Plagët e përgjakura që ushqejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e Sali Berishës

26 Nëntor 2011, 19:18Blog TEMA
Plagët e përgjakura që ushqejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e

Sadije Berisha

Nga Astrit Vorpsi

Sali Brisha rierdhi në pushtet me një revansh të paprecedent. Kërkoi që në ditët e para si Kryeministër që të zaptonte, të gllabëronte gjithçka. Fare qartë ndërtoi e aprovoi ligje për të mirën e vet dhe të të vetëve. Përcaktoi kufijtë e çifligjeve të tij politikë, juridikë dhe në natyrë. Kalimi i këtyre kufijve ka si pasojë lëshimin e gjithë forcës së pushtetit të Berishës mbi kundërshtarët.

Kjo më kujton një paralele nga bota e kafshëve. Te disa kafshë të egra si, ariu, ujku, çakalli, tigri, qeni e ndonjë tjetër është konstatuar një instikt shumë i fuqishëm që lidhet me përcaktimin dhe ruajtjen e territorit të vet. Ato përcaktojnë katër qoshet e territorit duke urinuar në çdo qoshe. Atje ku instikti ua përmbush synimin e zonës së mjaftueshme territoriale, ngrehin këmbën e pasme dhe urinojnë. Kanë një nuhatje rreth një mijë herë e më shumë, më të fortë se njeriu. Kur një kafshë tjetër tenton të depërtojë brenda kufirit ato shfaqin agresivitetin e tyre maksimal të nxitura nga era e urinës që nuhasin. Disa kafshë të tjera defekojnë sekrecione me erë specifike që i bëjnë të dallojnë mirë kufijtë e territorit të tyre.

Çuditërisht një fenomen i tillë ndodhi edhe me kryeministrin Berisha në ditët e Panairit të Librit. U udhëhoq nga instikti i qenies së gjallë më shumë sesa nga arsyeja. Nga arsyeja e cila na dallon si njerëz nga bota e kafshëve.

Ka qënë në dilemën: të vete apo të mos vete. Dilemë që e mundonte shumë nga prania në atë Panair të kundërshtarëve të tij që te ai përkthehet, o miku im ose armiku im. E ndjente që panairi ishte një zonë tjetër, ku gjallojnë zotër të tjerë. Ai do pushtet me kufij sa më të mëdhenj. Edhe atje ku është zonë e të tjerëve. Njëlloj si kafshët që përmendëm më lart, shkoi dhe tentoi të caktojë një kufi të ri në panair duke bërë shurrën në një territor që nuk e ka të vetin.

Berisha e vuan shumë një fakt. Ai e di se opozitarët janë intelektualë të cilët trashëgojnë intelektualizëm familjar prej disa brezash. Në këtë kontekst ai e ndjen se është jashtë loje. Shkoi në Panair dhe ironizoi Edi Ramën nga frika e asaj që ka shkruajtur Rama. Nuk mjaftoi me kaq por iu përvesh edhe Blushit që na paska shfrytëzuar bibliotekën e të gjyshit. Aq më tepër gjyshi i tij na paska qenë vjedhës librash. Në gjithë botën njihet marrja ose vjedhja e librit si një gjë që nuk përbën vjedhje penalisht të dënueshme. Cilit nuk i është “vjedhur” apo nuk ka “vjedhur” një libër? Edhe në këtë rast Berisha tregoi një varfëri konceptuale e kulturore. Ja ta pyes Berishën. Mos vallë nuk ke vjedhur ti, një mjek i ri, ndonjë libër nga biblioteka familjare e doktor Spiro Qirkos kur rrije deri në orët e vona të natës në shtëpinë e tij?

Berisha ka një raport tepër dramatik me vjedhjen. Ka vjedhur në të katër anët e Shqipërisë dhe nëpër gjithë xhepat e shqiptarëve pa asnjë tërheqje mbrapa. Këtë e vuan dhe e reflekton te të tjerët.

Blushit mund t’i thoshte: Ke bërë shumë mirë që i shfrytëzon materialet e gjyshit. Prej atij ke trashëguar dy gjëra: bibliotekën dhe mungesën e talentit. Do ishte mirë që të kishe trashëguar talentin e babait. S’ke ç’bën, natyra kështu i ndan këto punë.

Mbas rrëzimit traumatik me revoltat e vitit 1997 Sali Berisha rierdhi në pushtet me një ndjenjë hakmarrëse shumë të fuqishme. Prapa parullës”Berisha ka ndryshuar” fshihej një shpirt i etur për revansh.

Në panairin e librit të vitit 2011 do mbahet mend edhe një episod disi në qoshe, i dukshëm për aq sa duhej, jo me bujë mediatike, por që ishte aty, si një simptomë e një sëmundjeje të madhe vuajtëse. Shfaqja e Sadije Berishës me botimin e librit për gatimet.

Duket që Sadijen e ka përfshirë, entuziazmuar kaq shumë pasioni i gatimit, aq sa e etur, pse jo, për protagonizëm brenda familjes ka arritur që në ambientin ku jeton të realizojë pasionin e saj, botimin e librit e ta ekspozojë në panair. Çfarë kërkohet të afirmohet nga Sadija e familja e burrit të saj me këtë publicitet? Një afirmim vlerash që ajo i paska? Një rritje të pëlqimit nga familja e fuqishme Berisha apo ndoshta një përpjekje stërmunduese shërimi për shpirtin e sakatuar të çiftit kryeministror?

Liri e Sali Berisha bindin veten se ajo duhet të tregojë se ka aftësi të bëjë diçka, nuk mund ta lëmë në hije krejt sepse kështu injorojmë djalin tonë, prandaj le t’ia gëlltisim e t’ia çmojmë si vlerë këtë shfaqje para njerëzve me këtë libër për gatimet. Liri Berisha nga një anë krijon dhe menaxhon fondacione të nivelit të lartë, ama edhe Sadije Berisha është e zonja të bëjë diçka. Ajo mund të shkruajë libra, për mënyrën e menaxhimit të patateve, piperkave, qepëve, sallatorëve, etj. në tenxheret e shqiptarëve. Ja pra, e paska një vlerë, nuk qenka kot.

Sadije Berisha nuk ka sesi ta dijë ç’ka thënë Lukreci, filozofi roman, për natyrën dualiste të lëndës: “Atë që për një njeri përbën ushqim, është helm i hidhur për të tjerët”. A mund të shfletohet e dëshirohet ky libër gatimi me autore Sadije Berishën, e reja e Sali Berishës, nga shqiptarët të cilët e shuajnë urinë dhe shtojnë helmin e dramave tragjike familjare me helmin e duhanit që thithin pa fund për ditë si ngushëllim e bisedim me veten për këtë fat të zi që u ra në jetë?!!.

Drama familjare që krijoi vetë Shkëlzeni u bë shkak i zemërimit të thellë të prindërve të tij, ndaj e mënjanuan ca kohë nga bisedat e punës e nga aktivitetet familjare. Aq sa shumë njerëz në Tiranë deri para Gërdecit thoshin se Shkëlzeni është një qofte përpara të motrës, Argitës, prandaj Berisha i dëgjon këshillat e saj jashtë mase. Ditët e fundit dy zogjtë e prindërve Berisha, fëmijët Argita e Shkëlzeni, kanë paditur në gjykatë një deputet. Deputeti paska turbulluar shpirtërisht me deklaratat e tij Argitën e Shkëlzenin si të përfshirë në korrupsion. Interesant, njëlloj si pesë fëmijët e Pinoçetit në Kili, Augusto, Lucia, Veronica, Jacqueline e Marc Antonio kur padisnin kundërshtarët në gjykatë për turbullime të qetësisë shpirtërore në familjet e tyre.

Natyra është e pa mëshirshme me krijesat e saj. Vlora u shkatërrua fizikisht nga revoltat e fajdeve. Por ama dëmin më të madh e pësoi në vetëdijen e saj, me djemtë e vrarë rrugëve e pritave dhe me foshnjat e mbetura pa prindër. Me vajzat pa baballarë dhe djemtë me motrat si mantenuta në bregun tjetër të Adriatikut. Një traumë psikologjike shumë e thellë që vazhdon. Ka marrë përmasat e një imazhi surealist kur shikon vargjet e vlonjatëve, në shi e në diell, shumica gra e vajza që ngjiten rrugës me dredha për në varret e Babicës. Në këtë traumë të rëndë të ndërgjegjes, në këtë ferr me ofshama të shpirtit ndodhet sot jo vetëm Vlora, por edhe Shkodra, Tropoja, Tirana, Fieri, e gjithë Shqipëria.

Kanë qenë shpirtra të vuajtur deri në palcë ata që eksperienca e hidhur helm e jetës i nxiti të formulojnë shprehjen: “Hap dy varre përpara sesa të nisesh në udhëtimin e hakmarrjes”.

Natyra me frymën e barazisë së Zotit është e pamëshirshme në mënyrën e saj të hakmarrjes.

Gjëma e 97-tës i detyroi prindërit Berisha që të nisnin fëmijët jashtë shtetit, në Suedi. Në vorbullën e tragjizmit shqiptar të 97-ës ky largim i fëmijëve, i imponuar nga frika e ndëshkimit, u dha prindërve fillimisht një qetësi psikologjike që u pasua nga një dramë familjare tronditëse, e pariparueshme ndonjëherë për nga përmasat.

Lidhja e Sadijes me Shkëlzenin, si lidhjet aberrante të denja për rubrikat speciale të revistave “love affair” kudo në botë, është fillimi i dënimeve të mëdha shpirtërore që natyra i dhuroi dhe detyrimisht do t’i dhuroje më shumë Familjes së gëzuar kryeministrore. Dëshpërim ekstrem në familje, inat e zemërim përzier në fillim, memecëri komunikimi derisa zemërthyer e i prerë në besë Berisha e gëlltiti më në fund dhembjen e asaj martese, ashtu si pranohet e durohet në thellësi të shpirtit një plagë e përhershme që rrjedh gjak pa mundur të formojë kore.

Djali e vajza janë të inamoruem në jetën e tyre, por mentaliteti shqiptar është akoma shumë larg pranimit me qetësi të këtij fenomeni moral në jetën shqiptare. Këtij fenomeni fatkeq që tregon se Zoti të ndëshkon duke të shpërfillur si mbret, ndërsa të shikon si njeri mëkatar. Para Të Plotfuqishmit mëkatet janë të gjithë të ndëshkueshëm njësoj. Në momente dëshpërimi e nevoje të madhe për falje mëkatesh Familja Kryeministrore e kërkon rrugën e Zotit në ditët e festave fetare.

Me vetëdije hakmarrëse që buron përditë krime të tjera nuk mund të jesh i shlyer moralisht për gjithë ato plagë të përgjakura të shkaktuara shtetasve të tu.

Sa herë që janë bashkë me fëmijë, nipër e mbesa, mbrapa fasadës së familjes së lumtur në malin e Dajtit apo në vilat në Bregdet, brenda Berishës projektohet tragjedia e Vlorës. Një “Ah” i thellë i ngjitet nga nënvetëdija. Sikur të mos ishte Vlora, djali, Shkëlzeni, nuk do kishte emigruar në Suedi, nuk do ishte njohur e trashëguar me Sadijen. Prania e Sadijes, nusja e djalit të vetëm tek ai është njësh me imazhet e Vlorës, me tmerret e djegieve të ushtarakëve të SHIK-ut, të vrarët rrugëve, djegiet e ndërtesave, anijet e mbytura në Otranto, tragjedia e Gërdecit, të vrarët në Bulevard më 21 janar. Sali Berisha kryeministër, ky prind, jeton nën torturën psikologjike të përditshme e të përnatshme të këtij “Ah”-u që e bën të lëngojë në thellësi të trurit të tij. Berisha mendon se ka vetëm një lehtësim për këtë lëngim. Hakmarrje deri në fund. Po ndaj kujt?

Ndaj kujtdo që i del përpara. Ndaj vendit të vet mosmirënjohës që e rrëzoi një herë si president, që e turpëroi përpara botës. Hakmarrje deri në fund ndaj kundërshtarëve, ndaj shqiptarëve të tij. Psikologët kanë përcaktuar se hakmarrja është gjenerator shumë i fuqishëm impulsesh agresive.

Njohësi i mirë i koncepteve të Sigmund Freud, Berisha e ndjen thellë në shpirt se, njeriu që mediton hakmarrje, të përgjakura i mban përherë plagët e tij.

Plagët e përgjakura e ushqejnë me urrejtje. Si mbartës genetik i shpirtit të kanunit Berisha i urren shqiptarët kundërshtarë, si rrëmbyes të pushtetit që i bënë njëherë në 97-ën dhe që e kërcënojnë sot e në vazhdim, por edhe si shkaktarë të emigrimit ndëshkues të fëmijëve, me pasojë lidhjen e Shkëlzenit me Sadijen në Suedi. Sa herë burrë e grua, Liria e Saliu janë ndjerë të rrëzuar në humnerën e ndëshkimit prej natyrës nga kjo lidhje jo e zakonshme për mentalitetin shqiptar. Sikur të mos mjaftonte kjo, babëzia e pangopur për pasuri, u bë shkak që në Gërdec të merrnin një tjetër goditje nga fati. Humbën baxhanakun, që deri atëherë fatkeqi Berisha nuk e kish takuar asnjëherë. Nuk i doli kohë as që ta takonte ndonjëherë.

Hakmarrja gufon nga kraharori i tij i ngushtuar përditë e më shumë nga pulovrat anti-plumb. As Gedafi në ditët vendimtare të shpartallimit të tij nuk u pa ndonjëherë me mbrojtëse anti-plumb në trup. Berisha drejtohet nga një mëndje hakmarrëse e urrejtjeje të pafund ndaj kujtdo që i duket se i cenon plotfuqishmërinë e Diktatorit. Teoria psikoanaliste na mëson se hakmarrja vepron mbi ndjenjën e urrejtjes njëlloj si influencon uji i kripur për të shuar etjen. Prandaj Frojdi theksonte para studentëve: “Në librin e urrejtjes ka faqe të tëra plot me hakmarrje. Mendohuni mirë përpara një njeriu që e shikoni se urren me maksimumin e fuqive. Hakmarrja dhe urrejtja ngrihen si një mur bllokues për funksionin normal të logjikës. Nuk lulëzon urrejtja pa dëshirë hakmarrjeje, ndryshe është si një farë e hedhur në beton. Mos harroni se kafshët gjithmonë vrasin jo për kënaqësi. Njeriu është e vetmja qenie e gjallë për të cilin vrasja dhe tortura e të ngjashmëve si vetja përbën burim zbavitjeje”.

A mund të jetë i qetë, a mund të riparojë koha një vuajtje të tillë shpirtërore te njeriu prind Sali Berisha? Çdokush mund të ketë raste të tilla lidhjesh martesore të fëmijëve në familje, por në rastin e Berishës dramat e tij familjare lidhen me grykësinë e tij të pakufi për pushtetin. Një Kryeministër i përgjakur dhe që vazhdon të krijojë plagë të reja që rrjedhin gjak pa pushim është një barrë e padurueshme në kurrizin dhe psiqikën e popullit të sakatuar.

Latinët thonë: “Kush ka kontroll mbi të tjerët, mund të jetë i fuqishëm, por kush kontrollon veten është akoma më i fuqishëm. Sali Berisha ka kontroll mbi shumicën e shqiptarëve. Kjo e bën të fuqishëm. Por ka humbur betejën morale me veten, ka humbur kontrollin ndaj vetes. Kjo e bën akoma më të pafuqishëm dhe koha me siguri do e tregojë.

Refleks i hakmarrjes për atë që i ndodhi në familjen e tij është shpërthimi në sharje fjalori kodoshash ndaj deputetëve në parlament që: motrën dhe gruan t’i bëj prostitutë në motelet e Italisë, Unë ju vras, unë jua bëj më keq se nënave e baballarëve tuaj. Tregon kështu përpara popullit se mendja e tij e sëmurë vuan shumë nga shfaqja e vesit të kurvërisë mes grave të botës.

Psiqika e Berishës nuk gjen qetësi. Hakmarrja është një dominante e jetës së tij të përditshme, si Kryeministër, si burrë e si prind. Berisha ka marrë goditje të rëndë shpirtërore prej të birit. Makthi i urrejtjes për rrezikun e pushtetit dhe hakmarrja për dramën që i shkaktoi i biri i janë kthyer në makthe. Dy makthe që te ai marrin zgjidhjen që i ka edukuar kanuni, hakmarrje deri në fund ndaj të gjithë atyre që i dalin si pengesa në rrugën e tij të dominimit absolut. Berisha është një i sëmurë psiqik, të cilin pushteti e degradoi plotësisht. Sali Berisha sot është disafish më shumë Enver Hoxha i djeshëm. Diktatori Berisha me hakmarrjen e tij të verbër është kthyer në një varrmihës të fatit të popullit të vet.

 

24 komente në “Plagët e përgjakura që ushqejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e Sali Berishës”

  1. PLISI says:

    per sa kohe te jete populli jone “gomar“ n’gjum,sales do ti duket vetja si kalors, qe nuk mund ta rrezoje njeri.
    kshtu, edhe hakmarrja do vazdoje mbi ket popull…

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Nje ANALIZE MADHESHTORE,psiko-analitike i behet kryeministrit tone te CMENDUR ne kete artikull,qe duhet du jepet per te lexuar te gjithe antarve te PD si dhe grupit te deputetve demokrat ne parlamentin shqiptar.Ky njeri me emrin Sali Berisha,eshte produkt i akumulimit ne ADN(DNA) shqiptare te nenshtrimit dhe skllaverimit OTOMAN.Perndryshe nuk ka si shpjegohet qe ai po vazhdon te na poshteroj si popull dhe si komb.

    2. fule says:

      Nga shkrimet me te mira ne gazeten Tema te nivelit te Mero Bazes dhe Bledi Manes. Pershendetje autorit

  2. tomori beratit says:

    Vetem nje gje eshte e SIGURT.sala do te kete nje fund tragjik te pa imagjinueshem.Eshte nje popull i tere qe kerkon dhe uron nje fund te tille per kete psikopat,hakmares profesjonist,kryehajdut,vrases,rugaç,njeriun me negativ qe ka pare ndonjeher kombi Shqiptar. KOMPLIMENTET ME TE SHKELQYERA PER AUTORIN.

    1. Rani says:

      O Tommor sikur ta deshironte ky popull do t’ja kishte dhene fundin tragjik ne 97, po ky nuk eshte popull po eshte nje turme budallaqe pa koke qe nuk meson nga historia prandaj bejne vaki keto gjera. Te votohet prape nje njeri si kafsha prape pas 97 kjo eshte pare e degjuar vetem ne vendin e injorances shekullore te quajtur “Shqiperi” dhe te tjerat jane fjale boshe qe nuk justifikojne dot çmendurine e ketij populli debil…………..çfare mund te presesh ne nje vend ku nuk eshte denuar asnjeri per 97 qe sikur te kishte ndodhur ne ndonje vend tjeter pergjegjesit (ne kete rast kafsha) do te kishte marre plumbin per ate shkaterrim total te shtetit, po neve i hame katastrofat me buke se jemi popull shtaze……….

      1. aliko says:

        Dhe ishte Spartak ngjela ne 1998-1999 me ngritjen e komisionit hetimor qe i beri faktet kashte e koqe dhe Berishen e nxori nga kriminel ne viktime.
        Tani Rama e merr kete Ngjelen dhe e ben Aleat. Por cfare zgjedhesish ka ky Ngjela? ai ka vetem voten e tij dhe eshte aleat. Sa ishte me post nga Saliu ky Ngjela e masakroi komunizmin dhe partine e punes.
        U mbush PS me pederaste politike dhe hajdute qe duhet te japin llogari.

        Dhori Sollaku
        Spartak Ngjela
        Anastas Angjeli
        Arben Malaj
        Ben Blushi
        Andis Harasani
        Kastriot Islami

  3. lina says:

    I lumte dora autorit sa bukur ka shkruar.Cdo gje eshte e vertete.Saliu eshte nje psikopat dhe manidepresiv qe nuk e din se cfare po ben.Eshte i etur per pushtet,eshte inferior, sepse nuk e ka harruar akoma qe ne femijeri ka pasur gurin per jastek, atje nga bjeshket e fshatrave te Tropojes,ku eshte rritur e edukuar.Mjere populli yne qe ka kete psikopat ne krye.Ndoshta do vije dita kur ai te marre ndeshkimin qe meriton.

