Dy panorama të kundërta rreth punësimit. Ku qëndron e vërteta?

11 Dhjetor 2011, 20:01Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Berisha nuk lë vend pa thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, ka patur një rritje të fuqishme të ekonomisë shqiptare, e cila është shoqëruar edhe me një rritje të fuqishme të punësimit. Nga ana tjetër, eksponentë të rëndësishëm të PS-së këmbëngulin se, jo vetëm që s’ka patur rritje të punësimit, por ka patur një rënie të tij krahasuar me vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet. Dhe ku qëndron e vërteta? Diku në mes…

Sipas INSTAT-it, në vititn 2005 ishin 932 mijë të punësuar në Shqipëri, ndërsa në vitin 2010 ishin 917 mijë të punësuar. Pra, i bie të ketë patur një ulje të numrit të të punësuarve prej 15 mijë vetësh.  Pra, PS-ja paska të drejtë…  Le të mos nxitohemi! Gjatë së njëjtës periudhë, ka patur një ulje të numrit të të punësuarve në sektorin privat bujqësor nga 546 mijë në 506 mijë, pra një rënie prej 40 mijë vetësh. Por kjo rënie ka ndodhur kryesisht në vitin 2009. Dhe kjo, jo si rezultat i ndonjë shpërngulje masive nga fshati në qytet në atë vit, por nga ndryshimi i përkufizimit që i ka bërë INSTAT-i të punësuarve në bujqësi.

Kudo në botë, statistika rreth punësimit në bujqësi konsiderohet si një statistikë evazive që nuk mund të tregojë punësimin real të atyre që merren me bujqësi (fermerët mund të jenë edhe çerek apo treçerek të angazhuar me punë në fermat e tyre, në varsi të intensitetit punësor të produkteve që prodhojnë). Për këtë arsye, kur diskutohet për raportin mes rritjes ekonomike dhe punësimit në një vend, përdoret zakonisht shifra e punësimit në sektorët jo-bujqësorë. Një krahasim të tillë për Shqipërinë mund ta shihni në grafikun bashkëngjitur. Ai tregon se, nga viti 2005 në vitin 2010, ka patur në fakt një rritje totale prej 5% të punësimit në sektorët jo-bujqësorë.

Pra, Berisha paska të drejtë…  Le të mos nxitohemi! Rritja e punësimit është shumë më e vogël se rritja reale ekonomike që ka raportuar INSTAT-i për të njëjtën periudhë. Sipas INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto, në vlerë reale (pra, i zhveshur nga rritja e çmimeve), është rritur 26% nga 2005-sa në 2010-ën (ose rreth 5.5% në vit).

Dhe këtu ka diçka që s’shkon. Studime të shumta ekonomike kanë treguar se, për periudha mbi 2 vjet, ka një korelacion të fortë pozitiv mes rritjes ekonomike dhe punësimit. Niveli i punësimit mund të mos ndjekë rritjen e PBB-së në vitin e parë ose të dytë pas një rënie ekonomike, ngaqë bizneset mundohen të shtojnë prodhimin duke intensifikuar punën e punonjëve që kanë, por eventualisht ata e shtojnë numrin e punonjsve, për t’iu përgjigjur rritjes së mëtejshme të prodhimit. Për më tepër, në rastin e Shqipërisë, viti 2005 nuk vinte pas një viti rënie ekonomike; përkundrazi, PBB-ja kishte katër vjet që rritjej me rreth 6% në vit.

Pra, duke u kthyer tek grafiku i bashkëngjitur, i bie që, ose 5-përqindëshi i punësimit është i vërtetë, ose 26 përqindëshi i PBB-së – të dy s’mund të jenë njëkohësisht të vërtetë. Sepse një divergjencë e tillë mes rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit në sektorët jo-bujqësorë nuk është e mundur të vazhdojë kaq gjatë. Sidomos kur rapotohet nga INSTAt-i se rritja e PBB-së është realizuar kryesisht në sektorë si ndërtimi, restorantet, hoteleria dhe industria, që janë sektorë me intensitet të lartë punësor…

Respublica.al

5 komente në “Dy panorama të kundërta rreth punësimit. Ku qëndron e vërteta?”

  1. xhoni says:

    Nuk e kuptoj se cfare vlere kane keto sofizmat fallco te ketij Zaloshnjes???Ben lojra fjalesh e shifrash dhe asnje konkluzion apo rruge zgjidhje!!!Cfare mesuam nga keto mbrockullat e Zaloshnjes???NJE VRIME NE UJE!!!Te gjitheve u jep te drejte e asnje nuk merr vesh!!!Eshte i vetmi ANAL-IST,qe theniet e tij nuk i vlejne askujt!!!

  2. genci Tirana says:

    Pershendetje zt Zaloshnja.Te respektoj per mendimet qe ndane me ne por je shume vone me keto shifra.Une jetoj ne BRITANI dhe nuk ka rritje te ekonomise prej 3 vjetesh por recesion,cfare mund te presesh nga nje vend qe nuk prodhon asnje gje pervec krimit te organizuar qe nga TIRANA dhe shperndahet ne Europe dhe Bote.Edi Rama nuk mund te fajsohet per asnje gje se pse kurre ska qene ne hudheheqje te shteti tone ,as kryeminister ,as president dhe as spiun i sigurimit te shtetit si SALI BERISHA.SHqipetaret duhet te mendojne kur te dalin ne zgjedhjet e ardhshme ,sepse nese keta njerez qe jane sot ne pushtet nuk shkojne ne bankene te akuzuarve kurre nuk do kete shtet,,,dhe e dyta duhet te nderrgjegjesohemi te fillojme te paguajme cdo fature qe vjen per tu paguar sic bere dhe ti ne U.S.A dhe une ketu ne ne BRITANI.Te uroj fat ne detyrene shenjte per sensibilizimin e njerzeve kunder BERISHES

  3. f.matoshi says:

    nuk kam durim me te lexoj artikujt e zaloshnjes qe eshte bere sikur te jete vellai i nexhmedin spahiut prej mitrovice.
    ishte nje student dikur ne fakultetin e fizikes ne nje universitet ku nje profesor po spjegonte teorine e realitivitetit te ajshtajnit.studenti
    po dremiste kur profesori po spjegonte dhe ky i fundit ngriti studentin
    dhe per ta diskretituar i tha :na thuaj cfare eshte teoria e ajshtajnit??
    dhe studenti (kopil) i thote:Kjo eshte nje teori qe nuk e kuptojne as ato qe e ndigjojne as ato qe e spjegojne.Profesori i befasuar tha me gjysem zeri ,vertet ashtu eshte.A DHJERTORIST I DEMONKRACISE PASH ZOTIN
    MOS SHKRUAJ ME GJERA QE NUK I BESON AS VETE.

    1. robi says:

      Po,vertet na gerrici gajden ky Zaloshnja,por tek e fundit,do edhe ky qe te haje dhe ben sikur shkruan.

  4. ZABERZAN says:

    Po na plasi ku qendron e verteta!
    Nuk e kuptoj akoma pse qyravitesh me keto shkrime kur jo vetem qe nuk te pelqen njeri por dhe te percmojne.
    Ne nje vend ku 1-gjysma e fuqise puntore punon ne perendim,2-kur qeveria
    investon vetem duke marre borxhe te reja pa lare te vjetrat,3-kur cdo dite kane sasira te llahtarshme te droge ekonomia e ketij vendi eshte “OUT THE
    ORDER”.nqs nuk ke kapur ndonje post te majme si shume shoke te tuaj, nuk e eshte faji i lexuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje