Mbreti Fëmijë

6 Dhjetor 2011, 23:44Blog TEMA
Mbreti Fëmijë

Përjashtim bëri Ora News. Armir Shkurti, nxori nga arkivi i tij i vjetër i vitit 1997 një prej intervistave më të shkëlqyera marrë pretendentit për fron. Aty një Lekë i fuqishëm, gjithë energji – burrë “king”, me një fjalë si i thonë tironsit, e që me siguri ka lidhje të vjetër me shprehjen angleze “looking royal” – shpaloste thjesht, me pak fjalë, si e mendonte ai Shqipërinë nën drejtimin e monarkisë. “Do t’i jap fund luftës partiake”. “Do çojmë mësuesit në male e do t’i paguajmë më mirë, se të qytetit, që të çojmë diturinë thellë në zonat malore”. Dhe pyetjes dinake të Armirit  (“Po me të varfrit ç‘do bëni?”), ai iu përgjigj dyfish: Me një buzëqeshje, çka la të kuptohet se e kuptoi dinakërinë, si dhe me fjalët e thjeshta: “Ne, nuk premtojmë gjëra që nuk i mbajmë, por do mundohemi të hapim sa më shumë vende pune për ta.” Fjalë të bukura, të thjeshta, që në fakt kaq shumë i mungojnë politikës sonë sot. Ajo që nuk i mungon është lufta partiake. Atë që Leka donte ta shuante, por nuk e bëri dot.

Leka Zogu ikën sot, me shumë pengje mbi supe. Nuk besoj se është vetëm pengu për varrin e t’et, që shteti shqiptar republikano-popullor ia shkatërroi, por shteti republikano-demokratik nuk ia restauroi kurrë. Leka Zogu ikën me pengun e madh se ai mbeti deri në fund një figurë kontroversiale e keqkuptuar brenda dhe e respektuar më shumë jashtë. E keqkuptuar, se asnjëherë me naivitetin e tij të natyrshëm, nuk pranoi se shqiptarët mund ta përdornin atë për qëllimet e tyre meskine. Që në vitin 1993, kur ishte aq naiv, sa mbërriti në Rinas dhe u tregoi policëve pasaportën me stemën “Mbretnija Shqiptare”, më 1997, kur në deskun e emigracionit, nuk kishte asnjë shpirt të gjallë, e jo më oficerë të shtetit, e deri në vitin 2002, kur me sinqeritet solli me vete një depo të tërë armësh, se besoi se një mbret kurrë s’mund të kalojë në metal detector. Atëherë në Rinas veç të tjerëve e priti dhe shpura familjare e zëvendëskryeministrit, por as kjo nuk e shpëtoi nga kontrollet dhe nga përdorimi i radhës që iu bë atij. Mesa duket, keqkuptimi i Lekës kishte një “curse” që lidhej me kufijtë e vendit të tij. Që i la një ditë pasi lindi, e një ditë para se Shqipëria të pushtohej nga ish-miqtë e pabesë të t’et, i cili po me sinqeritet nuk kishte besuar se do të sulmohej, ditët e para të lehonisë së bashkëshortes së tij.

Në fakt nuk ishte mallkim, por një keqkuptim. Një keqkuptim i madh i Mbretit Fëmijë me Shqipërinë. Ai gjithmonë mendonte se kufijtë përcaktonin atdheun e tij, por në fakt kufijtë i ruajnë qeveritë. Të cilat ndahen në qeveri që punojnë për vendin e tyre, dhe qeveri që punojnë për veten e tyre. Këtë Leka nuk e kuptoi kurrë. Ose më saktë nuk deshi kurrë ta kuptonte. Leka donte Shqipërinë dhe shqiptarët. Kufijtë për të ishin konvencione. Ndërsa për qeveritë me të cilat ai u ndesh në Rinas, kufijtë shtetërorë ishin shenja arrogante të pushtetit. Se për qeveritë që nuk e lanë të shkelte atdheun, ose e poshtëruan me kontrolle me qen antidrogë, Leka ishte rreziku eminent për pushtetin e tyre. Por Leka donte vetëm fronin e t’et, pasi besonte sinqerisht se kishte gjak mbretëror. Një tjetër keqkuptim i madh i tij: i ati në fakt ishte njeriu që shpiku Mbretin për të mbajtur pushtetin.

Por edhe këtu, Leka nuk kishte asnjë pikë faji. Ai u rrit mes legjendës së pavërtetë të Mbretërisë së tij, nga një Oborr që e ruajti me aq sa mundi nga simptomat e një jete komune. E kur nuk mundi, e la Lekën, pre të bizneseve dhe aventurave, që gjithsesi nuk arritën t’i rikthejnë atij jetën mbretërore. Shpëtimi i tij ishin dy gratë e mëdha të jetës, Mbretëresha Geraldinë, pjesa e vetme mbretërore e gjakut të tij, dhe Suzana, Vajza nga Oz, e vetmja që i kuptoi keqkuptimet e tij, por nuk e braktisi të endej i vetmuar, në ëndrrat e tij. I qëndroi pranë Mbretit Fëmijë dhe e deshi pa fund deri në fund të jetës së saj.

Sot ajo e prêt sërish besnike burrin e saj të bukur dhe crazy. Në vendin ku do takohen, sërish Leka nuk do të marrë vesh kurrë të vërtetat e zymta që la pas, sepse atje ku ai po shkon, me gjasë kanë vlerë, të vërteta të tjera shumë herë më të mëdha. Leka vdiq i keqkuptuar, por në paqe me botën e tij iluzive, që ia ngritën të tjerët, e ai vetë s’pranoi kurrë ta braktiste dhe e mbrojti, qoftë edhe me armë në dorë e uniformë ushtarake. Që me gjasë do jetë edhe qefini i trupit të tij, si sipar tragjik por burrëror i një misioni të pamundur e të papërfunduar.

Sot Shqipëria do të ketë një dëshmitar më pak të historisë së saj, e për më keq, një burrë më pak. E sot kur kjo gjindje është kthyer në specie në zhdukje, nuk na mbetet veçse të nderojmë kujtimin e Mbretit Fëmijë që nuk e kuptuam kurrë, e ndoshta nuk e deshëm asnjëherë. Se Lekës mund t’i kontestoje gjithçka, por jo dashurinë për ne dhe atdheun. Fundja, të gjitha dashuritë kështu përfundojnë: vlerën e vërtetë ia kupton vetëm kur ajo ka ikur.

Prehu në paqe Naltmadhni, se ky vend nuk bëhej edhe para se të lindje ti…!

24 komente në “Mbreti Fëmijë”

  1. Arbereshi says:

    Nuk e mora vesh fare se cfare donte te na thoshte ky zotri TV-rist me kete shkrim pas vdekje per ishpretendentin per mbret.Dashuri te madhe paska pasur per faren e tij dhe mbreterine e vetshpallur!Sa keq qe nuk ka lindur ne kohe te “naltmadhnise” e ta kish pare Shqiperine nje
    “zonje e rende” nen mjerimin e injorancen e paskajshme; te kish qene neper ato ballot mbretetore me princesha e pa princeredhe ne percjelljen e “naltmadherise” se tij Zogu i I-re ,i cili ia mbathi ku syte kembet jasht vendit te tij qe ia kish shitur Italise fashiste,etj.etj.
    Si more zoti Balla na e levdoke si “burre te madh” ate pinjoll te mbretit tradhetar e vrases,po ashtu i vetshpallur dhe,per me teper paska ikur si “figure e pakuptuar brenda vendit dhe me respekt me shume jashte vendit”!Ti vertete ke lindur shume me pas se te vinte ne jete “trashegimtari i fronit” Leka I-re,por nuk je aq i vogel e i palecitur te mos kesh lexuar e degjuar per “bemat” e medha te Lekes,per skandalet dhe historirat e kontrabandes se tij me armet dhe stolite e vyera.Si paska qene ai aq i respektuar e nderuar jasht,kur atij nuk i zuri dot kemba dhedebohej si persona non grata ne cdo vend ku strehohej e “luftonte” kunder komunizmit dhe “clirimin e popullit te tij te dashur”.Nuk paske degjuar ti per debimin e tij poshterues nga Spanja,Tailanda,Rodezia e Jugut per paudhtesite e tij qe e cnderonin jo v etem ate por edhe emrin e shqiptarit!!Po per sulmin e tij ne Bulevardin “Skenderbej” me armet ngjeshur dhe me bashipozuket e tij “dru me pre” nuk e ke pare?!
    Nga dashuria e keqardhja per humbjen e “naltmadhnise” Leka I-re ne shkrimin tend pacavure tregon respekt me te madh per te se per vendin e popullin tend qe “nuk behet”….Aferim te qofte! Mos harro te besh ndonje emision per “mbreterine” dhe “naltmadhnine e respektuar” ne ate Topin tend pa tym te atij TV-je qe dikur ishte aq i nderuar e i
    respektuar por qe po “kapet” apo “ngrihet” edhe ai me parate e pista e te vjedhura nga korruptoret e te korruptuarit.
    Shqiperia me siguri do te behet,do te behet kur te zhduket fara e keqe e tradhetareve,hajduteve e sahanlepiresve te tyre qe u bejne temenara e lavde.Do te behet me siguri se nuk i mungojne djemte e burrat e ndershem qe do t’i dalin zot. Kjo dite po vonohet nga tradhetaret dhe mafiozet vendas e te huaj por nuk do te menoje te vije! Rrofte Shqiperia pa mbreter e pa sundimntare e oborrtare!

    1. shqipja says:

      te lumte Arbereshi ,shkrim i mrekullueshem .vetem njerez pa moral shkruajne keto lloj artikulli.kurreeeeeeeeeeeeeeeee nuk do te kete mbreteri .

  2. Dino says:

    Sokol…Cka ndodhur me botkuptimin tend?Pse shkruan i dyzuar ne kete analize?Je ti me i dyzuar se vet mbreti per te cilin shkruan…Mos ke gelltitur edhe ti ndonje luge corbe te prishur?Ti ke qene gjithmone i qarte?Te lutem shkruaj nje tjeter analize 100% tenden!

    1. Rani says:

      Ashtu me duket edhe mua, paska gelltitur nje luge çorbe te prishur edhe Balla diku, nejse sidoqofte nuk eshte ndonje surprize se u mesuam me keta tani…………….

  3. artur says:

    Arbereshi, te te vije turp, maskara, duket qe ndoshta edhe ajo pak inteligjence natyrale qe ka cdo njeri, ty te eshte bere njesh me mediokritetin e nje emigranti te rendomte, te perhumbur dhe ziliqar qe se pse fati te ka perplasur matane ditit si nje qese plastike.
    po a mund te me thuash ti se si ja ne ngritur mbreterite ne vende te ndryshme te botes?!!! ato vetshpallen dhe nese njihen nderkombetarisht behen ligjitime pastaj, po ti nuk e di o i mjere se ne kohen e ketij te vetshpallurit pamvaresisht problemeve te shumta qe kishte shqiptaret leviznin te lire ne te gjithe europen dhe deri pertej oqeanit ne token e premtuar, po ku ti dish ti qyqan keto?.
    se atehere edhe Kosova qe u vetshpall e pa varur nuk qenka legjitime do te thote kjo llogjika jote e semure ee???
    SOKOL BALLA ju pergezoj per shkrimin.

    1. Arbereshi says:

      Nje replike freskuese me zogistin Artur

      More zoti,Artur,
      Qe nga emri me vjen te besoj se je monarkist dhe anarkist.Me qe nuk kishe argumente te tjera per te hedhur poshte te vertetat dhe shqetesimet e mija ne ate koment,na merresh me maskaralleqe e denga te tjera si ajo brockulla e lirise se udhetimit jasht te shqiptareve!Ajo levizje e shqiptareve ne kohen e merhumit zog,ishte nje arrati e plote,iknin djemte e Shqiperise per te nxjerre buken e gojes per familjet e tyre,sepse ne Shqiperi hante pula gure;varferia dhe skamja ishin te tejskajshme per popullin e verfer.Ndoshta ata gjysherit e baballaret e njerezve te tu,te lidhur me monarkine dhe maskarallekun,eshte e vertete qe dilnin jasht( shume prej tyre ne kuplarate dhe kazinote e kumarit te Evropes) ose conin jashte per studime femijte e tyre te azdisur ne te mira.Emigrantet e qe motit,qe kapercyen detet e vane ne token e kerkuar,ne Amerike,lane familjet vetem dhe u rroptuan si ata per te nxjerre buken e gojes se atyre familjeve,.Shume prej tyre lane eshtrat ne galerite e minierave,apo ne hapjen e Kanalit te Panamase e ne punet me te rendomta,ose nje grusht prej tyre u kthyen ne memedhe,perseri te varfer. Shume prej tyre qe mbeten e lane femijte e tyre ne Amerike nuk u pasuruan per nje shekull sic u pasuruan hajduteria dhe latifondistet e rinj te Shqiperise per vetem 15-20 vjet!Sot ata qe udhetojne per ne Evrope a Amerike,jane pasuruar nga vjedhja e korrupsioni i madh,nga shitja e trojeve shqiptare tek te huajt,nga drogat dhe prostitucioni i turpshem qe po e shkaterronrinine shqiptare!Ne te varferit e sotem, ata imgrante “qese plastike” te “hedhur” ketej pertej detit nga sundimntaret dhe mbretet e rinj,s’kemi as para te udhetojme e te shohim njerezit tane,apo femijte tane ne memedhe.Te lire per udhetim jane po keta hajduter e zvarranike qe i kane te mbushura xhepat me parate e vjedhura nga populli,sic beri edhe ai mbreti yt me pupula te rena, qe rrembeu pasurine e popullit dhe cau ferren e iku dhe e la popullin ne meshiren e cizmes se Duces e te fashizmit.Ja ketyre njerezve e kesaj lirie i thurrin lavde njerez si ti e si ai autori i “psheretimave”, Balles se Topit, qe s’u jane ende thare lotet per ate “vetmbret” tradhetar!

  4. robi says:

    Sokol Balla me kete percartje intelektuale tregon se nuk qendron me lart se shumica e ‘intelektualeve’bythelepires qe vegjetojne ne Shqiperi.E per c’mbret behet fjale mor zotni? Ne shekullin e 20-te vetem ne xhunglat e Afrikes apo ne fiset primitive zulu mund te ngrihet nje kryetar fisi e me forcen e armeve ,ashtu si katundari i Burgajetit,Ahmet Zogu me ndihmen e serbeve,te vete emerohet mbret.Dhe c’eshte me e ‘bukura’,persiatjet e ketyre intelektualeve te leshit i kane mbushur mendjen nje budallai tjeter katundar ,se monarkia,sipas tij,(dhe ketu ka parasysh vehten),mund te jete nje zgjidhje e mire per vendin tone.Prisni ndonje dite kur ky katunar te kerkoje referendum per monarki e vete te shpallet i patjetersueshem per ne fron.

  5. shqiptari says:

    shqiptaret kane levizur lirisht gjithandej qe ne vitet 1800 dhe mundesine per te levizur lirisht nuk ua solli zogu o TUTKALL

  6. Petro says:

    Gazetari Sokol Balla nga analiza ” e hollë” për pretendentin e fronit nxjerr konkluzionin “e trashë” mbi “mosbërjen” e Shqiperise:
    “Prehu në paqe Naltmadhni, se ky vend nuk bëhej edhe para se të lindje ti…!” Po ja që Shqiperia që nga 28 nentori 1912 ka filluar e vazhdon të bëhet gjithnje e më mirë”.Fjalët i merr era, vepra mbetet!

  7. Sali=Geddaf says:

    Ore kokboshe lexojeni dhe njehere shkrimin, dhe kur ta rilexoni bejeni as si socialist e as si demokrat por si qytetar te thjesht te Shqiperis e llogjikoni me llogjiken tuaj e jo me ato te partive, e mos filloni duke akuzuar Sokol Ballen se paska henger dhe ky lugen e corbes!

    Figura e Leka Zogut eshte komplekse e nuk mund ta krahasojme me ate te te jatit(Ahmetit) Leka ka historin e vete e nuk duhet ti vejme barren e gabimeve te te jatit.
    Ne 97-ten Leka e fitoj referendumin per monarkine, popullata ne ate kohe ishte shume e durbullt e nuk gjykonte dot ne menyre te shendetshme, dhe Lekes ja vodhen votat( mire ben se ka ikur koha e monarkive) e ai (Leka) u tregua aq burr se veshi rrobat e ushtarakut e doli me arme te mbroj te drejten e tij (pavarsisht se ishte veprim i denueshem), ndersa para ca muajsh po vidhnin votat ne sy te gjith Shqiptarve me kamera e me gjykate e askush nuk pati guximin te dal e te thonte NDAL SE KETU E KALOVE CAKUN, TANI NUK KA ME VLER LLOGJIKA POR VETEM ARMET E ZGJIDHIN KETE PUNE, kishte legjitimitet moral rrebelimi duke pare se si vidheshin votat per bashkin e Tiranes apo jo? po askush nuk e beri dot se nuk kishin byth per kete pune, Leka e beri se kishte burrni e ju priu ai vete i pari turmes.
    Leka ishte naiv dhe endrimtar keshtu ishte edukuar, kujtonte se mund ta kthente perseri monarkin ne Shqiperi, dicka qe nuk mund te ndodh me, dhe Leka u shfrytezua si nga F.Nano e ashtu nga S.Berisha, e genjyen, e mashtruan, e perdoren aq sa munden.
    Nuk duhet ta bashkojme figuren e Lekes me ate te Ahmetit, por te ndare, si Leka Zogu e jo si biri e Ahmet Zogut, askuj nuk mund ti vejme barren e gabimeve te baballarve, e duhet ta lexojme historine jo te shkruar sipas propogandes komuniste por te lexojme ate te verteten, pastaj secili ta gjykoj ashtu sikur mendon vete.

    P.S Shkrimi me pleqeu, dhe shprehja e fundit qe fatkeqsisht eshte e vertet: “Prehu në paqe Naltmadhni, se ky vend nuk bëhej edhe para se të lindje ti…!”

  8. tepelenasi says:

    Me qe nuk po perfundon “jehona” e vdekjes se Leka Zogut,po shtoj edhe une ,kendej nga Italia,nja dy fjale.Nje kusheriri im i kthyer ne vendlindje,mbas 23 vjetesh ne vitin 1991,nga SHBA, me pati thene, ne bisede e siper, per Pretendentin e fronit afersisht keto fjale:”morem vesh se ne Nju Jork,kish ardhur per t’u takuar me shqiptaret e atjeshem dhe jo vetem,Leka Zogu.Edhe une shkova ne ate takim duke udhetuar qe nga Cikago,pothuaj 2000 km.Pjesmarrja,te them te drejten,qe e madhe.E degjonim dhe e shikonim me kersheri.Po fliste i biri i mbretit!!Na dukej se vinte nga Shqiperia.Mendonim se do te na jepte shprese e se ne “te arratisurit” do te ktheheshim ne Shqiperi?! Po,çfare ju tha,e pyeta une. Ai, u pergjigj,ishte nje budalla.Ai dukej se luftonte me mullinjte e eres…”E kam pyetur njehere tim at:”si jetohej ne kohen e mbreterise?” e ai me eshte pergjigjur se ne ate kohe,ne fshat te “hidhej morri per koke!”Ne se do te “pyesim” Catin Saraçin,Faik Konicen a Sotir Pecin,shqiptaret e asaj kohe(ne se kane mbetur te tille ende sot) apo shqiptaret e rinj sot,do te mesojne me shume se si dhe sa duhet nderuar e vleresuar I biri dhe I ati i te ashtuquajtures “Mbreteri”.Ne se ka shqiptar qe tallet me te dy,at e bir,eshte Kryeministri yne.Pse? Vetem ai e di dhe ata qe besojne se ai e ka me te vertete per çfare tha e mund te thote me tutje.

  9. Elsa Pema says:

    Jam me Arbereshin

  10. Kuzhinieri says:

    Sokol, je i madh, nje nga k..at me te medhenj ne qarkullim!
    WTF!

  11. BARO CORROGJAFI says:

    ESHTE E DREJTA E KUJTDO QE TE SHPREHE ATE QE DESHIRON ASHTU SIC E KUPTON AI.POR ME VJEN KEQ QE TE KOMENTOSH NJE SHKRIM PA E KUPTUAR ATE,PER TE CILEN BEHET FJALE NE ‘TE. SIPAS MEJE ,”MBRETI FEMIJE ” U NDA NGA KJO JETE,ME BRENGEN QE NUK JA ARRITI QELLIMIT TE TIJ SI PRETENDENT PER FRONIN E MBRETIT.MIRPO AI ASNJEHERE NUK E MORI DOT VESH SE PERSE SALI BERISHA E PERZURI SA ZBRITI NE TOKEN SHQIPTARE ME 1993, NUK MORI VESH SE PERSE PATI SHUME PERIPECI QE JA SERVIREN POLITIKANET NE PUSHTET TE ASAJ KOHE.AI NUK MORI VESH DHE NUK E KUPTOI SA ISHTE GJALLE EDHE PERSE PO KETA POLITIKANE MBAJTEN QENDRIM NDRYSHE NE VITET E FUNDIT TE JETES SE TIJ ( PESHTYMEN E HEDHUR NDAJ MBRETIT ,PO E LEPININ ).AI NUK MORI VESH DHE ZENKEN PER FJALIMIN MIDIS KRYEPRLAMENTARES TOPALLI DHE KRYBASHKIAKUT BASHA DITEN E CEREMONISE MORTORE ATE DITEN E FUNDIT !!! AI NUK MORI VESH DHE AS QE E KA PER TA MARRE VESH SE CILAT JANE QELLIMET INTRIGANTE TE SALI BERISHES NDAJ TRASHWGIMTARIT TE FRONIT MBRETEROR TANI DHE NE TE ARDHMEN. SA PIKPYETJE MBETEN PA PERGJIGJE.LE T’JA LEME KOHES.

  12. ylli i shamunaqes says:

    Ec o pirdhu ti Arberesh, Balla e thote qarte, qe Leka e pati ters qe diten qe lindi, dhe e nxjerr qarte ne artikull, baba katunar i zgjut po pis burre, shoket e babes te gjithe pisa, njoni me zaberhan se tjetri, mami kumrije prej Hungarije, shpine s’e mori vesh asnjehere se ku e kishte; ta pret mendja qe Leka i shkrete cyryk do dilte. Te vetmen peshe politike Leka e pati kur iu afruan politikanet shqiptare, te gjithe bira kurvash te rrahur me vaj e me uthull (Sala, Tos Qorri, Lir Meta + Monika) dhe u munduan ta perdornin. Me shume se politike, kjo historia e Lekes eshte historia e njerit qe i shkoi puna mut qe diten kur lindi. I rrofshin florinjte e babit qe hengri rrugeve te botes dhe pronat e pamerituara qe ia dhane keta leckat qe kane sot ne dore Shqiperine.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Hahaha

  13. Albert says:

    Mbreteria simbolizon dhe personifikon dinjitetin o njerez!!! Ne shqiptaret duam “Suden”,kjo tashme nuk ka diksutim.Qe do te thote se ne idhujt i kerkojme dhe i gjejme tek ai takem mashtruesish qe na ushqejne iluzione!!! Realiteti i sotem shqiptar eshte kazino-kapitalizem! D.m.th fito pa djersitur!
    Diten kur Leka Zogu u percoll per ne varreza,ne ceremonine e organizuar,media(lexo koburet mediatike) kishin merakun te “pasqyronin” pjesemarrjen e “autoriteteve” dhe “personaliteteve”!!! Ne asnje media nuk u pasqyrua pjesemarrja e njerezve te thjeshte! Askush nuk u drejtoi nje pyetje njerezve te zakonshem se nga vinin dhe perse ndodheshin ne ate ceremoni. Sepse,e verteta eshte se pjesa dermuese e te pranishmeve ndodhej aty,vec respektit,edhe si shenje proteste dhe mospajtimi me kete klase politike. Populli eshte busull. Nuk gabon asnjehere. Duke respektuar Monarkine si MODEL QEVERISJE, njerezit respektojne modelin qe GARANTON rend,ligj e rregull,prej te cilave buron MIREQENIE dhe DINJITET!!!
    Pra,duhet pare pertej mjegulles qe perhapin tellallet e mafias. Asaj(d.m.th mafias) nuk i intereson e verteta!…

  14. saviaano says:

    Balla thote : Prehu i qete Naltmadhni.
    Se ku e gjen kete naltmadhnine nuk e kuptoj. Nje corbe e tere e gatuar mu ne mes te Tiranes IDIOTE. Po me ke do te rreulloje muhabetet Sokol Bala se kuptoj.
    Me cfare shkrua Koli eshte vetem nje keshille e asgje me shume. Nuk duhet besuar e lexuar asgje ne mediat shqiptare sa kohe ketu mendohet se ka vetem idiote e qorra.
    Jemi gjalle e jemi moshatare te Lekes. Pra nese dikush do te na genjeje sot gjithkush mund te gjeje mjaft gjera per cilindo e jo me per Leken.
    Ai ishte nje femije i ish mbretit Asgje me shume.
    Si te tille kemi plot te tjere . Ishalla nuk turren dhe ata te kerkojne cfare etrit e tyre te rene nga fiku te na kerkojne LAVDE. ZOT na ruaj.

  15. ilir says:

    Me shume se NALTMADDHNIA i Kol balles ka ber c do emigrant vec e vec qe i ka kercyer Skafit me dhjetra here e ka care permes detit , e me fitimet e tij ka mbajtur frymet e familjes se tij , ne mos ka bere me shume, se sa Leka Naltmadhni i cili kur erdhi na solli ca arme TROFE E RELIKE per te na thene SHEEEEET ! se ndryshe ju VRAS.

  16. shqiponja says:

    Me vjen keq qe njerezit nuk arrijne te kuptojne stilin elegant te Sokol Balles. Me sa duket masa e gjere do te degjoje qarte se ‘ky eshte i keq’ ose ‘ai eshte i mire’.
    Rrituni more njerez se gjerat nuk jane bardh e zi apo e mire e keqe, por ka edhe ngjyra e nuanca sic ka edhe figura komplekse qe nuk mund te pershkruhen thjesht si njerez te mire apo keqinj!

  17. Cakalli7 says:

    Shqiperia eshte Republike zoterinj, ju jeni mesuar ti shqyeni dyert e mbyllura duke perdorur arkivole, po deren e mbreterise po e hapet ndonjehere keshtu kini parasysh se nuk i keni te gjithe shqiptaret me vete, edhe ushtrine e cilitdo te keni me prapa nuk do ta keni te lehte te imponoheni.

  18. Cfare Ndodhi? says:

    Sokol, me gjithe respektin per ty, c’pate ti plako me kete?

    Cfare dashurie per atdheun? Ku shfaqet dashuria, duke sfiduar ligjin dhe duke dashur me cdo kusht te marresh nje gje imagjinare qe babai tradhetar dhe hajdut e la me vullnet te lire?

    Edhe sikur ngjarja e 97-es te mos ishte grusht shteti, shteti ka ligje! Cfare donte ai me pistolete? Kur ai nuk respektonte ligjet e shtetit, cfare te ben ty te mendosh se do bente te miren ai?

    Tjetra, si qenka Ok kjo puna e ‘arsenalit te armeve’? Po mua pse s’le lejohet arsenali im, por quhet i paligjshem? Atehere mos beni gam-gam per barazine para ligjit, etj, etj. Ai vetem ka sfiduar ligjin dhe shtetin Shqiptar.

    Vodhen pasurine e popullit dhe pronat. Kaq. Te tjerat jane llafe qe nuk vertetohen dot. Jam shume i zhgenjyer nga analiza jote ne kete rast.

  19. PARAK says:

    Cdo njeri ka ditet e tij te mira ose te keqija, ditet kur ndjehet i kthjellet e i hapur dhe disa te tjera kur eshte i turbullt, sentimental apo i qarravitur. Ne keto rastet e fundit, mund te ndodhe qe dikush, edhe kur eshte figure publike e me nje fare reputacioni, si ndo zot Z.Balla, nen ndikimin e disa faktoreve e streseve teper intime e spirituale, te revoltohet me vehten, me shoqerine, me atdheun dhe me historine. Dhe te vendose te beje harakiri! D.m.th. te nxjerre zorret e veta perjashta, per me teper publikisht. Dhe, mjerisht, jo me ato thikat speciale qe japonezet e hershem i mbanin per kete pune, por pikerisht me mjetin e vetem te jeteses qe ka ne dispozicion:publicistiken!
    Vetem se duhet ti kujtojme Z.Balla dy gjera shume te rendesishme.
    Se pari, rropullite e tua duhet ti mbash brenda, sa kohe qe je ne publik. Ti mund te besh harakiri kur te duash ne intimitet, por jo ne publik i cili nuk ta ka borxh te qelbet me eren e pamjen e rropullive te tua.
    Se dyti, nese frymezimin per reflektimin tend e ke marre nga qendrimet e Fevziut dhe Berishes ndaj “Naltmadhenive” Zogolliane, duhet me pare te kishe pyetur vehten pse e ben kete Fevziu dhe pse Berisha. Dhe nese, pas kesaj, do te gjeje interesa pronash e testamentesh, akte e marrveshje per njohje apo kthime pronash “mbreterore” te blera apo te ndertuara atebote me financa publike apo hua shterore, me kusht dhurimin apo tjetersimin e disa prej ketyre pronave ne interes te firmetareve te ketyre kthimeve apo ne interes te grupeve te tyre te biznesit, athere duhej te mendoje: Po une, cfare fitoj nga kjo maskarade,nga ky prostitucion publicistik ku e quaj askushin “Naltmadhni”, vetem se i ati i tij u be mbret me bajonetat serbe, vrau patriotet e vertete shqiptare kudo qe mundi, la ne balte popullin e tij dhe ja mbathi me thesarin e vendit jo per ta ruajtur ate, por per ta bere rrush e kumbulla per familjen e tij, ku perfshihej edhe ky sharlatan, Leka Zogu, qe nuk beri per vendin e tij as sa emigranti ekonomik me i thjeshte shqiptar, kudo qe shkoi, por jetoi me parate e vjedhura nga vendi i tij fukara. Jo, me fal, akoma me shume. Qe gjithe jeten enderroi dhe komplotoi qe, si i ati, me bajoneta te huaja te pembyste qeverine legjitime te vendit per fronin e tij, ne emer gjoja te antikomunizmit.
    Nese ju zoti Balla, jeni ne dijeni te ketyre allishverisheve te Fevziut e Berishes per prona e trstamente dhe keni pare apo shpresoni te shihni ndonje therrime te bjere ne tavolinen tuaj, aferim dhe hallall te qofte. Te pakten harakirin nuk e ben nga budallalleku, nga padija apo humori i keq i dites qe ke medituar per ata sharlatanin qe na la.
    Por, nese e njeh historine reale te Shqiperise se Zogollit dhe historine reale te qendrimeve Berisha-Fevziu & CO per intresa te pronave, pushtetit dhe jo vetem, athere ju zoti Balla, mund te kishit shkruar nje artikull apo edhe nje liber, te ndryshem nga kjo pacavurja qe ke paraqitur ne kete gazete. Per me teper, mos prit qe Fevziu te na beje ndonje liber per Zogun ku te tregoje se si erdhi ne pushtet me bajonetat serbe dhe si u dhuroi atyre Shen Naumin, si i organizoi vrasjet e patrioteve shqiptare dhe si e vodhi floririn dhe si e beri rrush e kumbulla neper bote bashke me te birin etj, etj. Jo, Fevziu nuk eshte budalla. Por ju Z.Balla, mund ta beni nje te tille. Titullin e ke te gatshem : Satrapi Zog. Ose thjeshte: SATRAPI. Cdo shqiptar do ta kuptoje per ke e ke fjalen. Ne kete liber mund te fusesh pa kufi cdo lloj vleresimi per kontributin e SATRAPIT ne konsolidimin e Shtetit Shqiptar pasi, eshte e vertete, se asnje autokraci/diktature nuk ben dot pa nje shtet te konsoliduar. Ky makiazh nuk ka per te ndryshuar dot portretin e skalitur te SATRAPIT. Pasi ndryshimi ndermjet nje SATRAPI dhe nje shtetari nuk eshte thjesht tek konsolidimi i shtetit, por se pari se ne sherbim te kujt eshte shteti dhe se sa populli perfaqsohet te shteti. Kjo edhe perben legjitimitetin e shtetit.
    Dhe, se fundi, nese cfare ke shkruar, perfaqeson vertet opinionin dhe vleresimin tuaj te ndershem dhe pa interesa per Leka Zogun, athere une e respektoj te drejten tende te ndash me publikun kete opinion sic edhe respektoj dhe u bashkengjitem komenteve jo edhe aq miqesore qe ky publik ka rezevuar per artikullin tuaj.
    Ne fund te fundit, SATRAPI mbetet SATRAP, pavaresisht korteve dhe makeup-it te Fevziut dhe tuajave Z.Balla. Ashtu sikurse, Berisha mbetet fatkeqesia e demokracise dhe e kombit shqiptar, pavaresisht perjargeve te Fevziut tek Klani i Frangajt apo paraqitjeve te Balles tek Topi nuk dihet me se i kujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. D
    DR MAXWELL

    Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash 500,000 USD dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshkën tuaj. Emri im është DOKTOR MAXWELL jam konsulent neurolog ndërkombëtar në Spitalin BILLROTH. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe Kirurgjinë e tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator të gjallë dhe përkatës. Ne jemi të vendosur në Indi, Angli, SHBA, Malajzi, Australi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 447463920079 Telegrami: 447463920079 Përshëndetje, DR MAXWELL .PHILIP. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.PHD.CDC .Neurokirurg.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje