Prokuroria duhet të ndalë barbarinë ndaj ligjit në Qarkun e Fierit

29 Nëntor 2011, 22:52Blog TEMA

Nga Genc Llakaj

Si qytetar, si gazetar apo qoftë edhe si jurist, irritohem kur shoh dhe prek ngjarje, fati të cilave varet nga njerëz të pushtetit juridik apo atij të rrugës, nga kriminel apo gjysëm të tillë që përmes dorës së zezë të antiligjit “vrasin” drejtësinë. Irritohem kur krimi politik paravendos  fatin e votës së lirë,  kur krimi rrugës ushqen dhe mbështet korrupsionin e babëzisë kafshërore mbi shpinën e qytetarve apo kur krimi ordiner vret drejtësinë e bashkë me të edhe ata pak gjyqëtar të ndershëm siç ndodhi 2 muaj më parë mu në qendër të qytetit të Vlorës.

Kur përfaqësues të ligjit ligjin e injorojnë, shkelin apo deformojnë për interesa lekiste-maniakale. Irritohem kur gjyqëtarët  krimit i frigohen, e ushqejnë dhe shpesh herë e mbajnë në gji sikur  të ishte vet kushtetuta. Sinqerisht, është tmerr !  Logjikisht, edhe  çmenduri ! Por, për ironi të fatit tonë, parë nga këndvështrimi aktualitetit shqiptar, shkelja flagrante e ligjit duket si  hiçmosgjë dhe,  nga ana tjetër, unë që shkruaj si më i stonuari radhës. Fatkeqësi!  Për cilindo, ngushëllimi, në këtë rast, është solucion mbijetese! Në  këto kushte, pothuaj  dramatike, në këto rrethana, të frikshme, ku gjithçka ndodh sepse  interesat politike  detyrojnë kushtetutën dhe ligjin të mos bajnza, më lind e drejta, qoftë edhe vetëm si qytetar, të flas, të revoltohem madje të shpërthej.

Një rast i freskët, flagrant,  i paprecedent madje vulgar dhe vagabondesk saqë na vë në dilemë se mund të ekzistojë ndonjëherë një shtet ligjorë në Shqipëri,  është rasti i zgjedhjes së Kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier. Për ata që nuk kanë dijeni, sqaroj. Aktualisht, në Qarkun e Fierit ka dy Kryetar të Këshillit, njëri i zgjedhur nga votat e të gjithëve, në vendin e duhur , kohën ligjore dhe sytë e opinionit mediatik  dhe tjetri veç nga vota e kandidatëve të Partisë Demokratike, në një lokal privat, jashtë çdo afati ligjor dhe në sytë e sebebçinjëve të kësaj katrahure.  I pari i zgjedhur sipas ligjit të shkruar dhe i dyti sipas ligjit të xhunglës ku peshku pushtet ha peshkun e vogël, opozitë. Shumëkush ka të gjithë të drejtën, e ligjit dhe të zotit, të di se kush është Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier. A e gjen kush ? Askush nuk merr  guximin ta thotë fundin e kësaj barsalete. Nuk e ka guximin askush sepse të parin Kryetar (z. Vangjel Ndreka) e njeh ligji, por që ky ligj  bëhet nga të dytët e krimit që ligjin e fusin në xhep dhe i bëjnë gjëmën, e ndërsa të  dytin (z. Artur Shehu) e njeh një tjetër ligj,  ai i  krimit politik dhe nuk ka shans të mos e njohin të parët sepse mund të shkojnë , jo pak, por në ferr.

Ajo që ndodhet në mes, të ligjit ligj dhe të ligjit maliq, është ndërgjegjja qytetare e cila  ka rënë në gjumë, madje  ka marrë arratinë deri në kufirin e menefregizimit. Megjithatë, duke  e injoruar ndërgjegjen qytetare si të paralizuar  tashmë,  organi prokurorisë, do të pyeste dikush,  ku është?! A ka prokurori në këtë vend i cili  suponohet si demokratik e për rrjedhojë duhet të këtë ndarje pushtetesh apo garanci për ligjin ? Kam dyshim! Kam dyshim sepse edhe Prokuroria po hesht! Dhe  kjo lloj heshtje më kall  frikë ! Por, në mos ditëtë gjë, ja ku po ja them publikisht edhe prokurorisë, personalisht znj Ina Rama. Znj Prokurore, në qarkun e Fierit ka lindur, po rritet dhe madje me shëndet goxha të mirë  krimi politik !  Ju, duke qenë në pozita pushteti juridik dhe me aksesin ligjor të nevojshëm, mund  ta frenoni këtë krim të sipërcekur.  Cilin krim, do të thoshit ju? Krimin e  një politike mafioze, e një politike shterpë e aftë, kjo e fundit,  të gëlltis jo vetëm njerëz siç bëri me 26+1 të Gërdecit a me këshilltarët e Këshillit të Qarkut Fier, por e dhunshme deri në sekuestrimin e institucioneve të pavarura të pushtetit vendor. Duke respektuar profesionin fisnik të juristit, profesion që na bashkonë, dhe atë të gazetarit ju informoj mbi faktet  që ka prodhuar krimi kësaj politike të shëmtur në këtë Qark.  Në Qarkun e Fierit, lidhur me procedurën e zgjedhjes së  Kryetarit të Këshillit të këtij Qarku, Prefekti ka kryer një mori veprash  penale. Së pari,  ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (pikërisht nenin 142, pika 3, organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore).  I njëjti zotëri, fatkeqësisht me titullin që posedon, duke marrë guxim apo kurajo ndoshta nga  Lideri Partisë Socialiste për Integrim (sipas informacioneve të bazuara në fakte e të  dokumentuara edhe nga gazetarë si unë), ka arritur deri aty sa të pushtojë  një institucion si Këshilli i Qarkut Fier që sipas ligjit përkthehet; “Përvetësim i titullit apo Detyrës Shtetërore” (në rastin konkret atë të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier) dhe që në bazë të ligjit 246 të Kodit Penal duhet të dënohet me gjobë ose burgim deri në pëse vjet. Madje, me vulën e Institucionit të Qarkut, ky prefekt anadollak  ka firmosur dokumentacione  financiare që juridikisht i përkasin një tjetër personi-juridik dhe një tjetër institucioni-juridik.  Shpërdorim i Detyrës si Prefekt, në bazë të nenit  nr  248 të Kodit  Penal,  duhet të ndëshkohet, tashmë, me masën e burgimit  nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, sepse ky individ ka përdorur pozicionin e tij për afera të mirëfillta politiko-korruptive deri në interesa mafioze ordinere. Ky djalë “guximtar” , në sy të një opinion të tërë,  ka konsumuar,  ditën me diell,  edhe veprën penale të Kryerjes së Veprimeve Arbitrare (neni nr 250, Kodi Penal) për të cilën sipas legjislacionit shqiptar duhet të dënohet me gjobë ose burgim gjeri më shtatë vjet. Prefekti Qarkut Fier, me dashje ose nga zori politik, ka Penguar Ekzekutimin e Vendimit  nr 203, dt 17/ 11 /2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë, vepër për të cilën duhet të jetë  nën hetim, nga organi Prokurorisë, tash e shumë ditë, sepse kjo vepër  përbën kundravajtje penale që, siç e dini dhe ju, dënohet me gjobë ose burgim gjeri në dy vjet (sipas nenit 320 të Kodit Penal). Të gjitha këto fakte klithëse, veprat penale dhe veprimet arkaike të këtij Prefekti të papërgjegjshëm  nuk janë thjesht pjesë e interesit  apo shqetësimit tim si qytetarë, por janë asortimente të një kuzhine të helmuar nga krimi që duhet të dekompozohet shumë metra nën tokë  për të mirën e  demokracisë dhe shtetit ligjor. Aq më keq kur ky gatim kriminal, me zarzavate të shijeve shtetare-politike, është gjenerator i situatave  dramatike deri aty saqë ekzistenca e shtetit ligjor, qoftë  në nivelet e pushtetit vendor apo në gjithë republikën,  mua dhe atyre që mendojnë na duket si thjesht dhe vetëm një gallat tavolinash.  Le të shpresojmë te një mrekulli! Le të shpresojmë se dikush ka veshdëgjuar !

 

8 komente në “Prokuroria duhet të ndalë barbarinë ndaj ligjit në Qarkun e Fierit”

  1. beni says:

    Kete situate qe po ndodh me Kreun e Qarkut te Fierit e ka pare dhe e ka degjuar i madh dhe i vogel.
    Keto veprime (BANDITESKE)i shohim vetem ne vende ku zhvillimi dhe emancipimi i shoqerise eshte per te deshiruar, veprime te cilat na sjellin ne mendje ngjarjet e ’97-es, ku shteti ligjor dhe institucionet e tij ishin te rrenuara dhe u kishte rene ne dore, kjo drejtesi, disa individeve me precedente penal dhe e perjetuam te gjithe se sa MIRE drejtohej vendi.
    Te njejten klime po e verejme edhe ne Keshillin e Qarkut ne Fier, ku kemi disa INDIVIDE qe kerkojne te ngrejne struktura apo institucine PARALELE, sikur te ishim ne vendet e Afrikes apo vendeve, ku drejtesia nuk shikohet ne horizont dhe ku mund te behet kushdo, cfaredo qe t’ia kete qejfi, mjafton te rrahesh, te heqesh nga puna, t’i lesh pa te vetmin te drejte njerezore qe eshte E DREJTA PER TE JETUAR I LIRE.
    Keta zoterinj kerkojne, me forcen e DRURIT, ta nenshtrojne popullin e vet sikur te ishim armiq te tij.
    Verejme keto dite qe FQINJET TANE na shajne, poshterojne e shume te tjera si keto, lind pyetja: KU ESHTE DINJITETI I VENDIT TONE?
    KU JANE KETA PUSHT-ETARET TANE qe na perfaqesojne?
    Keta zoterinj duhet te mbajne popullin e tyre te bashkuar e jo ta percajne si mos me keq.
    ESHTE ENDE LUFTA E KLASAVE, LUFTA ME NJERI-TJETRIN DHE E GJITHE KJO PER SHKAK TE KESAJ KLASE TE MBRAPSHT qe vetem deme i ka sjellur popullit te tij.
    Ne nje vend ku nuk pyeten Gjykatat, Prokurorite, Policia, etj. nuk mendoj se mund te kete zhvillim apo perparim vendi.
    Ne nje vend ku PALO-PREFEKTI del mbi gjukatet, perdor policine, emeron cilin do kudo, mban te bllokuar institucionin, nuk mund te kete drejtesi ne vend.
    Si ka mundesi qe PALO-PREFEKTI te dale mbi gjithcka?
    Si ka mundesi qe ky PALO te destabilizoje nje Qark te tere?
    Si ka mundesi qe per kete PALO nuk flet Prokuroria apo institucionet ligjore?
    Si ka mundesi qe neper qarqet e tjera te Shqiperise, KU KANE GRABITUR ME DHUNE KETA PALOT, vazhdijne punojne pa ndonje problem kurse ne Qarkun e Fierit dhe te Gjirokastres pengohet puna?
    NJE POPULL MUND TA MBASH, ME ANE TE DHUNES, TE NENSHTRUAR DHE MUND T’I BESH SHUME GJERA, POR, KUR KY POPULL I KALON MASA ATEHERE BJENE MITET, BJENE LIGJET E PUSHT-ETAREVE DHE FUNDI GEDAFIAN DIHET.

  2. fule says:

    Ngjarje te denja per Pakistan (zonat tribale)
    Sikur gjeti tenxherja kapakun, aleanca PD+LSI po shkermoq cdo barriere kushtetuese e ligjore.

  3. SADIKU says:

    Kot eke ZOTERI se sa te jene SALI BERBYTHA ne pushtet nuk ka dhe nuk do te kene zbatim ligji vec MALIQ.

  4. Erdi says:

    Prefekti i Fierit ka qene ish-zetorist ne Peshtan te Fierit na kohe e Enverit para ca vjetesh.Cfare pret nga nje ish-zetorist qe ka blere nje diplome juridiku?Ikni pyesni pak dhe i konfirmoni ose i hidhni poshte fjalet e mia.

  5. shpati says:

    Vellezer fierake!!Nuk degjon shteti mafioz i serbit Berisha me peticione,me ankesda apo me seanca gjyqesore!!!Ne Fier populli ka votuar MASIVISHT PER PS-ne dhe vjen tani PD-ja ,qe pasi vodhi hapur votat ne Tirane,po VJEDH edhe ne Fier apo Berat!!!CFARE PRISNI ME T’U BEJE BERISHA!!!NE SE KENI IDEALE DHE GUXIM QYTETAR,TREGOJENI VETEN DHE BEHUNI NISMETARET E PARE TE FILLIMIT TE NJE RREBESHI PROTESTASH PER SHPORRJEN E KUCEDRES MAFIOZE NGA KARRIGIA!!!MOS PRISNI GJE NGA TE HUAJT,AS NGA OPOZITA!!!Ne 97-ten NUK ISHTE PS=ja ,QE NA NGRITI,POR NDJESIA SE THIKA E BERISHES NA ISHTE NGULUR DERI NE PALCE!!!TE TERA KRIMET I KA BERE KY SERB I POSHTER!!!NJE ORE E ME PARE TE NGRIHEMI KUNDER TIJ!!!Po vjen dimri dhe qeveria bandite e Berishes,pasi i beri LEKET E BUXHETIT RRUSH E KUMBULLA PER GJOJA AUTOSTRADA FALLCO,TUNELE BOMBASTIKE SI AI I KRRABES,PER PRISHJEN E SHESHIT SKENDERBEJ DHE NGRITJEN E NJE KODRE PALACO,PER PRISHJEN E PIRAMIDES DHE NDERTIMIN E PARLAMENTIT TE RI etj!!!KUR NE NJE SHTEPI NUK KANE TE HANE DHE TE VISHEN,TE ZOTIT TE SHTEPISE,QE KERKON TE BLEJE AUTO_VETURE DO T’I THONE:”I CMENDUR”,OSE “KRIMINEL”!!!I TILLE ESHTE BERISHA!!!

  6. tomori beratit says:

    Po nje bomb dhurat nga populli i fierit nuk ka per keta kodosha te pd,hajdut te lsi e imoral te qeveris,pushka vetem ben pun me keta bandit

  7. Rani says:

    Shume mire jau bejne se kane qejf te durojne pambarimisht, epo si i thone muhabetit keshtu eshte kur pret ti heqesh geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve. Nuk kane arme andej nga Fieri apo çfare?????Vazhdoni duroni o popull vazhdoni se edhe Saliu po kalon dite te lumtura duke ju bere shurren ne koke……………nuk e di a mund te quhet me popull ajo turme amorfe pa drejtim dhe pa ideal……..

  8. tourkofagos says:

    Ne nje vend arab si Shqiperia,nuk ka e ska per te patur kurre drejtesi.E kam thexuar dhe here tjeter,se PD si perfasuese e injorancise myslimane dhe e misheruar prej pjeses derrmuese nga myslimane shqipfoles[pa dashur te pergjithesoj gjithe myslimanet shqipfoles]do te vazhdoi te beje ligjin dhe terrorizoi shtresat e tjera popullore.Kjo eshte e verteta,mos u fhihni mbas hijes se gishtit.Mqse kam jetuar disa vjt ne Fier,njohe shume mire se cilet jane fjeraket vendalinje kristiane,qe fatkeqesisht jane katandisur pakice ne qytetin e tyre,te terrorizuar nga rracat me bastarde shqipfolese si,kosovaret,camet,shpellaret,skrapalinjet apo mallakastriotet.Ne kuader te kesaj,nuk ka se si te mund te ngelet i pa terrorizuar dhe i perdhunuar politikisht dhe kryetari i ligjshem,z.Vangjel Ndreka!Ky eshte rrealiteti dhe persa ne Shqiperi nuk do te pranohet ky rrealitet,nuk ka per tu bere ai vend i mallkuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje