perëndimi ka gjithmon dy standarte për të vlersuar gjërat. Kjo varet nga interesat që mbron.
    Saliu nuk kishte si të thoshte se protestat ndaj kryeministrit ishin të frymëzua

  7. timo says:

    Berisha dhe Puttini janë, pak a shumë, njëlloj. Por qëndrimi i perëndimit është,kryekëput, i ndryshëm. Aty,moralisht, mbështetet ” protesta në rrugë” për ndryshimin e pushtetit, këtu jo. Perëndimi ka gjithmon dy standarte për të vlersuar gjërat. Kjo varet nga interesat që mbron.
    Saliu nuk kishte si të thoshte se protestat ndaj kryeministrit ishin të frymëzua nga perëndimi sepse duke mos qenë e vërtetë nuk do t’a besonte kush. Kurse Putini e thotë sepse, e vërteta është, që ato mbështeten nga perëndimi. Perëndimi është kategorikisht kundër regjimit Putinian. Kurse regjmi Berishian as e “ngrof as e ftof”. Shqipëria nuk konkuron asnjë vend në botë, aq më pak perëndimin. Ndërsa Rusia po. Me Putinin autoritar ajo, është një konkurente poteznciale ekonomike dhe ushtarake. Perëndimit do t’i pëlqente më shumë një Jelcin i ri, “as mish as peshk”.

  8. Boston says:

    te krahasosh Putin me nje malok anadollak gjysem injorant rritur me hime misri me dhalle dhije me Putin nuk ben sens fare ….Putin eshte ne qender te vemendjes boterore se nje levizje e pa kontrolluar ne Rusi mund te shkaktoje shkaterrimin e botes me e keqja ..me e mira do fillonte nje lufte tjeter boterore qe prap do shkaterroheshin te gjitha palet…ndersa shqiperine nuk e dine ku bije… le pastaj kokrren e malokut…po ato qe ju servirin mediat e paguara nga Berisha ju mbushin mendjen shqiptarve qe eshte vertet burre shteti dhe gjithe vemendja e politikes boterore eshte fokusuar te kopuku sheqeres..paguan qindra mijra dollare per te bere nje foto me udheheqs apo diplomate te botes ,dhe ta botoje ne pacavuret RD ,,Gazeta 55, Klan TV e ku di une cfare pislliqesh shiten ne shqiperi….shqiptaret para se te varin malokun duhet te varin Fahrije Balliun …ate imbesilin Frangaj e ca legene te tjere qe lepine corapet e pista te Sali shpelles…Putin eshte ne qender te vemndjes boteror dhe nje nga arsyet eshte fuqia nukleare qe zoteron ..shqiperia ka vetem ca xhandare te dehur neper rruge qe quhet polici dhe rjepin qytetaret .ka dhe nja dy kompani te armatosura me dyfek dhe pagure te Luftes dyte botrore ..dy humbvee te falura nga turqit per ceremonira sepse per lufte sjane se kane nga 500 mije milje.. dhe ca “oficere” tropojane dhe kuksiane me kurs tre mujor..e kush e rruan per keta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje