“Mëkati” i Edit

2 Dhjetor 2011, 21:16Blog TEMA

Nga Imer Mushkolaj

Si t’i kuptosh kosovarët që e pëlqejnë Tiranën, por nuk e duan Edi Ramën? Kryeqyteti shqiptar nuk mund të paramendohet i tillë çfarë është pa Ramën. Pavarësisht se kosovarët nuk ia falin “mëkatin”: ai është i majtë!

 

Vetëm një herë kam shkruar për Edi Ramën. Para gati një dekade, kur Tiranës moçal dhe të pashpresë, ai nisi t’i japë një pamje tjetër. Atëherë Ramën e shihja më tepër si artist. Një njeri plot zell e kreativitet, që po bënte diçka të pamundur, diçka që paraardhësit e tij as që e kishin menduar se mund të arrihej ndonjëherë.

Ata kosovarë që e kanë “zbuluar” Tiranën së voni, as mund ta sjellin ndërmend se si ka qenë ajo në kohën e qeverisjes nga kryebashkiakët demokratë. Nuk mund ta paramendojnë lumin Lana si një kanalizim të madh, plot kutërbim e fëlliqësi, nën urat e të cilit ofrohej edhe seks “ekspres” për pesë mijë lekë të vjetra! Mos të përmendim gjurulldinë me lokale të çdo lloji në Parkun Rinia. Tirana atëbotë ishte një katund i madh, pa as M’në e metropolit. Sot është ndryshe, krejt ndryshe.

Kur pata shkruar për Tiranën e Ramës, isha i zhgënjyer, siç vazhdoj të jem me Prishtinën. Ndryshe nga Tirana, Prishtina tashmë është shndërruar në një qytet pa identitet, në një qytet të shpërfytyruar deri në palcë. Atëbotë, madje as miq dhe kolegë të mi nuk ma falnin që po “lavdëroja” një të majtë. Disa edhe kishin të drejtë. Sepse nuk e njihnin Tiranën e qeverisur nga Sali Kelmendi e Albert Brojka, gjatë tetë vjetëve paraprakë. Mllefi nuk drejtohej ndaj Ramës, pse ai po përpiqej të bënte ndryshimin, por pse ishte i majtë.

Një budallallëk kosovar që vazhdon edhe më tutje. I gjenin edhe epitete të tjera, si “drogirash”. Madje, kur në kudër të fushatës denigruese kundër tij, oponentët politikë ia publikuan disa fotografi, të bëra në një plazh nudo, goditja antiRama arriti kulmin. Thua se në plazhin nudo është turp të fotografohesh pa rroba!

 

 

Tash dy dekada, të keqen në Shqipëri kosovarët e simbolizojnë me të majtën. Me komunistët. Me socialistët. Për vite me radhë, propaganda e Lidhjes Demokratike të Kosovës bëri që të majtët atje të shihen si monstrumë, ndërkaq i miri, i dituri, patrioti, demokrati ishte Sali Berisha. Madje, duke lexuar lavdet e thurura për “burrin e madh Berisha”, të krijohej përshtypja se Saliu ishte demokrat që kur kishte lindur në Viçidol të Tropojës. Kurse kundërshtarët e tij, “të kuqtë”, i sillnin vendit tana t’zezat.

Kosovarët ende nuk duan dhe nuk mund të pranojnë se gjithë lufta e UÇK’së në Kosovë u zhvillua në kohën kur në Shqipëri qeverisnin socialistët. Ndërkaq, me gjysmë zëri e përmendin si “socialist të mirë” vetëm Pandeli Majkon, edhe pse s’iu pëlqen hiç mbiemri që ai mban. As nuk duan të dëgjojnë se ishte edhe Edi Rama, që bashkë me Berishën e të tjerët krijuan forcën e parë politike antikomuniste në Shqipëri, por më vonë u largua pikërisht për shkak të mospajtimeve rreth çështjeve ideologjike me të.

Edhe për ngjarjet e vitit 1997, kosovarët fajësojnë të majtët. Harrojnë se ishte pikërisht Berisha, president atëbotë, i cili lejoi të lulëzojnë firmat plaçkitëse piramidale, që e katandisën vendin në luftë qytetare. Sepse, “Berisha është si na”, “e do Kosovën”, “është demokrat”.

Edhe tash, kur Rama erdhi në Kosovë për të promovuar librin e tij, shumë kosovarë me siguri e kanë pyetur veten “çka po don tash ky ktu?”.

Thuajse nuk është normale që Prishtinën ta vizitojë lideri i opozitës shqiptare, kushdoqoftë ai. Apo, mbase nuk ua mbush mendjen me mesazhet që jep, sepse janë mësuar me folklorizmat kumbues të Sali Berishës kur përurojmë fillimin e autostradës apo ndonjë kilometër të saj.

Rama kësaj radhe vizitoi Prishtinën në cilësinë e publicistit, si autor i një libri në të cilin ka përmbledhur gjithë punën e tij 11 vjeçare në krye të Tiranës. Me titull “Kurban”, libri rrëfen gjithë betejën e tij për Tiranën qytet. Kryeqytet. A thua çfarë titulli do të mund t’iu vinin librave të tyre kryetarët e Prishtinës? “Kurban” nuk do t’iu shkonte kurrsesi, sepse s’kanë sakrifikuar asgjë nga vetja për këtë qytet. “Urban” jo se jo. S’kanë lidhje me urbanen. Mbase do të duhej ta lexonin librin e Ramës. Pavarësisht se është i shkruar nga një i majtë, nga një socialist. Të shohin çfarë ka bërë dhe çfarë nuk ka bërë në Tiranë. Që nga fasadat shumëngjyrëshe të ndërtesave, nëpërmjet të cilave provoi të luftonte depresionin që kishte kapluar tiranasit, deri te projektet tjera më të mëdha. Sepse, nuk ka qenë fare e lehtë madje vetëm të provosh për ta ndryshuar një qytet si Tirana. Më e vështirë, pastaj, të ndryshohet.

Si për inat të Berishës, Rama qëlloi në Prishtinë mu për festën e 28 Nëntorit. Por nuk pati mesazhe folklorike, çfarë u dhanë me bollëk nga të tjerët. Zgjodhi të jetë ndryshe.

 

 

Kjo është hera e dytë që shkruaj për Edi Ramën. E di, do të ma thonë, po të mos e përmend, edhe punën e Çelësit të Tiranës që Edi Rama ia dha Goran Bregoviçit, një artisti të njohur ndërkombëtarisht.

E di, po ashtu, se do t’i nervozoj “të djathtët” tash, kur të them se mëkat më të madh se Rama me Bregoviçin, bëri Sali Berisha, që theu embargon për t’i ndihmuar me naftë një krimineli të njohur, po ashtu, ndërkombëtarisht – Sllobodan Milosheviçit.

38 komente në ““Mëkati” i Edit”

  1. Bahcevani says:

    Por edhe Rama eshte hera e pare qe perpiqet te nderroje opinionin e shqiptareve te Kosoves.Pra nese ata e marrin realitetin permes tv dhe demagogjise se shtetit shqiptar,atehere Rama duhej te perpiqej me shume per ta nderruar kete perceptim.Atje eshte pothuaj gjysma e kombit..

    1. Cakalli7 says:

      Ne shqiperi thuhet qe ka 4 milione shqiptare, ne kosove bere regjistrimin qeveria edhe i dolen 1.8 milione, ne mal te zi 33 mije, ne maqedoni 400 mije pra ne kosove nuk eshte gjysma e kombit por 1/3 nqs turqit e kosoves jane komb me ne.

      1. Gjergji says:

        Me mire me pak shqiptare, por te paster.

  2. preng sherri says:

    nuk mendoj qe eshte thjesht nje problem i shqiptareve ne Kosove,por dua te them eshte nje problem qe prek te gjithe shqiptaret kudo qe jane.
    Ky keqkuptim kunder njeri-tjetrit vjen pergjithesisht nga mosdija,nga mosnjohja e historise tone,nga keqkuptimet,dhe padyshim dhe nga percarja qe me dashje apo pa dashje shikohet dhe ndjehet sot ne cdo qelize te jetes shqiptare.
    Te merresh me emrat apo mbiemrat ne Shqiperi nuk te con askund.Ne shqiptaret harrojme shpesh faktin qe kemi mesuar te lexojme e te shkruajme shqip,vetem pas 1950 e ketej.Harrojme qe te gjitha fete qe kemi pasur gjate historise sone kane qene ne gjuhe te huaj,dhe me to dhe emrat dhe mbiemrat.Sot vihet re qe nje pjese e popullsise dhe pergjithesisht te nje niveli te ulet intelektual,pavaresisht nga origjina apo krahina,cilesojne grek nje person qe ka besim,emer te ndryshem nga ai,dhe keshtu me rradhe.Dua te permend nje shembull nga eksperienca jetesore ne qytetin tim,ku kemi qene te mbledhur nga te gjitha anet e vendit.Deri me 1990 quanin grek dhe me perbuzje pikerisht nje minoritar dhe asnje tjeter.Me hapjen e kufijve,pothuajse te gjithe u larguan per ne Greqi.Por cndodhi? vendin e grekeve e zune per nje pjese te caktur,te tjere qe ishin me afer kufirit me greqine,pavaresisht fese!!!! per te qare e per te qeshur.Dhe kjo histori,me nje pjese te caktuar te shqiptareve eshte keshtu.Per keta shqiptar eshte vetem i pasjellshmi,i paedukumi,ai me pamje jo fort te mire,ai qe nuk len gje pa be,e keshtu me rradhe. Ai i sjellshmi,i edukumi,qe di te sillet,vishet,qe eshte vertet shqiptar,keta kane deshire ta cilesojne grek,italian,apo ku di une.
    Fakt tjeter nga eksperienca tek ky forum.Kur nenshkruaj me emrin Preng,per komentusit e nivelit per te cilet po flasim,pavaresisht asaj qe them,jam spiun i Vatikanit,kurse kur jam prape une,por me nje emer mysliman,arrijne e me quajne dhe grek.Faji im kur shkruaj eshte se jam po aq anti-turk sa dhe anti-grek apo anti-serb.Por ,per kete nivelin ketu .kjo eshte e paparanueshme.
    Njohja e historise sone do na sillte shume te mira,pasi shikoj kudo qe shumica prej nesh nuk njohin asgje.Mjaft te ndalesh me emrat e vellezerve dhe motrave te Kastriotit,kane te gjithe emra ortodoks.
    Jane disa ikona ne kishat e ashtuquajtura serbe,ku pas korit te kishes , shihen nje mori plisash te bardhe,apo nje foto e vjeter e kishes ortodokse te Decanit,ku te gjithe banoret qe pergatiten te hyjne ne kishe jane te veshur me rroba kombetare shqiptare.Po ti dije keto fakte kjo pjese e jona,po te kete kush durim tju a shpjegoje,nuk do ishte keq.
    Nje fakt tjeter interesant eshte dhe historia e shen Vlashit.Te gjithe kemi degjuar per kishen e Lacit ,por pak kush din historine e shpelles se shen Vlashit qe ndodhet dhjete metra nen kishen katolike.Ky shenjtor eshte pikerisht ai qe i ka dhene dhe emrin kishes ortodokse te Durresit,i cili u zu rob ne Lac dhe ju pre koka ne Durres.Pa harruar dhe pranine ketij emri ne traditen katolike,apo festimin e shume festave te krishtere edhe ne fshatrat qe sot kane besimin mysliman.Pikerisht , sqarimi i ketyre fakteve,do ta bente me te kuptueshme,me pa strese dhe fanatizma jeten tone te perbashket dhe mbi te gjitha bashkimin.

    1. Gjon Kruja says:

      Z. Preng. Bene shume mire qe sqarone historine, se shumica nuk dine akoma te shkruajne shqip jo te dine historine.
      Emigranti
      US

    2. josjamujku says:

      Bravo Y.Mushkolajt dhe bravo Prenge!

  3. Annaliza says:

    Urime, me pelqeu shume shkrimi juaj, refleksion i drejte!

    1. fule says:

      Nje shkrim shume i mire qe shpresoj te ndihmoje ne krijimin e nje kendveshtrimi tjeter te pakten tek ata Kosovare qe kan nje fare intelekti

  4. katarakti says:

    Me njerez si Imeri bashkimi kombetar behet me shpejt se mund te mendohet. Eshte per te ardhur keq qe shumica e shqiptareve te Kosoves jane indoktrinuar kaq keq sa nga politika aq edhe nga feja. Edhe refleksionet e Preng Sherrit ia vlente t’i lexonje. Urime dhe pershendetje te gjithe shqiptareve pa dallime feje, krahine dhe ideje.

  5. Imer,nuk kam lexuar shume shkrime tuaja por ter them te verteten ne kete analize keni qene shume i sakte,pamvarsisht se dikujt nuk do ti pelqeje per aresye folklorike e politike te perziera shpesh here ne Shqiperi.
    Jam i sigurte qe ne Kosove nuk njihet mire jo vetem Partia socialiste e programi i saj por nuk njihen as perfaqesuesit e saj sidomos Kryetari i saj Edi Rama.Kjo i ka aresyet e veta por jo aq sa te krijohet urrejtje per te vetem se mendojne se vetem Sali Berisha qe ashte nga Veriu i duhet Shqiperise.E verteta ashte se Saliut ja ka pa sherrin jo vetem Shqiperia por edhe Kosova,shqiptaret e Maqedonise e Malit te Zi.Ai kudo ka krijuar perçarje mes shqiptareve vetem per te dale ai si “shpetimtari” ku ne fakt ashte krimineli i lindur dhe komunist i brumosur deri ne palce qe asgje nuk e ndryshon.Koha do ta tregoje se kiush ashte Sali Berisha, ka qene kunder luftes se Kosoves,kunder marrveshjes se Rambujes,ka fornizuar me nafte makinen ushtarake te Milosheviçit,shkaterroj Shqiperine dy here per 20 vjet etj etj.Kur te çduket nga pushteti do t’i merrni vesh mire krimet e tij.
    Imer te lumte per analizen dhe te uroj suksese ne pune !

    1. Bardhi says:

      O njerze te mire.Sa idhnak dhe partiak qe jeni.Kosovaret (shumica )nuk e perkrahin PS ,perkatsisht Edi Ramen,meqense jane te majte,e i majt ishte edhe Millosheviqi dhe PS e tij,ketu niset filli.Pastaj Paraardhesi i Edi Rames ne takimin me Millosheviqin ne Krete,pati thene se Kryeqyteti i Kosoves eshte beogradi,apo diqka te ngjashme.Nuk eshte Salo jo ndonje shqipetar i mire,ka edhe aji linjate dhe veprimet e tija te dyshimta,si furnizimi i Millosheviqit me nafte,Fazlliqi e ndonje tjetyer.Megjithat Europa dhe amerika jane me te dhena pas Salihut sesa pas Edi Rames,kjo nuk eshte kontestuese,andaj kosovaret per kete e perkrahin Salen me teper.Por Kosovaret duan njesoj edhe socialistet si pandeli majkon qe eshte pika e shqiptarit,por jo edhe ca Bollogordas qe ne shtepi flasin sllavisht,mos t’ja permendi emrin se me vie neveri.Pastaj Edi rama gjithmon e ka intensifikue luften kunder Berishes ku kosova kishte ndonje krize a veshtersi dhe ndoshta pa dashje e ka bere argatin e serbit.

  6. nje lab nga durresi says:

    JU LUMTE!Ndjehem mire me kete analize.

  7. tomori beratit says:

    IMER. Eshte hera e pare qe te degjoj e lexoj diçka nga ju.KOMPLIMENTE.Shkrim shume i sakte. Ne kohen e Albert Brojkes krybashkiaku i dyt i pd mbas nje fare sal kelmendi qe vetem vodhen e prishen e shiten çdo gje ne Tiran nje revist Austriake e cilesonte kryeqytetin tone si WC me e madhe ne Europ ku ne çdo cep te Tiranes ndihej vetem era e qelbur e SHURRES.Ja pra kjo ishte Tirana e udhehequr nga banditet e Pd dhe ishte EDI RAMA qe i dha kete faqe Europiane edhe pse jo ne ato nivele si simotrat e saja.POR duhet te thuhet se Edi Rama ka pasur gjithmon shkopinj nen rota,gjithmon nje person shum negativ ka penguar me dashje ne mos rindertimin e Tiranes dhe sala ne bashkepunim me kliken e hajdutet e tij per vite te tera nuk miratonin buxhetin e bashkis duke krijuar per bashkin situata vertet dramatike.Ky pra eshte Edi Rama ARMIKU i kosovareve dhe ky eshte SAL Berisha MIKU i kosovareve.Komentet e tjera nuk jane te nevojshme.Edhe nj here urimet me te mira per IMERIN

  8. Dyrrahu says:

    Zoti Mushkolaj,
    Shkrimi juaj ishte një realitet kohor, as nuk ishte i majtë e as i djethtë. Si kosovar që jeni duhet të kishit pasë guximin për të shkruar kështu sepse hijenat kanë zënë priten, janë kujdestarë dhe presin vetëm një gabim sado të vogël që t’i kërcejnë në qafë viktimës.
    Ju, zoti Mushkolaj, keni gabuar shumë që keni mbrojtur zotin Rama sepse majtistët jugosllavë nuk e duan majtistin shqiptar, e majtistë e nostalgjikë jugosllavë në Kosovë ka aq shumë sa nuk din njeriu ku t’i humbas. Ata që e mbollën urrejtjen ndaj gjysmës shqiptare ishin pikërishtë dy komunistët e kalitur në Kumrovc e Tiranë.
    Nuk e di se çfarë moshe keni, por në bazë të shkrimit po e kuptoj se jeni i pangarkuar ideologjikisht. Sikur kosovarët të merreshin me punët e tyre të përditëshme sigurisht që një ditë kishin kuptuar se zoti Rama nuk ngarkohet me profile partiake e ideologji, por me gjendjen ekzistenciale të popullit shqiptar. Aty ku është intelektuali patriot aty duhet të jenë të gjithë shqiptarët pa e shikuar fenë e krahinën.
    Kush e ndau dhe përçau popullin tonë dihet mirëfilli. Populli shqiptar edhe pse shtriu doren gjatë pajtimit të gjaqeve më 1990, ai u manipulua nga të ashtuquajturit demokrat. Dy palaqot menduan se do ta përvetësojnë tërë popullin me demagogjitë e tyre. Në Shqipri duhet ta pranojmë se populli atje është më i zgjuar sesa te ne në Kosovë ngase më shumë se gjysma e tij nuk e votojnë Sali Berishen. Kurse ne në Kosovë akoma e ruajmë farën e krimbur në mendjen tonë, të cilën na e mbollën Rugova me Berishen.

  9. kukuleci says:

    Ju pershendes zoti Mushkolaj,ky opinion i keqe i krijuar nga kosovaret per jugun e shqiperise, eshte nje fatekeqesi e madhe per shqipetaret,kjo ndaresi eshte fabrikuar nga shpellari Sali.Une qe po shkruaj jam nga jugu dhe e njof mire opinionin e asaj zone, shpesh na akuzojne si grekofone, me vjen per te qeshur, kjo eshte nje lloj si kur tu thuash kosovareve serbe.Gaboheni zoterinj, qytetari me i lik ne jug eshte me patriote se shpellari Sali.Barbarit e grekut ndaj jugut kane qene me te renda se sa barbarit e sebit ndaj kosovareve.

  10. Alqi says:

    Ju pershendes dhe ju uroj per kete shkrim.Nuk është mbrojtje per Ramën ,por një perpjekje e sinqertë per te dalluar te vërtetën ,nga gënjeshtra,te bardhen nga e zeza ,mashtrimin nga sinqeriteti ,ndryshimin nga pseudondryshimi.
    Një shkrim që mendoj se do të pasohet nga qëndrime dhe vlerësime të ngjashme së pari prej intelektualëve kosovarë e gradualisht me syçeljen dhe realizëm edhe prej të tjerëve.
    Ky shkrim i z.Mushkolaj eshte nje kontribut atdhetar .

  11. gjoni says:

    O PRENG SHERRI shume mire ke shkrujte po nuk e di qfare lidhje ke me Preng Sherrin e vertete

    1. preng sherri says:

      Preng Sherri eshte personazhi kryesor tek FSHATI MIDIS YJERAVE i KOL JAKOVES,nje liber qe me pat pelqyer shume ketu e dhjetera vite me pare.
      pershendetje

  12. Bravo Mushkolaj! Analizë fantastike! Po të shtoja dicka në komentin tim , vetëm se do të zbehja ndoshta sipërshkrimet shumë të qëlluara të komentuesve të tjerë. Kam një dëshirë që të sqaroj dicka për ata që ndoshta nuk e dinë. Edi Rama i dhuroi celësin e artë Goran Bregovicit, ish pjesëtar i rok grupit më të njohur muzikor në Jugosllavi në vitet 70-ta Bello Dugme. Për ata që e njohin historinë e këtij grupi , kujtojnë se ky ishte i vetmi formacion muzikor në ish Jugosllavi, i cili këndonte këngë shqip në ato vite të vështira për kosovarët. Kënga shqipe rroka mandolinën ishte bërë pjesë kryesore e repertorit të tyre para qindra mijëra shikuesve dhe dëgjuesve në të gjitha republikat jugosllave dhe më gjerë. Kjo është dhe një nga arësyet që Edi Rama i dhuroi celësin këtij këngetari të njohur evropian.

  13. Agroni says:

    Bravo Prenge SHerri,jo per mbiemerin,por per penen dhe mendjen e ndritur qe ke. Shiko çka ndodhur ne vendlidjen time gjat regjimit te shpellarit Sali.Keto qe po them une jane shume te thjeshta per tu verifikuar me kompjuter.Tepelena te pakten qe nga koha e Ali Pashes dhe deri sa u mbyllen institucionet fetare vetem 2fshatera e gjysem kane qene ortodokese te tjerat kane qene bektashi. Ne kohen e shpellarit Sali na kane mbire si kerpudhat kishat 2 ne qytetin e Tepelenes dhe nje ne Memaliaj, jam çuditur kur i kam pare ne iternet, si dhe nje ne gryken e kelcyres ne kujtim te varreve te grekerve,ngjitur me fabriken e ujit trebeshina te Argites se Saliut.Para viteve 60 Tepelena ka pasur nje istitucion fetar tek perralli i Dermihanit qe une e kam pare me syte e mi qe quhej teqia e Dermihanit,ndersa ne Memaliaj s’ka egezistuar fare qyteti keshtu qe si do kishte istitucione fetare por ne krye te qytetit ka egezistuar fshati Memaliajt ku ka pasur dhe ka dhe sot e kesaj dite teqen e saj.Çfar emer tu vesh ketyre veprimeve,domosdoshemeri se jetokan dhe minoritare qe sjam kundra por te ringrihen dhe istutucionet qe kane qene,imponim per ortodokesi,apo perça e sundo,apo shite e fito.Une nuk jam historian, as avokat por po te verifikohen do dalin ca te verteta te pista si puna e detit te shitur.

    1. preng sherri says:

      Agroni
      cfare te thuash! fjalet e teperta jane fukarallek.Ajo qe mendoj shpesh nuk eshte se pse nje apo disa persona veprojne kunder vendit te vet,keto kane ndodhur ne cdo vend,por ajo qe me ben pershtypje eshte se me keto ide,veprime te kuislingeve te sotem,po pajtohet nje pjese e madhe e kombit,madje nje pjese e quan patriotizem.
      Nuk e di se cduhet te ndodhe per te na shpetuar nga ky kanibalizem.
      pershendetje

  14. sali says:

    Niveli i shumices te kosovareve eshte 500 vjet mbrapa .eshte ne ate kohe kur drejtonin te paret e fiseve shpellave ndaj eshte normale qe te pelqejne shpllarin Sali .Sepse njerezit me kulture aty duken si te pa fe .e cte mire do kete shqiperija po u bashkua me kososven vetem se do ti shtohen me shumice injorantet qe asaj si mungojne

    1. aliko says:

      E sakte eshte me se e vertete, keta kosovaret shumica jane aq te leshte sa dhe kur ja tregon me ze dhe figure qe Sali Berisha ishte kunder Rambujese keta thone seshte e vertete, edhe kur sala takohet me Bullatovicin dhe u thote qe kryeqyteti i kosoves eshte Beogradi keta qenie te trasha prape sduan ta besojne kete te vertete. Edhe kur Amerika dhe gjithe Europa i vune embargon e naftes makines ushtarake Serbise ishte firma SHqiponja e Ministrise se Mrojtjes se Saliut qe theu embargon dhe furnizonte me nafte Serbet. Ci do keta lesh te trashe. Edhe kur i madhi Rexhep Qosja po mundohet ti tregoje me fakte antishqiptarizmin e Berishes perseri keta lesh njerez nuk besojne.
      Me fatkeqja eshte fakti qe kosovaret besojne se jugu io shqiperise nuk i don kosovaret. Perkundrazi jugu ka aq nevoje per bashkimin e kombit qe te evitoje orekset e greqise. Kombi i bashkuar eshte me i forte.
      Verehet nje ndasi musliman e te krishtere. Sa per dijeni hapni veshet o kosovare. Ne shqiperi per hir te se vertetes nuk ekzistojne hapesira te ndara cilesisht me muslimane apo te krishtere. Rregjimi ateist 50 vjecar pati pa dashur vetem nje ane te mire ate te unifikimit fetar. Ne 50 vjet jane perzjere ne martesa me breza muslimane e te krishtere, camer e kaur vlonjate e tropojane. Une jam i krishtere dhe gruan e kam me origjine muslimane. Femijet e mi cfare jane? Sigurisht qe jane shqiptare. Une jam nga jugu dhe kam plot niper e mbesa e lidhje gjaku ne malesi te Gjakoves. Ne jemi te gjithe shqiptare dhe feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    2. Arben says:

      Qe je nje injorant (per mos te vene ndonje epitet tjeter )kjo duket sheshit , por te pakten mos u mundo qe me injorancen tane te mundohesh ti krahasosh te tjeret me veten. Shqiptaret e kosoves jane aq te menqur sa individeve si puna jote nuk duan e nuk mund ta dine….!!! Para se ti gjykosh per shpellare meso me pare te shkruash mire shqip o sali.

  15. sali skifteri says:

    Si ju intelektuale largpames Kosova ka nxere shume ,ju pergezoj per shkrimin,jetoj ka shume vite ne emigracion ,kam takuar shume shqiptare prej Kosove dhe te them te drejten ,shumica e shikojne me mos besim te qenit udheqes ne shqiperi te nje feje tjeter.Kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe mbodhi Saliu me Ibrahim Rugoven te keqen ne Shqiperi e indetifikonin me ortodokset te cilet nuk jane per shqiperine por vegla te Greqise. Por historia flet ndryshe Berisha ka shume eresirre ne jeten e tij politike keto njezet vitet e demokracise.koha do ta provoje…

  16. shkodra says:

    z, mushkolaj shkrim i paster dhe i drejt,shkelqyeshem…

  17. gentian says:

    o njerez injoranta,sali berisha rrezikoj karrieren e ti per nji kosove te lire,viti 1997 nuk ishte e restesishme por ishte e planifikur nga nderkombetaret dhe qeveria e djathte,tjeter gje eshte se si e shfytesuan socialistet situaten e futen shqiptaret ne vllavrasje qe vashdon deri ne ditet e sotme…dhe nji gje tjeter ishte populli shqiptare qe i priti e i ndimoj kosovaret e jo qeveria socialiste sic mundohet majko ta quaje veten si patriot,sepse qeveria socialiste nuk kishte kontrollin e policise e as te ushtrise ne veri por duhej te merrnin leje tek bandat e tyre qe te vinin per vizite ne veri…..

    1. Gjon Kruja says:

      Me fale o Gentian por qenke njeriu me mendje shume te gabuar dhe po behesh qesharak me ate 97. E kam hequr ne kurriz 97 une dhe gjthe shqiperia dhe e dime mire se kush e bere ate katrahure, ai sali krimineli qe nje pjese nga te kallepit tend e quajne patriot. Ai eshte varremihes i Shqiperise, bashkepuntor i vjeter i sherbimit sekret serbe dhe i shume agjensive te tjera te huaja. Vetem tek ne Shqipetaret tradhetaret i quajme patriota dhe patriotat i quajme tradhetare. Po deshe ti numuroje me radhe bemat e sali kriminelit.
      Pranimin e Janullatosit, Ligjin komunist te ndarjes komuniste te tokave bujqesore, perdhosjen e varrezave te fshatit Kosine te Permetit nga Greket me lejen e Sales; Ngritjen e kryqit grek mbi varret e fshatit Boboshtice, deklarimi kunder marrveshjes se Rambujese,(lexo librin e Ollbrajt); Furnizimin e Miloshevicit me karburante ne kohen e luftes kur bota i kishte vene embargo;firmat piramidale qe shkaterruan Shqiperine dhe imazhin e saj ne bote dhe kur FMN e paralajmeronte per mbylljen e tyre ai deklaroi se keto jane dallandyshja e demokracise, Vjedhjen e hapur te votave ne 1996 dhe me vone( kame qene vete antare komisioni ne nje qender votimi ne shqiperi) ne cdo zgjedhje lokale me gjere. Do me per salennnnn, vrasjen e Azem Hajdarit, do me per salennn.. dhuraten qe i beri grekut …gjirin e bukur te Sarandes.. do me per “patriotin” tend Salen.
      Keto besoj se i di ti, por me qene se te gjithe shkruajne me pseudonime, ti mund te jesh bashkepunetor i afert i tij dhe bene punen e paguhesh si spiun.
      Emigranti
      US

      1. preng sherri says:

        ke te drejte kur permend zgjedhjet e 96,sepse ajo i dha shkas shkaterrimit perfundimtar te vendit.
        Votimet thjesht ishin te turpshme,ku ne mjaft institucione shteterore,punonjesit i kane drejtuar dhe udhezuar te votojne si bagetite.Me ka ardh turp ate dite per cfare ndodhi,por eshte e verteta.
        Kjo eshte dhe nje nga elementet qe ka detyru shume te rinj qe kane mbaru shkollen,ti thone MJAFT qendrimit ne ate vend.

      2. gentian says:

        Gjon Kruja,nuk eshte fai im qe injoranca juaj nuk ju lejon te mendoni me mendjen tuaj por flisni me fjalet e liderve tuaj qe nderrojne cdo 5 vjet,sepse kete mbrotje i keni bere edhe nanos e ilir metes sepse kaq kapacitet keni,kurse sa i perket 97 mjafton ta futesh pak mendjen ne pune ne qoftese keni,te pyetesh veten si ka mundesi qe eshte gjithmone sali berisha i perferuari i nderkomtarve dhe te gjith atyre shteteve qe ndimuan ne clirimin e kosoves,si cka mundesi se cdo evend positiv ndodh ne kohen e sales si,marrveshja e stabilizim asocimit,nato,liberalizimi i vizave e shume te tjerave,sepse nderkomtaret jane te vetedishem se e majta shqiptare djejtohet nga njerez dashakeq te kombit shqiptare,njafton te hysh neper gazeta qe mbeshtesin opozinet lexon vec fyerje rraciste e krahinore kunder veriut e kosovarve,,sepse kaq ka kapacitet mendja juaj e semure si puna jote..

        1. Gjon Kruja says:

          Mendoj se eshte harxhim kohe te merresh me nje person si puna juaj , kurre ne asnje vend nuk kam shprehur dhe nuk gjene qofte dhe nje fjale te vetme veri -jug ne keto shkrime nga mua. Ai qe i fryn kesaj daulleje urrejtje veri jug eshte bastard dhe i paguar nga armiqte tane shekullor. Vendi jone eshte aq i vogel sa nuk mund te caktosh ne hapesiren boterore apo europian apo dhe ballkanike se ku eshte jugu apo veriu. Eshte marrezi dhe krim te zeme keto fjale me gojen tone. Zoti i mallkofte ata qe shkruajne dhe i fryjne zjarrit te urrejtjes krahinore. Une shikoj ate qe Shqiperine e ka zene per gryke nje kaste qe po pasurohet duke shitur interseta kombetare. Kures ti ore Gentian qe ke emer shume te bukur, nqs nuk eshte pseudonim, mendon si tribal ( fisnor) je akoma ne epoken e vilajeteve, kur shqipetaret ishin ndare ne shtate vilajete nga perandoria Osmane qe shume te kallepit tuaj kane nostalgji akoma.
          Me respekt
          Emigranti
          US

  18. Frank says:

    Me pelqen shkrimi juaj zoti Mushkollaj ! Shume real dhe llogjik ! Ju pergezoj !!

  19. Lil Toronto says:

    Uroj te shtohen Mushkolajt ne Kosove.

  20. adriatik says:

    Tmerri i atyre qe arratiseshin ne kohen e enverit ishte se kosovaret do ti kapnin dhe do ti kthenin pull poste ne Shqiperi. Se kosovaret e kan dasht shum bac enverin.

    Ndersa sot ata duan sali ram berishen. Edi eshte ortodoks dhe ky eshte mekat i pafalshem.

    Po ato se dine qe rama vetem fetar qe nuk eshte.

  21. i shipnis says:

    Injorantet nuk harrojn;
    1.Mbylle edepzes,keta jan vellezerit tane.1944[dy dit Shqiperi]
    2.Valimi i flamurit grek dhe tre gishterinjt ne qytetet e jugut[arsyetoni tani si te doni]1997.
    3.koridori 8 1997-2005 [qeverisja e majte]
    4.1997-1999[ndarjen qe na e keni ba ne Durres]
    5. Mos rrespektimi i figures me te madhe shqiptare qe ne te njejten koh i bjen edhe mos rrespektim i popullit tone,fjala eshte per te madhin Ibrahim Rugoven, autori qe ne fjalen e pare rreshqet.
    6.I madhi Regjep Qosja kufirin e ka kaluar me dimi[fjale e jona]`1999.
    7.Kur e permendeni Hamz Kastriotin qellimisht nuk mund ta lakoni emrin e Mojsi Golemit.
    8.Kur flitni per M.Zog [ka ardhur ne pushtet me ndihmen e serbeve ] nuk thuani nje her se qeveria e demokratit Nol diten e par te marrjes se pushtetit e ka njohur qeverin bolshevike;diqka qe nuk perket me demokraci].
    9.Ju rrespektojm [jugun]aq sa ju nuk e kuptoni se jeni ber,,,,,,,,,vetem leket dhe politiken.
    10.Emrat tan Muhamet,Mahmut,Sherif………nuk jan shqiptare por nuk po kuptoj kur me emra Milo , Majko,Nano…. pse ju jini shqiptare e
    ne jo.
    11.2011.Kavaje.
    – Shqiperin duhet udhhequr vetem Labet sepse ata jan te dishem te shkolluar,trima.addhedashes,te kulturuar……
    -Kush e ka udhhequr nga viti 1945-1990.
    -Qenke i Sales me tha.
    12.Ku e fillova po e perfundoj.Te gjith ne ishim ortodoks na duhej dikush musliman.

    1. Gjon Kruja says:

      O ti i Shipnis….Flamur grek dhe tre gishta jane cfaqur por jo nga shqipetare por nga spiun grek,( pa tjeter ka spiuna, kjo dihet dhe ata keto situta shfrytezojne) sepse shteti u shkerrmoq nga veprimataria kriminale e firmave piramidale te lulezuara dhe te mbrojtura nga Sala nene parrullen” ato jane dallandyshet e para te ekonomise shqipetare”
      Ketu nuk ka vend per te luftuar midis njeri tjetrit por do vene gishti tek e keqja dhe lerini ato pallavra Veriu apo Jugu se kete duan armiqte tane dhe keto parrulla jane te nxitura nga keta armiq tane shekullore, greke dhe serbe. I lini ato parrulla bastarde…. krishtere dhe myslymane…. se Shqipetaret e vertete para kombit nuk vene asgje. Kuptoje o Shqipetare se asnje politikan nuk pyet per fe por vetem per karriken e bythes se tij.
      Me respekt
      Emigranti
      US

  22. dua says:

    po dhe skenderbeu vete ishte ortodoks dhe jo katolik, dhe dicka me teper ai ishte ortodoks dibran, dmth ortodoks i kishes serbe, dhe jo i kishes greke. ne librin e urdhrit kavaleresk te maltes thuhet qe skenderbeu ishte i vetmi ortodoks qe eshte bere pjestar i ketij urdhri ne te gjithe historine e tij. skenderbeu kur iku ne itali dhe luftoi kunder anjuve dhe u be aleat i spanjolleve, nuk e beri thjesht per shoqni. e beri sepse familia angoini ase shqip anju, ishin te sakralizuar nga papa si mbajtes te tronit te arberise. skenderbeu nuk ishte as katolik dhe as me gjak blu dhe nuk mund ta merrte tronin vecse duke i vene kushte drejt per drejt anjuve, dhe per te bere kete ai duhej te hynte ne lufte me ta. spanjollet kishin te njetat qellime si skenderbeu se donin te rimerrnin napolin. por dhe kur anjute u munden papa nuk e pranoi pernjeher skenderbeun si princ i shqiptareve. sepse ishin dy familje te tjera katolike qe e kishin kete te drejte para skenderbeut. dhe keta ishin balshajt ose balsic, dhe topiat. topiat jane te vetmit familje 100/ qind katolike dhe shqiptare me gjak blu. dhe balshajt ishin me prejardhje serbe. bile nga fundi i 1300 balshajt ndryshojne fene nga ortodoks behen katolik per te pas te drejte mbi tronin e principates se arberise. ne fund papa konsakroi skenderbeun si princ te arberise sepse nuk kishte cte bente me, sepse ishte i vetmi qe po i bente rezistence turqve. dhe per ti mbyll gojen venecianeve, qe skenderbeun se donin fare dhe per ta sulmuar gjenin gjithmone arsyen qe ai kishte uzurpuar tronin, dhe qe ishte ortodoks. nderkohe qe venezianet vete ishin gati te lidheshin me turqit mysliman vetem per me heq qafe skenderbeun.gje qe e bene disa here. pas ndarje se perandorose romake, shumica e shqiptareve kane qene gjithmone ortodoks, ca me kishen e lindjes dhe ca me te kostantinopojes, po prap ortodoks kane qene. dhe kete duhet me jua shpjegu dhe kosovareve. sepse ata thone qe te gjithe ortodokset ne shqiperi jane grke. dhe jane te bindur per kete

  23. Bardhi says:

    Bardhi — 5 Dhjetor, 2011 në 12:27 pm

    O njerze te mire.Sa idhnak dhe partiak qe jeni.Kosovaret (shumica )nuk e perkrahin PS ,perkatsisht Edi Ramen,meqense jane te majte,e i majt ishte edhe Millosheviqi dhe PS e tij,ketu niset filli.Pastaj Paraardhesi i Edi Rames ne takimin me Millosheviqin ne Krete,pati thene se Kryeqyteti i Kosoves eshte beogradi,apo diqka te ngjashme.Nuk eshte Salo jo ndonje shqipetar i mire,ka edhe aji linjate dhe veprimet e tija te dyshimta,si furnizimi i Millosheviqit me nafte,Fazlliqi e ndonje tjetyer.Megjithat Europa dhe amerika jane me te dhena pas Salihut sesa pas Edi Rames,kjo nuk eshte kontestuese,andaj kosovaret per kete e perkrahin Salen me teper.Por Kosovaret duan njesoj edhe socialistet si pandeli majkon qe eshte pika e shqiptarit,por jo edhe ca Bollogordas qe ne shtepi flasin sllavisht,mos t’ja permendi emrin se me vie neveri.Pastaj Edi rama gjithmon e ka intensifikue luften kunder Berishes ku kosova kishte ndonje krize a veshtersi dhe ndoshta pa dashje e ka bere argatin e serbit.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje