Shpërblime për këtë fundvit nuk do ketë, sepse, siç tha dhe vetë Bode, ne kemi punuar shumë për popullin gjatë vitit, kështu që nuk ka nevojë populli për shpërblime në fund të vitit, kjo është pak por e vërtetë. Vitin që kaloi Saliu dhe banda e tij, kanë bërë shumë dhurata për popullin.
Dhurata më e madhe e vitit që po lemë pas, ishte 21 Janari,e vrasja e katër qytetarëve që e nxorri zbuluar, kur e mbuloi me gjak bulevardin, sistemin në të cilin jetojmë dhe kreun e këtij sistemi Sali Berishën, i cili i shoqëroi vrasjet me një moblizim fashist të policisë e cila nën urdhrat e këtij tirani, torturoi në bodrumet e komisariateve të Tiranës për ditë me rradhë, me dhjetra protestues, larg syve të ndërkombëtarëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut. Me gjakun e mpiksur të protestuesve është e mbushur sot ndërgjegja e tyre, meqë në bashkëpunim me regjimin ata refuzuan të mbushnin raportet me ngjyrën e të vërtetës.
Një tjetër dhuratë që morëm këtë fundviti nga qeveria është dhe shpallja publike e zhdukjes së drejtësisë.Gjykatës e prokurorë, të kastruar,militantë,të paaftë,që mbi vete pranuan të mernin damkën historike të ekzekutimit të drejtësisë,kur refuzuan të burgosnin ekzekutuesit e qytetarëve të pambrojtur,që kishin dalë,për t’i kthyer dinjitetin një vendi të përdhunuar nga gjithë derrat që kanë pak pushtet,e në rastin konkret kryederri, Ilir Meta. Ky i fundit,duhet konsideruar si dhurata më pikante e kësaj qeverie për nënshtetasit e saj.
Në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë,e sidomos me dy talentet më të spikatura,sic ishte Sashenka Jonuzi dhe Tom Ndreca me sfondin e mahnitshëm të kryetarit të KQZ Arben Ristani,u krye dhe një dhuratë tjetër e madhe,mohimi drejtpërdrejtë në televizion të votës së qytetarëve. Ndryshimi në tavoline i demokracisë, si të ishte ndeshje e ekipit të Laçit,e jo e ardhmja kolektive politike e një vendi që i pëlqen ta quajne demokraci,por kurrfare lidhje nuk ka me të.
Dhurata këtë fundviti, bashkë me ne mori dhe Luli,kryebashkiaku langaraq i Tiranës, i cili pasi u bë hajduti personal i Saliut,e pasuroj CV e tij prej çuni me shkollë perendimore edhe me ngritjen në detyrë si killer personal i Saliut në krye të Ministrisë së Brendshme. Për merita të posaçme në vrasjen e torturimin e shqiptarëve ai u vendos në krye të bashkisë me vota të vjedhura,si tregues i qartë se cilat janë format e të bërit karriere në Shqipërinë e 2011. Një vit i mbarë ish për të,e për gjithë shefat e komisariatit më mizor,të cilët në bazë të sa i kishin duart e lara me gjak,ja ngritën postin e domosdoshmërisht dhe rrogën që paguhet për ta,nga ata që e derdhën gjakun në duart e tyre.
Nuk ka nevoje për shpërblimet e Bodes, ajo masë e punëtorëve që u hoqën këtë vit nga puna,nën slloganin e njohur “reformë”,për të pësuar në trupin e tyre dhe të familjarëve të tyre paaftësinë e kësaj qeverie për të mbajtur njerëzit në punë, ashtu si ndodhi edhe me ushtrinë e NATO-s ,duke qenw se duhet të blinin helikopterë për të blerë mbështetje politike, u detyruan të hedhin në rrugë këtë fundviti gjysmën e administratës profesionale të ushtrisë. Dhurate e qeverisë ishte NAtO,e kjo i bëri nëpërmjet qeverisë një dhuratë punonjësve të ushtrisë,duke i hedhur në mëshirën e fatit të tregut të punës, pa asnjë vend pune.
Ku ka dhuratë më të bukur për një milion shqiptarët,që zgjohen çdo mëngjes me sigurinë absolute që nëse i bie një sëmundje sado e lehtë,ata e kanë të pamundur të aksesojnë spitalet,sepse janë jashtë çdo skeme punësimi që do i garantonte dhe hospitalizimin eventual? Kjo është një dhuratë që “nuk ka të paguar”,sepse s’ka asnjë lloj pagese për këta njerëz. Megjithëse me taksat e këtyre të fundit,qeveria e devijon me kosto të lartë financiare dhe koston e shkatërrimit të pasurisë publike,unazën e madhe për t’i bërë dhuratë Zamirit, një biznesmeni të Saliut, rrugën deri tek qëndra e tij e madhe tregtare,që si për ironi Saliu e quan dhuratën e tij e të Zamirit për Shqiptarët?! Po për cilët shqiptarë? Për ata që nuk kanë para’ as për tu shtruar në spital?!
A mund të rrime ne sot,pa i thënë faleminderit qeverisë,kur pasi privatizoi shpërndarjen e KESH,e na premtoi mrekullinë, kanë filluar kufizimet disa orëshe të energjisë? E bashkë me kufizimet,qeveria nuk harron së na çudituri me 7 fishimin e energjisë dhe ujit. Jemi vendi i dytë pas Gjermanisë thote Saliu,e ndoshta ka të drejtë,sepse pagesat e shërbimeve dhe ushqimeve i kemi afërsisht njësoj me ta.
Ku t’i gjejmë fjalët,për të kërkuar shpërblim qeverisë,e paturpsinë për ta bërë një gjë të tillë,kur parlamenti i vendit,në këtë fundviti na bëri dhe dhuratën e madhe të importit të plehrave nga gjithë Europa. Kjo na sjell më afër saj, kur të kundërmojmë me jashtëqitjen e saj, sepse do jemi jo vetëm afër, por gati gati brenda saj, pra Europës jo vetëm të dëshiruar por dhe të dashuruar në ekstreme patetike.
Ka të drejtë Bode,ne nuk i meritojmë shpërblimet e fundvitit,sepse qeveria na ka bërë me dhjetra dhurata të cilat ne nuk po i vlerësojmë, sepse jemi të mbytur nga egoizimi ynë i shfrenuar,me dëshirën perverse për të jetuar të paktën në një varfëri dinjitoze. Disa syresh vazhdimisht kërkojnë spitale,shkolla,kërkojnë së paku kufizim jo ulje të analfabetizmit,apo vdekjeve nga lindja nëpër fshatra si mungesë e ambulancave e mjekëve,vdekje këto që nuk ndodhnin që nga vitet ‘30. Ka nga ajo rraca e ndyrë e Marksistëve akoma në Shqipëri,që për të minuar qeverisjen e lavdishme demokratike deklarojnë se ka papunësi e korrupsion, çmime të larta që nuk përballohen nga pagat e vogla. Ka një tufë homoseksualësh majtistë,që janë për një rishpërndarje më të drejtë të pasurisë,që deklarojnë se nëse 95% e kapitalit është në duar të vetëm 5% të popullsisë, kjo na prodhon një sistem fashizmi feudal, i cili vazhdimisht pjell krim dhe dhunë.
Nuk ka shpërblime për këtë vit,sepse dhuratën më të madhe po ja bëjmë njëri tjetrit,duke e mbajtur akoma këtë qeveri në pushtet,duke mbyllur sytë përpara padrejtësive,e duke ulur kurrizin sa herë tirani ngre kamzhikun.Drejtësia nuk vendoset nga gjykatësit,por nga qëndresa e atyre që e deklarojnë të drejtën nga e gabuara,nga ata që nuk i ulin sytë përballë padrejtësive për të parë punën e vet, siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne të gjithë u vramë në 21 Janar, sepse territori ynë politik dhe social u la me gjakun e katër të pafajshmëve, ne të gjithë u vodhëm nga Ilir Meta,sepse u vodh pasuria jonë e përbashkët, ne të gjithë u gënjyem në zgjedhjet e fundit,sepse u përdhos institucioni i vetëm i drejtësisë kolektive. Nuk ka shpërblim që e lan gjakun e 21 Janarit,i vetmi shpërblim për ne,është aksioni kolektiv për rivendosjen e drejtësisë,kthimin e institucioneve tek populli,e ripërtëritja e shpresës që ditët që do të vinë do jenë më të mira. E më të mira padyshim do jenë, sepse tirani i ka ditët e numëruara, siç thotë dhe Bob Marley,”mund të gënjesh një pjesë të popullit për një pjesë kohe,por nuk mund të gënjesh gjithë popullin përgjatë gjithë kohës”. Ne nuk do të përkulemi.
Se mar vesh kush eshte ky tipi qe shkruan kto me siper…po dallohet qe eshte natyre qe smerret me asgje pervecse gjerat e te tjerve i kundershton.leqe me sa di ky ska bere asgje per kete vend pervecse me terminologjine urryese ndan shqiptaret.eshte gabim per gazeten tuaj qe botoni nje artikull banal duke i dhene ze njerzve qe kerkojne me cdo kusht pushtet dhe me kushtin e shkatrrimit te shqiperise meqe nuk eshte ne qeveri ky qe do ky tipi.po ik o vlla se me sa shof ju eshte bere ves ju ish mjaftistve ti beni shkrimet nen efektin e muzikes te bob marlit dhe ndonje cigareje te fort.nuk behet shqipria me ekstremista si puna ktij…ky eshte rrezik per shoqerine.
Po ky Fatjoni,cfare rrace eshte,qe nuk ka marre vesh se ne Shqiperi SUNDOJNE SHPELLARET E SALI BERISHES???A nuk e di,ky dallkauk se Sali Berisha nuk eshte shqiptar,por i ardhur nga KAUKAZI I LARGET dhe si ARIXHINJTE,zbriten ne fusha e male,sa me afer detit deri sa u vendosen ,prap ne SHPELLAT E VICIDOLIT!!!Nderruan emrat dhe si SLLAVE ne gjak,u vune ne sherbim te serbeve!!!Tani Saliu po punon per SHKATERRIMIN E SHQIPERISE SE NUK E KA ATDHEUN E VET!!!Dhe keta kosovaret e TRASHE kujtojne se Berisha eshte njeriu i tyre!!!Haaaa!!A NUK U NGOPEN KETA BUDALLENJ ME VRASJET QE U BERI SALIU ME TANKET SERBE,QE FURNIZOI ME NAFTE NE 1999-ten???HAJDE DERRA,HAJDE!!!
Ti dukesh qe je ndonje emigrant i lodhur e i pjerdhur nga trute.
Po mos u merzit o tutkun se diktatoret keshtu e kane, urrehen dhe ne fund edhe pshurren.
Me se e vertete, e meritojme kete qeveri qe kemi dhe ta gezojme deri sa te na hapen syte, qe besoj se do ndodhi pas vdekjes se saliut.
te lumte pena Zoteri Laert Kola
I ke bere radiografine regjimit fashist te plakut te rjedhur si pinoceti
po ti fatjon i vockel pse i lexon gjerat kur je kaq idiot dhe nuk kupton.kthehu aty ku gjen veten ne facebook
O shok e shoqe te jeni te sigurt qe une se dua Saliun ndoshta me shume se ky po ndoshta me shume dhe se ju…po nuk merret pushteti me artikujt kush shpif me shume apo kush ka me shum urrejtje.ne si opozite skemi besim skemi ide skemi ambicie…e per kto se kam fajin une se une nje student pa pune jam ne kete qeveri tallava por problemet asnje here si kemi zgjidhur kshu ne socialistet te rinje e te vjeter asnjeher me urrejtje ndaj tjetrit jemi ne qe futem meritokracine jemi ne qe i dhame mundesi ktij dallkauku te shprehet lirshem kundra pushtetit jemi ne qe mbajtem shkopat e gomes mbi kurriz…por kjo sna beri ta urrejme kundershtarin politik…jo sepse mheranet nuk dinin cishte shteti…ather me mire te vazhdojme kshu…ekstremet te keqinj jane gjithmon…ju mund te me shani se une zdi ta dalloj pushtetin e Berishes se ai eshte ndryshe se eshte i eger dhe me egersi duhet luftuar…un ju them jo…historia ka treguar qe te eger behen vetem sektet organizatat dhe ideale e vogla.ky eshte per mendimin tim ky grup i vogel qe ka uzurpuar te majten shqipetare dhe kerkon ta perdori per te mare pushtetin…por kjo zdo ndodhi der sa te jemi ne ktu…kjo zdo ndodhi.Shpresoj qe ky Learti bashke me ata te mjaftit mos ti duhen prap saliut se do i nxjerri prap te sheshi…aman Learti na hapi barkun…duhet ti kishit vene nuk lejohen nen -29 vjec per moshen ktu ktij artikulli.mos e mbushi shpirtin inatet apo padrejtesite me kto urrejtje.se kto do e mbajne Saliun aty…vota e pavendosur do shkoje nga me paqesori …ne dukje…ndoshta…por atje do shkoj….censurojini kta qe i bejne thirrje popullit per revolta se kta jane te paret qe do ju shkelin…kta jane gadafet…sadamet e rinje.kujdes se do me mbani mend…kta arriten i moren dhe tregun shkrimtarve me ata libra pacavure qe dalin neper turne e i shesin…turp per partine socialiste turp per idealet tona…ku eshte programi…ku jane idete politike…nuk shkelet statuti sa here i del kunder njeri apo tjetrit…na eshte ber si mourinjo vetem humb dhe na mbush me opium..na thote ne jemi me shum haaa po nje pyetje kisha pse dalim me pak me vota???apo na i vjedhin???pika hajdutve e kalamajve te frustruar nga shoket gjith jeten qe kane mare PS.mos ngjalli urrejtje…ju perqafoj te gjithve
Fatjon vallaj qenke shum chillll vella, me shum se cduhet.ne te dhimbset ndopak ky vend ky shkrim duhet te tu dukte edhe i bute madje me kte katrahur qe ndodh ne kete vend.ky kendveshtrimi yt prej pacifisti misionar eshte komplet i pakuptushem ,shok.
Fatjon, vizioni yt mos qoftë fati ynë. Ideale të vogla janë ato që shkelen në Shqipëri në këtë moment ? Ka vënd për tu revoltuar me shkrime e më tepër, megjithse duhet ta pranoj me ty se bien në vesh të shurdhët. Njerëzit që justifikojnë dhe thonë se e meritojnë këtë qeveri nënvlerësojnë të drejtat e tyre. Ama mos përzje ndërgjegjet e indinjuara në krahun tjetër, me oportunistët fjalëshpejtë. Ke të drejtë që mungon një rrymë më e shtruar në hiperbola për të ndërmjetësuar me ata s’dinë më ç’të besojnë, por mos harro se ka për t’i afruar me këtë të vërtetë zallahi në fund