Çmimet e produkteve ushqimore nuk do të ulen kurrë në Shqipëri, ashtu siç nuk po ulen çmimet e telefonisë celulare, të ilaçeve, të karburanteve etj. Janë monopolet që po e mbysin perspektivën ekonomike të këtij vend. Janë lidhjet e shumëfishta të interesave mes qeveritarëve dhe politikanëve në përgjithësi, të cilëve nuk u pëlcet shumë për shtresat e varfra të shoqërisë. Monopolet janë ato që varfërojnë shqiptarët, që nuk lejojnë konkurrencën e ndershme në treg, që nuk lejojnë uljen e çmimeve, që nuk lejojnë zhvillimin e prodhimit vendas etj, duke bërë të dështojë një bujqësi që reket më kot të ngrejë kokën në këtë vend.
Ku janë zonat e lira ekonomike, të cilat u folën e u përfolën gjatë këtyre 20 viteve, por që nuk u aplikuan kurrë?! Shqipëria ka mbetur një vend pa model zhvillimi, pasi askush dhe askund nuk po na tregon se cili model zhvillimi do aplikohet në Shqipëri?! Dihet vetëm se jetojmë në ekonominë e tregut të lirë, ku kaosi dhe zotësia janë në pushtet prej 20 vitesh. Kemi parë dhe kemi dëgjuar shumë për katër dragonjtë e Azisë, por asnjëherë nuk morëm për model një nga këta dragonj, të cilët kanë pësuar një zhvillim të madh ekonomik brenda një kohe të shkurtër.
Shikojmë Kryeministrin Berisha në udhëtimet e tij të fundit në Norvegji dhe Izrael, ku reket të tërheqë investitorët e këtyre vendeve në “parajsën e zhvillimit ekonomik të Ballkanit”. A thua se Shqipëria po kërkon të marrë si model zhvillimin e këtyre dy vendeve, pas 20 vjet hallakatje pa busull në një ekonomi, që jep shpirt, por nuk vdes. Nuk vdes se e vdekur është dhe nuk ka ku të shkojë më. E vdekur është pasi një ekonomi në zhvillim nuk matet me rrugët që po asfalton Qeveria me para borxh, por matet me nivelin e prodhimit të brendshëm, me nivelin e punësimit të të papunëve, që duhet thënë se është në nivele rekord. Matet me mbijetesën e biznesit të vogël, që është i mbytur në borxhe për shkak të listave pa fund, që zgjaten e zgjaten si autostradat dhe rrugët me para borxh të këtij vendi. Ku i ke zoti Kryeministër zonat e lira ekonomike, që na i premtove dhe i trumbetove me aq bujë gjatë këtyre viteve?!
Kjo do të thotë se juve nuk u interesojnë zonat e lira ekonomike, pasi në ato zona mund të fitojnë të gjithë, kurse pa ato zona mund të fitojnë vetëm rrethi juaj i ngushtë politik. Zonat e lira ekonomike nuk u interesojnë monopoleve, pasi pasuria do të shpërndahej në shumë duar. Zonat e lira ekonomike janë kundër monopoleve, janë kundër teoremës “Shqipëria një euro”, janë kundër babëzisë së pushtetarëve kushdo qofshin.
Nëse Vlora do ishte shpallur “Zonë e lirë ekonomike”, ku do të hiqeshin taksat doganore etj, jam i bindur se këtu do të shpërthente zhvillimi i pandalshëm i bumit ekonomik, e cila do reflektohej në mbarë vendin. Por jo, nuk është e thënë që të ketë zona të lira ekonomike në këtë vend dhe këtë shtet që quhet Shqipëri. Qeveritë shqiptare gjatë këtyre 20 viteve, as që denjuan të merrnin në konsideratë zonat e lira ekonomike. Askush nuk shkoj të merrte si model zhvillimi një zonë të lirë ekonomike në Hong Kong, në Tajvan, në Singapor apo në Koren e Jugut. Këta dragonj të Azisë patën një zhvillim të madh ekonomik për shkak të aplikimit në shumë zona të të ashtuquajturave zona të lira ekonomike. Shqipëria vazhdon te reket pa busull orientimi, por ecejaket e fundit të Kryeministrit në Norvegji dhe Izrael, nuk pritet të japin ndonjë impakt të menjëhershëm investimesh, ndërkohë që Europa është përfshirë nga kriza e thellë e eurozonës. Nuk kemi dëgjuar për ndonjë krizë ekonomike në Hong Kong, Singapor, Tajvan apo në Korenë e Jugut, madje edhe Kina vazhdon të zhvillohet me shpejtësinë e dritës. Modele zhvillimi ka sa të duash, por Shqipëria nuk ka përqafuar deri tani asnjë model të tillë?! Modeli i vetëm që ka përqafuar Shqipëria është; “Shqipëria një euro” ose thënë më shkoqur, “Tra-la-la zura një gal” dhe vetëm kaq?! Sistemi ekonomik që po aplikohet në Shqipëri është ai i kaosit total, ku përfiton më shumë ai që ka pushtetin, monopolisti dhe trafikanti, por jo shtresat e mesme dhe të varfra të popullsisë. Cilin model zhvillimi ka përqafuar Shqipëria në këto vite zoti Bode?! Vetëm atë, ku blihet shumë nga jashtë përmes dërgesave të emigrantëve dhe prodhohet pak nga brenda, çka do të thotë se, popullsia e Shqipërisë është në 95% të rasteve një shoqëri konsumatore, tregtare por jo prodhuese. Kjo ka bërë që papunësia të shënoi shifra të frikshme, ku pasurohet vetëm kasta e pushtetit dhe ajo e lidhur me pushtetin në një zhvillim diametralisht të kundërt me aspiratat e shqiptarëve për demokraci dhe mirëqenie. Ku i ke zonat e lira ekonomike zoti Kryeministër?! Përse nuk po vë në zbatim premtimin dhe propagandën tënde të disa viteve më parë për zona të lira ekonomike?! Cili është modeli i zhvillimit ekonomik që po aplikon Shqipëria zoti Bode?! Kur mendoni ju se qytetarët shqiptar do kenë nivelin ekonomik të Norvegjisë apo Izraelit?! Në cilat vite do të ndodhi kjo?! A na garantohet zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies në nivelet e Norvegjisë dhe Izraelit deri në vitin 2013?! A garanton politika ekonomike e Qeverisë tuaj rritje të të ardhurave për xhepat e shqiptarëve brenda këtyre viteve, apo në disa vite më pas?! Thuaju shqiptarëve zoti Kryeministër se, kur, në çfarë viti shqiptarët do të jenë të punësuar dhe me xhepat plot?! Thuaju shqiptarëve zoti Bode, se cilin model zhvillimi ekonomik ka marrë në konsideratë Qeveria juaj?! Thuaju shqiptarëve zoti Berisha, se përse keni hequr dorë nga zonat e lira ekonomike dhe përse nuk eksperimentohet një e tillë në Shqipëri?! Duket sheshit që shpresat për ndryshimin e situatës ekonomike në Shqipëri janë të zymta. Populli thotë; “Siç duken bathët, janë larg pashkët”.
fjala dhe koncepti MODEL EKONOMIK nuk duhet te lidhet e as te permendet ne nje artikull me kryeministrin Berisha.Jane dy gjera krejt te kunderta,si djalli dhe uji i bekuar!
Shkrim shum i goditur.Berisha po nderton ne Shqiperi Modelin e Mafies Italjane dhe te shkaterrimit kombetar.Kjo eshte sa e vertet aq dhe e dhimbshme.Shqiperia rrezikohet seriozisht dhe askush nuk do te na ndihmoje,se nuk jemi Greqia antare e BE…BERISHA PO NA DEGJENERON SI KOMB.
per fat te keq,kjo eshte e verteta.Kam te njejtin mendim.
Cfare modeli ekonomik mund te aplikoje shpellari? Ate te rrumpallizimit?
Do ta kishte me te lehte te mesonte kinezce sesa te kuptonte ndonje gje nga ekonomia.
Mbase e keshillon drej suksesit qorri Artan Hoxha, se ai ka nje universitet biznesi, te nivelit te larte shkencor.
Saliu i thote vetes se tij:Bjerini bjerini daulles,une dhe tarafi pasurohemi ju ala me fjale koti.
Psikologu
Shqipria vendi me i korruptuar ne bote.I mbyten fukarejt e keti vendi e nuk e cane kushe koken ja ky eshte shteti qe vjedhe kjo eshte opozita me te njejta vese edhe po e mori.