  4. Dean says:

    BRAVO,BRAVO,BRAVO………………BRAVO autorit te shkrimit.
    Nuk e di se cfare KRIMI moral ka konsumuar pinjolli i BARBARIT nga Vucidoli,por 1 gje e di shume,mire se ky
    BARBAR eshte thjesht pjelle e INFERIORITETIT dhe zakonisht keto lloj monstrash URREJNE cdokend qe takojne ne marshimin e tyre te gjate e te Lodhshem drejt FERRIT.
    Zakonisht keto lloj MONSTRASH perpeliten shume ne krevatin e vdekjes.Nuk u del shpirti me lehtesi pasi ne menyre te pavetdijeshme e dine shume mire se atje ku do shkojne do te gjykohen PERJETESISHT.
    Fatkeqesi qe 1 MONSTER te tille e zgjodhem si ”kryeminister”.

    1. aliko says:

      Je shume i sakte me percaktimin. Prej ketu e ka burimin gjithe marrezia e cfrenuar e Sali Monstres.

  5. aliko says:

    Tani Berishajt ne brezat e ardhshem e kane te paracaktuar fatin.
    Nga rrace imbecili me pasione shtazarake do te jene dhe komplet debila.
    Me zotin nuk ka shaka dhe prova. Genet kane degjeneruar dhe do te kemi Brezat e berishajve monstra e debila.
    Zoti shikon gjithshka.

    Sali do te paguash ti djali jot dhe gjithe familja gjynahet ke bere.
    Zoti ska per ti falur gjakun e mijra shqiptareve qe i ke hedhur ne varr para kohe.

  6. Demiri says:

    1.
    Ku e ke djalin nene Jovanka ?
    Ne Tirane, tek Sllobodanka,
    Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !
    Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.

    2.

    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tonë,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.

    3.

    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Laç-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Çmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen: “rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Siç vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Siç na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Çahen brinjesh llogarite tona !!

    4.

    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!

    5.

    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Faslliçi.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.

    6.

    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!

    7.

    Jam Sali, Sali “qëndresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin s’kam problem
    Aty kam une klanin tem,
    Bamirit ia kam ba bene,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterhollue,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopën.

    8.

    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do të sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.

    9.

    Hapi blloqet moj Argite:
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    Ç’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    s’na paguan as faturen,
    Me aferat qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per çdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Veç me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb babo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per çdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne çdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Veleçik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazlliç,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu veç per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonjë e madhe Jozefinë,
    Ke merita n’sigurim,
    Që kur re në banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Në politike je talebane,
    Për të tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhën shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si një vrasëse !!
    I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se çdo votë për atë lubi,
    Eshte burim për tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakovës,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale.
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazlliç?,
    Taç e maç e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.
    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !
    Je e mbushe me antivlera,
    Me ministra kriminela.
    Ne moral je e pafytyre,
    Boll që ke Ciljetë “bythën e mirë” !!

    1. Kjo poeme do ishte mire qe te botohet liber me vete dhe te shitet veç 100 leke me e ble gjithe shqiptaret. Dhe ky cmim te jete qe te mos e hudhi poshte shitsi.

    2. Agimi says:

      Zoti Demir,

      Une, Agimi, jam autori i percaktimit per here te pare te
      Sali Berishes si “Qelbi i qelbit shqiptar. ”
      Ky percaktim ka qene si rezultat i nje analize me gjak-ftohtesi te te gjitha ngjarjeve dhe situatave te popullit shqiptar kryesisht ne Shqiperi (perfshire edhe ata ne Kosove)nga viti 1990 deri 2010 (kur une publikova per here te pare konkluzionin tim per Sali Berishen si “Qelbi i qelbit shqiptar” ) e ne vazhdim .

      Mbasi kam prezantuar vehten tek ju, une Agimi, ju falenderoj juve zoti Demir , fuqimisht dhe perzemersisht per durimin dhe talentin e juaj ne nxjerrjen “laskuriq” te shpellarit Sali Ram Berisha.
      Kush ishte Ram Berisha ? Kush eshte baza intelektuale familjare e femijes Sali Ram Berisha rritur dhe lozur neper shpella?
      Ram Berisha mbeshteste ekonomikisht familjen e tij ne Vucidol duke punuiar si karrocieri i kooperatives dhe ne fshehtesi bente punen e hoxhes se katundit. Pra hipokrizia dhe sjellja publike me hipokrizi , pa kanun dhe me dy faqe e Ram Berishes eshte ne genin e trasheguar te Sali Ram Berishes dhe e trasheguar ne gen dhe gjak tek djali i tij Shkelzen Sali Berisha i cili , Shkelzeni, beri seks (kunder kanunit)me vajzen e kusheririt (i cili i afroi mbrojtje dhe e futi ne shtepi ne vitin 1997 ) dhe per pasoje i ngeli ne dore Sadrija 40-vjecare e divorcuar dhe me dy femije.

      Si perfundim, Sali Ram Berisha ne gen ne gjak ne familje ka te trasheguar dhe trashegon vlerat me negative te njeriut dhe familjes shqiptare.
      AI ESHTE QELBI I QELBIT SHQIPTAR.

  7. Agroni says:

    Repekete zoti Vorpesi,respekete zoti Demir,per kulturen dhe aftesine tuaj ka nevoje sot Shqiperia.Ju te lini pa fryme deri sa te mbarojme se lexuari shkrimet tuaja.Ju faleminderit dhe do jem lexusi i perhershem i juaj.

  8. Shkembi says:

    Tek Saliu jane bashkuar dy gjerat me te keqijat qe mund te ket nje qenie njerezore: Urrejtja dhe psikopatija. Mjere poppulli jon qe i ra ne pjese. Duhet ti lutemi zotit,sepse jemi dhe bashkeatedhetar te Madher Terezes, t’ja marri mendjen fare e te filloje te lehi si qen i terbuar i ti kafshoje me radhe ata qe e ndjekin nga mbrapa.

  9. haskoduka says:

    O z. Aliko! Harasani,Islami,Blushi dhe Malaj kanë detyrime për Fatos Nanon dhe do t’i qndrojnë këtij lepe-peqe. Po kështu do t’i binden edhe aleatëve të Nanos (Berisha,Meta,etj…) Gjithsesi falenderojmë z. Vorpsi. për këtë shkrim me të cilin ka lehtësuar shpirtrat e shqiptarve.

    1. aliko says:

      Hasko jam dakord me ty pa diskutim. Ti je njeri i penes dhe ke qene gjithmone objektiv. Vorpsi ka falenderimet tona te sinqerta.
      Te pershendes.

  10. tana says:

    Nje shkrim fantastik. Bravo Vorpsi.
    Por edhe nje rapsodi e mrekullueshme nga “Demiri”. PSe kjo kryeveper popullore ne Komentet dhe jo ne faqen e PARE TE GAZETES?

  11. Silencio says:

    Te medhenjte e TEMA : Vorpsi & Demiri !

    Hallall e paçit
    Gjirin e nenes ,
    Sales i keni dhene
    Helmin e s’emes.

    1. ska ngel hak pa marre dhe gjak pa lare says:

      saliut do q…p….i semes deshe te thuash..

  12. gjon says:

    Ju lumte dora e mendja ASTRIT VORPSIT E DEMIRIT per shkrimet e tyre per KLIKEN ne PUSHTET . Ju jeni SHQIPETARE te VERTETE

  13. gjoni says:

    ok astrit vorpsi

  14. shqiptari says:

    analizq me perfekte nuk behet nje rezoance magnetike e perkryer sa do ta kishte zili dhe mjeku i me i dobet ne profesion per ta lexuar pasi eshte e qarte si kristali. Pervecse nje kryeveper nuk mund ti thuash gje tjeter, Frojdi i madh do ta kishte zili, shume shume zili.

  15. jimy says:

    Z,Astrit a ke mundesi,me na tregu cilat familje te opozitareve, qenkan “intelektuale den baba den prej disa brezash” ato vetem mund ti quash,kriminele dhe kacake prej disa brezash por asnje here intelektual. Jimy dt 27/11/2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje