Vizita e Berishës në Norvegji është një nga të paktat apo ndoshta e vetmja vizitë e tij që mund të klasifikohet e suksesshme në planin ekonomik, duke konsideruar që bëhet fjalë për 2 projekte të mëdha me vleftë të investuar në Shqipëri mbi 1 miliard euro, 2 projekte me bashkëfinancim të 2 kompanive Norvegjeze shumë të njohura ndërkombëtarisht, Statkraft dhe Statoil, 2 projekte sigurisht fitimprurës, me impakt të vogël në mjedis dhe me shumë të ngjarë të zbatohen.
Vonesat
Sapo erdhi në pushtet në 2005 Berisha ju vesh me pasion të madh ndërtimit të Petroliferës dhe TECit të Vlorës, duke injoruar qëndrimin e qytetarëve të Vlorës si dhe mendimin e ekspertëve e duke u dashuruar me fosilet. Do merrej naftë nga Arabia apo Libia, për ta djegur në plazhin e Nartës, një nga plazhet më të bukur të Adriatikut. Dhe e bëri katrahurën, pasi më parë me arrogancë antikushtetuese nuk lejoi të bëhej referendum. Jo vetëm që e përdhosi ekosistemin delikat dhe të rallë të Plazhit e lagunës së Nartës, por ndërtoi dhe një vepër me humbje, ku kostoja për një njësi energji të prodhuar është të paktën 2 herë më e shtrenjtë se ajo që blihet në treg, dhe akoma më e shtrenjtë se energjia e prodhuar nga HECet e vendit.
Në takimin e madh me publikun në Tetor 2005 në Hotel Sheraton drejtuar nga zv kryeministri i atëhershëm z. Rusmajli, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës solli shumë argumente kundra ndërtimit të TECit me naftë apo gaz në Vlorë. Një ndër argumentet kryesorë që ju paraqit Kryeministrisë ishte krahasimi me Norvegjinë e cila megjithëse vendi i dytë në botë për prodhim gazi siguronte 99% të energjisë elektrike nga hidrocentralet. Njeriu i shquar i hidrocentraleve të Shqipërisë, prof. Farudin Hoxha argumentoi se Shqipëria do balancoj nevojat e veta të energjisë elektrike me Kosovën, e cila prodhon energji nga burimet e saj të pasura me qymyr. Shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë i mëshuan idesë së ndërtimit sa më shpejt të HECit të Skavicës. E kundërta ndodhi. Qeveria e Berishës hartoi strategji për të kaluar nga 95% burime të rinovueshme nga HECet në 40% në energji me bazë fosilesh. Në kuadër të kësaj dashurie fosilesh inkurajoi kompaninë Italiane ENEL për ndërtimin e një gjigandi fosil me kapacitet prej 1600 MW, kapacitet ky më i madh se ai i gjithë vendit sot.. Qymyri i këtij TECi do vinte nga Afrika e Jugut. Pastaj me ndihmën e pakursyer të Xhuvelit që dha ( siç jepte gjithnje) leje mjedisore u ra dakord për TECe me vajra vegjetal të importit në mes të lagunave në Lezhë. Dhe i ekzaltuar nga marrëzi te këtij tipi Berisha sajoi togfjalëshin “Shqipëria superfuqi energjitike”. Por jo të gjithë të mençurit do hidheshin në lumë për të nxjerrë gurin që hodhi i marri. Vetë Berisha për fat nuk u hodh në lumë dhe Shqipëria shpëtoi nga masakra e fosileve.
Po kështu qysh në 2005 Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorë pati përshëndetur publikisht projektin e gazsjellësit TAP që kalonte transit nëpër Shqipëri, ndërsa Berisha negocionte e bënte marrëveshje për naftësjellësin përbindësh AMBO që përfundonte në Vlorë.
Tani Berisha duket sikur ka rënë apo e kanë shtyrë në brazdë e po flet për energji të gjelbër ( duke shtuar përsëri pa sens termin superfuqi dhe përkthimin jo korrekt jeshil). Por përsëri Berisha është shumë i vonuar në nxitjen e investimeve për instalimin e impianteve fotovoltaike, për të prodhuar energji nga energji diellore, kur ekspansioni për këtë lloj energjie jo vetëm në vende me klime Mesdhetare si Italia e Spanja, për vende me shumë më pak ditë me diell si Gjermania apo Austria po rritet në mënyrë eksponenciale.
Nxitimet
Më shumë se i vonuar Berisha është i nxituar në shumë vendime, ide dhe projektime të së ardhmes. Flagrant është për shembull nxitimi në iniciativat e tij për ndërtimin e centralit bërthamor. Nxitim gati foshnjarak është mbjellja në 8 vjet e 250 milionë dru frutorëve ose shkurt projekti arroreve. Është nxitim dhe ndoshta gabim pasi niset nga një eksport potencialisht i mundshëm në dekadat e ardhshme dhe lë pas dore sigurimin e ushqimit bazë të popullsisë në rritje në vend, edhe si rezultat i një kthim të konsiderueshëm nga emigracioni. Projekti i arroreve nuk konsideron ndryshimet e klimës që kërkojnë një strategji të adaptimit ndaj këtyre ndryshimeve, që në qendër duhet të ketë rritjen e shkallës së sigurimit ushqimor brenda vendit, edhe pse drufrutoret ndikojnë në zbutjen e efekteve të ngrohjes globale, por pa impakt të drejtpërdrejtë për Shqipërinë. Në Samitin Botëror të Ushqimit në 2008 presidenti Francez Sarkozi tha: “Strategjia e të ardhmes duhet të bazohet në bujqësinë lokale. Kjo është zgjidhja”. Kurse Bill Klinton po në këtë kohë do thoshte: “Ushqimi nuk është mall si mallrat e tjerë”; “Ne duhet të kthehemi pas tek një politikë e një vetëmjaftushëmërie bujqësore maksimale”. Koncepti global aktual në furnizimin me ushqime po merr konotacion të fortë lokal dhe tash flitet qartazi për sovranitet të ushqimit. Dhe ne nuk mund të lëvizim drejt sovranitetit të ushqimit me arra e me shegë.
Por le të vijmë tek projektet me pjesëmarrjen e kompanive Novegjeze. Pyetja e madhe që lind këtu është: përveçse investohen 1 miliard euro dhe punësohen qindra shqiptar për pak vjet a përmirësohet jeta e komuniteteve në hapësirat ku do ndërtohen veprat? Cilat janë përfitimet e Qeverisë Shqiptare dhe cilat janë përfitimet e komunave e Bashkive të prekura?. Këtyre pyetjeve Qeveria e Berishës nuk i jep përgjigje dhe nga ana tjetër nxiton shumë në nënshkrimin e kontratave, palë e të cilave duhet të jenë detyrimisht dhe komunat e bashkitë. Për shembull Berisha tha se do ndërtoj një rrugë të bukur buzë liqenit që do krijohet në Gramsh prej 18 km, siç po ndërtohen kudo. Mund t’i japë dhe ca para të shpërngulurve. Por komuniteti mbetet i dëmtuar. Ndonjë të ardhur që merr shteti Shqiptar kalon në buxhet të shtetit. Pushteti lokal, veç ndonjë asistence nëse kompania ka “zemrën e mirë”, nuk merr gjë edhe pse qindra e mijëra hektar të territorit të tij vihet në përdorim të kompanisë konçesionare. Pra sipas logjikës së shtetit shqiptar livadhi pylli, shtrati i lumit, lumi vetë me pasuritë e tij nuk kanë vlerë. Vlerësohet vetëm toka e bukës dhe objektet. Banori që mbledh bimë medicinale, blegtori që kullot bagëtinë, peshkatari, turisti, etj thjesht injorohen. Nga studime shkencore te BEsë rezulton për shembull se 1 hektar pyll mund të vlerësohet sikur ai të mos preket në vleften deri në 80,000 USD. Edhe pse kompanitë kanë bërë disa takime me publikun në zonat e prekura është bërë kujdes që spikerat e kompanive të duartrokiten, çfarëdo që thonë. Shoqëria civile (rasti i projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të komuniteteve ndërkufitare për qeverisje të mjedisit të përmirësuar” drejtuar nga NCCS dhe financuar nga BE) është në diskutim me publikun e zonave të prekura për të garantuar një situatë “win-win”.
Berisha nxiton tmerrësisht shumë kur thotë se do bëjmë 8 HEC në Vjosë i frymëzuar siç thotë nga një kaskadë me 9 HECe në Norvegji. Gati sa nuk thotë se do e bëjmë më 10 që t’ia kalojmë dhe Norvegjisë. Në vepra të përmasave të tilla nuk duhet fare nxitim, por duhet një studim shumë i thelluar. Për shembull impakti në erozionin bregdetar ka shumë të ngjarë të jetë i madh e i pa tolerueshëm në variantin e HECeve mbi Vjosë. Berisha është tepër i nxituar kur firmos kontrata miliardëshe pa Vlerësim Strategjik Mjedisor dhe në kushtet e mungesës së një Plani të Përgjithshëm Kombëtar, që kurrsesi nuk mund të jetë atribut i një Qeverie, por produkt i gjithë shoqërisë Shqiptare, domosdoshmërisht i shprehur me një shumicë cilësore në Parlament. Nëse jo, humbjet nga vonesat e nxitimet e Berishës mund të jenë të paparashikueshme.
kush di nese komunat e bashkite marrin ndonje pagese vjetore per territorrin e okupuar, apo varianti shqiperia 1 euro dhe salia 1 milion.
Nje shkrim realist, bazuar ne fakte retrospektive te nje mungese te dukshem vizioni dhe pergjegjsie te qeverise shqiptare.
Vendime te tilla, pa patur paraprakisht nje strategji afatgjae dhe politisht konsensuale te zhvillimit, jane te paqendrueshme dhe te paparashikueshme ne planin ekonomik, social dhe politik.
Qeveria shqiptare ka per detyre te garantoje dhe te mbroje interesat e qytetareve sot dhe te brezave ne vazhdim, duke bere transparencen publike ne cdo hap te vendimmarrjes dhe politikberjes te saj.
Perndryshe, ka vetem kaos dhe shkaterrim.
S’KA POLITIKAN SHQIPTAR PA SEMUNDJE.
Jo vetem saliu por c’do qeveritar qe kerkon te ulet ne fronat e kupoles se Shqiperise se pari duhet te beje vizite mjekesore KOMPLET ne Gjermani,France ose ne Zvicer,pasi te mare licencen qe s’ka semundje qe ja pengojne drejtimin e shtetit,semundjen e kleptokratit,te mashtrusit,te fodullit,etj,etj,mundet te ulet ne fron.
I gjithe Parlamenti shqiptar me kete vizite 72% del skarco.Kurse tre kokat e shtetit sot e mot,kete vizite do ta kene te detyruar nga populli,ndyshe skizofrenia e saliut,kafsheria ne Parlament do na ndjeke nga pas.Shqiptaret ne pergjithesi nga shkaqe qe dihen jane te semure.Saliu shume pak harxhon per shendetin e popullit.Psikologu
Ore ju jeni ftohur te gjithe ne bithe.Te mos behen rruge,te mos mbilen peme,te mos ndertohen hidrocentrale, nuk ka efekt kjo nuk ka efekt ajo.Po si i behet? Me urdhrin e peshkut rregullohen gjerat?Mjaft me pallavra se na lodhet.keni 20 vjet qe beni gerr gerr por nuk na thate nje here se si duhet bere e c’fare duhet bere.Pse nuk formoni nje parti te gjelber apo ku e di une dhe luftoni per projektet ose idete tuaja.Na cate trapin me histori me berishe e rame.
Stefen! qenke i pa duruar kur flasin te tjeret,qenke dhe i pa edukat.Te gjith kan B….,por ti me sa duket be paske len zbuluar.Nuk tha njeri qe te mos behen rrug,te mos mbidhen pem,qe te mos behen HEC,por themi qe te mos vidhen parart qe jepen per investime nga bota,siç u vodhen parat e rruges Durres-kukes,a po parate e privatizimeve e shum te tjera.Due te pyes ty zotri me qe ai Sala jot, po kerkon te rris prodhimin e pemve frutore me arra e lajthi e deri tek boronicat,pse nuk u kujtue, me then nje her te vetme,qe te mbidhet Grur,Miser,Fasule,Perime,qe jane te domosdoshme per ushqimin e popullates?, a po nuke i intereson se eshte ne deme te biznesi te familjes tije,qe te sjedhi nga jashte çdo gje qe nevojitet tu ushqyer populli,e ne nje dit te veshtir ti lej te vdesin urije.Per gerr-gerret qe i permend,shkrimi juaj ja kalon se duket si ham-hame o kone e Brishes.
Ne evrope vihet re nje lloj falimentimi i klases politike. Kriza ekonomiko financiare dhe me vone qeveritare ne Greqi e hapi vallen dhe besoj se kjo valle do te mbyllet me nje grossekoalition ne Gjermani. Politika eshte ne nje krize te thelle identiteti.Politikanet duken te pa afte tu bejne balle problemeve konkerete qe kercenojne mireqenien e te gjitheve. Politikanet perendimore fatekqesesht ne shume raste po tregohen jashte kohe dhe per pasoje po e paguajne ne terma elektorale besueshmerine e tyre.Politikanet shqiptare ne kete aspekt jane nga ana tjeter e kohes, te majte e te djathte, te gjithe sebashku.Politikes evropiane ne krize i vijne ne ndihme njerez teknike me cilesi te jashtezakonshme, me kurrikula te niveleve shume te larta dhe me aftesi te njohura dhe te pakontestuara ne rang boteror.Politika shqiptare e falimentuar dhe jashte kohe, si rendom ka ditur te beje ne keto 100 vjet qeverisje te shtetit Shqiptar, nuk mund te kerkoje ndihmen e askujt teknokrati sepse mungojne teresisht dhe keta te fundit. Politike beresit ne shqiperi perpiqen te kopjojne shabllon eko-politikat ne veprim ne vendet e zhvilluara, por meqe jane te pa afte dhe nuk mbeshteten nga teknokrate te zote, edhe ne keto politika perdorin sepaten ne vend te bisturise. “Humbjet dhe vonesat e Berishes” dhe une do te thosha e gjithe klases politike, do te jene si e thote dhe autori i shkrimit te paparashikueshme dhe do te shtoja te pariparueshme.
Te lexosh shkrimet e forumisteve ekstremist te mesiperm, te ze frika sepse duket sikur “apokalipsi” nuk eshte larg,i lini llafet po shkoni punoni, kapni kazmen dhe lopaten dhe pse jo te mbillni ndo nje peme frutore ose jo frutore,jeni bere si ata ujqerit qe presin mjegull qe te sulmojne por mjegullen qe ju e prisni me padurim per rremuje dhe anarki do duhet tua lini amanet pasardhesve tuaj sepse ju skeni me shanc te shkaterroni shtetin ligjor,