Duke mbajtur qëndrim përkrahës “në parim” ndaj shtetit palestinez, Shqipëria dhe shqiptarët janë vënë në një pozicion moralisht, politikisht – dhe historikisht të gabueshëm
Vizita e kryeministrit Berisha në Izrael, si dhe qëndrimi i mbajtur i Shqipërisë gjatë fillimit të sivjetmë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së karshi çështjes së njohjes së shtetit palestinez tregojnë për një politikë të jashtme të pamjaftueshme ndaj njërës prej çështjeve kyç botërore.
Politika e jashtme e Shqipërisë, e manifestuar gjatë vizitës së kryeministrit dhe qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme, ka adoptuar qëndrimin izraelit ndaj çështjes palestineze, e ky qëndrim është se shteti palestinez mund të ndërtohet vetëm me një proces negociator, në të cilin do të arrihet pajtimi mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Me këtë, Shqipëria i ka dhënë përkrahje të drejtpërdrejtë dy pikave strategjike të politikës izraelite ndaj Palestinës. Një, që Izraeli të ketë të drejtën e vetos, nëpërmjet të formulimit “vetëm marrëveshja e negociuar”, për shtetësinë palestineze. Sipas këtij modeli, nëse Izraeli nuk mbërrin marrëveshje me autoritetet palestineze, atëherë nuk do të ketë shtet palestinez. Dy, e nën mbulesën e “procesit negociator”, t’i njihet e drejta Izraelit për politikën e “realiteteve të reja”. Ai në formë aktive, nëpërmjet kolonizimit, e ka ndryshuar hartën demografike të territoreve të pushtuara, pra të mu atyre territoreve ku do të duhej të ndërtohej shteti i “marrëveshur” palestinez. Çdo ditë që kalon, prej vitit 1967 e këtej, pra nga data e pushtimit, ka gjithnjë e më pak tokë, për më tepër, tokë me ujë, për të ndërtuar shtetin palestinez.
Politika e jashtme e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në Ballkan nuk do të duhej të ishte e njëanshme. Qartazi, kjo politikë e jashtme duhet të konsiderojë si një arritje të madhe të kombit, atë pjesë të historisë së saj kur në tokat shqiptare janë strehuar, fshehur dhe ndihmuar për në liri hebrenjtë e ikur nga gjenocidi nazist. Qartazi, kjo politikë e jashtme duhet të jetë përkrahëse e shtetit të Izraelit, jo vetëm si simbol të një drejtësie karshi një populli të persekutuar, por edhe simbolin e trimërisë së shtetndërtimit në kohë të vështira.
Për një popull që, ndonëse as afër përmasave hebraike, iu ekspozua përndjekjes dhe sfidave të ekzistencës e shtetndërtimit, është lehtë të krijosh simpati për Izraelin.
Por, një politikë e jashtme e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në Ballkan nuk mund ta përfundojë këtu qasjen e vet ndaj regjionit. Në të, ekziston një popull i përndjekur, herë-herë deri në kufi të ekzistencës, me një sfidë shumë më të madhe të shtetndërtimit, të bërjes së shtetit në rrethana të okupimit. Ky është populli palestinez.
Dhe, simpatia për këtë popull nuk mund të përfundojë me një përsëritje të “përkrahjes për shtetin palestinez”.
Gjatë njëzet viteve të fundit, gjatë të cilave është shtuar numri i vendeve që, sikur Shqipëria e “përkrahin të drejtën për shtetin palestinez” Izraeli ka krijuar realitete të reja në terren: ka kolonizuar pjesë të mira të Palestinës së ardhshme, ka vënë nën kontroll të vetin pjesën dërrmuese të burimeve të ujit, ka ndarë me mur territoret që mendon t’i aneksojë prej atyre që do t’ua lërë palestinezëve (pas një “marrëveshjeje të negociuar”), ka vënë një pikëkalim kufitar thellë në territoret palestineze, duke mbyllur e hapur qasjen në tregun e punës për palestinezët çdo herë që i konvenon politikisht, ka marrë të hyrat doganore të palestinezëve çdo herë që e konsideron si mjet të nevojshëm presioni, ka mbushur burgjet me palestinezë të të gjitha moshave e të të gjitha aktiviteteve, përfshirë edhe fëmijë që gjuajnë gurë dhe rini që ngrenë dy gishtërinj në shenjë rezistence paqësore, e që prapë quhen terroristë.
Kryeministri Berisha, gjatë vizitës Izraelit, dhe qytetit të pushtuar të Jerusalemit, ka mundur pasi të ketë vizituar Murin e vajtimit, të bënte edhe tri vizita. Një, në xhaminë Al Aqsa, vendin e dytë të shenjtë për Islamin, të rrethuar me ushtarë izraelitë, të cilët herë pas here vendosin se sa qindra besimtarë mund të hyjnë, e sa duhet të mbesin jashtë mureve të qytetit. Pastaj ka mundur të niset për në Ramallah, kryeqendrën administrative të Palestinës e cila shpreson se një ditë do ta ketë kryeqytet të vetin Jerusalemin. Aty do të duhej të takohej me përfaqësuesit legjitimë të popullit, të drejtën për shtet të të cilit Shqipëria e përkrah në parim, e të dëgjojë prej tyre se si kjo përkrahje në parim nuk vlen gjë karshi hapave të njëanshëm të cilat i ndërmerr Izraeli për mbi 40 vjet. Rrugës për në Ramallah do të mund të shihte pikën e kalimit Qalqidiya, një kufi trishtues, aty ku është më së i dukshëm projekti i murit të madh të betonit që përpiqet të ndaj jetën e qetë dhe prosperuese izraelite prej jetës së prej mentaliteti të refugjatit që kanë palestinezët. Dhe, pika e tretë duhej të ishte Tulqarm, aty ku kryeministri do të mund të shihte, siç kam parë unë, se si ushtarët e rinj izraelit, 18 vjeç nga Rusia e Etiopia, përcaktojnë se kush mund të dalë përtej postbllokut të qytetit. Në mesin e atyre që do të lusnin ushtarët ishte edhe një grua shtatzënë.
Të shkelësh me këmbë në Jerusalem, e të shohësh vetëm anën hebraike të ekzistencës së këtij qyteti është të mohosh një realitet të madh e të dhimbshëm, atë palestinez. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë të drejtë morale ta mohojnë këtë realitet, të drejtën për liri të tjetrit, kur aq kanë vuajtur për lirinë vetjake, dhe me aq fisnikëri janë ndihmuar nga disa fuqi të mëdha, në radhë të parë nga SHBA-ja, për ta arritur atë.
Qëndrimi politik se Shqipëria dhe shqiptarët do të njohin shtetin palestinez atëherë kur të merren vesh për këtë palestinezët dhe izraelitët nuk është vetëm një qëndrim, siç u shpjegua më lart, moralisht i dëmshëm, ngase jep të drejtën e vetos Izraelit që kur dhe si do të dojë të zvarrisë procesin e marrëveshjes me palestinezët, pra edhe të shpalljes së tij si shtet.
Ky qëndrim është edhe politikisht i papranueshëm mu për shqiptarët.
Gjatë viteve 1998-1999 një qëndrim të këtillë ka mbajtur Rusia ndaj Kosovës. Asokohe politika e jashtme ruse përsëriste se do të përkrahte çfarëdo marrëveshjeje të negociuar mes Serbisë dhe Kosovës. Një proces negociator, në të cilin Serbia e kishte të drejtuar revolen në kokën e Kosovës dihet se çfarë marrëveshje mund të krijonte. Për më tepër, me një këso qëndrimi përkrahej Serbia, duke u përpjekur që me aksionet e veta ushtarake të krijonte realitete të reja në terren, siç ishte spastrimi etnik i popullatës shqiptare.
Këtë qëndrim Rusia e ka mbajtur edhe gjatë vitit 2005-2008, duke thënë se do të përkrahë vetëm statusin e dakorduar në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, duke u përpjekur t’ i japin shtetit shkatërrimtar të drejtën e vetos mbi ardhmërinë e Kosovës.
