“Njat’zaman t’asaj furie” është një këngë qytetare shkodrane që, në versionin tim, e këndon me shumë elegancë Inva Mula shoqëruar nga kuarteti i harqeve Gaudi. Më duhej të prezantoja në radion publike të qytetit tim një cikël të muzikës shqiptare ku kisha përfshirë edhe këtë këngë, dhe s’dija ç’do të thoshte fjala ‘zaman’. Kënga më pëlqente shumë, ndaj nuk doja ta lija jashtë prezantimit. Por nëse e futja, duhej t’i përktheja titullin. Më polli bela e madhe për dy ditë. E kisha dëgjuar fjalën ‘zaman’, por s’kish Zot të më kujtonte ç’qe tamam. Sillja nëpër mend gjithë shprehjet e nonës sime kryqebardhë që e kish gjuhën të mbushur me turqizma, po mazallah se e gjeja kund ‘zamanin’ në inventarin llafe-none ruajtur me aq dashuri në kujtesë. Shkova të pyes një shok grek nga Kreta që e ka zyrën afër meje, me shpresë se ai, si ballkanas, mund ta dinte. Nikos u mendua, por më tha se nuk e kish dëgjuar këtë fjalë. Më sugjeroi t’i shkruaja një mikut tonë të përbashkët turk, Erkanit, që mua më pat dalë nga mendja. U shkruajta në të njëjtën kohë edhe Erkanit që jetonte në qytetin tim, edhe P.L. në Tiranë. Erkanin e pyeta nëse fjala ekzistonte sot në turqisht apo jo, dhe se ç’kuptim kishte po qe se ekzistonte. I thashë edhe se besoj se ime gjyshe e përdorte, por unë e kisha harruar. Të nesërmen mora përgjigje nga nga P.L. që kam frikë se di çdo histori deri në tre shekuj të shkuar për gjithçka të kënduar e të këndueshme shqiptare. Ky më sqaroi se ‘zaman’ i thoshin ‘kohës’, dhe më tregoi edhe historinë e mrekullueshme të autorit të këngës, që qenkesh Hila i Files nga Shkodra, e që ishte ahengxhi dhe bejtexhi i talentuar, por që pas një grindjeje me nallbanian e lagjes, u arratis në Virpazar të Malit të Zi, sepse, bashkë me mikun e vet, në grindje e sipër vranë dy shoqërues të nallbanit. Arratisja zgjati më fort se pritej, dhe malli për të dashurën që e pat lënë në Shkodër, e bëri Hilën e Files të krijonte këtë këngë për motin e shkuar të furisë së dashurisë së vet, “zamanin e asaj furie”. Historia e pazakontë e atij zamani më jep një ngasje të fortë që ndonjë ditë ta shkruaj jeten e Hilës, sido që, qartësisht, furia e dashurisë gjatë së cilës unë besoj se edhe njerëzit e rëndomtë mund të bëjnë mrekullira, duhet t’i qe fikur Hilës muhaxhir e hallexhi kur shkroi këngën.
Sidoqoftë, sot nuk shkruaj as për Hilën dhe as për zamanin në vetvete, por për një marrëdhënie të veçantë që ne shqiptarët kemi me turqizmat. A. Vehbiu këto muajt e fundit i është kthyer disa herë përdorimit të turqizmave të shqipes, duke theksuar se përdorimi i tyre jo veç nuk i prish punë shqipes, por e pasuron atë. Gomari sigurisht që çalon nga veshë të tjerë. Ai jep edhe një morì shembujsh që dëftejnë se turqizmat shpesh nuk janë thjesht paralele leksikore që përsërisin fjalët tona, por sinonime me vlera të veçanta shprehëse që të ngjashmet joturke nuk i bartin, dhe, në fakt, rrinë kaq mirë në gjuhë pikërisht për këtë arsye. Në fakt, nën çarçafin ksenofob të purizmit anti-turk, që herë-herë merr ngjyrën blu të europianëve safì, herë pamjen shumëngjyrëshe të modernëve të çartur, fshihen pasiguritë e një grupi që di mirë se ka halle, por nga t’ia nisë e si ta tjerrë problemin, nuk e di. Ndaj, tani u bie mizave ose turqizmave. Pa dyshim, në këtë proces nuk mungojnë bastisjet manipuluese politike të idesë, që, si mospërdorimit ashtu edhe përdorimit të turqizmave, gjejnë rrugë e marifete t’i japin ngjyrime patriotike e t’i shndërrojnë në makina vota-nxjerrëse. Por ajo që vura re teksa rrekesha të gjeja fjalën time lozonjare ‘zaman’ që më luante vazhdimisht syrin, është se nuk jemi veç ne që kemi këto pasiguri kulturore lidhur me turqishten, por është një sëmundje e gjithë Ballkaneve, madje edhe e Turqisë, jashtë, por po aq edhe brenda Ballkanit.
Miqtë e mi që pyeta, me përgjigjet që më dhanë për fjalën ‘zaman’, dëshmuan se turqizmat shihen padrejtësisht si fjalë nga të cilat duhet të distancohemi, jo veç ndër shqiptarë, por edhe në Greqi është po kjo mesele. Kur pyeta Nikon grek, besoj se sinqerisht më tha që nuk e dinte. Pas disa orësh në korridor takova Marinën, një tjetër greke që jep pragmatikën në Departamentin e Gjuhësisë. I thashë se para pak kisha folur me Nikos-in për fjalën “zaman”, dhe e pyeta nëse ajo e kish dëgjuar në greqisht dhe a ia dinte kuptimin. Marina në fakt u mor fare pak me kuptimin ‘kohë’ të fjalës, që tha se përdorej paq në greqisht, dhe u përqëndrua tek çështja se pse Niko paskësh thënë që nuk e dinte fjalën ‘zaman’. Pra ajo ishte e bindur se Niko “kish thënë” që nuk e dinte, dhe as e diskutoi se mundet që vërtet të mos e dinte fjalën. Me sa duket Marina mendonte se Niko kish sëmundjen ballkanase të të distancuarit nga turqishtja për arsye kompleksuale të së shkuarës. E nëse ka një sëmundje të tillë, a nuk duhet të ishte ajo pikërisht greke?! Kur u ktheva në shtëpi pashë se miku im turk, Erkani, më kish shkruar një email për fjalën ‘zaman’. Më thoshte tekstualisht kaq: “ E dashur Eda. Pa dyshim që fjala ekziston sot në turqisht. ‘Zaman’ do të thotë ‘kohë’, siç e di fare mirë edhe ti.” Në fillim thashë se mos përgjigja e irrituar e Arkanit ishte thjesht një keqpërdorim prej tij i anglishtes si gjuhë e huaj, që mund të dilte jo tamam ashtu siç donte shkruesi. Por Arkani flet një anglishte shumë të mirë dhe është tip që s’e kam parë kurrë as të irritohet e as të ironizojë. E rilexova dhe kuptova se Arkani vuan nga e njëjta sëmundje si edhe ne: kompleksi se të tjerët kanë kompleksin e të menduarit se ne kemi kompleksin që të tjerët kanë kompleksin se ne kemi kompleksin…Pra ai zinxhiri kompleks i kompleksit ballkanas, si edhe turk, që na lidh të gjithëve dhe nga i cili mund të çlirohemi vetëm nëse nuk paragjykojmë më tjetrin si përdorues apo mospërdorues të turqizmave. Marina kujtoi se Nikos-i fshehu njohjen e fjalës ‘zaman’ që të dukej sa më jo-turk, pra më i civilizuar dhe europian, dhe njëlloj Arkani mendoi se unë e dija fjalën dhe, për arsye të ndryshme (??), po shtiresha sikur nuk e dija. Të them të drejtën, nisa të mendoj se kjo ideja e idesë së idesë ishte shumë ngatërresëtare, ndaj vendosa ta pres këtu muhabetin e të mos e ndjek më tutje. I kam takuar tre miqtë e mi pas atij komunikimi, dhe kemi kaluar për bukuri, duke mos e përmendur hiç atë punën e ‘zamanit’. Ndoshta e kemi harruar siç dimë të harrojmë ne ballkanasit.
M’u kujtua kushëriri im i mirë dhe i zgjuar që, një herë, pasi kish lexuar një shkrim timin, më tha se i pëlqente shkrimi, por s’i pëlqente që përdorja turqizma. Sikur s’kemi fjalë shqip për to! I thashë se turqizmat në fakt janë fjalë shqip, dhe unë jam krenare për to, dhe s’lë njeri që të m’i heqë nga gjuha e të më varfërojë shprehjen. Pse nuk e kanë problem anglishtfolësit faktin që anglishtja është ndër gjuhët me sasi më të madhe fjalësh të huazuara? Një muhabet të ngjashëm, veç disi më të hershëm, qëlloi që bëra me një shok gjuhëtar, A.M., që ndërton një databazë të shqipes duke vjelë leksik, frazeologji dhe struktura nga shtypi, dhe duke ia nënshtruar këto më pas programeve kompjuterike. Edhe ai më tha se kish vjelë disa nga shkrimet e mia, sepse përdorja turqizma. Shpesh, për natyrën dhe frymën e shkrimeve të mia, turqizmat janë ilaç si gjylaxh (edhe kjo një fjalë pe të nonës sime), që i vijnë mirë për shtat ironisë, shakasë e lodrave; por unë jam e sigurtë për shqipen qelibar e gjithë lëng që përdor, ndaj fakti që veçohet një shkrim i imi për përdorim turqizmash, besoj se dëshmon faktin tjetër që atë klasë ne e kemi veçuar disi më fort se klasa të tjera fjalësh të huazuara, (e Zoti na faltë në mos paçim të tillame bollëk!); ai grup na prek më shumë, e kemi politizuar më fort, na djeg e na kruhet veçanërisht, sido që të gjitha llojet e huazimeve na bezdisin dhe do vdisnim të lumtur po të vërtetonim se jemi ne kërthiza e qytetërimit perëndimor, sado larg qytetërimit e të pahonepsur prej tij qofshim sot. Por ç’i do llafet! Kjo është koha dhe ora e Ballkanit, zamani ynë polifonik kulturor, ekonomik e politik. Ndoshta zaman tjetër më i mirë na pret. S’thonë kot në Ballkan: “Ditë e re, nafakë e vjetër”.
*respublica.al
Ke te drejte qe e do turqishten,se edhe nga emri dhe mbiemri po e tille dukesh dhe do jesh.Por gjuhes shqipe nuk i duhet as edhe nje fjale nga turqishtja,kemi gjuhe te tjera nga mund te huazojme.Nje komb duhet te modernizoje gjuhen e vet dhe jo te sjellim turqishten edhe nje here mes nesh.Turqit po paguajne mire kelyshet e tyre ne Shqiperi per qellimet e tyre neotomane.Normalisht qe e kemi te veshtire te jemi komb si te tjeret.
Oj Zonja Eda.Te ngordhshin krimat e barkut mre goce.Po pse i marre nga trute ishte Naimi dhe Samiu qe kerkonin nje shqipe pa turqizma.Oj BUKUROSHJA e Aishes,gjuha jone duhet pastruar nga fjalet e huaja te kujdo qofshin,anglisht apo turqisht.mos na shkruj pordh me hudra se vjen ere e keqe.Shqiptaret ishin te detyruar ti thonin DERRIT dajo se ai po i shfarrosi si popull.Ti me duket se te pelqen turku pa qylaf poshte dhe grekut qi e ka te mbulume.Boja qefin plancit,po mos na jep mend ktu me ket artikull kot.Gjuha jone sa e mire sa e embel sa e d`lire.Skemi nevoje qe ta pasunojme gjuhen tone me turqizma se kemi nje GEGNISHTE DHE TOSKERISHTE te shumllojshme,nje thesar te arte te pashtershem.
liburni
ke te drejte,po mbijne si kerpudhat ngado.E lexova te gjithe shkrimin dhe vertet te vjen keq,fundi nuk eshte ndryshe.Eshte nje rradhe e gjate personash shqipfoles qe kane kaluar ne nje sulm te hapur kunder interesave dhe te ardhmes te kombit shqiptar,duke filluar nga politika deri ata qe kerkojne ndryshimin e historise,perdorimin e turqizmave,per te mos folur per muziken osmane qe e kemi ngado.
Problemi eshte dikush tjeter dhe nuk po gjej asnje qe te hape gojen.Ne Tirane ,ka qe 1992 qe jane hap shkolla turke e greke.Mendoni mijera nxenes qe po studiojne atje dhe te cilet do drejtojne ne te ardhmen shtetin shqiptar!
Keto probleme do ti kemi perhere,perderisa ne vazhdijme te fshihemi pas genjeshtrave,mashtrimit,etj.Do te permend te ashtuquajturen tolerance fetare.Ne kemi tregu gjate historise sone,se nuk jemi njerez normal.Sot deklarojme vella turkun e grekun,neser serbin!Nje popull qe nuk ka gjak ndaj tyre,cfare mund te presesh per probleme te tjera me te medha.
Ju bej nje pyetje.A mund te konsiderohen shqiptare,personat ne Kosove te colet luten ne xhamia kushtuar sulltaneve turq?! vetem kaq tregon palacot qe jemi ne si komb,pa permendur varrezat greke ne jug te Shqiperise!
keta persona si z.Derhemi,Berisha,etj etj,nuk kane armik as serb,as grek e as turk,armiku i tyre eshte shpirti i kombit shqiptar,dhe derisa te vazhdojne te merren me politike njerez me formim osman,gjerat do te shkojne keq e me keq.Eshte koha qe vetem kush ka formim shqiptar,te kete te drejten e politikes,plehrat e tjera dhe karten e identitetit e kane te tepert!
Mendime gjoja moderne per mbarevajtjen e popujve te Ballkanit duke flirtuar ose me keq duke u futur ne krevatin e neotomanizmit. Kjo nuk eshte gje tjeter vecse kurveri kulturore duke shitur vlerat e gjuhes tone per hir te dashurise dhe nostalgjise me nje kohe qe ju zonje mund te thoni se ishte administrim, ndersa ne te tjeret themi se ishte pushtim. Nuk e di se c`mendin keni per greqizmat, italizmat, anglizmat dhe -izmat e tjere qe perdorin injorantet ne Radio dhe TV-ne.
Shkrim realist i argumentuar qarte e bukur shkencerisht.Pergezime!
Mos u ciditeni , shikojeni mbemri e saj , eshte thjesht nje cingije e neotomanizmit. Ka shume si keta ne keto kohe , po gelojne si krimbat ne mocal.
perpara ca kohesh kisha thexuar se per disa dekada,ai vend nuk do te flas me shqip dhe se do te quhet Albanistan,,,,,,,fatale!
cdo shqipfoles mysliman,fsheh mes vetit nje turk,,,!!!!
Cok gyzelet edhe kur arsimohen limitojne ne medioker.
Artikull i mrekullueshem,analise e sakte.
Komplekset tek popujt e tjere jane psikollogjike e mund te sherohen.
Tek shqiptaret jame gjenetike d.m.th.te pa sherushme.
Fjalet jane universale e pakufizim kur jane te goditura, aq sa nenkuptoje
vete objektin ose veprimin qe perfaqsojne.
Nje partiture muzikore eshte e pakuptuptushme pa fjalet allegro,andante,veloce.
Shoqerite e perparuara nuk kane frike nga terminollogjite greke ,latine,anglosaksone
sepse jane te sigurta per kulturen e vet te perparuar.Kush refuzon perparimin e
te tjereve ngelet ne erresiren mesjetare.(nga kjo kuptohet qe treni i iluminizmt ne shqiperi
akoma nuk ka kaluar)
NJe sygjerim per Eden.Lascia perdere.
Perpjekja jote fisnike per te ndihmuar shqipen per larmi,pasuri e toleranze gjuhesore,
do te kete te njejtin efekt qe ka sikurse te dergoni nje turme gomeresh per te ndjekur
nje koncert ku luhen notturnet e chopin.Ata do te fillojne te pellasin fort qysh nga batuta e pare
siç bejne keta zoterinjte e mesipert.
Nje popull qe adhuron hajdutin,banditin,oportunistin e te pamoralshmin
e perdhunon dinjitetin e intelektualeve te vet duke i detyruar te shesin banane
e legena,eshte popull i mallkuar ne perjetesi e i destinuar te vetevritet nga e keqja qe mbart.
E keshtu do te jete.