Ai, si duket, i kishte bërë shenjë për t’i hapur rrugën, ndërsa ky, si duket, nuk e kishte parë ose ndoshta ishte treguar pak kryeneç. Por në fund të fundit ky ia hapi rrugën. Ai ishte një trup madh dhe me një makinë që mbajnë zakonisht ata persona që duan të tregojnë pushtet dhe fuqi. Doli nga makina dhe i kërkon llogari për pengesë. Ndërsa ky tjetri i habitur ndoshta nga kjo gjë, duket sikur i thotë: mos po kërkon pak si tepër! Të dy makinat kishin ndalur thuajse para Gjykatës së Tiranë, ndoshta për ironi të fatit.
Mbrapa tyre nuk kishte shumë makina, pasi edhe ora kishte kaluar 22:00. Ai ishte bashkë me një femër në makinë – ndoshta gruaja por kjo do ta ndërlikonte më tej situatën. U drejtua drejt autoveturës së këtij tjetrit duke i thënë: Nuk e sheh dritën – si duket ai i paska bërë sinjal me drita për t’i hapur rrugën. Nuk dëgjova asgjë se çfarë i tha ai tjetri. Trupmadhi kur e pa se ky tjetri hapi derën e makinës nxori nga brezi një pistoletë, thjesht sa për t’i treguar shiko se “të kam në dorë”. Ky tjetri pasi u shtang disa sekonda, e mori veten nga boritë e makinave që ishin rreshtuar nga pas tyre dhe po prisnin që t’u hapej rruga, por vetëm kaq; askush nuk guxoi të hynte në mes.
I armatosur u ndie në rrezik! U nis drejt makinës së tij duke menduar ta lërë me kaq. Por i kërcënuari u nis drejt makinës së të armatosurit. Pa i bërë syri tërr edhe pse armën e pa me sytë e tij. I armatosuri, edhe pse poshtë ngrefosjes së trashaluqit shtatshkurtër, i dha gaz makinës dhe u largua. Kjo ishte historia e ndodhur në më pak se një minutë. E cila në fund rezultoi pa asnjë dëm, por me një mësim. Kur e karakterizojmë veten si popull gjaknxehtë, besoj se nuk kemi dhënë një vlerësim të plotë për vetveten.
E gjitha kjo ndodhi pas orës 10 dhe në një fillim jave. Për çfarë po nxitonte Ai? Po ky pse po tregohej kokëderr? Po Ajo?
Së pari do ta nis nga roli i femrës. Femra që ndodhej brenda makinës së të armatosurit nuk jepte asnjë reagim. As lëvizjen më të vogël për të qetësuar shoqëruesin e saj. Për të ardhur turp. Nuk janë të gjitha si ajo? Unë do ta them edhe sikur ajo të jetë e vetmja që sillet në këtë mënyrë, edhe pse dyshoj fort se ka shumë si Ajo. Çdo ditë ndeshemi me femra të nënshtruara.
Së dyti, gjaknxehti ishte një mesoburrë dhe e dinte shumë mirë që çfarë pasojash do t’i sillte një e shkrepur e armës qoftë edhe në ajër. Por e nxori armën sa për t’i treguar atij tjetrit se nuk ma zë dot rrugën dhe kur unë e kërkoj diçka e marr, do apo nuk do ti. Vendi i të fortëve. Ligji i xhunglës.
Së treti, trashaluqi, pasi bëri llogaritë tha se ky nuk qëllon dhe se është momenti që edhe unë të tregoj “muskujt”. Duke e parë pistoletën ai përsëri kërkonte të matej me “kundërshtarin”. Budallallëk me okë.
Vëreni veten në cilin rol të doni, por vetëm në këtë mënyrë mos u sillni.
Shënim: Kjo është histori reale.
respublica.al
…kur ska shtet—ska polici.—-ska rend…njerzit do bojn vetegjygjsi…
kur ato thone qe video e ilirit esht fallco terrci verci…ca pret mo…..