Edhe pse “noton” në miliarda të vëna si pasuri prej përfitimeve nga postet, lidhjet dhe shërbesat ndaj kupolës familjare të pushtetit, deputetja më karizmatike e PD Albana Vokshi, kërkon të pastrojë me padi gjyqësore “fytyrën” e deformuar e të ndotur nga korrupsioni dhe krimet ekonomike që ka bërë nën “hijen” e pushtetit që i ka dhuruar “babi” Argitës. Këtë seri gjyqesh, Albana V…e ka nisur me deputetët e PS, duke i paditur ata për “shpifje” dhe “cenim nderi”.
Çudia në lidhje me vlerën e nderit të saj, u dëgjua në seancën e radhës ndaj dy deputeteve të PS, Mimi Kodheli e Vasilika Hysi, të cilat e kanë akuzuar me prova këtë deputete, si të lidhur me krimin ekonomik qeveritar. Deputetja e tenderave dhe koncensioneve të trojeve, naftës e gazit në favor të familjes së saj bashkë-jetuese dhe të familjes bashkëpunuese “ARGITA”, ka hequr dorë nga dënimi i deputeteve Kodheli e Hysi me gjobë 20 mijë euro, duke deklaruar se kërkon vetëm 1 lekë dëmshpërblim, si masë për të vendosur në vend “nderin” e saj të cenuar”. Nuk e dimë, nëse deputete-familja e bandës “SALI”, kërkoi vetëm 1 lekë dëmshpërblim për “përditësimin” e nderit të saj, ngaqë nuk ka se ku t’i çoj miliardat e fituara nga trojet, nafta, gazi e hidrocentralet, por dëgjuam publikisht, që ALBANA e PD deklaroi, se “nderi” i saj vlen vetëm 1 lekë”. Kujtojmë, që deputetja “SALI” Albana Vokshi e ka nxjerr nderin e saj në ekrane TV-je, në faqe gazetash, në seanca parlamentare, konferenca shtypi e salla gjyqesh, duke e paraqitur “për vlerësim” si mall tregu, nëpërmjet gjyqeve për gjoba. Në gjyqin me deputetin socialist Sajmir Tahiri, Albana Vokshit i kushtonte “nderi” 3.3 milion lekë. Në gjyqin me deputetin socialist Artan Gaçi, Albana Vokshit i kushtonte “nderi” 2 milion lekë. Në gjyqin për “përleshjen” me ushtarët e kufirit në Kosovë, “nderi” i kushtoi 250 euro. Ndërsa në gjyqin e radhës me dy koleget deputete Hysi e Kodheli, deputetja Albana V.. ka deklaruar publikisht, se “nderi” i kushton vetëm… 1 lekë!
Me këtë “kurs këmbimi” deri në 1 lekë, nëse Albana e KOP-it të PD, do të hap ndonjë gjyq tjetër, të jeni të bindur që do ta ul çmimin e “nderit” në zero lekë. Nuk e dimë, nëse kësaj zonje i vlen “nderi” me zero lekë, por dje dëgjuam publikisht, se deri tek “1-lekshi” ALBANA E KPO-it e uli vet “pazarin”…
si lesbike qe eshte nuk i interesojne meshkujt atyre ju mer parate….
ndersa per femrat e di vet se cfar ju kerkon……….
Jam gati te futem ne tenderin e nderit te Albanes.
Paguaj cash….
nga nje lek e kemi te gjithe po kjo mua nuk ma ngre fare
LE TE DALE TEK TREGU CAM TANI