Në këto 6 vite e gjysëm qeverisje, kryeministri Sali Berisha ka tentuar 8 herë për ta futur nën kontroll ligjor Shërbimin Informativ Kombëtar (SHISH), duke përgatitur qindra variante projektligjesh. Por nuk ia ka arritur qëllimit që të ketë SHISH-in pjesë të kabinetit qeveritar, për shkak të kundërshtive kushtetuese, presionit të PS e opozitës dhe ultimatumeve prej institucioneve monitoruese politike e të specializuara ndërkombëtare. Synimi i SALIUT ka qenë ky: Shërbimi Informativ Kombëtar të futej ligjërisht, si strukturë në varësi të pushtetit të tij administrativ e ekzekutiv, siç janë edhe ministritë, drejtoritë rajonale, ujësjellësi, KESH, spitalet, kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve e të përdorej prej tij, për interesat e sundimit të tij.
SALIU 45% shtesë për sigurinë e tij, 39% pakësim për sigurinë kombëtare
Edhe pse dihet e ligjësohet, që SHISH ka në duar sigurinë kombëtare shqiptare, kjo nuk e ka zmbrapsur kryeministrin Sali Berisha nga skema e tij e paramenduar, për t’i pakësuar burimet financiare këtij shërbimi. SALIU, vërtetë që dështoi për ta kthyer SHISH-in me ligj parlamenti në “kukull” e për ta pasur si vegël të tij në funksion të pushtetit familjar e klanor. Por, prej 6 vitesh, ai po e kthen SHISH në “shërbim kukull” nëpërmjet abuzimit me buxhetin e shtetit. Fakti është ky: Buxheti “SALI” për vitin 2012 e ka trajtuar SHISH me statusin e një institucioni me shërbim rutinë, duke i dhënë rëndësinë e drejtorisë së klorifikimit të ujit e kanaleve të ujërave të zeza, apo si agjencia e shërbimit sinoptik, duke i akorduar vetëm pagat mujore, lapsa, letra e ca tollona karburant. Për vitin 2012, buxheti “SALI” uli financimin për SHISH në masën 38%, në krahasim me vitin 2011, duke e lënë shërbimin e sigurisë kombëtare në duar të… “Zotit”. E ndërsa sigurisë kombëtare (SHISH) i ka pakësuar fondet në buxhet, mësohet se ka rritur fondet buxhet për shërbimet qeveritare, duke i shtuar ato me 32%, ku 45% të kësaj vlere të shtuar e ka në dispozicion SALIU, për sigurinë e tij personale si kryeministër dhe si familje kryeministrore. Po bëjmë një ballafaqim të thjeshtë.
– Sipas kreut të SHISH, në dispozicion të veprimtarisë së sigurisë kombëtare, aktualisht “punojnë” vetëm 11 agjentë zbulues e informues në terren, ndërkohë që janë 800 të tillë, por që nuk aktivizohen mbasi pushteti “SALI”, ka hequr buxhetin për pagesat e tyre. Sipas buxhetit dhe mendjes “SALI”, me 11 agjentë duhet të vëzhgohet gjithë veprimtaria sekrete agjenturore anti-kombëtare në Shqipëri.
– Ndërsa sipas strukturës së paguar nga taksat e shqiptarëve, për sigurinë e “kokës” së SALIUT, janë në shërbim 285 oficerë, policë, agjentë sekret, shoqërues e bodigardë në 24 orë, të cilët janë të planifikuar si “shpenzime” në buxhetin e shtetit.
– SHISH ka në dispozicion vetëm 15 makina, prodhim të para 15 viteve, me të cilat punonjësit lëvizin për të kryer shërbimin e sigurisë kombëtare, por që edhe këto janë me probleme teknike e më tepër riparohen shoqërisht, për shkak të mungesës së buxhetit.
– Ndërsa për të siguruar “kokën” e kryeministrit SALI, në shërbim të tij janë vendosur 32 makina luksoze prodhim të viteve 2009-2011, të cilët kryejnë shërbim 24 orë, të shoqëruara me shoferë me tre turne, me servis e distributor karburanti në dispozicion.
– SHISH kryen veprimtarinë përgjuese, zbuluese në funksion të sigurisë kombëtare, akoma me aparatura vrojtimi e përgjimi prodhim i vitit 1992 dhe me 6%% mungesa të tyre në të gjithë strukturën e shërbimit.
– Infrastruktura e kabinetit të SALIUT, në këto 6 vite e gjysëm pushtet, i ka rinovuar 7 herë pajisjet elektronike me shtesë buxheti 29% nga buxheti fillestar vjetor, ndërkohë që SHISH vazhdon e punon për sigurinë kombëtare, me aparatura e pajisje të vitit 1994!
– Në zyrat e SHISH mungojnë edhe karriget e tavolinat, mjetet e sigurisë dhe të vrojtimit, sepse pushteti “SALI” ka bllokuar financimet prej 6 vitesh duke mos akorduar asnjë qindarkë për blerjen e tyre.
– Ndërsa zyrat, vilat, apartamentet dhe makinat e kryeministrit SALI, janë të pajisura me aparatura moderne vëzhgimi, përgjimi e zbulimi prodhim i vitit 2011 e 2012, të cilat kanë nën siguri kokën SALIUT.
Buxheti “SALI”, po e kthen SHISH-in në OJF.
Për shkatërrimin dhe nxjerrjen jashtë funksioni të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), kryeministri SALI BERISHA po fut në lojë dhe po përdor mekanizmin e buxhetit, duke ia pakësuar “bukën” këtij shërbimi. Çdo vit, kryeministri urdhëron pakësimin e buxhetit të SHISH, duke mos financuar shërbime e investime që janë ekzistenciale dhe funksionale për realizimin e sigurisë kombëtare. Nuk e dimë, nëse SALIU e ka mision “të porositur” anti-shqiptar nxjerrjen jashtë loje të shërimit të sigurisë kombëtare, por dimë faktin, që duke i pakësuar buxhetin me nga 20, 30, 40 e 50%, kryeministri SALI po kthen SHISH-in në OJF, po e asfikson, duke na kujtuar kohën e tij, kur shërbente si spiun vullnetar.
Po çfarë ka “krasitur” kryeministri SALI nga buxheti i SHISH, në këto 6 vite të pushtetit të tij? Natyrisht nuk ka pakësuar “luksin”, “privilegjet financiare” e as “ahengjet” zyrtare, sepse ato nuk ekzistojnë në SHISH që pas kohës së SHIK-ut famëkeq të ish-sundimit “SALI” të kohës së SUDES. Si në çdo vit edhe në buxhetin e vitit 2012, qeveria ka hequr nga buxheti i SHISH lekët që duhen për të zëvendësuar kompjuterat e vitit 1994 që punojnë ende me disketa. Ka hequr lekët, që duhen për të paguar për informatorët dhe sigurimin e informacionit, pa të cilët ky shërbim mbetet “kufomë”. Ka hequr fondet, për instalimin dhe mirëmbajtjen e Qendrës së Përgjimit, për futjen në aktivitet të së cilës nevojiten 980 milion lekë, por që qeveria jep vetëm 750 milion lekë. Ka hequr fondet për informatorët (siç paguhej SALIU në kohën e diktaturës), duke e përgjysmuar këtë fond nga 464 milionë lekë, në 285 milionë, ose në 38.6% më pak se viti 2011. Vetëm në muajin korrik 2011, me ndërhyrjen në buxhet, qeveria “SALI” i ka hequr SHISH, afro 570 milionë lekë nga fondet e akorduara në buxhetin fillestar, duke reduktuar 3 “zëra” në shërbimin sekret. Me buxhetin që jep pushteti “SALI” për SHISH, gjatë vitit 2012 përbvallohen vetëm 38% e shpenzimeve operative dhe 50% e dieta-udhëtimeve. Për të përmbushur me efektivitet funksionin e sigurisë kombëtare, SHISH ka kërkuar të punësoj edhe 50 specialistë të tjerë, por qeveria i ka shkurtuar edhe 38 punonjës ekzistues, duke lënë të “ngrira” disa lloje shërbimesh. Sipas pasqyrës, i vetmi fond që nuk ka ndryshuar është fondi i pagave vjetore. Me buxhetin që ka miratuar, kryeministri “SALI” e kthen SHISH-in në OJF me veprimtari vullnetare, si në kohën e diktaturës, kur SALIU ishte edhe vet strukturë e kontigjentit të “afijeve”.
Sali berisha do ta shkateroj edhe ato pak institucjone qe kane ngelur si te pavarura.Ku po e çojne kete shtet keta bastard keta vrases e hajdut te pa ngopur,por nuk e kuptojn qe populli i URREN dhe nje dite keta vampir do te pergjigjen para tij .KJO ESHTE E SIGURT.
po mir e ka saliu qe ul fondin per shish dhe rit fondin per vete…….sigurine kombetare nuk e kercenon agje pasi te gjitha dyert jan te hapura hyn e del kushdo dhe kurdo………..
ndera saliu ka nevoje sepse nuk ka siguri asnje moment…..
O zot i madh , po si ka mundesi qe e ke lene kete vemje te vegjetoje mbi planetin toke .
Shtylla kurrizore e nje shteti jane sherbimet sekrete , e pa to je ne meshire te fatit si shtet e si komb . Ky bastardi qe na udheheq e di shume mire kete fakt e po punon dita dites te shkaterroje cdo institucion i cili i sherben ketij vendi , nuk e besoj dot q
dhe vete largqoftit ja kaloi…
ai i pari kishte 200 petrita ne fillim kurse maloku eshte i motorrizuar dhe me 235 “harusha”…
1.
Ku e ke djalin nene Jovanka ?
Ne Tirane, tek Sllobodanka,
Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
Tash do te dalim n’selamet.
Dobro doshli, daj Fazllici !
E uron Shkelzen-o-vici
Zdravo unuka Argite !
Te gezojme qe erdh kjo dite !
Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rrite normen e fitimit,
Jem bashkue me boten e krimit.
2.
Babe Salihi jep udhezimet,
Si me i shtue superfitimet:
“Gjithsecili ne klanin tonë,
T’angazhohet ne korrupsion !”
Ne mandat te pare si president,
Jam tregu koqe, pa mend,
Me duket vetja anormal,
Pse nuk vuna kapital !
Eshte momenti te fitojme sot,
Vitet qe na iken kot,
Due me u ba pasanik,
Me jetue si sheik!!
Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si ti fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
Do ta shtyj ne maksimum.
Po te na bajne neve anetar,
S’mund te vjedhim si me pare.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Alibe e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
Veç me mbush thaset me dollare,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon.
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi
Kur shfrytezohen gra e femi.
Keto jane pune qe leverdisin,
Pasunohemi me tane fisin,
Fitim te tille nuk ka pare bota,
Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
3.
Kam kerkese nga njerzt e grues:
T’u jap serbve akses n’Durres.
Kam mendue qe per Serbine
Te baj aksin Laç-Morine!!
Kosovaret nuk i due hiç,
Sepse jane anti-Fazlliç.
Çmendurisht une kam dashni,
N’dajallaret e femijve t’mi.
Rruga qe i sherben vatanit,
Do kalonte grykes Komanit.
Ky opsion nuk me pelqen:
Me demton si biznesmen.
Une nuk jam aq rrote budalli
Me e ndertu nga thote Topalli.
Rruga bregut lumit Drin,
Le pa pune tragetin tim.
Jam i lute prej Erdoganit,
T’kaloje rruga bregut Fanit.
Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
Pra, Kosova eshte sebepi,
Perfitues jane turku e serbi.
Do ta haje buxheti i shtetit,
Edhe xhepat e miletit.
Nga miliardat qe do hedh,
Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
Jemi te “ndershem” ne publik,
Eshte projekt patriotik !!
Do ta nisim me nxitim,
Pa projekt e preventiv,
Keshtu nuk kapet abuzimi,
N’xhepat tane shtohet fitimi.
Gropes se zeze te korrupsionit,
I veme emrin “Rruga e Kombit”
Se ky popull eshte i trashe,
E ha sapun per djathe.
Keshtu, per dite vjedhim miliona,
Me parullen: “rrofte Kosova”.
Plan biznesi me te mire s’ ka,
Miliardere ka me na ba!!
Eshte projekt qe suporton,
Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
I mashtrojme dhe per fushate.
Une jam Sale talebani,
Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
Me sebep te inagurimit,
Dy dite para votimit !!
(Dasem te madhe do te banim,
Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
Po u ba ndonje padi,
E dergojme Sollakun n’shpi.
Me mbrojt fort korrupsionin,
Kemi gati “lustracionin”.
Kemi eksperience nga bota,
Siç vepronte Penelopa.
Keshtu do bajme me tunelin,
E ndertojme pastaj e shembim.
Siç na meson arithmetika,
Kete e thote edhe Argita:
Qe te fitohet sa me shume,
Duhet rrit puna n’volum.
Sukses-fija eshte derivat,
Punet e vogla japin pak.
Po kur shifra eshte me billiona.
Çahen brinjesh llogarite tona !!
4.
Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
Se ua dhame amerikaneve.
Nga Teksasi, nje firme hiçi,
Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
Koperture n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulence !
Te startoje, me korrupsion,
T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjell nga Azerbaijani.
Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
Mire se te vijne nga mafia ruse !
Vlere fiktive veme n’ offerte,
Me u “pague” per 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I nderron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai per shoqni,
Ai ka ketu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nje nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Per “OK”-n ne parlament,
Duhet ba nje marifet:
Vec te kete emerin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rendesi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, e ca gomare,
S’jane te zot as “per nje pune”,
Miratojne ç’far u tham une.
Pse jane arti, politika ?!
I blejme ca nga opozita,
Kur ta mbyllim kete pazar,
U çojme ftesat per iftar.
Per parate, s’kemi siklet,
ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyese ndonje gazete,
“Jane pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonje gazetar,
Do ta shpalle une tradhetar,
Do ia djeg gjithe pasurine,
Me shtypshkronje, e me makine.
Per transferta kriminale,
Kemi banken personale,
Me Tan Santo e Elvane,
Kryebandit Adrian Fullane.
I bajme ligjet si t’i dona,
Qe ARMO t’jete e jona.
Ky qe plani, me startuu,
Eshte sukses i garantuu !!
ESHTE PROJEKTI I FITORES !
JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
5.
Merakoset nene Jovanka:
Motra ime, Sllobodanka !
Mos ma lini n’balte Fasllicin,
Pse e kemi Kryeministrin?!
Sal Berisha mban fjalimin:
Mos ma ngucni “gospodinin”
Mbyllni gojen deputete !
Se ua sjell ketu n’parlament.
Nis veprimet paranoja:
O Damir, o “srdce moja” !
Merre çarterin per Tirane
Je ne bes’time n’ TV Klan.
Ne aeroport shtrohet tapeti,
Me urdher te nalte nga shteti,
Zbret me nderet e nje princi,
Dora vete: druzhe Faslliçi.
Angazhohet i gjithe shteti,
Policia e prefekti,
Shantazhojne Sala e Liria:
Te rrije urte prokuroria !!.
Se eshte koke, per koke te mikut,
Eshte koka e trafikut,
Kontrabanda e Ballkanit,
Kontrollohet prej “viganit”.
6.
Fakte te reja kan dale ne drite:
Kush e nxori Azemin ne prite,
Kush e shfrytezoi arkivolin,
Me ba 14 shtatorin !
S’e harrove o Sale, traditen,
Keshtu e vrave edhe Trebicken,
E verteta po del ne pah,
Kush e çoi Kosten “per gjah”.
Po te zbardhet prej fillimit,
Tragjedia e 2 Prillit:
Dora qe gjakosi Shkodren,
Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
Kur Kosova ngrinte krye,
Behej shqipja “lesh e li”,
Luks i madh per Serbine,
Kur shtie n’kaos Shqiperine.
Hej Sali, miku i Fazlliçit,
Ia kalove Karaxhiçit,
Karburant i dhé Serbise,
Me vra djemte e Dardanise!!
U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
Kundra trimave te Kosoves
I gjithe populli u çudit
Kur i shpallet “terroriste” !!
Trimat, ne lufte me dushmanin,
Ti, biznes me Arkanin.
Dosja jote ne Beograd,
Filloi te jape rezultat.
Kur Kosovës po i vinte fati,
Direktiven jep lugati.
Me urdher te UDB-se
I the “jo”, Rambuje-se.
Ti ke ba nje mal me krime,
Vrave popullin ne lufte civile,
Mbolle ngjarjen me vrastare
“Hiroshimen” gerdecare.
Tym e helm mbushe kete vend:
Bloze qymyri, nafte e cement,
Ke dhe plane me mizore,
Me centralet berthamore !!
Si familje, je ba llum
Ju ka vene mafia perfund:
Delijorgji, Medi dobiçi
Rezart Taçi e Fazlliçi.
Qe ta themi hapur fare,
Eshte gjithe mafia nderkombetare,
Kriminelet ke ortakë,
Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
7.
Jam Sali, Sali “qëndresa”
Vrava, vodha gjithe sa desha
Per pushtet, une djeg Shqipnine,
Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
Madje jam shume i vendose,
Per nje tjeter katastrofe !
Me barut u ba shume buje,
Kete here do jete me uje !!
Shkodren do ta bej det,
Ta mbaje mend perjete !
Tragjedi qe s’e ka pase,
Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
Vi nga kulla e Vicitolit.
Jam nga shpella e Mit Sokolit,
Qe ju turr topit per ment’ krese,
Tu mendue se eshte n’sigurese !
As kurkujt nuk ia kam friken,
E kam “tredh” une opoziten
N’ unison me Edi Ramen,
Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
Le t’vazhdoje me batuta,
Tu tregue perralla me flutura
Nuk me tremb mue Johni II-te,
Une nuk pyes per Amerike !!
Derisa t’permbyset globi,
Me rruen trapin “Silvia Konti”,
Se ia marr erzin n’publik,
Ia kam ba nje vidioklip !
Me gjyqsorin s’kam problem
Aty kam une klanin tem,
Bamirit ia kam ba bene,
Do t’ia marr dhe KLD-ne.
Me i vu krimit kapak,
Mua m’duhet edhe nje mandat
Kam nje plan te sterhollue,
Me lane popullin pa votue.
Kur te vije dita per votim,
Jam usta n’manipulim.
E ujdis dhe me Europen,
N’qeveri me kokelopën.
8.
Mire ia ban more faqezi,
Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
Se çdo popull ne planet
Nuk do të sillte me ne pushtet.
Per faturen dhjetra mijera
Brenga, plage edhe viktima,
Per gjithe krimet ndaj vatanit,
Do ta benin si Sadamit.
9.
Hapi blloqet moj Argite:
A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
Nga vemendja si na doli ?
INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
Duhet te kesh n’vemendjen tate,
Dhe repartet ushtarake.
Ç’fare ka: toke e ndertim,
Ta kthejme ne perfitim!!”.
Te punojme ma me kujdes,
Po na dalin letrat n’shesh.
“Bomba” e pare qe faksi djalit,
Tash, e-mailat e Ansarit !
Ne publik erzin na muaren,
s’na paguan as faturen,
Me aferat qe t’zbuloi Tema
Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
Per çdo gje, rrofte kapari,
Se ta fusin si arabi
Ta kesh rregull n’punen tane:
Leket merren paradhanie !
Mos u ban more babe zevzek,
I thote t’jatit çika e vet:
“Veç me tenderat qe kam n’proces,
Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
Asetet qe ti permende,
I kam te shkrume n’listen teme.
Une i bej punet me grafik,
I kam ne plan per kete vit.
Nuk pajtohem me kritikat,
Mos mi humb babo meritat.
M’ gjej nje tjeter ne Planet,
Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
Per çdo prone qe eshte kthy,
Une e Zeni kem nderhy.
Ne çdo projekt e investim,
Aty eshte dhe emri im !!
Koncesione e tenderime,
Kane kalue ne doren time.
S’jam mjaftue si konsultare,
me perqindje, jam pronare !!
A e ke pa si po hedh shtat,
QTU-ja e re ne Farke ?
Veper qe se ka Shqipnia,
Ashte tu u ba me leket e mija !
Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
I kam une nen kontroll !
Po s’pagoi taksen tek une,
S’fiton asnje konsorcium !!
Fantazia ime s’ndalet,
Kam fillue te zaptoj dhe malet:
Dajt, Terbun e Veleçik,
Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
Me ndihmen e dajes Fazlliç,
Kem ba lek e fitue miq:
Mishkovicin e Arkanit,
Dhe djalin e Sllobodanit !!
Kam arrite me menaxhu,
Procesin me te korruptu.
I rashe vize VITOL gjigandit,
Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
Edhe pse jam billionare
Ne shume projekte, aksionare,
Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
Vete e deshen borgjezine !
Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
E godisim bashke me Zenin,
Ti kujdesu veç per vedi:
Mos me ra nga pushteti
Qe t’i gezojme na pasunite,
Mos prano me i hap kutite.
Se po i hape, fiton Rama,
E na i konfiskon te tana !!
Po erdhi ai n’pushtet,
E sigurte: burgu na pret.
Krimet tona sa nje mal,
Nuk mjafton kodi penal.
Qe te shpetojme duhet me ik,
Ne azil politik,
Nese duem nje vend tamam,
Shkojme drejt e n’Teheran.
***
Zonjë e madhe Jozefinë,
Ke merita n’sigurim,
Që kur re në banane,
Ti je ba pulitikane.
Nga besimi europiane,
Në politike je talebane,
Për të tjerat je hibride,
Nuk e flet as gjuhën shqipe.
Si kryetare je e dhunshme,
Nga fjalori: e paturpshme !
Histerike si një vrasëse !!
I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
***
Kush e solli kete cunam ?
Kryeministri sharlatan !
“Hena blu” as “dielli gri”,
Dora vete shoku Sali !
Hapi syte o milet,
Pse fajtore jemi vete:
Se çdo votë për atë lubi,
Eshte burim për tragjedi !!
Moj malesia e Gjakovës,
Ke pas qene e pararojes,
Ti ke pase burra model,
Turp, qe nxore ate kriminel !
Do t’mbuloje Sale turpi i zi
Per afera e per tradheti,
Do te mbetet brez pas brezit:
“Kryeministri i Gerdecit”.
Para teje ne tradheti,
Jane zhyt Zogu e daja i tij.
Por s’kane bere te tilla pazare!!,
Me ujrat territoriale.
Kjo do te thote se n’ qeveri
Esat Pasha na eshte kthy.
Problemi qe ka sot vendi:
A do vi dhe Avni Rustemi ?!
Jeni nje tufe me kusare,
Me Ballinje e Selmanllare,
Delijorgje dhe Fazlliç?,
Taç e maç e berishiçe.
Kjo eshte klike qeveritare,
Eshte nje bande kriminale,
Ruli, Basha dhe Mediu,
Kapobanda eshte Saliu.
Sa krimet i keni ba,
Me lekure keni me e la.
Do ta zbojme ne korrupsionin,
Bashke me Gerdec-kualicionin.
***
Moj PD – e bija e “nanes”,*
Paske qene ti “piçka e s’ames”.
N’kryesine tende ka hyp llumi,
Me shume turp ty po t’vjen fundi !
Je e mbushe me antivlera,
Me ministra kriminela.
Ne moral je e pafytyre,
Boll që ke Ciljetë “bythën e mirë” !!
STROFA E FUNDIT E VULOSË,FANTASTIKE,ANËTARËT E KOMITETIT QENDROR KISHIN ME SHUME MORAL SE HALIMET, SOKOLET,LOPAT,BASHET, ALIBEJET,RUSMALET, BODET ETEJ ETEJ ETEJ……………… TE PARTISE KRIMINELE TE PD.
te te them qe te lumte dora dhe mendja qe ke eshte pak………..
urojme qe nje dit ti meret haka shqiptarit fukara…qe nuk siguron dot as buken e gojes
He mo, doni me prova qe Saliu ka qene, eshte dhe do te vdese ne sherbin te agjenturave te huaje per te zhdukur edhe ate pak qe ka mbetur nga Shqiperia.
….. Dhe ne rrime e shohim perdhunimin qe i behet nenes tone, keshtu me gojen plot kemi arsye qe ta quajme babe perdhunuesin Sali.
Harram mua te parit buka dhe uji qe me ka rritur ne ate vend.
E vetmja shprese eshte qe ti shumefishoje udhetimet me avion haleja dhe ti ndodhe ndonje aksident fatal. Veçse une sapo e quajta hale dhe rrufeja ka ndot, nuk bie ne hale.
Sali Moterqirjako i mutit!!!!
te lumte pushka o demir
Te falenderoj Vanja!
Opa, keni harruar edhe shpenzimet per jeleket. [ apo ato ja ka ble Liria dhurat per ditlindje , dhe ai si heq me nga trupi se do me bo qejfin ]
Demir të lumtë pena e artë ,i ke goditur aq mirë sa ska ku të vejë më. Një mendim kisha që këto vargje është mirë ti bësh publike shkruaj në gazetë që të botohen dhe në facebook kudo që ti marin vesh shqiptarët marveshjet e fshehta antishqiptare,tradhëtitë ,krimet ndaj popullit Shqiptar. Unë po ti kisha bërë këto vargje siç i keni bërë ju i nderuar Demir do ti kisha publikur në gazetë dhe në face book dhe nuk trëmbesha nga Sali Berisha .