Një shtet a komb, e përbëjnë tërësia territoriale dhe ana e tij shpirtërore, ajo organikja që e motivon bashkësine e caktuar të ruaj tërësine territoriale, vlerat e bashkësisë, etj. Pra, çdo komb a shtet, ka integritetin e tij territorial dhe atë shpirtëror, dy kategori të cilat s’bëjnë pa njëra tjetrën. Andaj, ashtu siç nuk guxohet dhe nuk duhet lejohet të cenohet integriteti i asnjë shteti, po ashtu nuk guxohet të preket imuniteti shpirtëror i asnjë kombi a shteti. Sepse ky imunitet, është forca që i vë në lëvizje gjitha damarët e kombit. Sulmet, përbuzja dhe përbaltja e figurave të shënuara kombëtare, është tendencë e rrezikshme që e vë në rrezik imunitetin e kombit tonë. Andaj, përballë kësaj gjendje të rrezikshme, duhet reflektuar drejtë dhe qartë, pa hamendje dhe ashtu siç parapërcakton nevoja për ta mbrojt kombin dhe figurat e shenjta të tij, nga sulmet e ndryshme.
Kur preket imuniteti shpirtëror i një shteti, atëherë rreziku me e cenua tërësinë e tij, integritetin e tij, është shumë i lehtë. Kjo për faktin se vetëm ky imuniteti shpirtëror, i bën kombet dhe shtetet të jenë të bashkuar dhe unik përballë sfidave. Madje, është ky imunitet dhe kjo nevojë psikologjike e kombeve, ajo domosdoja që i motivon qytetarët e saj ta mbrojnë tërësinë territoriale të tij.
Çdo komb, që dëshiron të gjallojë dhe të qëndroj stoik përballë të papriturave, e ruan të paprekshme kujtesën historike, historinë dhe heronjtë, e mbi të gjitha, ka masa preventive, që ta ruaj imunitetin shpirtëror kombëtar.
Si kurrë më parë, në kohën kur shqiptarët jetojnë si asnjëherë më parë të lirë, imuniteti kombëtar po ndjehet i kërcënuar. Ai, çdo ditë e më shumë po lëndohet, tani nga brenda, pikësëpari nëpërmjet tendencave të orkestruara dhe tejet të rrezikshme, që synojnë të cenojnë integritetin e figurave kombëtare, të proveniencës së caktuar.
A është lufta e ndytë politike kundër pjesës më vitale dhe më të madhe të figurave të ndritshme kombëtare, përpjekje për me shkatërrua imunitetin kombëtar? Përgjigja pa hamendje është po. A duhet lejuar shqiptarët një gjë të tillë? Pa hamendje, jo.
E kjo shtron pyetjen tjetër, a munden shqiptarët ta ruajnë të shëndetshëm imunitetin kombëtar, nëse ata lejojnë që të anatemohen figurat e ndritshme historike, mbi të cilat rrojë kombi ynë, si Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashëri, Ismail Kadare, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, e shume e shumë figura tjera. Përgjigja pa asnjë mëdyshje, prapë është jo e madhe. Kjo për faktin se në këto figura është thandruar historia dhe kujtesa jonë kombëtare. Andaj përpjekja me e tjetërsua atë, është e dështume.
Ka një kohë të gjatë që shfaqen hapur apetitet çoroditëse të disa grupeve religjioze në trojet shqiptare, që kërkojnë të tjetërsohet historia, pse dikujt ju paska tekur turqit t’i shohin vëllezër, ndërsa shqiptarët ateist, katolik, protestan dhe ortodoks, si të huaj. Ky soj diskursi, kohëve të fundit, i dalë në sipërfaqe lakuriq, realisht është rreziku më i madh për imunitetin tonë kombëtar, i cili ka bashkëjetuar dhe ekzistuar, vetëm duke qenë i tillë çfarë e njeh historia. Në emër të një doktrine të verbër ideologjike, që fryn nga erërat e këqija, tek ne, ka filluar të sulmohet heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, anatemohet korifeu i kulturës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Bogdanin, gjuhet shigjeta helmesh kundër Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit, vjellët vnerë urrejtje kundër Faik Konicës, Mit’hat Frashërit, Fan Nolit, urrehet pamëshirshëm dhe përbuzet Nënë Tereza, ekskomunikohet dhe përjashtohet Ismail Kadare, stigmatizohet Ibrahim Rugova, e kush jo tjetër. Përballë këtyre hordhive, shteti duhet të veproj, ashtu siç vepron në çdo shoqëri, ngase përbaltja e figurave të ndritshme kombëtare, është kërcënim serioz i integritetit të tij.
Edhe në këto ditë vape e pushimesh, bisedat e bezdisshme për politikën dhe për fatin e kombit, janë të paevitueshme. Kudo dhe nga çdo kush. Kjo domethënë se ne ende nuk kemi tejkaluar fazën e embrionale të aftësisë për ta ruajtur të paprekur dhe të shenjtë identitetin kombëtar.
Shqiptarët, historikisht ka ndodhur që të bashkohen në kohë të vështira, ndërsa tani në liri, janë të përçarë, si është më së keqi. E ndarjet janë shumë të thella. Për më tepër, ato janë historike, politike, fetare dhe çfarë jo tjetra.
E gjithë kjo dëshmon për një gjendje të stërngarkuar, në të cilën duhet vepruar dhe reaguar me shumë maturi, me qëllimin më të mirë, të ruhet substanca kombëtare dhe imuniteti kombëtar i paprekur.
Shpjegimet e lehta për këtë që po ndodh janë të pamundshme. Ato të përimta, të orientojnë nëpër histori, ku kërkohen zakonisht shkaktarët e kësaj gjendje. Kjo arsye, çdo njeri racional e shtytë të bëjë analiza të thella dhe krahasimtare, në mënyrë që të arrij në konkludime të caktuara. Në të kaluarën shqiptare, ka pasur debate të shumta për plagët shqiptare. Madje, në kohën kur u bë Shqipëria, por lypsej bëheshin shqiptarët, u organizuan shqiptarët brenda rrymave dhe lëvizjeve të ndryshme shoqërore, me një qëllim, të hiqej ndryshku, prapambeturia dhe injoranca, plagë këto që kishin lënë pushtuesit dhe të organizohej kaosi i brendshëm kombëtar. Ishin këto vitet e arta, kur u bisedua shumë për nevojën që shqiptarët të kenë një identitet unik, pa nevoja për mbishtresa të ardhura dhunshme. E gjithë kjo çojë te nevoja e çlirimit nga e keqja, e për të cilën temë pata shkruar para disa kohe.
Sot, krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën hapur. Madje shohim se nën petkun e një fetarizmi që pretendon të bëhet model politikë e ideologjik, reduktohen tiparet dhe shenjëzimet që identifikuan dhe identifikojnë shqiptarët si komb me identitet të caktuar dhe qartësisht të njohur europian.
vertet ju falenderoj per shkrimet tuaja z.Ndue.
Jeni nder te paktet shqiptare qe meritoni fjalen PATRIOT.
Per fat te keq dhe kjo ka shume vite qe ndodh,eshte nje sulm i hapur kunder identitetit shqiptar dhe pike se pari ky sulm po behet nga njerez qe flasin shqip por qe kurrsesi nuk mund te quhen shqiptare.Jane te drejta ato qe permendni me siper ,ku kraha sulmit kunder figurave tona historike,kunder historise tone,kam vene re dhe sulm kunder gjuhes shqipe,ku me dashje ku pa dashje.Ne rastin e gjuhes do te permendja p.sh. shkrimin e eda derhemit botuar po tek tema,ku autorja,pa piken e turpit shprehej ne favor te turqizmave dhe fjaleve te tjera te huaja ne gjuhen tone.Kerkova pastaj nje artikull tjeter tuajin z.Ndue dhe pervec ndonje shqipfolesi si Ahmedi qe shfaqet kudo ku ju shkruani,me beri pershtypje komentet e nje fare EMA dhe Shkodrania,dhe me dhane pershtypjen se kemi te bejme prape me eda derhemin.Ajo qe te ben pershtypje eshte shqetesimi i shqipfolesve kudo ku shkruhet drejt dhe per kombin.Artikulli i meparshem te cilit i referohem eshte mbi orientalizmin shqiptar.
Tjeter sul po kaq i fuqishem sapo dhe ai kunder historise , eshte dhe tjetersimi i muzikes kombetare.Kur dikujt i kam be pyetjen mbi kete lloj muzike qe vetem shqipe nuk eshte, pergjigja qe kam marre ka qene e pakuptimte.E ka lidhur me fene,pra meqe eshte mysliman dhe muziken do e beje si ata.Ky eshte thjesht kulmi dhe ka emrin marrezi.Pastaj na rrofte qe themi se jemi populli me i vjeter i Evropes.
pastaj cfare te thuash per pranine e xhamive kushtuar sulltaneve turq ne Kosove?! kjo eshte percarje dhe jane nje pjese ekstremistesh qe po e thellojne kete perdite.Dhe keta jane te njohur: Kane vella turkun,kendojne turko-serbisht,falen ne xhamine e sulltan muratit,kane hero DOKTOR MORTJEN,etj,etj.
o preng ai vend nuk behet me sidomos tani qe turku e ndau ne tre fe.Ne shqiperi ka diversitet me shume sec duhet ai eshte vend njeri i bie kalit tjetri patkoit nje me turkun nje me grekun.Mire do ishte sikur ne te kaluaren te ishte krijuar nje shtet tjeter shqiptar vec shqiperise ku te pakten te kishin nje fe dhe dhe te ishin te bashkuar dhe patriot jo si ketu mbase si do bente ndonje gje me shume per shqiperine dhe kosoven.
po shqipfolesi Ahmed si ka mundesi qe nuk ka komentu akoma?!
apo nuk e kane lajmeru akoma qe Z.Ndue ka shkrujt mbi shqiptaret dhe problemet e tyre te verteta?
po eda derhemi si ka mundesi qe nuk po komenton apo po na lepin ndonje suxhuk turk ne keto momente?!
Po habitem qe asnje i fese katolike nuk shprehet ,vetem Prec zogaj flet dhe mbron figurat historike shqiptare ,pahse nje emision tek klani qe flsite per periudhen osmane dhe ngela i zhgenjyer nga lubonja ,qe po ben nje plitike pro osmane ,me ka zhgenjyer shume ,enver hoxha i paska njohur keta fundrrrina mire ,eshte per te ardhur frike se si njrezit ne shqiperi po tallen me figurat e veta dhe ne vendet e huaja i ngrejne ne qiell ata personalitete qe kane ,mjere shqiperia
Nuk eshte se po e humbin,nuk e kane patur kurre.
Sizifi i mitollogjise greke ka me shume
mundesi t’ja arrise qellimit te tij sesa
shqiptari identitetin e dinjitetin kombetar.
Dhe kjo sepse per shqipetaret, kombi
ka ngjashmerine e nje magazine ku
te shkosh per te grabitur,vjedhur,dhe pse jo
te vrasesh ndonje qe perpiqet te ndaloje.
Sqiptari pronat i vodhi,intelektualet i rrenoi
ne mjerim,fisniket i largoi me forze e pasi
pushtoji gjithshka pretendon ti detyroje keta
te fundit te ndjehen edhe pjese te kesaj menxyre.
Atdheu nuk ka rendesi te jete i pasur.
Ai duhet te jete i dhimsur e njerezor.Te gjithe
e dine sa keto dy ndjenja ekzistojne mes jush.
Pergjigjen historike do ta gjeni tek “KUJTIMET” e
nje fisniku si Eqerem Bej Vlora e jo ne iluzionet
per interes te ndonje plebeu cilido.
Nobbles obligees.
Ah more Ndue.
Po e ngaterron fjalen Identitet me imunitet me duket. Cdo te thote imunitet kombetar?
Vetem ne krijojme terma te tilla idiote.
plaka
ndoshta e ke sulm personal ndaj autorit…
megjithate personalisht shikoj vetem mesazhe kombetare ne te gjitha shkrimet e z.Ndue.
Persa i perket imunitetit kombetar,eshte dicka per mua shume e kuptushme.Ne imunitetin kombetar hyjne te gjitha vlerat qe te bejne te dallohesh nga te tjeret dhe njekohesisht ti perkasesh nje bashkesie te caktuar.Dhe kete e shpjegon shume qarte dhe autori,ku permend historine e kombit,figurat e tij historike,gjuhen,kulturen,muziken,etj,etj.
ne rast se ke vene re,ne trojet tona eshte nje sulm i bashkerenduar i armiqve tane historike(serbia,turqia e greqia)kunder ekonomise shqiptare por mbi te gjitha kunder historise dhe kultures sone.Keta njerez njihen nga te gjithe dhe jane shume,por po te vecoj disa emra: DOKTOR MORTJA,FATOS LUBONJA,ARDIAN VEHBIU,EDA DERHEMI,MUZIKA TURKOSHAKE,ETJ.
Eshte e kote te quhesh shqiptar nese nuk ke vlerat dhe vetite per te qene i tille,ky eshte thelbi i shkrimit.