Dhe këtë qëndrim e mban Rusia edhe sot, duke thënë se do ta njohë pavarësinë e Kosovës kur këtë ta bëjë Serbia.
Nëse shqiptarët në Ballkan kanë pësuar nga një qëndrim të këtillë “parimor”, pse duhet ta përkrahin, madje në formë krejtësisht të përsëritur ndaj popullit palestinez?
Instinkti parësor i një pjese të politikës shqiptare në Ballkan, siç u shpjegua edhe dje në Kosovë, është që për një çështje siç është ajo e palestinezëve të bëhen konsulta me SHBA-në dhe BE-në. Por, një gjë e tillë nuk do të prodhojë gjë, ngase SHBA-ja, për shkaqe të brendshme ka një qëndrim krejtësisht tjetër prej atij që mbajnë shumica e shteteve të BE-së. Shqiptarët nuk kanë pse marrin anë në këtë mungesë dakordimi. As nuk kanë pse ta marrin seriozisht arsyetimin se liderët palestinezë i kanë premtuar Serbisë se nuk do ta njohin Kosovën. Politika shqiptare ndaj palestinezëve duhet të jetë ajo e respektit të lirisë, jo e reciprocitetit, posaçërisht jo ndaj një populli i cili mezi arrin të artikulojë qartazi politikën e vet shtetndërtuese.
Duke mbajtur qëndrim përkrahës “në parim” ndaj shtetit palestinez, Shqipëria dhe shqiptarët janë vënë në një pozicion moralisht, politikisht – dhe historikisht të gabueshëm.
Përgjigjja më e mirë për çështjen palestineze është përgjigjja që e kemi dhënë vetë me vite të tëra rreth Kosovës. Ashtu si shteti i Kosovës nuk mund të mbahej peng i zhvillimeve në Serbi (“kur të demokratizohet”, “kur të jetë i gatshëm opinioni publik”, etj.), ashtu edhe Palestina nuk mund të mbahet peng i zhvillimeve në Izrael. Në mungesë të marrëveshjes së dakorduar mes Izraelit e Palestinës, që gjithsesi do të ishte zgjidhja më e mirë, përparësi ka shtetësia palestineze, jo okupimi izraelit.
Historia e re ka dëshmuar se një qasje e këtillë është e mirë për Kosovën. Shqiptarët janë të fundit që mund t’ua mohojnë palestinezëve.
Veton! Mos prit qe Berisha te kete ndonje strategji ne politiken e jashtme. Ajo, qe nga marsi 1992 eshte kthyer ne nje monopol te Sales dhe eshte kthyer ne kameleon, ashtu si vete politika e brendshme e Lartmadhnise. Direktivat direkte Sala i merr nga Beogradi, pasi nga serbet i ka marre leksionet e para ne politike qe kur e derguan ne France. Bejini kujdes politikes se jashtme te Kosoves, se nga Sala dhe diletantet e tij qe nga Shehu e deri tek ky i fundit qe ka frike nga pordhat e Evropes, thiken mbas shpine do te keni. Kur ta kuptoni ju ne Kosove se kush eshte Sala, do ju kete perlare e gelltitur edhe nje here serbi me rusin.
Shum i nderuar Zoti Veton Suroi.JU kam adhuruar ne 1991,JENI akoma idoli im ne 2011.Ju e dini me mire se une,se Sali Berisha ben politik te momentit.Kjo do te thote se ai per te shpetuar sot pozicionin tij qe i rrezikohet seriozisht nga kriza financiare dhe borxhet e medha,ne te cilat ndodhet shteti shqiptar,eshte degjeneruar ne nje udheheqes pa principe,pa moral politik,pa mend.Thene troc fare:Sali Berisha eshte TURPI i KOMBIT.
Shume e drejt po kujt i flet, Tradhetarit te kombit shqiptar, Sali Berisha qe per te qendruar ne pushtet behet dhe nxenesi i Reganit, kur tridhjet vjet me pare fuste shqiptaret ne burg pasi degjonin kenge italjane … Po ju siguroj Zoteri qe populli shqiptar eshte i njejtit mendim me ju persa i perket popujve qe vuajne dhe luftojne per lirine e tyre. Shqiptaret nuk identifikohen tek mendimi ofendues i Sali Berishes kundrejt Palestines.
ai eshte kok maloku kujton se i din te gjtha por nuk arrin te kuptoj se kush eshte e mira per shqiptaret dhe kosovaret ne ket debat politik.çfare pret prej tij mbase jemi ne gabim qe presim kaq shume prej tij
Ne thelb te njejtat gjera kam shkruar ne disa komente te meparshme dhe kam korrur ofendimet sidomos te kosovareve injorante qe e identifikojne vehten me amerikanet,ose me ashiqare me protektoret apo kolonizatoret reale e Kosoves.
Gjithshka cfare shkruan Veton Surroi eshte e sakte..
Judet çifute nuk mund te jene ata qe do te percaktonin te ardhmen e nje populli martir per shkak te politikes se tyre kriminele te financuar nga amerikanet clirimtare dhe njekohesisht pushtues te Kosoves.
Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë
Zanafilla 12:3
E c’mund te pritet te thote
nje pjestar i Iliminuatit (Masonerise)
si Veton Surro!?
Si mund te jete pro ceshtjes se drejte palestineze
sherbetori i cifuteve!?
Ben gabim qe krahason Kosoven me Palestinen mor Veton.Kosova eshte Kosove e s’ka lidhje me Palestinen e arabet qe jane me shume se 10 shtete.
shkrim i shkelqyer, bravo Surroit!
sinqerisht e di cfare me le pa fjale me qendrimin e disa shqiptareve mbi rolin e Ameriken ne clirim: mungesa totale e respektit dhe mirenjohjes qe ata kane per gjakun e atyre shqiptareve qe kane rene ne mbrojtje te lirise pergjate gjithe dekadave e vecanerisht gjate luftes ne Kosove; per gjakun e gjithe atyre njerezve te pafajshem qe jane vrare nga regjimi serb. Sa here flitet per Kosoven ka nje adhurim te verber per Ameriken, dhe lenie menjane te faktit qe nuk ka komb qe e ka fituar lirine se kane nderyre nga jashte. barren me te madhe e kane mbajtur gjithmone njerezit e thjeshte. Keshtu sic merr diskursi i ketyre viteve, duket sikur gjithcka erdhi prej Amerikes. Eshte per te ardhur keq qe rralle, shume rralle komentuesit ketu kujtohen qofte edhe t’i referohen largasi bashkekombesave te vet. Keshtu nuk ka shume habi pse jemi ne gjithe kete rremuje te gjithe ne Shqiptaret se nuk dime vertete se kujt i duhet bere nderi.
ja nje turkoshake tipik nga ata qe kur shqiperia morri pavarsine thoshin dum baben.Po te mos qe amerika me 1999 serbet do te kishin ardhur ne tirane e do ti kishin prere kollaren dhe kosova nuk do ishte e pavarur 25.000 guerile shqiptare nuk mundin dot ushtrine jugosllave qe kishe qindra mijra ushtare tanke avione dhe helikopter luftarake dhe sidomos me nje shqiperi pas 1997 qe ishte komplet e shkatrruar e nuk kishte ci bente serbise.Eshte mire ta kesh mire me me te fortin e sidomos nje shtet i vogel si shqiperia qe historikisht e kane marre fiqnjet neper kembe.Mos harro dhe 1919 cfare beri amerika athere.Amerika nuk eshte engjell mbase me shtet e tjera ka bere shume te keqija po ne gjithmone na ka mbehtetur e nuk na ka ardhur ndonje e keqe prej tij vendi.
Te nderuar kosovare,jeni popull i zgjuar,duhet te bindeni plotesishte se komunisti fshatare,e spiune i tropojes,se pari eshte pjedhe ndyre e dulles,antishqiptare i vertete,ai komandohet nga kriminelet serbe,ju kete e dini me mire se ne,vetem 1 nji realitet kriminal ndaje popllit kosovare,kure ai furnizonte me nafte sllobodanin e ushtrine gjakatare serbe,per te vrare vllezrit e motrat kosovare,kyte kurre mose e harroni.Ktije plehu te ndyre si interesojne shqiptaret,e trojet shqiptare,ju te pakten binduni,shikojeni edhe ne bisedat me cifutet,per vendet qe duan e kerkojne perkrahje,ne rastin konkret sice eshte Palestina,ku kerkon nga OKB,njojen e pavarsine e shtetit,ai keshtu demton edhe shtetin me te ri Kosoven,pore fale Zotit e fuqive te medha,qe njohen Kosoven Republike.
Veton Surroi eshte turk nga Prizreni, prandaj i vjen keq per “vellezerit myslimane” te Palestines. Palestinezet dhe te gjithe arabet e tjere jane miq te armiqeve tane serbeve dhe ruseve dhe armiq te perbetuar te miqve tane amerikaneve. Ata jane shkolluar ne Serbi,kane ngrene buke me serbin dhe kane degjuar teorite e tyre kunder shqiptareve, prandaj kane deklaruar se nuk do ta njohin Kosoven. Edhe ne universitetin e Prishtines para luftes kane studiuar palestineze, por jo ne gjuhen shqipe po ne ate serbe.
Ka nje ndryshim te madh ndermjet relacionit te shqiptareve te Kosoves ndaj Serbise dhe palestinezeve ndaj Izraelit dhe ai eshte se shqiptaret kerkonin te lihen te qete nga serbet ne vendin e tyre Kosoven dhe nuk kishin asgje me serbet ne Serbi, ndersa qellimi i fundit i palestinezeve dhe arabeve te tjere eshte shkaterrimi i shtetit te Izraelit dhe cfarosja e cifuteve te “pafe”.
Te jesh i ndershem dhe te mbrosh te ndershmen sot eshte raritet, kurse te dhunosh ndergjegjen tende dhe te imponosh vetes pavlera dhe paragjykime, eshte nje lloj tradhtie shpirterore…
Perfunidimisht lexova nje artikull i cili i ka ikur kontroleve masonike mediale dhe ka mund te reflektoj sado pak dhimbjen e ketij populli te etshem per liri..
Veton, me respekt…
Ore une di nje popull me te vuajtur se palestinezet, Kurdet: jane nja 40 milione edhe nuk kane shtetin e tyre po jetojne te shtypur ne 4 shtete te tjere. Si nuk doli nje nga keta “intelektualet parimore” te thoshte nje llaf pro tyre? Nuk kane shtet keta zoterinj edhe jane myslymane sunite, a nuk u vjen ndopak keq per ta?
eshte e vetmja here qe po te mbeshtes nuk dalin sepse i mbete hatri turkut
Ndoshta ka ende shprese, se nder shqiptare ka edhe te tille, qe shkruajne, pa u interesuar teper per mendimin e “vellait te madh”. Faleminderit autorit per kete shkrim, e eshte per te vene duart ne koke me pergjigjet e disa komentuesve ketu. Megjithate ende ka shprese…
Z. Surroi !
Gjithmonë kam qënë dhe jam dakort me analizat dhe diskutimet T’uaja.
Ju uroj që të shkruani sa më shumë për të mirën e Kombit Shqiptar.
Sipas mendimit tim, Shqipëria duhet të mos prononcohesh fare për këtë problem Izraelito-Palestinez. duke u nisur edhe nga arsyet: 1 – Ne kemi hallet tona ekonomike, kufitare, politike etj.
2 – Edhe po të mos prononcoheshim nuk do ankohesh kush nga dy palët.
3 – Shqipëria nuk është dhe nuk do jetë ndonjëherë qëndra e Botës.
XHEMA !
Veton! Ne vend te ketij artikulli do beje mire te postoje ne You Tube video te pritjes qe Kosova i ka bere BAB Saliut!!!!Ose homazhe te shkruara neper gazetat tuaja
per “Me te madhin e kombit shqiptar”Sali Bej Berisha!!!!!